Gazeta Shqiptare, 31 Tetor 2009
Nė duart e mjekėve turq mė lini amanet - AtaturkEni Vasili
Kėtė frazė, pėr gati dy muaj me radhė, e ndeshja ēdo mėngjes, sa herė qė ngjitesha drejt njė dhome spitali, larg Shqipėrisė, ku vizitoja njė familjarin tim tė shtruar aty pėr njė problem tė rėndėsishėm shėndetėsor. Ai ishte i shtruar nė spitalin ushtarak tė Turqisė, nė GATA, "Gulhane Askeri Tip Akademisi".
Ēdo mėngjes, nė pritje tė njė ndėrhyrjeje tė vėshtirė kirurgjikale, kėto pesė fjalė (Ataturk e ka thėnė frazėn - Nė duart e mjekėve turq mė lini amanet! - kur refuzoi tė dėgjonte kėshilltarėt e tij, tė cilėt i sugjeronin tė kurohej nė SHBA, ndėrkohė qė shėndeti i tij ishte rėnduar shumė), mė ndihmonin tė besoja mė shumė te mjekėt turq, qė kishin nė duar jetėn e familjarit tim, me tė njėjtin besim qė prijėsi historik dhe udhėheqėsi shpirtėror i popullit turk besonte tek ata.
Bashkė me besimin nė rritje pėr ta, mė rritej keqardhja pėr mungesėn e besimit qė kisha unė te mjekėsia shqiptare, dhe tė gjithė ata si unė, qė detyrohen tė marrin rrugėn pėr tė zgjidhur njė problem shėndetėsor larg shtėpisė. Nė Gata, tė tillė takova shumė. Ka dy gjėra qė dua tė tregoj nė kėtė shkrim.
Sė pari, dua tė them se marrėveshja qė ekziston mes qeverisė shqiptare dhe asaj turke pėr kurimin e njė kontingjenti tė caktuar shqiptarėsh, ėshtė njė mundėsi e madhe. Kush ka pasur njė problem tė vėshtirė shėndetėsor, e di mirė ēdo tė thotė kjo. Por qė kjo marrėveshje tė zbatohet sa mė mirė dhe sa mė nė favor tė pacientėve shqiptarė, ka disa kontribute njerėzore tė vyera, pa tė cilat nuk do tė mund tė realizohej. Nėpėrmjet pėrvojės sime personale, dėshiroj tė jap pak dritė pėr kėto kontribute, pikėrisht pėr ata njerėz qė nuk kėrkojnė drita reflektorėsh dhe famė.
Shumėkush e di qė Gazmend Oketa ėshtė njė politikan karriere, tashmė deputet i zgjedhur pėr tė dytėn herė nė zonėn e Durrėsit. Si ministėr i Mbrojtjes, nė ekrane e kanė parė tė flasė pėr reformėn nė ushtri, demontimin apo misione paqeruajtėse. Janė tė paktė ata qė e njohin Oketėn larg staturės sė tij publike. Pak kush di qė ai nuk u ka thėnė kurrė jo atyre qė i kanė kėrkuar ndihmė pėr problemet nė fjalė, kushdo qofshin ata. Njė prej tyre isha edhe unė.
I pari njeri qė do tė takosh nė Ankara, nėse shkon tė kurohesh nė GATA, ėshtė atasheu ushtarak i Shqipėrisė, kolonel Syrja Gjoka, njė ushtarak karriere, njė pilot i klasit tė parė, me karrierė tė gjatė nė ushtri. Ai, me tė njėjtin pėrkushtim profesional pėr detyrėn e tij, ka pėrkushtimin njerėzor pėr tė ndihmuar tė gjithė shqiptarėt qė udhėtojnė drejt Ankarasė, pėr tė zgjidhur probleme tė rėnda shėndetėsore. Ndava me kolonel Gjokėn shumė nga vėshtirėsitė e rastit pėr mua, por dhe zhgėnjimin e kėtij tė fundit pėr mosmarrjen e gradės gjeneral, proces i realizuar nė fillim-shtator nė zyrat e Tiranės. Mendoj qė tė gjithė ne do ishim tė nderuar tė kishim nė listėn e gjeneralėve njė ushtarak tė kompletuar si ai, ashtu siē ėshtė fat pėr tė gjithė shqiptarėt nė nevojė qė kolonel Gjoka, me profesionalizėm tė veēantė dhe duke shfrytėzuar kapacitetet e tij intelektuale (gjuhėn turke, krijimin e marrėdhėnieve personale me qėllim lobimin nė favor tė shqiptarėve), sot qė flasim ndodhet nė detyrėn qė mban.
Me tė njėjtin respekt dhe konsideratė profesionale do tė flisja pėr ambasadorin tonė nė Ankara, Altin Kodra, njė djalė i talentuar, i mirėshkolluar dhe i pasionuar, por dhe tė gjithė stafin e pėrfaqėsisė atje.
Marrėveshja pėr tė cilėn po flas ėshtė njė akt i rėndėsishėm i njė politike tė mirė mes dy vendeve, por edhe ndjeshmėrie e dashamirėsie mes dy popujve, dashamirėsi qė ndoshta vjen larg nga historia. Po kaq larg patetizmit dua tė rri kur them se kėtė ndjenjė afrie, gati gjaku, e kam ndjerė nė mirėpritjen e tė gjithė stafit mjekėsor tė spitalit.
Nuk mund tė rri pa pėrmendur profesorėt Engin Gonul apo Turgut Tufan, njė mjek dhe njeri i jashtėzakonshėm, qė dhe pse me gradė shumė tė lartė nė hierarki (gjeneral me dy yje), komunikonte me pacientėt nė mėnyrė humane e tė shkėlqyer, apo mjekėt Ilker Solmaz, Ysuf Izxhi, Serhat Pusat etj., tė cilėt tė bėjnė tė harrosh qė je "jabanxhi", siē thotė njė fjalė qė ne e pėrdorim bashkėrisht.
Po kėshtu, nuk mund tė rri pa pėrmendur edhe shumė mjekė specializantė shqiptarė, Ajetin, Ismailin, Irgenin, qė mė mbushėn me shpresė se, kur tė kthehen nė Shqipėri ata dhe tė tjerė si ata nėpėr botė, gjėrat nė vendin tim do tė ndryshojnė.
Ēdo mėngjes, kur lexoja thėnien e Ataturkut, mė vinte keq gjithashtu qė asnjė nga "prijėsit" e vegjėl tė vendit tim tė vogėl nuk e ka thėnė apo shprehur kurrė diēka tė ngjashme. Ca mė pak akoma tė ketė treguar me fakte besimin te mjekėsia e vendit tė vet. Mė kujtohen tani shumė politikanė, tė cilėt kanė kuruar duar, sy e veshka anembanė botės. Asnjėri prej tyre, ndoshta, nuk ka bėrė qoftė dhe njė akt tė thjeshtė besimi: tė operojė njė apandesit nė QSUT.
Gjėja e dytė qė dua tė them nė kėtė shkrim ka tė bėjė pikėrisht me tė gjithė ata njerėz qė nuk e kanė mundėsinė pėr tu kuruar jashtė.
Ēfarė ndodh me ta?
Sigurisht qė kurohen nė Shqipėri, sigurisht nga mjekė tė talentuar e tė pėrkushtuar. Tė tillė ka me qindra. Por si? Nė ēfarė kushtesh dhe me sa pėr qind mundėsi pėr sukses?
Ajo qė po ndodh sot me mjekėsinė shqiptare, nuk ėshtė as pėr faj tė mjekėve e as tė pacientėve. Tė dyja kėto kategori kanė nevojė jetike pėr njėra-tjetrėn dhe mirė ėshtė tė bashkėjetojnė nė paqe. Por si mund tė ndjehet nė paqe njė prind, i cili nuk bėn dot njė skaner pėr fėmijėn e tij nė spitalin publik dhe ēfaj kanė mjekėt pėr kėtė? Si mund tė ndjehet nė paqe njė prind, i cili pret operacionin e fėmijės sė tij dhe dėgjon nė lajme pėr njerėz qė vdesin nga infeksionet nė sallat e operacionit? I kujt ėshtė faji pėr mungesėn e ilaēeve, pėr ato kushte mizerabėl qė duhet tė jetosh kur shtrohesh nė spital? Kush e ka fajin pėr kushtet e vėshtira, me tė cilat vetė mjekėt punojnė? Apo kush e ka fajin dhe pėr ata mjekė, qė profesionin e kanė kthyer thjesht nė biznes fitimprurės etj., etj...?
Kur kėto pyetje, si gazetare, ua kam drejtuar politikanėve nė studion e emisionit tim, tė gjithė kanė pranuar se shėndetėsia nuk ka qenė kurrė njė prioritet, i asnjė qeverie tė pas viteve 90. E ēuditshme kur mendon sa shpesh i themi njėri-tjetrit: "Shėndeti vjen i pari"!
Tė gjithė thonė fajin e ka sistemi, a thua se sistemin pėr kėto 19 vjet nuk e kanė bėrė tė njėjtėt njerėz qė sot ngrenė supet.
Pse shqiptarėt sot janė tė detyruar ti paguajnė mjekėt nėn dorė? Pse mjekėt janė tė detyruar qė, pas vite e vite studimi, tė lėnė mėnjanė dinjitetin njerėzor dhe profesional e tė marrin bakshishe?
Sigurisht qė unė si qytetare dua tė paguaj pėr shėrimin tim. Dua tė jem e sigurt qė mjeku, i cili do tė kujdeset pėr shėndetin tim, pėrpara se tė hyjė nė sallė, tė mos mendojė se sa keq paguhet nė krahasim me kolegėt nė botė. Dua qė mjeku im ti ketė tė gjitha mundėsitė, sigurisht nė bazė tė punės qė bėn, dhe sistemi tė jetė i aftė ta vlerėsojė dhe shpėrblejė realisht. Po kėshtu, unė dua tė paguaj nė mėnyrė tė ndershme nė skema sigurimesh, qė mė japin garanci mua dhe familjarėve tė mi se nesėr problemet e mia do tė mund ti zgjidh dhe tė mos turpėroj as veten e as mjekėt me bakshishe tė pabukur. Dua qė tė gjitha ato investime financiare e shpirtėrore, tė tė gjithė njerėzve qė detyrohen tė paguajnė jashtė vendit pėr shėndetin e tyre, tė bėhen pjesė e sistemit shėndetėsor shqiptar, pėr ta bėrė atė njė shėrbim dinjitoz.
Pres me padurim se ēdo tė bėjė ministri i ri i Shėndetėsisė. Uroj qė daljet e tij tė fundit publike, gati tė pėrditshme, ti shėrbejnė ndėrtimit tė njė sistemi tė vlefshėm pėr tė gjithė, edhe ministrin vetė, e tė mos mbeten vetėm kronika nė arkivat tona tė lajmeve.
Krijoni Kontakt