Jo Banished, nuk besoj se eshte shume i fryre artikulli i Savianos. Eshte e fryre nga TV propaganda per mikrokriminalitetin shqiptar si vjedhjet e banesave, prostitucioni e shperndarja e droges, por jo per krimin e organizuar.
Nje here beja muhabet me nje ish-ushtarak te "Folgore", kishte qene pjese e regjimentit "Col Moschin" (per ata qe nuk e dine, e barabarte me "Delta Force"), dhe shpesh here kishte bashkepunuar ne misione te ndryshme per SISMI ne zonen e ballkanit. Me habiti kur me tha qe linjat e trafiqeve te pista, te cilat kalojne nga territoret shqiptare ekzistojne qe rreth fundit te viteve '70 dhe nuk kane ndryshuar per asnje moment. Eshte e pamundur, me tha, te zbulohen dhe te infiltrohen kanalet. Maksimumi, deri ne fundin e viteve '90 dhe fillimin e viteve '00, ishte kapja e ndonje ngarkese te madhe apo te vogel nga informacione qe vinin nga "pritesit" italiane.
Por, sinqerisht, armata e 300 mercenareve shqiptare qe nisen nga Rinasi per ne Napoli, siē thote Saviano, me duket shume e ekzagjeruar. Ndoshta edhe mund te gabohem ...
Krijoni Kontakt