Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuk e di sa mund te matet larja e parave me proporcionin e bankave ekzistuese dhe papunesise. Sepse po te ishte keshtu, do dali gjysma e Europes si larese e parave t'pista.
    I bie qe Zvicra te jete "Lavatrice" dhe "Tharsja " e parave te pista .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pastrimi i Paras, apo siq quhet edhe ndryshe Kriminaliteti Jakes se Bardhe"ne ballkan eshte pothuajse zyrtarisht prezent dhe operimi i ketij kriminaliteti rrjedh pothuajse nga vete Perfaqesuesit e Shtetit.

    Ne Shqipri

    Ne Durres ke nje hov te madh ndertimesh te ndertesave, te cilat banoret e thjesht te Durresit ide nuk kan per Pronaret e tyre, thjesht i kam pyetur disa Durrsak se kush jan ndertuesit e ketyre ndertesave, pergjigje nuk kishin edhe ata. Dhe realisht ne baze te X pronareve qe nuk diheshin, ateher vetevetiu lind dyshimi se nuk eshte diqka ne rregull rreth ketyre ndertesave.

    Dhe se mundesia qe te jen pastrim parash keto ndertesa aq te bukura dhe te shtrejta qe ndertohen aq shpejt dhe mire, eshte diqka reale te supozohet ne kete rast.

    Kosove

    Univerzitetet Private dhe Hipermarketet dyshohen te jen objekt te pastrimit te parave, sa qe shume lider te partive si ne Pozite ashtu edhe ne pozite, dyshohen te jen pronare indirekt te ketyre objekteve.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e gjithe bota na ka inat
    na marrshin te keqen
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #24
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Raporti sekret: “Shqipëria, “lavatriçja” e pastrimit të parave të e pista në Europë”

    DASH ka gati raportin “e frikshëm” për paratë e pista në Shqipëri. Në skemë qarkullojnë miliarda dollarë, ku janë përfshirë dhe bankat private

    Ervin KOÇI

    “Shqipëria mbetet një vend problematik dhe një “lavatriçe” operative e pastrimit të parave të të gjitha rrjeteve dhe organizatave ndërkombëtare kriminale që veprojnë në Euro-Azi”. Ky ishte një prej pasazheve drithëruese të raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, hartuar posaçërisht për Shqipërinë, disa pasazhe të të cilit gazeta “Albania” i ka siguruar në mënyrë konfidenciale ende pa u publikuar. Ky raport, i cili ende nuk është bërë publik, pritet të dalë vetëm në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2010. Megjithatë, disa kopje jozyrtare të tij kanë arritur në rrugë informale edhe në tryezat e disa prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Në njërin prej këtyre institucioneve edhe gazeta “Albania” ka mundur që të sigurojë vetëm disa pasazhe të marra me shënime nga ky raport tronditës, të cilat publikohen sot. Raporti, në mënyrë tepër specifike, i referohet fenomenit të pastrimit të parave të pista në rajonin e Ballkanit dhe kanalizimit të këtij fenomeni në ekonominë shqiptare e pushtuar nga evazioni. Sipas raportit, “Shqipëria është udhëkryqi ose stacioni i fundit prej nga ku këto para rikthehen në sistemin formal të ekonomisë të vende europiane, pasi janë përzierë me paratë e fondeve publike dhe atyre të dhëna nga donatorët e huaj për investime të ndryshme publike”. Në raport përmenden të detajuara edhe mënyrat se si bëhet e gjithë skema e pastrimit të parave të pista në vendin tonë, institucionet private dhe shtetërore që janë të përfshira në të, e deri tek emra të përveçëm kompanish dhe individësh që i drejtojnë ato dhe që kanë pasur ose kanë aktualisht edhe lidhje me politikën. Nga e gjithë analiza e detajuar që raporti i bën këtij fenomeni, del qartë në pah se ekonomia shqiptare funksionon fare qartë si një lavatriçe gjigante e pastrimit të parave të pista.

    Raporti

    “Pas vitit 1997, kohë kur shteti shqiptar pati probleme serioze me skemat e pastrimit të parave të pista që vinin nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore, të cilat u zyrtarizuan në aktivitete kompanish fantazma pa aktivitete të mirëfillta ekonomike që në fund rezultuan si subjekte piramidale të mashtrimit financiar, në të cilat u përfshinë 2/3 e popullatës shqiptare, fenomeni vërehet të jetë aktivizuar sërish me ritme më të shpejta, por me skema më të kamufluara dhe tepër të komplikuara”, - citohet në raportin ende të papublikuar të DASH-it “Mbi pastrimin e parave të pista në Shqipëri”. Raporti vijonte më tej dhe më konkretisht në pjesën përfundimtare të tij se “institucionet publike financiare dhe agjencitë investiguese të shtetit shqiptar nuk janë të impenjuara sa duhet në bllokimin e këtij fenomeni, madje krerëve kryesorë të tyre duket sikur problemi u bën pak përshtypje”. Raporti përmend konkretisht, në paragrafët e tij, edhe faktin se “nga investigimet dhe konkluzionet disavjeçare del që një numër i lartë zyrtarësh e ish-zyrtarësh janë përfshirë në pastrimin e parave të drogës, të trafiqeve të ndryshme të paligjshme, veçanërisht atij të armëve, si dhe në të tjera aktivitete që kanë një profil më legal dhe serioz, duke bërë që t’u lindë nevoja dhe mundësia e bërjes së qarkullimit të parave të pista, të cilat, pas përfshirjes në aktivitete legale (të ligjshme), hidhen në qarkullim, por pjesa kryesore, 99 për qind, del sërish nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe dërgohet në shtetet e Bashkimit Europian”.

    Informacioni zyrtar

    Burime konfidenciale nga Ministria e Financave, por edhe nga institucione investiguese në varësi të saj, konfirmuan për gazetën “Albania” se: “Qeveria jonë është vënë në dijeni të një raporti sekret tepër kritik të Departamentit Amerikan të Shtetit, që besohet se mund të bëhet publik këtë fundvit apo në fillim të vitit tjetër”. Sipas burimeve nga kjo ministri, të cilat konfirmojnë edhe informacionet e siguruara prej gazetës, në raport thuhet se “nuk është bërë asgjë në drejtim të luftës së pastrimit të parave dhe se strukturat shtetërore që janë ngritur për të goditur këtë fenomen, thuajse janë inekzistente”. Me tej, në pasazhet e raportit, thuhet: “Sikurse rezulton, një numër i lartë zyrtarësh dhe pushtetarësh aktualë dhe ish-pushtetarë janë të implikuar në këtë proces”.

    Subjektet e përfshira

    “Paratë e drogës, të armëve apo të fituara nga rrugë të tjera informale, nga kontrabanda kryesisht e lëndëve të para të ndaluara, substancave dhe produkteve kimike, nga kontrabanda e cigareve, të gjitha të qarkulluara kryesisht nga grupet kriminale dhe organizatat e Lindjes, po pastrohen në Shqipëri”, - shkruhet në një prej paragrafëve të kapitullit “Procedurat dhe rrugët e ndjekura për pastrimin e parave nga grupet kriminale” të raportit “Për pastrimin e parave të pista në Shqipëri”. Raporti vijon më tej: “Fushat ku po hidhen (investohen) këto para kryesisht janë: ndërtimi, shitblerja e pronave dhe e tokave, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato bujqësore, biznese të tjera si industria kimike dhe minerare, eksportet, investimet në arsim, si në hapjen e universitete private dhe së fundi në investime në sektorin medicinal dhe spitalor privat. Në këtë proces qarkullimi të aseteve dhe parave janë implikuar edhe banka private, agjenci sigurimesh dhe agjenci imobiliare, të cilat duket se janë të pasulmuara nga shteti. Këto subjekte ndihmojnë me anë të shumave që depozitojnë në llogari të subjekteve të ndryshme, apo dhe kredive në shuma të konsiderueshme që japin për aktivitete të pashpjegueshme në mënyrë ligjore dhe verbale, të cilave u bashkëngjiten më pas dhe fondet e parave që vijnë nga rrugët informale. Këto subjekte nuk kontrollohen as nga zyrat e taksave dhe institucionet financiare që përgjigjen për mbikëqyrjen e tyre”. Të dhënat e tjera që pasqyrohen të detajuara tregojnë se çdo vit në Shqipëri pastrohen miliarda dollarë, shuma e të cilave ka arritur edhe sa PPB-ja e Kanadasë, të cilën raporti e ka marrë si njësi krahasuese.

    Mënyrat e pastrimit

    Raporti i DASH-it shpjegon të detajuara edhe format e pastrimit të parave, se si kryhet procesi nga krimi i organizuar ekonomik. “Ai kalon në tri faza, të cilat bëjnë përzierjen (bashkimin) e fondeve të përfituara ilegalisht me fondet ligjore, që vënë në lëvizje ciklin ekonomik ligjor. Faza e parë është ‘hyrja’, në të cilën ‘pastruesi’ (subjekt ose individ) fut paratë ‘e pista’ në sistemin financiar ligjor, duke përdorur të gjitha instrumentet financiare që ka në dispozicion, si çeqet, kambialet e udhëtimit, apo kartat me anë të të cilave bëhen transferta parash edhe në shuma të konsiderueshme. Metodat depozituese janë më të thjeshta, por më të përdorura, siç mund të jetë: ndarja e shumave të mëdha në pjesë më të vogla, depozitimi i tyre në banka në format e llogarive bankare me emra të ndryshëm, që më vonë, ashtu si çeqet, do të ribashkohen dhe do të depozitohen në llogari bankare të lokaliteteve të tjera. Faza e dytë është ‘tjetërsimi’. Kjo është faza gjatë së cilës fondet e futura më parë në sistemin financiar ligjor konvertohen ose thjesht transferohen nga njëra bankë në tjetrën, anembanë sistemit bankar të vendit. Në fazën e tretë, të quajtur ‘integrim’, fondet, thuajse ‘të pastra’ rihyjnë në ciklin ekonomik ligjor, për t’u investuar ose konvertuar në mallra me vlerë ose pasuri të patundshme”, - thuhej në pasazhin e kapitullit “Procedura të ndryshme të konstatuara nga investigimi mbi pastrimin e parave”, pjesë e raportit.
    Më tej thuhet: “Pastrimi i parave është një fenomen që përmbledh në vetvete dy krime të ndryshme: i pari, krimi kryesor, i cili sjell të ardhura që kanë nevojë ‘të pastrohen’; i dyti, krimi që kryen tjetërsimin e prejardhjes ilegale të fondeve”.

    Raporti i Progresit: “Pastrimi i parave, problem madhor për Shqipërinë”

    Në Raportin e Progresit që publikoi pak ditë më parë Komisioni Europian thuhet se Shqipëria është në fazat fillestare në luftën kundër pastrimit të parave, dhe ky fenomen mbetet një shqetësim madhor. “Raportohet progres i moderuar në luftën kundër pastrimit të parave, i cili vazhdon të jetë një problem madhor”, - thuhet në dokumentin e publikuar nga Brukseli. Sipas tij, ligji për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit hyri në fuqi në shtator të vitit 2008 dhe zbatimi i legjislacionit është bërë tashmë. “Duhen bërë përpjekje të mëtejshme në përfshirjen e standardeve ndërkombëtare sipas rekomandimeve të FATF dhe konventave të Këshillit të Europës dhe të OKB-së, për futjen e tyre në ligjin e brendshëm”, - konstaton Raporti. Ai shton se nuk janë adoptuar ende strategjia dhe plani i veprimit për shmangien e pastrimit të parave. Raporti i Progresit konstaton se “kapacitetet teknike dhe administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave (Njësia e Inteligjente Financiare) kanë shënuar progres krahasuar me periudha të mëparshme, duke shtuar stafin, duke u trajnuar dhe pajisur me mjete të teknologjisë dhe informacionit. Numri i transaksioneve të dyshimta, sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, ka ndryshuar në mënyrë domethënëse përgjatë viteve dhe nuk ka trend rritës në bazë të të dhënave të bëra publike. Një memorandum mirëkuptimi ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2009, i firmosur midis Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Numri dhe cilësia e inspektimeve nga DPP është rritur. Megjithatë, kapaciteti në tërësi i DPP-së mbetet i kufizuar, veçanërisht në drejtim të niveleve të larta të grupeve kriminale dhe transaksioneve të dyshimta me vlerë të lartë në valutë. Ndryshimet e shpeshta të stafit në nivele të larta dhe koordinimi me Zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme mbetet problematike, ndonëse raportohen disa përparime më kushtet dhe numrin e rasteve të verifikuara nga DPP kohët e fundit. “Në tërësi, Shqipëria vazhdon të jetë në fazat fillestare në lidhje me realizimin e objektivave në këtë fushë”, - konkludon raporti. Sipas tij, “është duke u bërë një progres i moderuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe ka nevojë për të kompletuar strukturën ligjore dhe të adoptohen ligjet njëri pas tjetri, si dhe duhet nxitur bashkëpunimi midis Policisë dhe Gjyqësorit”.

    30 Tetor 2009

    albania.
    Raporti nuk jep fakte,emra personash,grupe,kush e dha lekun nga shitjet e droges,armeve etj, kush e mori kete lek dhe kur e mori,ku u perdor ky lek,invesim? Ku u investua,emer banke,emer ndertese,sa u investua?Si u vertetua per aktivitet larje parash te pista.A ka dokumenta qe e vertetojne kete?A ka dokumenta qe pohohet nga fajtore qe kane kryer keto gjera dhe si i kane kryer???Kur thuhet parat e pista jane lare nga banka ,agjensi sigurimesh, biznese ndertimi,si eshte vertetuar?Ku eshte analiza e kontrollit audit nga Ministria e Financave?Po raport me fakte nga hetusia,gjykatat ka?keto gjera duhet te botohen,jo pallavra gjera te pergjithshme.Thuhet ne gazeta shtet i korruptuar.Jo shtet i korruptuar po kush eshte ai zyrtar i korruptuar,pse eshte i korruptuar,cfare e verteton qe nje zyrtar eshte i korruptuar,ngjarja faktet qe ky pushtetar ka thyer ligjet per interesa personale te dokumentuara,vertetojne qe eshte i korruptuar.
    Artikulli gazetes eshte zero,nuk jep asnje fakt.
    Kur thuhet fakte,jepen emra personash,biznese,si eshte kryer ky aktivitet me detaje,i dokumentuar,me pohime te fajtoreve dhe deshmitare.Kur lexon artikuj gazetash si ky duket si ndonje fjalim diplomatesh ne OKB,qe si hyn kujt ne pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-11-2009 më 04:28
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #25
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Puna eshte, qe nqs roli i Shqiperise behet aktiv, eshte me keq per ne, sepse ose do largohemi nga rruga e kapitalizmit, ku ekonomia ka dore te lire e do rikrijojme planifikimin shteteror per te dale nga kjo situate, ose duhet te rrijme ne pritje apo heshtje si e quan ti e te shikojme se cfare do te ndodhi. Ne fakt ne te dyja rastet eshte gabim. Sepse ...
    Mos ndoshta jam shprehur joqarte me larte? Sepse kur fola per rolin pasiv te Shqiperise mendova te kritikoje ate perse ajo nuk ankohet ne gjyqe europiane per keso lloj raportesh. Duhet te ngrise padi dhe te merret juridikisht me objektivitetin, saktesine e ketij raporti. Kur Shqiperia nuk ben kete, pyeta une, a mos e ven veten ne rol te nje fajtori? Jo qe mendoj une keshtu. Nuk mendoj pra se heshtesi eshte fajtor. Por pyetja eshte se sa njerez mendojne si une? Pakica, kisha presupozuar.

    Nqs fjale te tilla, do te shkruhen neper gazeta e jane fjale boshe, perseri nuk duhen nenvlehtesuar sepse shumicat e ekonomive me te medha boterore kane hasur kriza, vetem prej ideve e fiksimeve te gabuara mbi te ardhmen e monedhes dhe ekonomise, duke krijuar panik tek populli, i cili si budalla qe eshte drejtohet direkt neper sportelet e bankave per te terhequr parate, duke i lene thate e pa pike likuiditeti.
    E pra. Nevojitet konfrontim gjyqesor. Po fitove gjyqin, ke shume fitime: Aso imazhore dhe ndoshta edhe financiare. Po humbe, poashtu ke edhe fitime: Ke trembur tjeret, ke detyruar te perfillin ligjet dhe vlerat univerzale kur raportojne mbi ty si shtet. Ashtu sic e bejne shtetet tjera. P.sh. Rumania muajin e fundit, pasi qe u quajten punetoret rumune nga nje pseudopolitikan gjerman si "jo te zellshem".



    *

  6. #26
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Chino, banka (kursimesh e tregtare) e operatore te ngjashem me banka ke sa te duash, informacionet e te cilave jo perhere jane trasparente e prandaj edhe ndodh qe investimet e tyre nuk shkojne mire, e si rezultat te cojne ne falimentim. Jo cdo banke eshte e rregulluar me ligj, edhe se duke pare krizen sot, do ishte mire te rregulloheshin, se prej ketyre e mosnderhyrjes se qeverise ne rregullimin e politikave te tyre (duke i ndihmuar me likuiditet ne rast nevoje) ndikon edhe vazhdimi...
    Absolut dakort me ty ketu. Mendoj duhet nje ligj, i cili reglementon si marredheniet e bankave me njera tjetren, ashtu edhe marredheniet e tyre me konsumatorin privat (njeriun e thjeshte) dhe marredheniet e tyre me shtetin. Ka keso ligje ne Europe. Europa nuk do te pengonte kete gje, nuk do te ishte nje sjellje shteterore jodemokratike. Por per te vene ne force keso ligjesh shteti shqiptar - supozoj - ka probleme te ndryshme. Nder to ka problemin e qeverise se dobet, e cila eshte ne aso gjendje qe mund te pengohet ne idete e saj per miratime ligjesh nga disa pak persona. Qeverise shqiptare aktuale i nevojitet mbeshtetje me e madhe nga qytetaret. Qytetari duhet te marri guxim te rrise legjitimacionin (e votave) e qeverise deri ne ate numer sa qe kjo te jete ne gjendje te miratoje ligje te tilla, pa u penguar nga lloj-lloj hordhishe parlamentare.

    Sa per ate qe ka thene goca, e ka fjalen qe ka 5 banka, por nuk ka aktivitete ku njerezit te punesohen e prandaj si mund te fusin njerezit leke, apo kursime per investime te metejshme kur nuk kane pune!? Edhe ne fakt e drejte eshte kjo, e perderisa nuk i fuskan kursimtaret e vegjel, u kuptua qe ne keto banka parate vikan nga dikush tjeter e ne kete artikull, flitet per "parate e pista".
    Nejse ne rastin e Shqiperise vijne edhe nga emigrantet, apo investues te huaj qe vejne lek pas leku (me pak fjale na shfrytezojne ne maksimum edhe ne vendin tone), por numri i bankave ne proporcion me parane qe mund te hyje ne shtet eshte goxha i larte.
    E po kjo pyetje duhet pergjegjur me fakte ne dem te bankave qe te akuzohen keto. A pergjegj raporti kete pyetje me fakte ne dem te bankave? Jo. A pergjegj biseduesja? Jo. Atehere cfare duam? Akuzime me supozime te sakta? Bankat mund te operojne perpos atyre mundesive qe u ceken me larte me te holla qe vijne nga pasurite e patundshme (imobilie) ne rajonin e shtrirjes se bankave, pra me para hipotekash, shitjesh te tokave e tjera. Faktet bartin akuzen, jo supozimet.



    *

  7. #27
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    I bie qe Zvicra te jete "Lavatrice" dhe "Tharsja " e parave te pista .
    Po pra, besoj se numri i te papuneve ne Zvicer i vene ne proporcion me numrin e bankava sjell si rezultat te pakten dyfishin e "dyshimit" i cili del nga e njejta formule ndaj Shqiperise.

    Pastaj a nuk eshte si ide e gabueshme metoda e hulumtimit te keqvajtjeve ne sektorin e bankave me ane te proporcionit ne mes te papunesise dhe numrit te bankave? Mendoj se po. Sepse e para: Nuk eshte e thene se njerezit qe nuk punojne nuk kane para. E dyta: Sepse bankat nuk operojne patjeter vetem me para te personave private, por edhe aso te firmave, institucioneve, imobilieve, investitoreve, subvencionimeve, e tjera. Dhe e treta: Bankat nuk ka nevoje te jene ne numer te madh per te qene te korruptuara, mjafton edhe nje banke e vetme e madhe per te qene e tille, per te lare para apo bere rime tjera ekonomike. Kete tregojne rastet e krimeve ekonomike te koncerneve te medha ne Europe.



    *

  8. #28
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Raporti te pakten ne titull eshte i gabueshem. Sepse edhe po te jene bankat te tilla sic i prezupozon, paragjykon raporti, nuk eshte Shqiperia si shtet e tille. Bankat nuk jane pjese e shtetit shqiptar. Me fjalen "Shqiperia" ne kete rast nenkuptohet patjeter ajo si shtet. Eshte e njejta sikur te thuhej se Shqiperia jeton sipas Kanunit te Lek Dukagjinit, pasi qe ka disa persona private qe jetojne ne kete menyre. Shteti shqiptar nuk jeton sipas Kanunit, por sipas Kushtetutes dhe ligjeve. Apo sikur te thuhej "Gjermania eshte pederaste", ngase ka ne kete vend homoseksuale. Ky raport eshte per shporte te mbeturinave.




    *

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •