Gafa e Xhaferrit pėr eshtrat e I. Qemalit. PS: Ky s'mund tė pėrfaqėsojė Kulturėn
TIRANE- Jo vetėm tė pafalshme pėr mungesėn e njohurive elementare, por edhe tė pafalshme pėr gėnjeshtrėn e hapur pėr negociatat me Italinė pėr njė marrėveshje qė nuk mund tė ekzistojė.
Kėshtu ėshtė shprehur sot PS-ja pėrmes zėdhėnėses, pėr gafėn e ministrit tė Kulturės, Ferdinand Xhaferri i cili ka deklaruar se ėshtė duke negociuar personalisht pėr kthimin e eshtrave tė Ismail Qemait nė atdhe, kur ato kanė vite e vite qė prehen nė Vlorė.
"Ėshtė e pafalshme pėr njė Ministėr Kulture, tė mos ketė njohuritė mė elementare mbi vendndodhjen e eshtrave tė njeriut qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Ėshtė edhe mė e pafalshme, qė njė Ministėr i kėsaj Qeverie tė gėnjejė hapur opinionin publik duke thėnė se po negocion personalisht me palėn Italiane njė marrėveshje qė nuk mund tė negociohet, pasi nuk mund tė ekzistojė"- tha zėdhėnėsja Imeraj pėrmes njė komunikimi me mediat.
Sipas PS-sė, deklarata e Ferdinand Xhaferrit ėshtė njė tregues i qartė se drejtimi i Shqipėrisė ėshtė nė dorėn e njerėzve plotėsisht tė paaftė pėr tė drejtuar, por ekspertė pėr tė mashtruar.
"Ky ministėr, nuk mund tė jetė kurrsesi Ministri i Kulturės i Republikės sė Shqipėrisė. Niveli kulturor i Z. Xhaferri tregon se ai nuk mund tė drejtojė kėtė institucion dhe nuk mund tė pėrfaqėsojė vlerat kulturore dhe historike tė Shqipėrisė", - pėrfundon deklarata.
Gafa e Xhaferrit
Ministri i ri i Kulturės Ferdinand Xhaferri, ka bėrė njė gafė qė ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture.
Duke folur pėr deklarimet e kohėve tė fundit mbi kthimin e eshtrave tė Ahmet Zogut e Nėnė Terezės nė Shqipėri, nė njė emission televiziv nė Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht qė tė rikthente nė atdhe "eshtrat e shumė personaliteteve dhe shqiptarėve tė mėdhenj, mes tė cilėve edhe eshtrat e Ismail Qemalit" (!!)
Replikės sė moderatorit tė emisionit qė thoshte "me sa di unė, eshtrat e Ismail Qemalit nė Shqipėri janė...", ministri i Kulturės i Republikės iu pėrgjigj mė shumė se njėherė, duke kėmbėngulur nė tė vetėn, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetė pėr kėtė problem me Italinė (!!).
Eshtrat e Ismail Qemalit prehen nė Vlorė. Jane levizur ne vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur ne 1844 vdiq ne Itali ne 1919, dhe trupi i tij u sol ne Kanine te Vlores, ku u varros fillimisht.
******************
Si u sollėn eshtrat e Ismail Qemalit nė Vlorė
Kastriot Dervishi
Megjithėse kishte vdekur qysh nė vitin 1919, qe sjellė nga Italia dhe qe varrosur nė Kaninė tė Vlorės, varri i kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista "Minerva" e 8 janarit 1932 shkruan nė faqe tė parė tė saj se ishte "zbuluar" varri i njeriut qė zė fillin nė krye tė listės sė kryeministrave tė Shqipėrisė.
Mė mbledhjen e Parlamentit tė datės 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotė se ka vizituar sė bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit nė Vlorė, dhe se ėshtė befasuar nga gjendje jo tė mirė e varrit. Pasi u bisedua pėr rregullimin e varrit tė Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave tė tij nė Vlorė si dhe ngritjen e njė monumenti kėtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thėnė se pėr njė qėllim tė tillė, Mbreti Zog kishte paguar shumėn e 1 mijė frangave ar.
Po nė kėtė seancė tė Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kėrkuar tė zbardhej destinacioni i parave tė grumbulluara mė parė nė fillim tė viteve 20‑t, pėr qėllimin e sipėrpėrmendur, duke bėrė pėrgjegjės pėr njė shpėrdorim tė tillė Q.K dhe Z.P.
Disa dittė mė vonė mė 18 dhjetor 1931, nė gazetėn "Besa", ish prefekti i Vlorės, Zenel Prodani i dėrgon njė letėr tė hapur deputetit Fejzi Alizoti, tė titulluar "qeveria tė hetojė". Midis tė tjerash nė kėtė letėr ai thotė:
"Nė njė diskutim qė mbajta me rastin e 28 nėntorit 1922, kur isha prefekt nė Vlorė, propozova ngritjen e njė monumenti plakut tė kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje tė nxehta dhe pa humbur kohė u formua njė komision prej patriotėsh tė vėrtetė e tė ndershėm pėr tė pėrgatitur fushatėn e ndihmave. Nga shumė vise tė Shqipnis muarėm pėrgjigje pėrgėzimesh pėr iniciativėn e marrė dhe s'mungonin tė na siguronin se apelit tonė do t'i pėrgjigjeshin me gjithė shpirt. Megjithė qė ėshtė kohė e gjatė prej 9 vjetėsh dhe ėshtė e natyrshme qė tė mos mbaj mend mirė hollėsitė e zhvillimit tė ēėshtjes, di me siguri se pėrveē 4 ‑ 5 napolonash tė dėrguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhės ‑ shėnim) dhe diēka nga Vlora, nuk u mblodhnė gjė tjetėr sa isha unė atje mbase mė vonė u transferova nė Berat".
Parlamenti cakton pėrfaqėsuesit e tij pėr ceremoninė e Vlorės
Mė 22 nėntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parė e tij u ēel nga deputeti mė i vjetėr Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin mė tė ri Zoi Xoxa. Nė fillim tė seancave tė para tė tij Parlamenti pėrpara se tė zgjidhte kryesinė e tij (mė 3 dhjetor), zgjodhi pėrfaqėsuesit e tij nė ceremonitė qė do tė zhvilloheshin nė Vlorė pėr nder tė kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemali, tė cilėt ishin Eshref Frashėri dhe Zoi Xoxa.
Pėrveē tyre nė ceremoni morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe pėrfaqėsuesit e qeverisė, Milto Tutulani dhe Hilė Mosi
Ceremonia e zhvilluar nė Vlorė
Mė 29 nėntor 1932, gazeta "Besa" pėrshkruan ceremonitė e zhvilluara njė ditė mė parė nė Kaninė dhe Vlorės. Ndėr tė tjera gazeta shkruan:
"Njė brohoritje e zjarrtė dhe e zgjatur qė ushtoi tėrė sheshin, i pėrshėndeti autoritetet kur erdhėn dhe duartrokitjet vazhduan tė paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit pėr tė marrė fjalėn e hapjes sė kremtimit dhe pėr tė pėrshėndetur pėrfaqėsuesit qė kishin ardhur tė merrnin pjesė nė gėzimin e popullit vlonjat".
Kortezhi i formuar nė sheshin e Vlorės ka vazhduar mė pas rrugėn drejt Kaninės, ku pas hapjes sė varrit, trupi i Ismail Qemalit ėshtė gjetur pjesėrisht i tretur. Pas fotografimit nė shumė plane, trupi pa jetė i Qemalit ėshtė vendosur nė njė arkivol tė posaēėm.
Me flamurin qė ėshtė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, janė bėrė fotografitė e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora i dorėzohet prefektit i cili ja jep ministrit tė Arsimit Hilė Mosi, i cili do ta dorėzonte nė Muzeun Kombėtar.
Ceremonia nė Kaninė ia ka lėnė radhėn asaj tė qė do tė zhvillohej nė Vlorė. Nėn tingujt e muzikės sė pėrmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet nė Vlorė nga formacione paraushtarakėsh. Nė sheshin qendror tė qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, nė emėr tė Mbretit Zog zbuloi pllakėn e monumentit tė punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalėn nė emėr tė Mbretit.
Pas tij ministri i Arsimit, Hilė Mosi ka thėnė midis tė tjerash:
"...I dashtuni Mbreti ynė, Zog I, i frymėzuem nga ndjenja e nderimit pėr hartonjėsin plak tė indipendencės sonė, desh qė eshtnat e kėtij veterani tė prehen nė njė varr madhėshtor nė njė shesh tė dukshėm historik tė qytetit tė tij lindor, pėr t'i simbolizuar brezave tė sotėm e tė ardhshėm, bindjen e dashuninė qė duhet tė kenė rrėnjosur ndėr zemrat e tyne pėr atdhe e pėr flamur".
Mesazhin telegrafik tė Mbretit nė kėtė aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte kėtė pėrmbajtje:
"Me kėnaqėsinė ma tė madhe marr pjesė nė gėzimin e popullit tė Vlorės, nė kėtė ditėlindje pėr kombin tonė. Sakrificat qė ka ba populli i Vlonės pėr pavarėsinė dhe mbrojtjen e atdheut tonė janė fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik tė Vlonės se bashkė me patriotin e madh tė kombit tonė, Ismail Qemali, tė gjithė dėshmorėt janė gjallė nė shpirtin tim".
Aktivitetet e kėsaj ditė nė Vlorė janė mbylluar me shfaqjen e pjesės teatrore "Agimi i Lirisė" dhe tė nesėrmen me pjesėn "Besa shqiptare".
Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 - 1919)
Lindi mė 24 janar 1844 nė qytetin e Vlorės nė njė familje tė pasur dhe me tradita. Mė 1858 studioi nė gjimnazin "Zosimea" tė Janinės. Nė moshėn 16 vjeēare ishte pėrkthyes nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane. Ndoqi studimet nė jurisprudencė. Nė vitin 1862 ishte zv/drejtor i ēėshtjeve politike nė Vilajetin e Janinės. Mė 1868 ishte kryesekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Perandorisė. Mė 1870 ishte guvernator i Varnės dhe i Danubit tė Poshtėm. Kalon mė pas nė detyra tė tjera tė rėndėsishme nė Perandorinė Osmane. Mė 1990 u largua nga Stambolli pėr tė qėndruar pėrkohėsisht nė Athinė. Mė 1908 vjen nė Vlorė dhe zgjidhet deputet i Beratit. Mė 5 nėntor 1912 shkoi nė Vienė ku bisedoi me pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha. Inicoi njė Kuvend Kombėtar i cili mė 28 nėntor 1912 shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Me vendim tė kėtij Kuvendi u emėrua kryeministri i parė i Shqipėrisė, dhe ushtroi pushtet simbolik nė njė pjesė tė vogėl tė vendit pasi pjesa mė e madhe ishte pushtuar nga hordhitė serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorėheqjen mė 22 janar 1914 pas tė ashtuquajturit komplot tė Beqir Grebenesė dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Pas kėsaj u largua nga Shqipėria pėr nė Nicė tė Francės, pėr t`u kthyer disa muaj mė pas e pėr t'u larguar sėrish nė Itali. Vdes nė rrethana tė dyshimta nė Peruxhia tė Italisė mė 24 janar 1919.
Ėshtė botuar libri i tij me kujtime "Kujtime" (anglisht) nė Londėr mė 1920, i cili edhe ėshtė ribotuar kėto vitet e fundit nė Shqipėri.
Shekulli
Ministri i kultures F. Xhaferri duke folur ne nje emision ne Ora News ka deklaruar se do ktheje ne shqiperi eshtrat e Ismail Qemalit ...........
Nuk besoj se gaboj qe po te pytesh kedo ne shqiperi te pakten ne 90% te pergjigjeve do te thone se varri i I. Qemalit ndodhet ne shqiperi ne Vlore
Ministri i ri i Kulturės Ferdinand Xhaferri, ka bėrė njė gafė qė ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture.
A duhet te jete me minister ky "legen"....????
O Sali tra.pi po ver o derbardh ndonje te prokopise te pakten qe te mbuloje dhe gafat e tua se me te tille ministra aha ............
Krijoni Kontakt