Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Patriarku i Aleksandrise Hiresia e Tij Theodhori II viziton Shqiperine

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė pret nė vizitė zyrtare dhe paqėsore, Papėn dhe Patriarkun e
    Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Fortlumturinė e Tij, Theodhorin II





    Vizita historike e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė, Fortlumturisė sė Tij, Theodhorit II do tė zhvillohet nga datat 31 tetor – 5 nėntor 2009. Kjo vizitė zyrtare merr njė rėndėsi tė veēantė, pasi nė jetėn kishtare tė ēdo vendi, vizita tė tilla mbartin njė jehonė tė fuqishme, pėr vetė karakterin e tyre tė veēantė eklisiologjik dhe historik.

    Patriarku i Aleksandrisė, Theodhori II nė vizitėn e tij zyrtare dhe paqėsore do tė shoqėrohet nga Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Kampalės dhe Eksarku i gjithė Ugandės, Imzot Jonai, nga Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Muanzisė, Imzot Jeronimi dhe nga Hirėsia e Tij, Episkopi asistent, Imzot Nikodhimi i Nitrisė.

    Delegacioni zyrtar i Patriarkanės sė Aleksandrisė do tė pritet mėngjesin e sė shtunės nė Aeroportin “Nėnė Tereza” nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e tij, Imzot Anastasi, i shoqėruar edhe nga anėtarė tė Sinodit tė Shenjtė, nga kleri dhe populli, besimtarė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Pritja zyrtare e vizitorėve tė lartė do tė bėhet tė njėjtėn ditė, tė shtunėn, datė 31 tetor pranė Katedrales Orthodhokse, “Ungjillėzimi i Perėndilindėses” nė Tiranė, ku do tė psalet edhe dhoksologjia dhe do tė shkėmbehen pėrshėndetjet e mirėseardhjes mes dy Primatėve. Mė pas Patriarku i Aleksandrisė dhe delegacioni qė e shoqėron do tė vizitojnė Manastirin e shėn Vlashit, ku do tė takojnė stafin pedagogjik dhe studentėt e Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” si dhe mėsuesit dhe nxėnėsit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”.

    Vizita pesėditore e Primatit tė Kishės aleksandriane do tė jetė e pasur me aktivitete dhe takime tė shumta, nga tė cilat mund tė veēojmė bashkėmeshimin Patriarkal dhe Arkieratik tė dy Primatėve nė Katedralen Orthodhokse “Ungjillėzimi i Perėndilindėses”, tė dielėn, datė 1 nėntor. Paraditja e sė hėnės, datė 2 nėntor do t’i rezervohet takimeve zyrtare me krerėt mė tė lartė tė shtetit, me Presidentin e Republikės, z. Bamir Topi, me Kryeministrin, z. Sali Berisha, me Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama si dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė tė shtetit shqiptar.

    Pasditen e sė hėnės, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe i gjithė Afrikės do tė takohet me personalitete tė fushave tė ndryshme, politikanė dhe pėrfaqėsues diplomatikė nė ambientet e Hotel “Tirana International”, ku do tė organizohet njė pritje zyrtare nė nderim tė vizitės sė tij.

    Ditėn e martė datė 3 nėntor, Patriarku, Theodhor II do tė jetė i pranishėm nė aktivitetin jubilar me rastin e 10-vjetorit tė funksionimit tė Klinikės Orthodhokse “Ungjillėzimi” nė Tiranė. Ditėt nė vazhdim, ai do tė vizitojė edhe Mitropolinė e Korēės, kisha dhe manastire dhe institucione tė ndryshme tė Kishės, pėr tė parė nga afėr veprėn misionare qė po kryhet nė Shqipėri nėn udhėheqjen e frymėzuar tė Kryepiskopit Anastas.

    Ngjarje tė tilla janė sanksionuar prej shekujsh nė traditėn kishtare orthodhokse dhe ato janė aq sa tė rralla sa edhe tė gjalla dhe madhėshtore pėr vetė simbolet dhe mesazhet qė ato pėrcjellin. Mbas zgjedhjes dhe fronėzimit tė ēdo Patriarku apo Kryepiskopi, Primati tė Patriarkanave apo Kishave Autoqefale anekėnd botės, fillon edhe realizmi i njė sėrė vizitash zyrtare tė quajtura “paqėsore” nė gjuhėn kishtare. Kėto vizita kryhen pranė Selive tė Kishave tė tjera Orthodhokse me qėllim njohjen nga afėr tė Krerėve tė Kishave Lokale, pėr tė ruajtur kėshtu lidhjen e unitetit kishtar qė pėrbėn edhe Institucionin e Kishės nė tėrėsi.

    Patriarkana e Aleksandrisė, me seli nė vendin e Nilit, Egjiptin, ka njė histori tė lashtė dhe tė rėndėsishme pėr vetė rolin qė ka luajtur nė jetėn e krishtėrimit. E themeluar qė nė shekullin e parė nga Apostulli i Krishtit, Marku, Kisha e Aleksandrisė ėshtė e njohur pėr shkollėn e saj tė famshme teologjike nga ku kanė dalė personalitete qė kanė parashtruar fuqishėm tezat e tyre teologjike, qė mė vonė do tė miratoheshin nga Sinodet Ekumenike, duke u pranuar si dogma tė pėrjetshme tė sė vėrtetės orthodhokse.

    Edhe sot, Patriarkana e Aleksandrisė udhėheq dhe zhvillon pėrpjekje tė mėdha misionare nė kontinentin e Afrikės dhe simbolikisht lidhet edhe me Kishėn tonė, pasi Kryepiskopi Anastas para se tė merrte pėrsipėr udhėheqjen e ringritjes sė Kishės tė Shqipėrisė, mbante mbi supe eksperiencėn e suksesshme misionare, gjatė aktivitetit tė tij tė gjatė baritor si Mitropolit i Afrikės Lindore, qė pėrfshinte nėn juridiksion shtetet e Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė.

    Pėr tė ndjekur informacione mė tė zgjeruara, galeri fotografike si dhe lajme tė pėrditshme mbi ēdo aktivitet qė do tė karakterizojė vizitėn zyrtare dhe paqėsore tė Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhorit II, si dhe pėr t’u njohur me biografitė e anėtarėve tė delegacionit zyrtar, vizitoni websitin zyrtar tė Kishės sė Shqipėrisė www.orthodoxalbania.org dhe atė tė Patriarkanės sė Aleksandrisė www.patriarchateofalexandria.com

    Ėshtė nė nderin dhe krenarinė e ēdo Kishe dhe kombi pritja e vizitorėve, udhėheqėsve tė lartė fetarė tė Patriarkanave dhe Kishave Autoqefale, tė cilėt kudo nė botė priten me nderet qė i takojnė kryetarėve tė shteteve.



    Aleks Curi

    (Marre nga faqja zyrtare e KOASH: http://www.orthodoxalbania.org )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 30-10-2009 mė 12:51
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Dita e parė, datė 31.11.2009

    Me mbėrritjen nė aeroportin “Nėnė Tereza”, nisi edhe realizimi i vizitės historike tė Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhorit II. Pėr ta pritur nė aeroport kishin dalė tė gjithė Mitropolitėt dhe episkopėt, anėtarė tė Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė kryesuar nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastasi. Nė aeroport ndodheshin edhe klerikė nga tė katėr dioqezat, si dhe besimtarė orthodhoksė.

    Nė orėn 11.00, Patriarku i Aleksandrisė, nė krye tė delegacionit qė e shoqėronte, qė pėrbėhej nga Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Kampalės dhe Eksark i gjithė Ugandės, Imzot Jonait, nga Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Muanzisė, Imzot Jeronimi dhe Hirėsia e Tij, Episkopi asistent, Imzot Nikodhimi i Nitrisė, u fut nė oborrin e Katedrales Orthodhokse “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”, i cili ishte mbushur me besimtarė, qė u uronin mirėseardhjen duke psalur e duke hedhur petale lulesh dhe gjethe dafinash.

    Mbas shėrbesės sė Dhoksologjisė, qė u psal me rastin e pritjes zyrtare tė vizitorėve tė lartė tė Kishės Aleksandriane, u shkėmbyen edhe pėrshėndetjet e dy Primatėve.

    I pari qė uroi mirėseardhjen ishte Kryepiskopi Anastas, i cili nė fjalėn e tij shprehu gėzimin dhe ngazėllimin shpirtėror qė mbushte zemrat e Sinodhit dhe popullit besimtar tė Shqipėrisė. Kryepiskopi shprehu edhe mallėngjimin qė ndiente kur kujtonte takimin e parė me Patriarkun Theodhor, kur ai ishte student i vitit tė parė tė Fakultetit Teologjik tė Universitetit tė Athinės, por edhe vitet e shėrbimit tė tij hierapostullor nė Afrikė dhe Liturgjinė e parė nė Kampala, nė maj tė vitit 1964. Kujtimet e Kryepiskopit pėrmbanin edhe historitė e jetėve tė anėtarėve tė delegacionit, kur ata ishin akoma fėmijė e mė pas studentė tė Kryepiskopit nė Athinė.

    Mė pas, Kryepiskopi Anastas shpjegoi edhe lidhjen shpirtėrore qė ka Afrika mė Shqipėrinė, si dy stacione tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė Tij kishtare.

    Nė pėrshėndetjen e tij, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe i gjithė Afrikės, Theodhori II, iu drejtua Kryepiskopit me fjalėt: “Mėsues i dashur, Ju e dini mirė qė nga qyteti i madh i Aleksandrisė, i cili u ndėrtua nga ptolemejtė, pasardhėsit e Aleksandrit tė Madh, e kanė fillesat shkollat mė tė njohura teologjike dhe katekike. Teologėt aleksandrianė kanė shpjeguar dogmat orthodhokse, duke triumfuar kėshtu mbi tė gjitha herezitė. Shikoj me gėzim nė kėtė katedrale ikonat e Shėn Athanasit tė Madh dhe tė Shėn Joan Pėrdėllimtarit, Patriarkėve tė Mėdhenj tė Aleksandrisė... Sa herė qė kam nevojė pėr ripėrtėritje shpirtėrore gjej kohė dhe vizitoj viset e shkretėtirės sė Nitrisė, ku jetonin etėrit e mėdhenj eremitė, pėr tė qenė sa mė pranė frymės sė tyre asketike...

    Dy Mitropolitėt afrikanė qė mė shoqėrojnė, nuk janė zgjedhur rastėsisht tė jenė pjesė e delegacionit tonė. Ata janė bijtė tuaj, qė i rritėt shpirtėrisht, duke i pėrgatitur pėr detyrėn e lartė tė Episkopit. Ju hodhėt farėn e hierapostullisė nė Afrikė duke rigjallėruar ndėrgjegjen misionare tė tė gjithė Kishės Orthodhokse.

    Edhe nė kujtimet e jetės sime personale, kur isha nxėnės nė shkollėn e Rizarios, zė vend figura e njė mėsuesi tė ndriēuar, qė vinte herė pas here e na vizitonte. Ishit Ju, atėherė Episkopi i Andrusės, prej tė cilit dėgjova pėr herė tė parė pėr Afrikėn, pa e ditur akoma qė Perėndia do t’i drejtonte hapat e mia drejt kėtij kontinenti kur mė tha: “Shko nė Afrikė dhe ngri Kryqin e Apostullit dhe Ungjillor Markut”. Dhe nė kėtė muaj qė po realizojmė vizitėn tonė, kėtu pranė Jush, festojmė edhe pėrvjetorin e pestė tė fronėzimit si Patriark i Aleksandrisė, si njė simbolikė e fuqishme qė lidh dy Kishat tona.

    Para 10 vjetėsh kėtė Kishė martirike e vizitoi Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, qė ėshtė edhe Episkopi i Parė nė radhėn e Orthodhoksisė. Tani, para jush, gjendet Episkopi i Dytė nė radhėn kanonike, por qė ėshtė njėkohėsisht edhe nxėnėsi dhe biri juaj. Ndėrkohė qė Afrika bėn pėrparime nė shpėrndarjen e mesazhit tė Ungjillit, ne admirojmė Kishėn e Shqipėrisė, qė nėn udhėheqjen e frymėzuar tė Fortlumturisė Suaj, po shėnon ringritje tė fuqishme, ku ngado shikojmė mrekullitė e Hirit tė Perėndisė nė veprėn tuaj. Vitet dhe brezat kalojnė dhe dikur tė gjithė do tė lexojnė se nga viset e Afrikės dhe tė Shqipėrisė kaloi figura e ndritur e Kryepiskopit Anastas, i cili ungjillėzoi dhe ringjalli shpresėn kudo. Personaliteti juaj ėshtė i njohur, jo vetėm nė orthodhoksi, por nė tė gjithė botėn. Ju na mėsuat se si tė ishim misionarė tė vėrtetė”.

    Vizita e Patrikut Theodhor vijoi sipas programit nė Manastirin e Shėn Vlashit. I shoqėruar nga Kryepiskopi Anastas, Primati i kontinentit afrikan pa nga afėr ambientet e Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, vizitoi Skitin e Miroprurėseve dhe konviktin e vajzave, Shtėpinė orthodhokse tė fėmijėve “Shpresa”. Ai mbolli sė bashku me Kryepiskopin dy fidanė ullinj, si simbol uniteti dhe bashkėpunimi midis Patriarkanės sė Aleksandrisė dhe Kishės sė Shqipėrisė.

    Patriarku i Aleksandrisė nė vijim mori pjesė nė njė drekė tė pėrbashkėt me stafin pedagogjik dhe studentėt e Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, si dhe mėsuesit dhe nxėnėsit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”.

    Gjatė takimit me studentėt dhe nxėnėsit e rinj, Patriarku zhvilloi njė bisedė tė ngrohtė me ta. Ai u tregoi atyre jetėn e tij dhe hapat qė ndoqi qė kur ishte nė bankat e shkollės dhe deri nė zgjedhjen e tij nė Fronin e Patriarkut tė Aleksandrisė. Mė pas morėn fjalėn edhe anėtarėt e delegacionit, qė treguan kujtimet e tyre qė lidheshin edhe me ndihmėn qė u ka dhėnė atyre Kryepiskopi Anastas, i cili kishte paraparė tek ta, qysh prej fėmijėrisė, udhėn qė do tė ndiqnin nė arsimimin dhe formimin e tyre deri nė gradėn episkopale.

    Kryepiskopi Anastas deklaroi se kishte njė ėndėrr, qė shprehej nė urimin qė tė vinte njė ditė, kur edhe Kisha e Shqipėrisė tė mund tė dėrgonte bijtė e saj misionarė nė Afrikė. “Keni dėgjuar shpesh herė”,- vijoi Kryepiskopi,- “se Hierarkėt e Kishės flasin pėr nevojat e mėdha qė kanė Kishat lokale. Kjo ėshtė e vėrtetė, por ēdo Kishė, sado e vogėl dhe nevojtare tė jetė, duhet tė mendojė pėr misionarizmin si njė pėrparėsi absolute e jetės sė saj, sepse kėshtu bekohet edhe Kisha ku shkojnė misionarėt, por bekohet edhe fuqizohet mė shumė edhe Kisha qė i dėrgon ata. Nuk do tė jetė e largėt dita,- pėrfundoi Kryepiskopi,- qė edhe misionarė shqiptarė do tė shkojnė nė Afrikė pėr tė pėrhapur Fjalėn e Perėndisė”.

    Me kėtė atmosferė dhe frymė hierapostullore u mbyll edhe dita e parė e vizitės paqėsore dhe zyrtare e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Thedhori II. Nesėr, e diel,1 nėntor, do tė zhvillohet bashkėmeshimi Patriarkal dhe Arkieratik i tė dy Primatėve nė Katedralen Orthodhokse “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”, ku do tė lexohen edhe mesazhet kryesore tė Primatėve.


    Aleks Curi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-11-2009 mė 16:52

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    PĖRSHĖNDETJE e Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė Anastasit nė ēastin e mbėrritjes nė Shqipėri tė Fortlumturisė sė Tij tė Shenjtė, Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe tė gjithė Afrikės Theodhorit II nė Kishėn Katedrale “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”

    31.10.2009

    Fortlumturi dhe Papė i Shenjtė, Patriark i Aleksandrisė dhe i gjithė Afrikės, zoti Theodhor, Fort i dashur vėlla nė Zotin,
    Hirėsi, fort tė Pėrndershėm,
    Bij tė dashur nė Krishtin,

    “Himno Zotin, o shpirti im, do ta lavdėroj Zotin nė jetėn time, do t’i psal Perėndisė derisa tė jem” (Psalmi 145:1-2).

    Me ngazėllim dhe himn pėr Perėndinė Triadik, Ju presim sot, Sinodi i Shenjtė, si dhe tėrė kleri e populli i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė kėtė kishė Katedrale, Ju, Primatin e ndriēuar dhe aktiv tė Patriarkanės shumė tė hershme tė Aleksandrisė, si edhe Sinodhinė Tuaj tė shtrenjtė, Hirėsitė, Mitropolitin e Kampalės dhe tė gjithė Ugandės z. Jona, Mitropolitin e Muanzės z. Jeronim dhe Hirėsinė e Tij, Episkopin e Nitrisė, z. Nikodhim.
    Njėkohėsisht, me gėzimin e pranisė Suaj, njė mallėngjim i thellė e pushton folėsin ndėrsa sjell nė mendje vitet e takimit tė parė, kur ishit student i vitit tė parė nė Fakultetin Theologjik tė Athinės e nė pėrgjithėsi vitet qė Perėndia mė bėri tė denjė tė punoj nė kontinentin afrikan. Pėr mė tepėr, nuk mundem tė harroj Liturgjinė time tė parė nė Kampala, nė maj tė vitit 1964, kur nė altar mė ndihmonte Jonai i vogėl, dhjaku dhe prifti i ardhshėm, bashkėpunėtori im i ngushtė nė Kenia, sot Mitropolit i Kampalės dhe gjithė Ugandės. Dhe mė vonė, kur nė vitin 1986 e dėrguam ndihmėsin tonė, atėherė djalė i ri, Jeronimin pėr studime nė Athinė, tani Mitropolit i Muanzės. Gjithashtu dhe studentin tonė, sot bashkėpunėtorin Tuaj tė zgjedhur, Episkopin e Nitrias z. Nikodhim.
    Siē e dini mjaft mirė, Fortlumturi, me Afrikėn, nga dhjetėvjeēari i viteve 1950, ėshtė krijuar njė lidhje e veēantė, madje do tė thosha lidhje dashurie. Lavdėroj Perėndinė, i Cili mė bėri tė denjė, qė pėr njė pjesė tė madhe tė jetės sime, t’i shėrbej popullit tė bekuar orthodhoks afrikan nė ēaste kritike tė rrugėtimit tė tij. Por edhe nė vazhdim, nga pozita e drejtorit tė Shėrbimit Apostolik tė Kishės sė Greqisė, arritėm, me hirin e Perėndisė, tė zyrtarizojmė mundėsinė e transferimit tė klerikėve pėr nė hierapostulli, si edhe strukturat e tjera, qė deri sot mbėshtesin veprėn hierapostolike tė Patriarkanės sė Aleksandrisė.
    Me kėnaqėsi tė thellė, ndjekim vazhdimin dhe lulėzimin e veprės hierapostolike nė saje tė zellit tuaj tė palodhur, iniciativat krijuese, vizitat e vazhdueshme nė shumė qendra hierapostolike tė Afrikės, si edhe mundimet dhe vetėsakrificėn e mitropolitėve afrikanė, shoqėruesve Tuaj nė kushte shumė tė vėshtira, punėtorėt e Ungjillit nė vijėn e parė dhe nė prapavijė tė cilėt, nėn udhėheqjen tuaj tė hyjfrymėzuar, mundohen pėr pėrhapjen e Orthodhoksisė nė hapėsirat e pamasa tė Afrikės. Gjithashtu gėzohemi nga thellėsia e shpirtit pėr frytshmėrinė e pasur qė vihet re tanimė nė fushėn hierapostolike tė Afrikės, duke sjellė nė kujtesė pasazhin e psalmit: “Ata qė mbjellin nė lot, do tė korrin nė ngazėllim. Duke shkuar ecnin dhe qanin duke vėnė farat e tyre. Kur tė vijnė do tė shkojnė nė ngazėllim, duke ngritur duajt e tyre” (Psalmi 125:6).
    Gjatė ditėve tė qėndrimit Tuaj kėtu, do tė keni rast tė informoheni pėr sa kanė ndodhur nė Shqipėri. Ky vend ka vuajtur persekutimin mė tė tmerrshėm ateist, nga viti 1967 deri mė 1990 - kur ne ecnim tė lirė nė Afrikė -, me pasojė shkatėrrimin e plotė tė Kishės lokale. Njėkohėsisht do tė konstatoni ringritjen nga themelet tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, e cila jeton gjithashtu njė periudhė apostolike brenda gėzimit tė Ngjalljes dhe frymės sė Pentikostisė.
    Pra, nė kėtė atmosferė dhoksologjie dhe gėzimi, brenda kėsaj kishe Katedrale - qė i ėshtė kushtuar, si edhe kisha Juaj nė Aleksandri, Ungjillėzimit tė Hyjlindėses - me ndjenja nderimi tė veēanta dhe dashurie tė sinqertė, ne kleri dhe populli i Kishės sė Shqipėrisė, presim Fortlumturinė Tuaj tė shtrenjtė, si edhe Sinodhinė Tuaj tė nderuar, qė mundohen pėr Ungjillėzimin e Afrikės. Ne urojmė me gjithė shpirt, qė Shpirti i Tėrėshenjtė tė ndriēojė gjithmonė mendjen dhe zemrėn Tuaj, tė shenjtėrojė jetėn Tuaj, tė udhėheqė dhe tė mbėshtesė veprimet Tuaja pėr pėrhapjen dhe stabilizimin e Orthodhoksisė nė kontinentin afrikan, tė etur pėr paqe dhe drejtėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-11-2009 mė 16:57

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    I deshirojme mireseardhje ne token arberore

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Vijon vizita zyrtare dhe paqėsore e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhorit tė II.

    Dita e dytė, datė 1 Nėntor 2009

    Mėngjesin e sė Dielės, populli besimtar dhe kleri i Shqipėrisė pėrjetuan njė ngjarje tė veēantė kishtare, bashkėmeshimin e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhorit II dhe Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Imzot Anastasit.

    Nė katedralen orthodhokse, e cila ishte mbushur plot me njerėz, ndodheshin pėr tė pritur Primatėt, tė gjithė anėtarėt e Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė. Gjatė kėtij bashkėmeshimi Patriarku Theodhor dhe Kryepiskopi Anastas do tė shkėmbenin pėrshėndetjet dhe mesazhet kryesore qė karakterizojnė tradicionalisht vizitat zyrtare tė kėtij lloji.

    Kryepiskopi Anastas do ta pėrshėndeste vizitėn e Patriarkut Theodhor duke shprehur edhe gėzimin e tij me fjalėt: “ Ēdo vizitė zyrtare e njė primati tė Kishės Orthodhokse ēel njė dritare tė madhe nė mendjen dhe nė zemrat e besimtarėve tė Kishės lokale, pėr tė kundruar mė me kthjelltėsi dimensionet e Kishės Orthodhokse nė tė cilėn bėjmė pjesė, “nga njėri cep i botės nė tjetrin”.

    Kryepiskopi theksoi edhe lidhjen mistike qė ekziston midis Kishės sė Afrikės dhe asaj tė Shqipėrisė, sepse siē theksoi ai: “Pėrvoja e Afrikės ishte njė parapėrgatitje shumė e vyer pėr rrugėtimin nė udhė tė vėshtira dhe tė rrėshqitshme tė Shqipėrisė postkomuniste pėr ringritjen e Kishės lokale. Dhe nė ēdo Liturgji Hyjnore, qė ofrohet pėr Kishėn, “nga njėri cep i dheut nė tjetrin”, kemi bekimin tė gjendemi pėrsėri, nė mėnyrė tė mistershme, pranė vėllezėrve tė shtrenjtė tanė nė Afrikė, grigjės Suaj tė zgjedhur”.

    Nė pėrshėndetjen e tij, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhori i II do tė ripėrsėriste edhe njėherė rolin qė ka luajtur Kryepiskopi Anastas gjatė veprimtarisė sė tij hierapostolike nė Afrikė. Patriarku shprehu ngazėllimin e zemrės sė tij, kur gjendej nė bashkėmeshim me Kryepiskopin Anastas nė kungim tė pėrbashkėt nė dashurinė e Perėndisė Triadik dhe nė misterin e unitetit tė tė dy Kishave, tė cilat i bashkon njė lidhje e hershme historike qė konsiston nė dhiakoninė hierapostolike tė Kryepiskopit Anastas nė Kenia, por edhe nė vende tė tjera tė Afrikės. “Padyshim, Fortlumturi,- theksoi Patriarku Theodhor,- Ju bėni pjesė tek personalitetet e mėdha tė epokės sonė. Tė gjitha energjitė tuaja frymėzohen nga koncepti ekumenik i Kishės sepse dashuria juaj e parė ishte hierapostolia e jashtme”.

    Nė vijim, Primati i Kishės sė Afrikės pėrmblodhi tė gjithė veprimtarinė misionarike tė Kryepiskopit Anastas, duke u ndalur edhe nė thėnie tė shkėputura nga vepra tė tij, tė cilat sot kanė marrė njė autenticietet ekumenik dhe janė kthyer nė njė himn orthodhoks mbi rėndėsinė dhe domosdoshmėrinė e misionarizimit. Nė fund, Patriarku uroi qė marrėdhėniet e shkėlqyera tė dy Kishave tė forcoheshin edhe mė tej.

    Pas Liturgjisė Hyjnore u shkėmbyen edhe dhuratat simbolike midis dy primatėve. Kryepiskopi Anastas i dhuroi Patriarkut njė Potir tė Shenjtė, si shenjė e unitetit liturgjik tė tė gjithė Primatėve, sa herė qė kujtohen diptikėt nė ēdo liturgji Hyjnore. Ndėrsa Patriarku Theodhor II lexoi vendimin e Sinodhit tė Patriarkanės sė Aleksandrisė, qė i jepte Kryepiskopit Anastas ēmimin e Kryqit tė Madh tė Shėn Markut, si njė shenjė falėnderimi dhe mirėnjohjeje pėr kontributin e tij baritor nė Afrikė. Ai i dhuroi edhe njė engolpio nė formėn e shqiponjės, si edhe Kryqin e bekimit pėr Tryezėn e Shenjtė, punuar nė mėnyrė artizanale nga murgjit e manastirit tė Shėn Andonit, si njė kujtim tė vizitės sė Tij nė Shqipėri.

    Programi i ditės sė dytė tė vizitės sė Patriarkut do tė vijonte me njė drekė zyrtare qė Kryepiskopi Anastas kishte shtruar nė qendrėn shpirtėrore Thavor. Aty Patriarku do tė bisedonte me nėpunėsit e departamenteve tė ndryshme tė Kishės mbi rėndėsinė e punės sė gjithsecilit pėr pėrparimin e tė gjithėve. Patriarku theksoi se Kisha e Shqipėrisė ka njė fat tė madh qė ka pėr Primat tė saj, Kryepiskopin Anastas.

    Mbasditen e sė Dielės, Patriarku sė bashku me delegacionin qė e shoqėronte do tė ndiqnin njė koncert festiv tė pėrgatitur nga rinia orthodhokse “Bijtė e Dritės”. Nė kėtė koncert, qė organizohej me rastin e pėrvjetorit tė tetėdhjetė tė lindjes sė Kryepiskopit Anastas, do tė performonin grupe tė shumta rinore nga e gjithė Shqipėria. Patriarku dhe pjesėmarrėsit e tjerė ndoqėn edhe njė film dokumentar mbi jetėn dhe veprėn e Kryepiskopit Anastas.

    Nė fund tė festivalit, Patriarku Theodhor, duke mos e fshehur dot mallėngjimin, pėrshėndeti tė gjithė tė rinjtė duke u thėnė atyre se Kryepiskopi juaj, ashtu si shėn Pavli nuk dėshiroi ar dhe argjend, por tė pėrkushtohej te Krishti duke e treguar me vepra dashurinė e tij pėr Tė. “Kur pamė filmin, lotuam me gjendjen e mjerueshme tė Kishės, qė gjeti Kryepiskopi Anastas. Zoti, nėpėrmjet Kryebariut tuaj, ju ka dhėnė dhurata dhe do t’ju japė akoma mė shumė. Pashė se me sa gėzim e tregoni mirėnjohjen tuaj ndaj Kryepiskopit nė kėngėt dhe nė vallet tuaja. Kur unė tė kthehem nė Afrikė dhe tė kėrcej me tingujt e timpaneve mė mijėra fėmijėt e mij afrikanė, do t’ju kem edhe ju nė zemrėn time. Kur mbas shumė vitesh Kisha juaj tė ketė pėrparuar, ju do tė kujtoni gjithmonė njeriun qė e ka ngjallur atė”. Patriarku shprehu urimin qė mbas 20 vjetėsh tė vinte sėrish nė Shqipėri pėr tė festuar edhe 100 vjetorin e Kryepiskopit Anastas.

    Kryepiskopi Anastas nė pėrshėndetjen e tij pėr rininė tha: “Nuk gjej dot fjalė pėr t’u shprehur. Zemra ime ėshtė e pėrmbushur me njė mallėngjim tė thellė qė e shpreh fjala, faleminderit. Me tė gjithė zemrėn ju uroj dashuri, gėzim, paqe dhe gjithmonė me Krishtin”.

    Me gėzim rinor dhe fjalėt falėnderuese tė Primatėve, u mbyll edhe dita e dytė e vizitės zyrtare dhe paqėsore tė Patriarkut tė Aleksandrisė.

    Tė hėnėn, datė 2 Nėntor, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhori II do tė takohet me Presidentin e Republikės, Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Jashtėm, Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, si dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė dhe pėrfaqėsues tė trupave diplomatikė tė akredituar nė Shqipėri.



    Aleks Curi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2009 mė 11:10

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhori II, takohet me krerėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar

    Dita e tretė, datė 2 Nėntor 2009

    Dita e tretė e vizitės zyrtare dhe paqėsore e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhorit II i ishte rezervuar takimeve tė njėpasnjėshme me krerėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar. Nė kėto takime, zyrtarėt e lartė shqiptarė shprehėn nderimet mė tė larta pėr Patriarkun e Afrikės, i uruan me gėzim mirėseardhjen, si dhe vlerėsuan figurėn e Kryepiskopit Anastas qė ngjalli dhe ringriti Kishėn e shkatėrruar tė Shqipėrisė.

    Patriarku Theodhor II u takua me Presidentin e Republikės, z. Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar, pasi u uroi mirėseardhjen shprehu kėnaqėsinė pėr kėtė takim duke vėnė nė pah edhe rėndėsinė e madhe tė kėsaj vizite tė shumėpritur tė prelatėve tė lartė jo vetėm pėr besimtarėt ortodoksė, por pėr mbarė popullin shqiptar. Presidenti Topi theksoi rolin e jashtėzakonshėm tė luajtur nga udhėheqėsit shpirtėrorė pėr promovimin e vlerave mė tė mira tė fesė, pėr rritjen e besimit ndaj Zotit, pėr fuqizimin e harmonisė ndėrfetare dhe paqes shoqėrore nė shėrbim tė arritjes sė njė jete mė tė mirė pėr tė gjithė.

    Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Fortlumturia e Tij, Theodhori II, pasi shprehu mirėnjohjen pėr pritjen edhe nė emėr tė delegacionit qė e shoqėronte, vuri nė dukje rėndėsinė e shembullit tė rrallė e tė vyer qė ofron Shqipėria pėrsa u pėrket bashkėjetesės dhe tolerancės ndėrfetare duke theksuar se: “Zoti ėshtė dashuri! Zoti ėshtė paqe pėr tė gjithė, pavarėsisht pėrkatėsive tė veēanta fetare!”

    Fortlumturia e Tij, Theodhori II vlerėsoi rolin e Presidentit Topi si simbol i bashkimit tė popullit shqiptar duke shtuar se vizita tė tilla tė ndėrsjellta, tė rangjeve mė tė larta tė udhėheqėsve qoftė shpirtėrorė, qoftė politikė, duhet tė jenė mė tė shpeshta nė mėnyrė qė tradita e vjetėr e komunikimit mes popujve, kulturave, feve dhe historive tė vendeve tė Mesdheut tė shtrihet e tė thellohet akoma edhe mė tej nė shėrbim tė ndėrtimit tė njė bote dhe shoqėrie njerėzore mė tė mirė.

    Patriarku i Aleksandriės nė vijim u takua me Kryeministrin e Shqipėrisė, z. Sali Berisha. Kryeministri Berisha vlerėsoi rolin e Kryepeshkopit Anastas nė ngjalljen e fesė nė Shqipėri dhe nė krijimin e lidershipit shqiptar nė drejtimin e Kishės Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Gjithashtu, ai theksoi rolin e rėndėsishėm qė luan Kisha Orthodokse nė zhvillimin shpirtėror tė Afrikės. “Progresi i sotėm i botės varet nga progresi i Afrikės. Kjo ėshtė arsyeja qė qeveria shqiptare ka vendosur qė vitin e ardhshėm tė marrė pjesė nė ndihmat qė i jepen kėtij kontinenti”, tha Kryeministri Berisha.

    Fortlumturia e Tij, Theodori II vlerėsoi rindėrtimin nga themelet tė Kishės Orthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe ndryshimet e realizuara nė Shqipėri nė vitet e fundit.

    Edhe Kryetarja e Parlamentit, znj. Jozefina Topalli, priti nė takim zyrtar Primatin e Afrikės. Duke shprehur kėnaqėsinė pėr kėtė vizitė Patriarku i Aleksandrisė bėri pėrgėzimet e tij pėr progresin e arritur nga Shqipėria. “Ju pėrgėzoj pėr hapat e mėdha qė Shqipėria ka bėrė,- tha Primati i Kishės aleksandriane,- dhe gjithashtu jam i lumtur qė takohem me ju, pasi personaliteti juaj ėshtė tepėr i njohur pėr veprimtarinė aktive nė kėto vite.”

    Kryetarja e Kuvendit pasi u shpreh se ndihet e nderuar qė pret nė kėtė vizitė tė parė njė personalitet kaq tė lartė tė Kishės Ortodokse, u ndal nė marrėdhėniet mes besimeve fetare nė Shqipėri. Kryetarja e Kuvendit theksoi se harmonia dhe toleranca mes feve nė vendin tonė ėshtė njė thesar i rrallė, qė e ka shndėrruar Shqipėrinė nė njė vend model pėr tė tjerėt. “Kjo harmoni ėshtė njė aset i yni,- tha ajo,- dhe ne ndihemi krenarė pėr kėtė vlerė tė ēmuar”. Zonja Jozefina Topalli vlerėsoi kontributin e Kishės Orthoodhokse nė Shqipėri dhe rolin e veēantė tė Kryepeshkopit Anastas, jo vetėm pėr punėn e tij nė pėrēimin e vlerave humane, por edhe pėr bashkėpunimin e shkėlqyer me pėrfaqėsuesit e besimeve tė tjera fetare.

    Patriarku i kontinenit afrikan u takua edhe me Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama. Kryebashkiaku i shprehu Patriarkut gėzimin pėr vizitėn e tij dhe i dhuroi atij njė ikonė tė Shėn Theodhorit. Ndėrsa Kryepiskopit Anastas, me rastin e ditėlindjes i bėri njė dhuratė qė mbarte njė simbolikė tė veēantė, njė libėr lutjesh orthodhokse qė ishte trashėguar brez pas brezi nė njė familje tė persekutuar pėr besimin e tyre gjatė periudhės sė komunizmit nė Shqipėri.

    Patriarku Thedhor i shprehu urimet mė tė mira z. Rama pėr punėn e bėrė nė zhvillimin e Kryeqytetit dhe e informoi atė pėr punėn bamirėse qė bėn Kisha Orthodhokse nė Afrikė me ndėrtimin e spitaleve, shkollave dhe qendrave sociale. Ai theksoi edhe rolin kryesor qė kishte Kryepiskopi Anastas nė Afrisė nė pėrgatitjen e kuadrove kishtarė lokalė.

    Mbasditen e tė hėnės u organizua njė pritje zyrtare nė ambjentet e hotel “Tirana International”, ku ėshtė akomoduar edhe delegacioni i Kishės aleksandriane, me dhjetėra tė ftuar, ku merrnin pjesė, Kryetarja e Kuvendit, Ministri i Jashtėm dhe Zv/Kryeministri, ministra tė tjerė tė kabinetit qeveritar, deputetė dhe ambasadorėt e Egjitptit, SHBA, Rusisė, Greqisė dhe pėrfaqėsues tė trupave tė tjerė diplomatikė tė akredituar nė Tiranė.

    Gjatė kėsaj pritjeje, Patriarku Theodhor dhe Kryepiskopi Anastas mirėpritėn ēdo tė ftuar duke ndarė me tė jo vetėm pėrshėndetjet e rastit, por edhe mendime tė ndryshme mbi aktualitetin shoqėror dhe realitetin kishtar nė Shqipėri dhe Afrikė.

    Nė fjalėn e tij, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhori II, uroi Kryepiskopin Anastas pėr 80 vjetorin e ditėlindjes sė tij duke vėnė nė dukje edhe njėherė faktin qė Kryepiskopi Anastas ishte mėsuesi dhe udhėheqėsi i tij shpirtėror. Patriarku vlerėsoi edhe pėrparimin e Shqipėrisė, si dhe vlerat e saj tė ēmuara shpirtėrore nė bashkėjetesėn dhe harmoninė fetare. “Edhe nė Egjipt,- nėnvizoi Patriarku,- jetojmė nė harmoni tė krishterė e muslimanė dhe falenderojmė njėkohėsisht edhe Presidentin z. Mubarak pėr mbėshtetjen qė na ka dhėnė nė kryerjen e punės sonė.
    Kryepiskopi Anastas shprehu falėnderimet pėr urimet e Patriarkut dhe theksoi se pėrbėnte njė gėzim tė veēantė pėr tė fakti qė nxėnėsi i tij ishte bėrė mė i mirė se mėsuesi. Ai u uroi tė gjithėve paqen, dashurinė dhe harmoninė qė buron vetėm qė lartazi, nga Perėndia.

    Tė martėn, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė do tė marrė pjesė nė festimet jubilare me rastin e mbushjes 10 vjet tė funksionimit tė qendrės diagnostikuese “Ungjillėzimi” nė Tiranė. Mė pas ai do tė niset drejt qytetit tė Korēės.

    Aleks Curi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2009 mė 11:19

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhori II viziton Klinikėn Orthodhokse “Ungjillėzimi” dhe pritet me madhėshti nė qytetin e Korēės

    Dita e katėrt, datė 3 Nėntor 2009

    Nė vijim tė vizitės sė tij paqėsore dhe zyrtare nė Shqipėri, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhori i II ka parė nga afėr institucione dhe departamente tė ndryshme shėrbimi tė Kishės sonė, themeluar dhe ndėrtuar me iniciativė dhe fonde tė mbledhura nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Imzot Anastasi.

    Kėshtu, dy Primatėt vizituan Kompleksin Polifunksional “Nazaret”, ku ndodhet punishtja e qirinjve, studio ikonografike, pėrpunim dhe gdhendje druri dhe shtypshkronja “Ngjallja”. Nė vazhdim, Patriarku Theodhor do tė vizitonte edhe Institutin e Formimit Profesional “Frymė Dashurie”, qė tashmė, pas dhjetė vjetėsh eksperiencė pedagogjike, sipas njė dėshire tė hershme tė Kryepiskopit Anastas, do tė shndėrrohet nė Universitetin Jo-Publik “Logos” me programe studimore tė akredituara nga Ministria e Arsimit dhe me nivel tė njehsuar me Shkollat e Larta, qė njihen zyrtarisht nga shteti dhe funksionojnė nė Shqipėri.

    Vizita e Patriarkut, do tė shėnonte stacionin e radhės nė Qendrėn Diagnostike Orthodhokse “Ungjillėzimi”, ku do tė zhvillohej njė aktivitet jubilar me rastin e 10 vjetorit tė funksionimit tė kėsaj klinike. Nė kėtė aktivitet, Patriarku Theodhor dhe delegacioni qė e shoqėronte do tė njiheshin me statistika tė sakta mbi numrin e vizitave, specialitetet dhe aparaturat moderne qė dispononte klinika, si dhe planet dhe objektivat pėr tė ardhmen.

    Patriarku Theodhor do tė shprehte habinė e tij pėr ato ēka kishte parė kėto ditė nė Shqipėri, si edhe pėr nivelin e lartė tė shėrbimit qė ofrohej nė Klinikėn “Ungjillėzimi”. Ai theksoi se edhe gjatė vizitės sė tij paqėsore, po vazhdonte tė mėsonte prej veprės sė Kryepiskopit Anastas, madje kishte porositur shoqėruesit e tij tė mbanin shėnime tė veēanta, qė tė merrnin eksperiencė dhe tė mund tė aplikonin edhe nė Afrikė shėrbime dhe ndihmesa tė ngjashme. “Kryepiskopi Anastas,-nėnvizoi Patriarku,- e di se njeriu nuk ėshtė vetėm shpirt dhe lutje, por edhe mish dhe trup dhe kėtė e tregon edhe me kujdesin e tij social dhe shėndetėsor qė ka organizuar nė Shqipėri. Ju pėrgėzoj pėr pėrparimin dhe punėn e mrekullueshme”.

    Kryepiskopi Anastas nė fjalėn e tij falenderoi Patriarkun Theodhor pėr fjalėt e tij tė mira dhe vlerėsimin e lartė dhe vijoi se suksesi nuk i dedikohet vetėm njė personi, por tė gjithė ekipit qė punon me dashuri dhe pėrkushtim. Ai vuri nė dijeni vizitorėt e lartė se pėrballė Qendrės Diagnostike, nė njė ndėrtesė tė blerė posaēėrisht do tė hapet sė shpejti njė klinikė okulistike moderne, si njė sfidė e re pėr dhjetėveēarin e ardhshėm qė po fillon nė departamentin e shėndetėsisė sė Kishės.

    Vlen tė theksojmė se nė Polilklinikėn Orthodhokse, qė prej kohės kur u inaugura nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I, nė vizitėn e tij zyrtare nė Shqipėri, e deri mė sot janė kryer mbi 900.000 vizita, analiza dhe ekzaminime tė ndryshme mjekėsore .

    Mė pas, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhori II, sė bashku me delegacionin qė e shoqėronte, u nis drejt qytetit tė Korēės. Aty do t’i rezervohej njė pritje madhėshtore, e denjė pėr njė qytet me kulturė dhe tradita tė lashta orthodhokse. Sheshi para Katedrales ishte mbushur plot me njerėz dhe tė rinjtė vallėzonin nėn tingujt e gėzueshėm tė muzikės tradicionale korēare.

    Pritja zyrtare qė iu rezervua Patriarkut aleksandrian kulmoi me dhoksologjinė qė u psal nė Kishėn Katedrale tė “Ngjalljes sė Krishtit”. Mitropoliti i Korēės, Imzot Joani i uroi mirėseardhjen Patriarkut nė qytetin e Korēės dhe theksoi se ardhja e tij pėrbėnte njė ngjarje historike, pasi pėr herė tė parė nė historinė e tė gjithė Kishės, Patriarku i Aleksandrisė viziton vendin tonė dhe qytetin e Korēės. Mitropoliti i Korēės pėrmendi faktin se Patriarku i Aleksandrisė sjell me vete dhe historinė e lavdishme dhe ndriēimin e Fronit aleksandrian, si dhe tė Patriarkėve tė Mėdhenj tė Aleksandrisė, Athanasit tė Madh, Kirillit, Joan Pėrdėllimtarit qė mbeten mėsues tė pėrjetshėm tė teologjisė dhe tė vėrtetės orthodhokse. Ai iu drejtua edhe Kryepiskopit Anastas: “Ju faleminderit Fortlumturi qė sollėt nė qytetin tonė Patriarkun e Aleksandrisė dhe sinodhinė e tij tė nderuar. Ju faleminderit Fortlumturi qė zgjodhėt tė festonit 80 vjetorin e lindjes suaj sė bashku me ne. Ju e dini qė Korēa ju do dhe ju vlerėson shumė pėr tė gjithė punėn tuaj pėr ngjalljen e Kishės sonė, sepse ne ishim tė vdekur shpirtėrisht dhe ju na dhatė jetė pėrsėri mė Krishtin”.

    Patriarku Theodhor nė pėrshėndetjen e tij falenderoi Mitropolitin Joan pėr pritjen mbresėlėnėse qė kishte organizuar, si dhe gjithė qytetarėt e Korēės. “Mėsuesi im, Kryepiskopi Anastas,-vijoi Patriaku,-mė tha se nė Korēė ndihet si nė atdheun e tij. Pėr kėtė arsye ai ka njė kujdes dhe dashuri tė veēantė pėr ju. Prandaj ju ka caktuar edhe njė Mitropolit tė ri dhe energjik, vėllain tim shumė tė dashur mė Krishtin, Imzot Joanin. Ai ėshtė biri juaj, nga Shqipėria, qė flet me ju nė gjuhėn tuaj, qė ju kupton shumė mirė hallet dhe brengat tuaja dhe qė pėrpiqet me gjithė shpirt pėr t’ju ndihmuar dhe udhėzuar pėr shpėtimin tuaj, tė bijve shpirtėrorė qė i ka besuar Perėndia. Nė Kishėn Orthodhokse bindja ndaj Episkopit ėshtė rregull thelbėsor pėr suksesin dhe pėrparimin shpirtėror. Ju kėshilloj qė t’i qėndroni afėr Mitropolit tuaj dhe t’i bindeni atij nė ēdo gjė, ashtu siē kėshillojnė Etėrit e Kishės, qė tė keni gjithmonė hirin dhe bekimin e Perėndisė”.

    Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Imzot Theodhori II do tė qėndrojė edhe ditėn e mėrkurė nė qytetin e Korēės. Nė katedralen e qytetit do tė kryhet edhe bashkėmeshim Patriarkal dhe Sinodial me pjesėmarrjen e dy Primatėve. Mė pas Patriarku do tė marrė pjesė nė njė sėrė aktivitetesh zyrtare qė janė organizuar pėr nder tė vizitės sė tij paqėsore nė Shqipėri.


    Aleks Curi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-11-2009 mė 11:25

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Bashkėmeshimi i dy Primatėve nė qytetin e Korēės dhe aktivitetet me rastin e 80 vjetorit tė
    Kryepiskopit Anastas, shėnojnė edhe pėrmbushjen e vizitės zyrtare dhe paqėsore tė
    Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Thedhori II


    Dita e pestė, datė 4 Nėntor 2009

    Qyteti i Korēės, i njohur pėr traditėn e tij Orthodhokse u zgjua mėngjesin e sė mėrkurės nga tingujt e kambanave tė Katedrales “Ngjallja e Krishti” qė lajmėronin besimtarėt pėr bashkėmeshimin e dy Primatėve nė kuadėr tė vizitės zyrtare dhe paqėore tė Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe tė gjithė Afrikės, Imzot Theodhorit II.

    Kjo ditė, mbarte edhe njė gėzim tė veēantė pėr tė gjithė besimtarėt e Shqipėrisė, pasi pėrkonte me pėrvjetorin e tetėdhjetė tė ditėlindjes sė Kryepiskopit Anastas, pėr tė cilin kishin pėrgatitur edhe dhurata dhe surpriza tė shumta.

    Nė Liturgjinė Hyjnore, bashkė me popullin qė kishte tejmbushur Katedralen, merrnin pjesė edhe Kryetari i Bashkisė, z. Niko Peleshi, Prefekti, z. Koēo Bello, Kryetari i Qarkut, z. Ilia Milo, pėrfaqėsues diplomatik, tė besimeve tė tjera, etj.

    Nė fund tė Liturgjisė, Mitropoliti i Korēės u uroi mirėseardhjen dy Primatėve dhe theksoi se vizita e Patriarkut ishte historike dhe do tė mbetet e paharrueshme nė historinė e qytetit tė tij. Nė vijim Mitropoliti njoftoi pjesėmarrėsit pėr vendimin e Kėshillit Bashkiak qė nė shenjtė mirėnjohjeje, me rastin e ditėlindjes, i jepte rrugės qė lidhte Telekomin me Mitropolinė e shenjtė, emrin e Kryepiskopit Anastas.

    Patriarku nė fjalėn e tij, pasi shprehu falenderimet e tij pėr Mitropolitin dhe popullin e Korēės pėr mikpritjen e tyre abramiane theksoi: “Dje Korēa na priti me shi tė ftohtė, sot na pret me djell tė ndritshėm. Edhe qielli tregon ngazėllimin e engjėjve, pikėrisht ditėn e lindjes sė Kryepiskopit Anastas… Falenderoj autoritetet lokale per vendimin e tyre, pasi rruga qė do tė marrė emrin tuaj do tė mbetet pėrjetė njė simbol mirėnjohjeje pėr veprėn tuaj. Perėndia i surprizave, sikundėr theksoni ju, vendosi qė unė tė jem sot kėtu, pėr tė festuar ditėlindjen tuaj, jo vetėm si nxėnėsi dhe biri juaj shpirtėror, por edhe si Primat i Kishės sė Aleksandrisė”.

    Nė vijim, Patriarku i Aleksandrisė, nė prezencė edhe tė episkopėve qė e shoqėronin e shpalli Kryepiskopin Anastas “Bamirės tė Madh tė Patriarkanės sė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės”, vendim qė u shoqėrua me brohoritje nga tė pranishmit. Patriarku i dhuroi Kryepiskopit edhe njė statujė tė vogėl qė paraqiste misionarin Anastas nė mes tė fėmijėve afrikanė, me nėnshkrimin nė tre dialekte afrikane “Kisha lokale e Kenias i ėshtė mirėnjohėse Atit tė Madh, Kryepiskopit Anastas”.

    Nė fjalėn e tij Kryepiskopi Anastas falenderoi Patriarkun pėr urimet. “Jam tepėr i mallėngjyer sepse brenda 24 orėve po pėrballem me surpiza tė shumta, qė nė mėnyrė fisnike dhe tė bukur, dashuria juaj i kishte pėrgatitur. Ju falenderoj, Fortlumturia Juaj, Papė dhe Patriark i Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės pėr vizitėn tuaj, sepse prezenca juaj afėr nesh na fali dashuri, mbėshtetje dhe fuqi. Gjėrat qė thatė mė prekėn thellė sepse Afrika ėshtė dashuria ime”

    Mė pas, Kryepiskopi shprehu edhe gėzimin qė ditėn e lindjes sė tij e festonte nė qytetin e Korēės, sepse besimtarėt korēarė e kishin mbėshtetur gjithmonė, sidomos nė orė tė vėshtira. Por, Kryepiskopi Anastas theksoi edhe rrezikun qė mund tė fshihet duke vazhduar: “Kur po meshoja nė altar, i thashė vetes, kujdes nga lavdėrimet e shumta. Mund tė tė shkaktojnė njė dehje shpirtėrore qė tė largojnė nga dashuria e Krishtit. Le tė jetė lutja dhe urimi juaj, jo pėr shumė vite, por pėr kohė qė tė jetoj ashtu siē do Perėndia me pastėrti dhe pėrulėsi… Nė botė nuk ka propozim mė tė mirė se jeta e krishterė. Prandaj pranova tė shėrbej nė Shqipėri, si vend i privuar nga besimi orthodhoks”.

    Nė drekėn qė shtroi Mitropoliti i Korēės pėr nder tė dy primatėve, fjala u mor edhe nga personalitete tė tjerė tė artit, letrave, profesorė universiteti dhe pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, tė cilėt falenderonin Patriarkun pėr vizitėn e tij dhe uronin edhe Kryepiskopin pėr ditėlindjen, duke i paraqitur atij edhe dhuratat e ndryshme simbolike. Patriarku do tė rezervonte edhe njė tjetėr surprizė pėr Kryepiskopin, kur kėndoi njė kėngė popullore tė Kretės, e cila fliste pėr njė shqiponjė, duke simbolizuar kėshtu figurėn e fuqishme tė Kryepiskopit Anastas, i cili edhe pse nė kushte tė vėshtira, arriti tė fluturonte lart, ashtu si shqiponja. Gjatė kėsaj dreke zyrtare edhe Mitropolitėt afrikanė, Imzot Jeronimi dhe Imzot Jonai treguan historitė e jetės sė tyre, sesi Kryepiskopi Anastas, me predikimet dhe shembullin e tij, kishte ndryshuar jetėt e tyre duke i pėrgatitur ata nė mėnyrėn e duhur kishtare pėr detyrėn e lartė tė episkopit.

    Artistėt dhe tė rinjtė e qytetit tė Korēės kishin organizuar edhe njė koncert festiv madhėshtor me rastin e vizitės sė Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės. Koncerti qė u shfaq mbasditen e sė mėrkurės do tė mblidhte nė sallėn e teatrit shumė spektatorė, tė cilėt kishin ardhur pėr tė nderuar vizitorėt qė vinin nga kontinenti afrikan. Nė fund tė koncertit, Mitropoliti i falenderoi edhe njėherė dy Primatėt pėr prezencėn e tyre kėtė ditė tė shėnuar dhe theksoi se vizita e tyre ia kishte shtuar ndriēimin dhe bukurinė qytetit tė Korēės. Ai paraqiti edhe dy dhurata simbolike, njė pikturė tė Katedrales sė qytetit pėr Patriarkun Theodhor dhe njė portret pėr Kryepiskopin Anastas.
    Patriarku Theodhor falenderoi artistėt e Korēės pėr evenimentin e bukur qė kishin pėrgatitur dhe uroi nga zemra Kryepiskopin Anastas pėr ditėlindjen e tij. Ai e konsideroi si njė vullnet tė Pėrkujdesjes Hyjnore faktin se ishte i pranishėm sė bashku me sinodhinė e tij, nė kėtė ditė gėzimi pėr Kishėn e Shqipėrisė. Edhe Kryepiskopi Anastas i falenderoi qytetarėt e Korēės pėr tė gjitha dhuratat dhe surprizat qė kishin pėrgatitur dhe shtoi se ndjente njė gėzim tė veēantė qė gjendej nė Korēė, sepse ndjehej si nė shtėpinė e tij, mes vėllezėrish dhe bijve tė tij shpirtėrorė.

    Kėshtu, me kėtė aktivitet u mbyll edhe vizita zyrtare dhe paqėsore e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, Theodhorit II. Patriarku, nė krye tė delegacionit zyrtar zhvilloi dhe pėrmbushi me sukses tė plotė, vizitėn e tij pesėditore nė Kishėn e Shqipėrisė. Ai pati rastin tė shikonte pėrparimin dhe zhvillimin e madh tė Kishės sė Shqipėrisė, e cila nėn drejtimin e frymėzuar tė Kryepiskopit Anastas, ishte ringritur nga hiri dhe kishte njohur kulmin mė tė madh historik, qė pas goditjeve fatale qė i kishte dhėnė sistemi totalitar pėr 23 vjet me radhė. Patriarku do tė shprehte habinė e tij tė vazhdueshme me ēdo zhvillim dhe arritje tė Kishės qė ai konstatoi gjatė vizitės sė tij hisorike nė Shqipėri duke theksuar sa herė qė i jepej rasti se: “Ne po jetojmė njė mrekulli, ēdo ditė tė vizitės sonė ne pamė nga afėr ringjalljen e Kishės sė Shqipėrisė dhe rilindjen shpirtėrore tė shqiptarėve. Ati dhe mėsuesi ynė, Kryepiskopi Anastas, vazhdon ende tė na mėsojė, jo vetėm me fjalėt dhe vizionin e tij hierapostolik, por edhe me veprėn e tij madhėshtore, suksesi i sė cilės tė jep garancinė se ky misionar i fuqishėm dhe Kryebari i madh ka tėrhequr mbi Kishėn qė udhėheq, Hirin mrekullibėrės tė Perėndisė dhe ka fituar me personalitetin qė rrezaton, zemrat e tė gjithė bashkėpunėtorėve dhe bijve tė tij shpirtėrorė”.

    Me kėto pėrshtypje tė larta dhe konsiderata tė sinqerta, me falenderime tė cilat shpreheshin nė ēdo ditė tė kėsaj vizite zyrtare, me mallėngjim tė fortė dhe ndriēim ngjallėsor u pėrmbush kjo vizitė e parė zyrtare dhe paqėsore e Papės dhe Patriarkut tė Aleksandrisė dhe gjithė Afrikės, qė pėrbėn njė ngjarje historike kishtare, sepse Kisha e Shqipėrisė, pėr herė tė parė nė historinė e saj, vizitohet nga njė delegacion i kėtij niveli tė Kishės aleksandriane.

    Ditėn e Enjte, datė 5 Nėntor 2009, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisė sė bashku me delegacionin qė e shoqėronte u largua nga vendi ynė. Nė aeroport, vizitorėt e lartė tė Kishės sė Afrikės u pėrcollėn nga Kryepiskopi Anastas dhe nga anėtarėt e Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės sė Shqipėrisė. Kishin ardhur pėr tė pėrcjellė Patriarkun edhe ambasadorėt e Egjiptit dhe tė Greqisė. Para se tė nisej, Patriarku Thedhor deklaroi: “Po marr me vete pėr t’u shpėnė bijve tė mij tė Afrikės, ndriēimin paskal tė Kishės sė Shqipėrisė, dritėn e Ngjalljes sė Anastasit…”


    Aleks Curi

  9. #9

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Per viziten e Patriarkut te Aleksandrise lexoni informacione ne orthodoxalbania.org.

    Te gjitha lajmet zyrtare te Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise i gjeni ne www.orthodoxalbania.org.

    Faleminderit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •