Luke Kaēaj: Letra e fundit ..

» Dėrguar mė: 03/11/2008 - 09:06

Suzana Varvarica Kuka

Mėsojeni kohėn tė mos hajė bijtė e vet”. Ndėrsa jam ndeshur pėr herė tė parė me kėtė shprehje kam bėrė pyetjen se: “Cili a kush mundet ta mėsojė kohėn tė mos hajė bijtė e vet”? Ende nuk e kam marrė njė pėrgjigje edhe pse kohėt e mendimit tė lirė janė shtruar nė sofrėn shqiptare. Kjo shprehje lundron nė ujrat e mendimeve tė mia, kur ndeshem me emrat e tre tė mėdhenjve tė kulturės sonė. Ata janė basi dhe ish studenti franēeskan Luka Kaēaj, i lindur nė Bajzė – Aliaj tė Malsisė sė Madhe, nė 1924; piktorin dhe ish studentin franēeskan Lin Delija, i lindur nė Shkodėr, nė 1925/1926; shkrimtarin dhe fraēeskanin At Zef Pllumbi, i lindur nė Renc tė Lezhės nė 1925/26. Rėnditja e emrave tė tyre ėshtė zgjedhur e tillė nė arsye tė ditės sė lindjes dhe nė arsye tė fakteve qė At Zef Pllumbi i ka lėnė tė treguara e tė shkruara.
Mbase mė kėtė shkrim tentoj t‘i jap pėrgjigje pyetjes sime. Nuk‘di a do mundem t‘ja dal mbanė.
Le ta nisim nga Italia, toka pėrball detrave Jon dhe Adriatik. Le tė vlerėsojmė se ēfarė dinė tė bėjnė njerėzit e saj. Disa prej tė cilėve kanė vendosur t‘i kalcifikojė nė traditė kulturore veprimtaritė dhe tre emra tė personaliteteve shqiptare. Udhėtimi im i dijeve nė kėtė njohje filloi nė vitin 2002, kur u pėrurua Muzeu “Lin Delija e Carlo Cesi”. Lin Delija, emėr shqiptar qė arrin tė tė bėjė krenar, pasi ėshtė ndėr tė parėt personalitete tė artit dhe tė besimit fetar, qė njė vend i huaj i kushton vemendje deri nė ngritjen e njė muzeu. Kjo do tė thotė shumė si nė vlerėsimin kombėtar ashtu dhe nė atė artistik. Mė pas deri nė ditėt tona kanė ndodhur shumė ngjarje. Nė emėr tė Kaēajt, Delijas dhe Pllumbit, Shoqata Kulturore Italiane “Lin Delija – Carlo Cesi”, me datė 18 Tetor 2008, nė Antrodoco organizoi njė takim bashkiak, kulturor dhe vlerėsues mbi kalvarin e vėshtirėsive tė jetės sė tyre. Nė kėtė takim Luka Kaēaj zuri njė vend nderi. Pėrfaqėsia italiane cilėsoi se vlerat e artit dhe tė besimit tė Kaēajt, Delijas dhe Pllumbit janė tė lidhura ngushtėsisht me kėtė qytet tė pastėr, plot ajėr e ujė nė kėmbėt e malit Giano. Pėrfaqėsuesit shqiptar deputet dhe bashkiak i‘u dhanė atyre falenderime dhe besimin pėr njė binjakėzim ndėrmjet bashkive, Antrodoco e Rietit dhe Bajzė e Lezhės.
Ata ishin tre shqiptarė verior, me tre veprimtari intelektuale nė fushat e artit dhe tė besimit. Ata ishin bashkėkohės dhe bashkėstudentė tė Kuvendit Franēeskan “Gjuhadoli” tė Shkodrės. Nė mesin e viteve `30 tė shekullit tė shkuar mėsuan dhe u edukuan me pėrkatėsinė e besimit fetar dhe me njohuri enciklopedike shkencore dhe artistike. Ēdo njėri prej tyre u rrit si franēeskan, por u edukua nė talentin e vet. Ishin miq ndėrvedi dhe jeta e rėndė e persekutimit, e burgut dhe e arratisjes i ka lidhur pazgjidhshmėrisht edhe pse u ndanė prej njėri-tjetrit dhe u gjendėn nė rrugė, nė vitin 1946, kur besimi komunist filloi tė zėvendėsonte tė gjitha besimet e tjera, kur forcat e tij shkatėrruan Kuvendin dhe shkollėn e tyre. Nuk u takuan mė pas kėsaj ngjarje. Takimi i tyre ndodhi pas viteve `90, por kalvari i jetės plot shqetėsime nuk arriti tė tretej edhe nė demokraci.
Disa nga faktet tė informojnė se Lini jetoi mes antrodokanėve italianė. Ata u kujdesėn deri nė vdekjen e tij, nė vitin 1994. Ata i pėrballuan varrimin. E kujtojnė sot nė ēdo pėrvjetor. I kanė ngritur njė muze nė emrin e tij dhe ėshtė njė muze i mrekullueshėm, i vendosur nė mjediset e Muzeo Nell‘ Antico Convento di Santa Chiara, in Via Roma nė Antrodoco. Nė fillim tė viteve ‘90 erdhi disa herė nė Shqipėri dhe nė Shkodėr kishte planin e tij pėr tė pikturuar Kishėn e Madhe. E prezantoi planin dhe nuk kėrkoi asnjė shpėrblim. Askush nuk e dėgjoi. Nė muzeun e bibliotekės sė Kuvendit tė rihapur “Gjuhadoli”, nė Shkodėr, ekspozohen 34 vepra tė tij. Njė fakt qė At Zef Pllumbi e thotė me shumė kėnaqėsi. Nė muzetė dhe galeritė laike tė Shqipėrisė nuk i ėshtė ekspozuar asnjė punim edhe pse i ka dėrguar vendit tė tij nė vitin 2004 njė koleksion prej 26 veprash. Nė vitin 2006, nė emėr tė tij u deklarua nga Shoqata kulturore “Lin Delija – Carlo Cesi” se do tė dhurohej njė pikturė e tij kushtuar portretit tė Gjergj Fishtės, e vitit 1979, me pėrmasa 152 x 103 cm. Askush nuk e mori pėrsipėr ta materializonte aktin e dhurimit apo tė ulej nė bisedime edhe pse pala shqiptare nuk do tė kishte asnjė shpenzim.

Vepra sot ėshtė pronė e njė kishe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė takimet e mia tė herė pas herėshme me At Zef Pllumbin mėsova mbi lidhjet e tė treve. Mėsova rreth dijeve dhe rreth respektit qė kishin ndėrmjet vedit. Mėsova rreth kodit tė tyre fetar, rreth kodit tė respektit intelektual. Nėse Lin Delija do tė arratisej dhe do tė vuante pėr rreth 8 vite nė tokėn socialiste tė ish Jugosllavisė e mė pas do tė arratisej pėrsėri prej saj drejt Italisė, ku gjeti prehjen e vet artistike, i madhi Luka Kaēaj dhe i dituri At Zef Pllumbi do tė jetonin nė Shqipėri. Ata nuk e meduan se toka mėmė mund tė kthehej nė njė ferr tė vėrtetė pėr jetėn e tyre. Luka Kaēaj ishte i talentuar, kishte njė zė qė trondiste kėdo qė e dėgjonte. Nė kuvend, Lini pikturonte dhe Luka kėndonte. Ai shquhej pėr njė zė krejt tė veēantė dhe tė padėgjuar ndonjėherė. Lini e merrte model Lukėn e Luka e merrte si zė tė dytė Linin. At Zef Pllumbi kujton se: “Fiziku dhe koka e tij ishin njė mrekulli e Lini dėshironte, qė personazhet e shenjtėve t`i ngjanin Lukės. Punonin bashkė, rrokeshin e kapeshin. Luka bėnte shaka e Lini ishte i sertė. E mė pas zėrat e tyre bėheshin bashkė dhe i gjithė kuvendi oshėtinte prej dy zanave tė burrave tė rinj, qė i`u kėndojshin shtojzovalleve”.

Unė, vet, e kujtoj pėr disa kohė pedagogun dhe baritonin Luka, qė kishte tė gjitha cilėsitė e njė malėsori aristokrat verior, ashtu siē shkrimtari kroat dhe miku i shqiptarėve Milan Shuflaj do t‘i pėrshkruante nė librin “Serbėt dhe Shqiptarėt”. Mirėsinė e tė cilit e zbuluan sėrbėt dhe e vranė nė vitin 1931. Luka studioi operistikė nė Konservatorin rus “Ēajkovski”. Mori prej andej tė gjitha lavdet qė mund tė ketė marrė ēdo kėngėtar i madh i operave klasike. E quajtėn mjeshtėr, bariton me vlera universale. Kėndoi nė teatrot operistikė rus. U kthye nė atdhe me njė opinion tė papėrsėritshėm pėr askėnd tjetėr. Kėndoi nė operan shqiptare. Disa studentė tė kantos patėn fatin ta kishin pedagog. Nė vitin 1965 e ftuan tė kėndonte nė Balshoj Teatėr dhe shteti shqiptar nuk e lejoi. Edhe sot, tė gjithė ata qė kanė qenė tė pranishėm e tė rrjeshtuar nė hyrje tė Akademisė sė Arteve nė Tiranė, nė vitit 1974, do ta kujtojnė si fatin e tyre tė keq, memorizimin e arrestimit tė gjigandit tė zėrit. Ai mbante mbi supe pallton e tij dhe duart para tė prangosura si armik i popullit. Cili e di arsyen le ta shkruaj. Mjeshtri i madh, zėri i tė cilit mpakte emocionalisht ēdo dėgjues nė skenė, nuk mund tė ishte aspak armik i popullit. A do mundet ndokush t‘kėrkoj falje pėr tė? Ai vuajti mjediset e burgjeve. Doli prej andej i dėrmuar. Tė gjithė do tė mbajnė mend lotėt dhe rrudhjen e portretit tė tij, kur po i afrohej varrit tė Anės sė tij tė bukur dhe besnike. Vdiq nė vitin 2001 dhe dėshiroi tė varrosej nė varrezat e periferisė sė Kurbinit. Luka, nuk e ka portretin nė mjediset e Teatrit tė Operas dhe Baletit. Luka, nuk ka ende asnjė shenjė memoriale, qė publiku shqiptar tė mund ta kujtojė. Lė tė kujtojmė se Luka nė 18 tetor 2008 u kujtua pėr zėrin e tij, pėr besimin e tij nė Antrodoco. Zėrat e “Scuola Cantorum” kėnduan nė nder tė vlerės sė tij muzikore.

Duke u kthyer pėrsėri nė Antrodoco kam arritur tė memorizoj prej 10 vitesh, nėpėrmes fakteve tė shkruara dhe tė prekura drejtėpėrsėdrejti shumė veprime, qė pa frikė do t‘i quaja veprime tė madhėrishme tė qytetarėve italianė, ndėrmjet tyre Armando Nicoletti, kėshillues kulturor pranė Bashkisė sė Antrodokos, njohės, koleksionues i veprės sė Lin Delisė, mik i Kaēaj dhe i At Zef Pllumbit, iniciator i veprimtarive kulturore, qė lidhen me personalitetet shqiptarė Kaēaj, Delija dhe Pllumbi; Maurizio Faina prej disa herėsh Kryetar i Bashkisė sė Antrodocos dhe mbėshtetės i fuqishėm i faktit dhe i kulturės shqiptare nė kėtė zonė; Guseppe e Fabio Grassi, i pari mik i Kaēajt dhe i dyti, Kryetar i Shoqatės Kulturore “Lin Delija e Carlo Cesi”, ish student i tij nė Akademinė e Via Mentucia-s. Kėta banorė, tė njė qyteti tė vogėl, nė periferi tė Romės, tė cilėt nuk mund ta kuptojmė mė jetėn e tyre, nėse nuk arrijnė tė promovojnė tre figurat tona shqiptare, n‘a japin shėmbullin mė tė mirė se si duhet tė respektojmė edhe ne personalitetet tona. E thėnė kėshtu, shija ėshtė paksa e hidhur, kur mendon se vendi ynė Shqipėria nuk ka arritur ende tė zbulojė plotėsisht vlerat e tyre, nuk ka arritur ende t‘ju japė vendin e merituar dhe pėr kėtė flasin shumė fakte.

Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė vitin 2002 erdhi njė ftesė nga Bashika e Qytetit tė vogėl Antrodoco, tė provincės Rieti, nė rajonin e Lazios. Ajo e njoftonte Galerinė tė ishte prezente nė pėrurimin e veprimtarive nė nder tė Lin Delisė. Njė komunikim i tillė nuk u vendos. Mė pas erdhi njė ftesė e dytė, nė vitin 2004, qė ftonte Galerinė Kombėtare tė Arteve, nė Tiranė, tė ishte presente nė pėrurimin e librit tė artit kushtuar Lin Delisė, me titull “Lin Delija- All`incrocio degli Sguardi” tė autorėve Roberto Bua, arkitekt dhe ideator i Muzeut “Lin Delija-Carlo Cesi” dhe historianes sė artit Silvia Cuppni, njohėse nė thellėsi e veprės sė tij. Kjo ftesė vendosi lidhjen e parė, pėr fat tė mirė timin dhe tė Galerisė me Lin Delinė. U prezantua njė libėr arti model, me njė koncept bashkėkohor dhe ku evidentohen dy anė tė artit tė Delisė. E para e lidh me thėnien e tij: “Mendimi im ėshtė arti i shenjtė” dhe ana e dytė i pėrket tė gjithė krijimtarisė, e cila lidhet me shprehitė ekspresive tė temave nga jeta e pėrditshme. U ktheva nga Antrodoco me vrullin, pėr tė zbuluar jetėn dhe krijimtarinė e Delisė nė tokėn shqiptare, nė Shkodėr nė kohėn e kuvendit dhe arrita tė takoj tė gjithė njerėzit qė e kishin takuar dhe tė afėrmit e tij. Nga ky kėrkim kam pėrgatitur njė material shumė interesant tė jetės sė tij tė panjohur dhe kam zbuluar disa cilėsi artistike qė e pasurojnė mendimin pėr tė. Mendova se do tė mundėsohej botimi i njė libri, pasi ndėrhyri dhe At Zef Pllumbi, qė mė ka dhėnė njė intervistė tė mrekullueshme. Por kjo nuk ndodhi dhe ende nuk ka ndodhur. Njė libėr pėr Delinė ende nuk duan ta financojnė, edhe pse kam aplikuar. Nė vitin 2005, Shoqata nė Antrodoco organizoi njė veprimtari shumė tė zgjeruar pėr Lin Delinė, ku integrohen ekspozime tė krijimtarive tė ish studentėve shqiptarė tė Lin Delisė, qė kishin emigruar drejt Italisė, pas viteve `90. Prilli i 2005 i takoi skulptorit shqiptar Genti Tavanxhi. Nuk ėshtė kjo shumė e rėndėsishme pėr kėtė shkrim, se sa kopja e njė prej letrave tė fundit qė mund tė ketė dėrguar Luke Kaēaj, tė cilėn ma dha Armando Nikcoletti, tė cilin kultura shqiptare duhet ta vlerėsojė maksimalisht.

Letra i drejtohet nė adresė Armando Nicoletti-t, tė cilin e qujnė dishepull i Lin Delisė. Kush e njeh do tė thotė se ėshtė plotėsisht njė pėrcaktim i drejtė. Ajo ėshtė nisur me datė 11. 01. 97 nga Shkodra dhe ka mbritur me 17. 01. 97 nė Atrodoco. Ėshtė njė letėr ambigue. Ėshtė njė letėr ngushėllimi ndėr dy krahėt. Me mirėsjellje ai ngushėllon babin e Giuseppe Grasit dhe me keqardhje i tregon atyre se ka nevojė tė ngushėllohet pėr jetėn e tij tė vėshtirė e qė nuk ka mė shpresė nė Shqipėri.

Teksti i letrės:
“…Ju kėrkoj falje qė nuk ju kam shkruar prej disa vitesh, por detyrohem t`ju them se nė jetėn time nuk kam qenė korrekt pėr sa i pėrket korrespondencės. Gjithmonė do tė jeni tė respektuar dhe tė paharruar pėr mua, Ju Luciana dhe Guseppe Grassi. Ju nuk keni humbur vetėm burrin dhe babin tuaj, por dhe njė njeri tė pazėvendėsueshėm…duhet tė mė besoni qė dhe unė jam hidhėruar thellėsisht. Nė kėtė rast tė dhimbshėm merrni tė gjitha ngushėllimet e mia mė tė sinqerta…
Jam i sigurtė qė dėshironi tė dini diēka rreth meje. Kanė kaluar tre vjet qė jam kthyer nė vendin tim. Ende deri mė sot jam duke u endur si njė nomad, pėr rreth katėr qyteteve, ku banojnė miqtė e mi, sepse nuk mė kanė dhėnė ende shtėpinė time. Nuk e di ende se kur do tė ma japin, qė mė nė fund dhe unė tė gjej pak qetėsi. Nė kėtė moshė pothuajse 72 vjeēare ėshtė shumė e vėshtirė tė jetosh nė kėto kushte. Si pasojė kam qenė shumė i sėmurė dhe sinqerisht ju them se kam menduar qė ka ardhur ēasti i vdekjes sime. Ėshtė kaq e vėrtetė sa kam thėrritur priftin tė mė japė sakrimentet e shenjta. Mė vjen keq sepse kam konstatuar qė edhe nė praninė e qeverisė sė tanishme nuk pres asgjė tė mirė, sepse ėshtė njė rregjim i gjithi neokomunist. Kėnaqėsia ime mė e madhe nė kėto tre vitet e fundit ka qenė inagurimi i Kishės sė Fretėrve Franēeskanė, ku kam filluar tė kėndoj qė kur kam qenė fėmijė dhe qė ka qenė transformuar nga komunistėt nė njė kinema. Nė koncertin e organizuar, pėr kėtė rast, me datė 28 tetor, kam kėnduar romancėn e Fieskos nga opera Simone Boēanegra tė Guseppe Verdit.
Pėr mua ishte njė gėzim i madh, kur mora letrėn prej teje, i dashuri im Armando. Tė falėnderoj qė mė kujton. Prej mė se 35 vitesh jam duke pritur me ankth ēastin e lehtėsimit tė dhimbjeve tė mia. Nuk e di kurdo tė jetė. Me fantazinė time tė sėmurė kam konstatuar dhe parė rrudhat e zemrės time, qė janė thelluar shumė.
Me respektin mė tė madh dhe mirėnjohjen e tellė. Luka Kaēaj.

Nga kjo letėr mėsojmė se si koha i ka hangėr bijtė e saj. Ajo nuk na paralajmėron ende sesi ta mėsojmė kohėn tė mos hajė bijtė e saj.

gsh.