-
Policia me maska po terrorizon banorët e Karadakut të Shkupit
Policia me maska po terrorizon banorët e Karadakut të Shkupit
Prania e vazhdueshme e njësive speciale policore për rreth fshatrave të Karadakut të Shkupit ka shtuar shqetësimet e banorëve lokal të Malinës, Brezës dhe Tanushës.
Banorët theksojnë se janë nën presion të vazhdueshëm të policisë dhe se janë caqe të përherhshme të provokimeve. Shqetësimi është paraqitur nëpërmjet një konference për media edhe nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).
Kryetari i degës së kësaj partie në Butel të Shkupit, Rasim Murati ka theksuar se qytetarët e Shkupit dhe në veçanti ata të fshatrave të Karadakut: Malinë, Brezë dhe Tanushë ditëve të fundit janë nën presion të vazhdueshëm të policisë.
“Ata ndalen nga ana e policëve të maskuar dhe të armatosur rëndë pa ndonjë arsye”, ka theksuar Murati. “Gjithë ky siklet për këta fshatarë ka qenë permanent, por kohën e fundit është intensifikuar, ndërsa tani policia e Maqedonisë ka aktivizuar edhe pikat të cilat i ka pasur gjatë konfliktit të 2001-shit”, ka deklaruar Murati, duke shtuar se kjo po tregon edhe servilitetin e partisë shqiptare në Qeveri, BDI-së, e cila nuk ka qasje në realitetin që po ndodhë dhe se siç shtoi ai nuk ka qasje as në parandalimin e së keqes që po i përgaditet shqiptarëve.
PDSH ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të shqyrtojnë këtë situatë dhe të parandalojnë këtë të keqe, që siç thuhet po i përgaditet shqiptarëve nga ana e policisë së Maqedonisë. ”I apelojmë BDI-së dhe atij zëvendësministri të saj anonim, që urgjentisht të tërhiqen nga Qeveria, pasiqë edhe ashtu janë vetëm dekor”, ka theksuar Murati, duke alarmuar mediat të dalin në terren dhe të njihen me situatën. (INA)
-
-
nje komentator maqedon qka shkruan dhe qpo thot
Друже, молам строго до темата.
Нема отстапување.
Сека мораме акале или не да држиме ист к*рс- да бидеме единствењни во своите ставови ако сакаме во сето ова да успеме..........
Сега е правиот момент.....
Ви благодарам што нема ад идете со било какви коментари и провокации..........
Дајте нашата заклетва, нашата единственост нека бидат појаки од албанската БЕСА.........
komentator i = orlov
http://forum.idividi.com.mk/forum_po...TID=7543&PN=47
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt