Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Qeveria “Berisha” privatizon për vete vilat në bregdet

    Qeveria “Berisha” privatizon për vete vilat në bregdet

    » Dërguar më: 28/10/2009 - 12:52

    Nga Erion Braçe

    Qeveria e “Familjes” hodhi një tjetër hap të rëndësishëm në shkatërrimin e plotë të marrëdhënieve të pronësisë në vend. Me ligj! Duke bindur, besoj unë, çdo shqiptar normal e të interesuar për qëllimin e saj në këtë mandat të dytë: Përfaqësimin e përditshëm vetëm të interesave të FAMILJES! Procesi ekzekutiv por edhe e drejta kushtetuese dhënë Qeverisë për iniciativë ligjvënëse, po vihet në funksion të këtij qëllimi. Ky qëllim është shtrirë në Kuvendin e Republikës ku materializimi i interesave të FAMILJES merr formë ligjore, përfundimtare por dhe ku përgjegjësia individuale e Sali Berishës-është ai që firmos mbi aktet ligjore-përballë ligjit penal, fshihet si e tillë e bëhet kolegjiale! Pra e pandëshkueshme, shpërndarë sipas rastit, këtë herë mbi 74 deputetë! Kapja e procesit ligjvënës në Kuvend është niveli më i lartë i “kapjes së shtetit”! Interesat publike në këtë rast nuk ekzistojnë. Jemi në rastin kur interesat e një grupi, klani ekonomiko-financiar, FAMILJE politiko- ekonomike, detyrojnë Kuvendin të marrë vendime në favor vetëm të këtyre interesave. Të paligjshme natyrisht. Por edhe në kundërshtim të qartë me e duke dhunuar interesat publike! Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë por flagrante: Qeveria ka hartuar e miratuar, dërguar në Kuvend për votë përfundimtare një ligj për interesat private të gjysmës së Qeverisë, pra ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, drejtuesve të institucioneve kushtetuese, familjareve të tyre, më tej, grupit ekonomiko-financiar rreth e rrotull FAMILJES në pushtet! Ajo që Qeveria më 19 Gusht 2009 ka bërë me vendimin numër 952 “Për propozimin e projektligjit “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin” është tamam kjo! Një ligj për interesat e FAMILJES dhe klientëve të saj të dorës së parë! Gabimi i rëndë e flagrant kësaj here ka të bëjë me plotësimin e këtyre nevojave të FAMILJES duke cenuar rëndë interesat dhe pronësinë e pronarëve të ligjshëm! Kuvendi ka ndjekur me guxim këtë udhë kur dy ditë më parë, në një mbledhje thuajse unanime por formale, ka miratuar projektligjin e FAMILJES! Natyrisht duke varrosur përfundimisht parlamentarizmin.

    PROCESI LIGJBËRËS PA TRANSPARENCË

    Më datë 23 Shtator, projektligji i miratuar nga Qeveria e Sali Berishës më 19 Gusht është depozituar në Kuvend. Zonja Jozefinë ka urdhëruar “Drejtorinë juridike për veprim”! Në fakt gjithë urdhri i saj ka qenë i kufizuar thjesht në dërgim për miratim formal në Komisionin e Ligjeve. Ligji së bashku me relacionin mezi mbërrijnë në 12 faqe e gjysme. Nuk i shoqëron asgjë duke kufizuar në maksimum të drejtën e ligjvënësit për të parë deri tek interesat që materializon, ato që shkel e dëmton. Duke qenë një ligj që synon të rregullojë marrëdhënie të pronësisë shtrire në terrene konkrete, kjo errësirë është e papranueshme. Do të duhej që në Kuvend të kishte mbërritur: 1- një apo disa harta me “zonat e stimuluara” që përfshihen në fushën e veprimit të ligjit; 2- një apo disa lista me emrat e “personit të stimuluar” fizik apo juridik, marrëdhëniet e të cilëve rregullon ligji; 3- marrëdhënia e “personit të stimuluar” me ligjin ku e ka fituar këtë zotësi, ligjin nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”; 4- detyrimet financiare lindur nga marrëdhënia shumëvjeçare me këtë ligj, shkeljen e tij si dhe ndëshkimin financiar ardhur në këtë rast; 5- pronësia mbi “zonat e stimuluara” në referencë të ligjit për pronat, njohjen, kthimin e kompensimin e tyre; 6- marrëdhëniet e “personit të stimuluar” me pronaret e ligjshëm; 7- marrëdhëniet e pronarëve të ligjshëm me shtetin në bazë të ligjeve në fuqi; 8- përfituesit apo listën me emrat e “subjektit të interesuar” që pronësohet si përfitues direkt i këtij projektligji. Nuk ka! Qeveria është kujdesur shumë që në Kuvend të mos mbërrijë asnjë dokument i tillë, madje të mos shpëtojë asnjë fjalë që mund të hedhë dritë e të formësojë informacionin e mësipërm! Lista me emrat e përfituesve fundorë do të çmontonte krejt ligjin.

    LIGJI

    Projektligji në procedurë miratimi në Kuvend titullohet nga Qeveria: “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin”! Ç’do të thotë? Që pas vitit 1993, të gjitha qeveritë, në bazë të ligjit “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” i kanë dhënë statusin “person i stimuluar” shumë personave fizik a juridik për të zhvilluar një “veprimtari të stimuluar” në një “zonë të stimuluar” me bazë turizmin! Marrëdhënia mes Qeverisë dhe “personit të stimuluar’ ka qenë marrëdhënia mes “qiradhënësit” dhe “qiramarrësit” materializuar përmes një “marrëveshje qiraje dhe zhvillimi”! Gjithnjë duke vënë në dispozicion një sipërfaqe toke në bregdet me qëllim ngritjen e një industrie turistike. Me kalim të viteve, “personi i stimuluar” qëlloi thjesht ndërtues e më pas shitës i godinave të ndërtuara në territorin e dhënë me qira nga Qeveria! Në kundërshtim të plotë me ligjin. Blerësit kanë paguar për godinat të cilat i gëzojnë si pronë, por truallin jo! Ai mbetet pronë publike ndërsa në shumë raste mbi të njëjtat territore, në zbatim të ligjeve në fuqi pronësia i është njohur ish-pronarëve! Tamam këto troje, duke shpronësuar ish-pronarët, përmes një procesi nominal legalizimi paligjshmërie, po u jep të drejtën t’i blejnë të tjerë njerëz duke i bërë pronarë edhe kështu, me këtë ligj!

    ANOMALITË E LIGJIT

    Së pari, projektligji nuk merr parasysh fare të drejtën e pronësisë. Ai nxitohet me forcë të bëjë pronarë të rinj por nuk njeh, madje ndërmerr veprime të hapura shpronësimi për territoret e cilësuara si “zonë e stimuluar”. Është e paqartë se sa nga këto sipërfaqe janë troje publike e sa prej tyre troje të njohura si pronë private me vendime administrative të institucione ligjore në këtë fushë. Por nga ligji kupton qartë se pjesa më e madhe e tyre janë në pronësi private të njohur ligjërisht. Pronarët e tyre, të njohur të tillë nga Kushtetuta e ligjet në fuqi, praktikisht shpronësohen. Për ta projektligji kujtohet vetëm në nenin 17, dhe vetëm për një rast i cili as mendohet të ndodhë: “Kur subjekti i interesuar ose personi i stimuluar nuk paraqet kërkesë për kalimin e truallit në pronësi dhe dokumentet e përcaktuara në nenet 4 e 5, të këtij ligji, trualli vlerësohet i lirë dhe kalon për llogari të kompensimit fizik të ish-pronarëve....”. Kjo thuhet në ligj! Së dyti, në mënyrë krejt të pamotivuar projektligji kthehet të bëhet një ligj për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi, tamam aty ku ligji për legalizimin e ndërtimeve informale nuk u lejua të vepronte. Them në mënyrë të pamotivuar sepse nuk ka interes të madh publik që ta motivojë një veprim të tillë, ashtu siç ekzistonte në rastin e zonave informale e më të cilin u justifikua dhe shpronësimi i pronarëve të ligjshëm. Në këtë rast bëhet fjalë për interesin e një numri shumë të kufizuar personash fizik apo juridik. Por pavarësisht nga kjo, në nenin 12/3 projektligji thotë: Në rastin e njësive të ndërtimit, të paregjistruara në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme, ALUIZNI përfundon procesin e regjistrimit fillestar të tyre. Për këtë qëllim ALUIZNI: a)ndjek procedurat e legjislacionit në fuqi për urbanistikën dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, kur për njësinë e ndërtimit është dhënë leja e ndërtimit; b)zbaton procedurat e legjislacionit në fuqi për legalizimin e ndërtimeve informale. Së treti, mbetet thellësisht e errët dhe e paqartë e drejta e ALUIZNI-t për të propozuar çregjistrimin e veprimit juridik të mëparshëm, urdhërimin e një regjistrimi të ri si dhe detyrimi i ZRPP për t’i kryer këto veprime në regjistrat shtetërorë. Në errësirë është e ligjshme pyetja: Deri ku arrin kjo e drejtë? A e shtrin veprimin deri në çregjistrimin e veprimit juridik që ka njohur e regjistruar të drejtat e pronësisë së pronarëve mbi truallin e cilësuar si “zonë e stimuluar”? Ligji nuk e ndalon një gjë të tillë, ndërkohë që me të drejtën për regjistrim të ri, të pronarëve të rinj në marrëveshje me ALUIZNI-n, e lejon qartazi këtë gjë. Së katërti, projektligji merr dhe të drejtat e një amnistie. Siç shpjegova më lart, ndërtimet në “zonat e stimuluara”, shitja e tyre ka qenë në kundërshtim me ligjin. Shumë zyrtarë të periudhave të ndryshme dëshmojnë për gjoba të mëdha vendosur “subjekteve të stimuluar” për këtë shkelje të ligjit që praktikisht ka denatyruar dhe statusin e dhënë. Ato nuk janë paguar. Për to ligji nuk thotë asgjë, praktikisht i fshin. Një evidencë e tyre do ta bënte edhe me skandaloz këtë fakt. Së pesti, ligji ka marrë përsipër të fiksojë çmime në procesin e shitjes së trojeve. Do jenë ato të një harte qeveritare por në projektligj nuk thuhet asnjëherë “Çmim tregu”! Vetëm ky është legjitim. Përfituesit po marrin një favor të madh duke ardhur nga kushtet e paligjshmërisë së vërtetuar, për më tepër në bregdet, ndaj çmimi i tregut është legjitim. Por Qeveria ka menduar si për vete, duke degjeneruar në skandal: ka planifikuar dhe ulje çmimi, 10 deri në 20%. Me ç’të drejtë? Skandali bëhet edhe më i madh po të kesh parasysh se për ato troje ka dhe pronarë të ligjshëm, të cilët duhet të shohin e durojnë gojëkyçur që në një garë shpejtësie të tjerë njerëz, të blejnë pronat e tyre me skonto! Kulmi i arrogancës!!

    PËRFITUESIT

    I gjithë projektligji është bërë i tillë, skandaloz, sepse autorët e kanë bërë si për vete. Tamam për vete. Madje dhe qëllim plotësuar. Interesat e FAMILJES në pushtet janë ato që kanë ushqyer nevojën e këtij ligji dhe FAMILJA në pushtet është përfituesja fundore prej tij! Në projektligj ka një përcaktim, “subjekt i interesuar”! Ky është përfituesi direkt nga ky akt ligjor. Shumë emra janë përfolur, në kohë të ndryshme, ata janë përgjithësisht politikanë! Shtuar me klientët e tyre-ky është oborri. Sali Berisha për këtë arsye u vonua ta bënte një ligj të tillë. Por derisa interesat hynë mu brenda në FAMILJEN e tij. Referuar dokumenteve, kryesisht “Deklarimit të Interesave Private” depozituar në Inspektoriat rezulton se: Përfitues nga FAMILJA biologjike janë: Argita Sali Maltezi, “subjekt i interesuar” si pronare e një “gjysme vile në Gjirin e Lalëzit me sip. 166m2”/ vajza e vetme e Kryeministrit; Miranda Ahmet Ramaj, “subjekt i interesuar” si pronare e “një apartamenti banimi (2+1) sip. 98m2 fshati turistik Lals Durrës/ kunata e Kryeministrit. Përfitues nga FAMILJA politike janë: Lulëzim Xhelal Basha, “subjekt i interesuar” si pronar i një apartamenti në Qerret-Kavajë( ky është fundi i një operacioni shitblerjeje, Basha ka treguar në fillim një apartament në Golem në pronësi, por në deklarimin e pasurisë për vitin 2008 ai tregon se ka shitur apartamentin në Golem e me një pjesë të parave ka blerë një tjetër në Qerret në fshatin Laguna Blu)/ Ministër i Brendshëm; Genc Stefan Pollo, “subjekt i interesuar” si pronar i një apartamenti në fshatin turistik Laguna Blu në Qerret Kavajë(Ky është fundi i një operacioni shitblerje, Pollo ka treguar në fillim një apartament në fshatin turistik Pishat e Buta- Kavajë)/Ministër Shteti; Genc Pëllumb Ruli, “subjekt i interesuar” si pronar i një apartamenti (2+1) 60m2 në Qerret-Kavajë/ Ministër i Bujqësisë; Ridvan Vait Bode, “subjekt i interesuar” si pronar i një apartament banimi në zonën Plazh Qerret-Kavajë/ Ministër i Financave; Arben Fahri Imami, “subjekt i interesuar” si pronar i një apartamenti në fshatin turistik “Laguna Blu” Qerret-Kavajë/Ministër i Mbrojtjes; Fatmir Ali Mediu, “subjekt i interesuar” si pronar i një apartamenti në Qerret-Kavajë/ Ministër i Mjedisit. Përfitues nga FAMILJA politike, si zëvendës të të parëve apo drejtorë të rëndësishëm, në Qerret-Kavajë por edhe në Lalëz-Durrës të tregojnë: Albert Gajo zëvendësministër i Integrimit, Taulant Bino zëvendësministër i Mjedisit, Andi Toma drejtor i përgjithshëm i Rrugëve, Benet Beci drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “subjekt i interesuar” si pronarë të apartamenteve në dy fshatrat turistikë. Përfitues nga oborri i FAMILJES, në media, Vëllazëria Frangaj, analistët me famë përtej Shqipërisë, Blendi Fevziu e Baton Haxhiu, “subjekt i interesuar” si pronarë të apartamenteve deri vilave të plota në fshatin turistik Laguna Blu Qerret-Kavajë; në tregti, Samir Mane, Agim Zeqja tregtarë përfitues të licencës së katërt të telefonisë celulare, investitorë, punët e të cilëve dhe së fundi gjithnjë i inauguron Sali Berisha si investime të huaja direkte, “subjekt i interesuar” si pronarë të vilave në fshatin turistik Laguna Blu Qerret-Kavajë. Në Lalëz dje të tregonin konstruksionet e reja të vilave taze, madje dhe disa vila thuajse në ndërtim. Njerëzit atje të bëjnë “be” dhe për dy qeverisës të tjerë të bërë gati për të hyrë në to. Por në deklarimet e tyre ende nuk ka gjurmë legaliteti të këtyre pronësive. Ose ka vetëm gjurmë të disa operacioneve që nuk kanë destinacion fundor. Kështu për shembull në deklarimin e Zëvendëskryeministrit Meta tregohet shitja e një vile në fshatin turistik Laguna Blu Qerret-Kavajë dhe njëherësh deklarohet e marrë një kredi për apartament banimi në Durrës. Natyrisht nuk mbaron këtu. Ka edhe deputetë mes tyre. Në këto “zona të stimuluara” ka plot personazhe publikë të cilët kanë menduar të investojnë në to, të kenë nga një shtëpi pushimi në to, gjithnjë brenda pa ligjshmërisë së treguar më sipër. Me gishtat e një dore të numëruar, ka edhe disa socialistë, të cilët nuk e bënë kurrë një ligj të tillë për të përfituar në këtë mënyrë. Nejse, edhe ata duhet të tregojnë pozicionin e tyre në raport me këtë ligj. Por, pavarësisht tyre, një ligj i tillë kurrë nuk mund të justifikohet. Të paktën në formën e dhunshme që është shkruar!
    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Orikumi dhe çudite e pronave


    Miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, Rrahman Selmanllari, fshihet pas skandalit të tokave në Orikum të Vlorës dhe ndërhyrjes së policisë, e cila është përleshur me protestuesit. Njeriu "hije" i "familjes" është rishfaqur sërish dhe këtë herë si një pronar tokash në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës.


    Në mënyrë të çuditshme, edhe pse nuk ka lidhje me Vlorën, Selmanllari shfaqet si një nga njerëzit që ka pronësinë e tokës ku po ndërtohen pallatet. E ndërkohë banorët e zonës duhet të përleshen me policinë për të treguar se janë pronarët e vërtetë të tokës.


    Protesta e banorëve të Orikumit me policinë bëri jehonë mediatike dhe shumëkush u habit përse duhet të dërgoheshin forcat speciale nga Tirana për tu marrë me disa fshatarë që ishin në konflikt me një firmë ndërtimi. Policia jo vetëm që mori krahun e firmës por nisi të godasë protestuesit.


    Misteri u shua kur Rrahman Selmanllari, njeriu më i afërt i Shkëlzen Berishës, është shfaqur tashmë si pronar tokash edhe në Orikum. Banorët e zonës i kanë dërguar një kërkesë bashkisë për të mësuar se kush ishin pronarët që kishin dokumentet e tokës dhe mes tyre ka dalë një emër "i dyshimtë". Rrahman Selmanllari është i shtati në listën e pronarëve zyrtarë të tokës në Orikum.


    Sipas dokumenteve zyrtare, Selmanllari ka vite që është pronari i kësaj toke, në një kohë që banorët pretendojnë të njëjtën pronësi. Ende nuk dihet se në bazë të çfarë dokumentesh Selmanllari, i cili nuk ka asnjë lidhje me Vlorën, është bërë pronar i tokës. Madje toka është edhe e "certifikuar" nga Hipoteka.


    Emri i Rrahman Selmanllarit u shfaq për herë të parë kur nipi i tij u arrestua me drogë në Itali. Djali i ri, Arsen Selmanllari, ishte shoferi i ambasadës shqiptare. Shumë shpejt dolën në pah edhe lidhjet e tij të afërta me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha.


    Pothuajse në çdo aferë korruptive ku dyshohet familja kryeministrore, shfaqet edhe Rrahman Selmanllari. Rasti më flagrant ishte tragjedia e Gërdecit por ai u cilësua vetëm dëshmitar ndërsa Shkëlzen Berisha u zhduk nga të gjitha materialet hetimore të organit të akuzës.

    gsh
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ne pronaret reale te prones kete dite po presim ,qe tokat e vjedhura te behen shkak per ti ngerne kokat politikaneve dhe popullit rrevolucionare qe i pelqeu ligji 7501.Por nje gje eshte e sigurte , nuk pritet drejtesi nga Bracet e komunizmit, ato ne 20 vjet demokraci nuk kishin asnje program ne mbrojtje te prones se ish pronareve, ndersa te djathtet mashtrojne me lezet.Gam gamet e tyre, jane lehjet e egersirave prara gjahut,qe trembin njeri-tjetrin per te ngrene llokmen, e jo per ti dhene llokem nje te treti.Drejtesi ne shqiperi?Drejtesi nga komuniste?!!!!Propetum mobile.Ciaooooo!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte fat i madh qe kemi PS_ne.

    Kjo Parti ose kjo ushtri e mir disiplinuar do te ishte nje thesar per shqiperine sikur te rrinte ne opozite normale nja 10 vjet..
    Pse do thoni ju..
    Kjo eshte partia qe di gjithcka.
    Eshte partia ose ushtria qe ka kudo njerzit e saje besnik e fanatik.
    I ka qe nga Thethi e Podujeva e deri ne konispol e Athine.
    Qe nga Vithkuqi deri ne Paris e Nju jork.
    Qe nga Shupenza deri ne bilisht e Prishtine e mynshen e Toronto..
    Qe nga sekretareshat e ministrave e deri tek boset e kapitalit ne shqiperi.
    ATa dine se cfar hengri mbreme berisha ne shtepi te vet..
    dine se si e ka paswordin alibeja ne internet.. dine se me ke pi kafe shkelzen tarallaku i berishes.. dine si perdoret tartabiqi digitalo-nano teknike..
    ata kane ne cdo ambasade ne tirane njerzit e tyre .. ata din cfar ka ne sirtaret e lul bashes e te kolo olldeles..sic e quajn ata olldashin..
    Ata kan harta e arkiva kane topografe e mina venes..mina gjetes e tritol-eksplodues me celulara..
    Cte te them me pare..
    Ata kan gjithcka..

    Askush me mire se ata nuk mund ta beje harten e vilave te shqiperise.. pra dhe te vilo sarajevene breg det..
    asgje nuk i shpeton syrit te tyre e veshit te tyre pipez..

    kush i pengon pra keta te na e publikojne nje harte te te tera vilo restoranto bordelo pashalleqeve qe nga kopliku deri ne ksamil.. e te shkruajn aty mbi harte per cdo objekt nje numerz te vogel..
    si psh..

    vila nr 1 ne ksamil apo vila nr 798 ne golem.. ka kete pronar.. e pran emrit te pronarit dhe perkatesine partiake apo preferencen apo tarafin se me cparti e ka..

    kjo eshte gje qe mund te behet sepse ata i kane kudo qitapet ne dore..

    dhe poplli shikon se.. cfar eshte bere ne shqiperi..


    pra kjo parti ushtri e hafijeri e sofistikuar do ja nxirrte te palarat cdo qeverrie e cdo zyrtari e mafiozi..


    ..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    eshte fat i madh qe kemi PS_ne.

    Kjo Parti ose kjo ushtri e mir disiplinuar do te ishte nje thesar per shqiperine sikur te rrinte ne opozite normale nja 10 vjet..
    Pse do thoni ju..
    Kjo eshte partia qe di gjithcka.
    Eshte partia ose ushtria qe ka kudo njerzit e saje besnik e fanatik.
    I ka qe nga Thethi e Podujeva e deri ne konispol e Athine.
    Qe nga Vithkuqi deri ne Paris e Nju jork.
    Qe nga Shupenza deri ne bilisht e Prishtine e mynshen e Toronto..
    Qe nga sekretareshat e ministrave e deri tek boset e kapitalit ne shqiperi.
    ATa dine se cfar hengri mbreme berisha ne shtepi te vet..
    dine se si e ka paswordin alibeja ne internet.. dine se me ke pi kafe shkelzen tarallaku i berishes.. dine si perdoret tartabiqi digitalo-nano teknike..
    ata kane ne cdo ambasade ne tirane njerzit e tyre .. ata din cfar ka ne sirtaret e lul bashes e te kolo olldeles..sic e quajn ata olldashin..
    Ata kan harta e arkiva kane topografe e mina venes..mina gjetes e tritol-eksplodues me celulara..
    Cte te them me pare..
    Ata kan gjithcka..

    Askush me mire se ata nuk mund ta beje harten e vilave te shqiperise.. pra dhe te vilo sarajevene breg det..
    asgje nuk i shpeton syrit te tyre e veshit te tyre pipez..

    kush i pengon pra keta te na e publikojne nje harte te te tera vilo restoranto bordelo pashalleqeve qe nga kopliku deri ne ksamil.. e te shkruajn aty mbi harte per cdo objekt nje numerz te vogel..
    si psh..

    vila nr 1 ne ksamil apo vila nr 798 ne golem.. ka kete pronar.. e pran emrit te pronarit dhe perkatesine partiake apo preferencen apo tarafin se me cparti e ka..

    kjo eshte gje qe mund te behet sepse ata i kane kudo qitapet ne dore..

    dhe poplli shikon se.. cfar eshte bere ne shqiperi..


    pra kjo parti ushtri e hafijeri e sofistikuar do ja nxirrte te palarat cdo qeverrie e cdo zyrtari e mafiozi..

    ..
    a mund te thuhet e njejta gje per pd, kur dihet boterisht se te dyja keto parti nga i njeri bark punist kane dale?

    u nuk mund te thuhen te njejtat gjera per pd, kur ajo ende ka ne krye nje ish-komunist, mjek i oborrit nomenklaturist?

    keto gje perserit pa pushim shgrrapsi i mesiperm nje gje kane ne fokus: nga te keqinjte, me i miri na del salija ...

    por inventari i bemave te saliut, krahasuar me para-ardhes kryeministra si yll-bufoja, tos-gajde, pandi-majko, ilir-shtangisti ... na del shume negative, si per deme brenda vendit, ashtu edhe perjashta ...

    Ai qe do te replikoje me pretendimet se qeveria e saliut futi Shqiperine ne NATO nuk ben gje tjeter veçse kerkon te genjeje veten e te mashtroje te tjeret: antarsimi ne NATO nuk eshte veper e nje muaji, viti apo nje qeverie - Shqiperia de-fakto ka qene ne NATO qysh me pare, posaçerishte per Kosoven ...

    Ndonje tjeter qe mund te ngreje pretendimin per rrugen Durres - Kukes, ajo nuk u nis me idene apo nismen e salis, as me paret e salis, e as qe ka perfunduar, veçse per trute perverse te salis dhe te atyre qe veç per interes te çastit i shkojne atij prapa ...

    saliu ka bere vepra te mira ne favor te maqedonsave, serbeve, bollanove ... ndaj bejne çfare u vjen per dore qe tia nxisin etjen pushtet-hajdutore, e tia zgjatin "ymrin" partiako-pushtetor ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    a mund te thuhet e njejta gje per pd, kur dihet boterisht se te dyja keto parti nga i njeri bark punist kane dale?

    u nuk mund te thuhen te njejtat gjera per pd, kur ajo ende ka ne krye nje ish-komunist, mjek i oborrit nomenklaturist?

    keto gje perserit pa pushim shgrrapsi i mesiperm nje gje kane ne fokus: nga te keqinjte, me i miri na del salija ...

    por inventari i bemave te saliut, krahasuar me para-ardhes kryeministra si yll-bufoja, tos-gajde, pandi-majko, ilir-shtangisti ... na del shume negative, si per deme brenda vendit, ashtu edhe perjashta ...

    Ai qe do te replikoje me pretendimet se qeveria e saliut futi Shqiperine ne NATO nuk ben gje tjeter veçse kerkon te genjeje veten e te mashtroje te tjeret: antarsimi ne NATO nuk eshte veper e nje muaji, viti apo nje qeverie - Shqiperia de-fakto ka qene ne NATO qysh me pare, posaçerishte per Kosoven ...

    Ndonje tjeter qe mund te ngreje pretendimin per rrugen Durres - Kukes, ajo nuk u nis me idene apo nismen e salis, as me paret e salis, e as qe ka perfunduar, veçse per trute perverse te salis dhe te atyre qe veç per interes te çastit i shkojne atij prapa ...

    saliu ka bere vepra te mira ne favor te maqedonsave, serbeve, bollanove ... ndaj bejne çfare u vjen per dore qe tia nxisin etjen pushtet-hajdutore, e tia zgjatin "ymrin" partiako-pushtetor ...
    Namik Hoti ne mos gabohem:kafshen(malokun shpellar) ne maje te kalit,e rrezon vetem pushka.
    Dhe shume e tallen apo e qeshen...
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Heu ja cisha,

    po mir qi i morrin ato tokat ene halloll se e kon bo mir, se kshu duhet me jau bo komunistave ene klyshnve ttyne ... po pse nuk ia fusin nai lond atomokimiqe, ene ta shujn popllin preth, qi tmos ken kojshij kur tbojn plazh aqe ke Orikumi.

    Ciri legensh, e bojn qi e boj, pse se bojn tamon tpakten - ta fshijn fare ket farn e kumunizmit ene tmjellin at farn e re, ate tfamiles tyne ene demokaci, ene Sali-Enver gati jemi kurdoher (ups kam gatarru postimin :-(( )

    Mfalni ori Shoq,

    ene Rrufte Mali i Tomorrit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •