Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Krimbat e perandorisė

    Pershendetje !Qe ne fillim kerkoj te pershendes inisiativen e intekektualeve shqipetare si i ndruari Gjon Keka, i cili jep nje kontribut te cmuar per te nxjerre ne pah vlerat e indentitetit kombetare.Ja sa bukur na e pasqyron autori-

    [SIZE="4"]Vlera e indentitetit tone kombetare dhe kulturore duhet te jete nje qellim ne vetvete dhe nje pasqyre qe ne ia afrojme botes,dhe jo nje vello e huaj qe te mos na shoh askush dhe te mos na zbuloje askush se kush jemi ne te vertete, po ashtu si nje pasqyre e thyer ku dalin ne shesh shume fytyra te deformuara te kombit nga sulmi i perandorise osmane,sepse kete menyre e tere bota do te qeshte me pamjen dhe do te habitej me veshjen e kombit shqipetare me rroba te huaja orientale.Eshte e udhes qe kombi Shqipetare te filloje te perpiqet thelle per te korrigjuar gabimet e brendeshme te tij.[/SIZE

    KRIMBAT E PERANDORISE


    Krimbat e perandorisė
    E Merkure, 28 Tetor 2009 23:07
    Nga Gjon KEKA
    Gjersa kombe tė tjera tė dala nga periudha dhe luftėra tė ndryshme gjatė historisė kanė arritur t’i konsolidojnė dhe t’i vėnė nė vendin e tyre ēėshtjen e identitetit kombėtar dhe shtyllat e tij tė rėndėsishme, nė gadishullin ballkanik respektivisht te Kombi Shqiptar gjėrat kanė shkuar nė drejtimin e mjerueshėm duke lėnė qė ndėrtesa e tyre e kulturės dhe identitetit kombėtar tė ndėrtohet me anė tė copave tė perandorisė otomane dhe tė ndėrtesės sė fundit tė ish-Jugosllvaisė. Duke ditur se kombi Shqiptar ėshtė njė ndėr kombet mė tė vjetra tė gadishullit ballkanik qė ka njė gjenezė etnike prehistorike e tė lashtė ilire, sot ka mbetur i coptuar, i veshur me petk tė huaj dhe i mbushur me krimba orientalė tė perandorisė otomane.
    Tani ky kombe pas kėtij aksidenti tragjik tė historisė sė tij ka veshur rroba tė huaja orientale dhe ėshtė mbėshtjellur njė rrjet merimangash brenda tij duke humbur dita ditės identitetit e tij origjinal dhe kulturėn e tij tė lartė tė civilizimit. Prandaj nga kjo duhet thėnė se nėse njė komb prodhon mė shumė primitivizėm, injorancė, urrejtje, nacionalizėm tė kuq dhe mohon identitetin e tij, edhe shpirti i kėtij kombi mbetet larg shekujve, civilizimit modern dhe zhvillimit bashkėkohor. Kėto prodhime orientale tė mbetura nga pluhuri i perandorisė otomane po i trashėgojnė disa krimba qė nuk dėshirojnė qė kombin Shqiptar ta shohin duke lulėzuar dhe duke pasur njė faqe tė ndritur nė historinė e kombeve moderne, por ata dėshirojnė qė kombin Shqiptar ta gėrryejnė dalėngadalė me anė tė kėtyre dukurive tė errėta orientale qė sot nė shekullin XXI duken sheshit nė mbarė trojet shqiptare. Njė komb mund ta helmojnė shumė gjėra duke u nisur nga ideologėt satanikė, doktrinat e thata, ėndėrrimtarėt e verbėr e deri tė miu helmues dhe krimbi gėrryes.
    Sidomos tani bota ėshtė e mbushur me ėndėrrimtarė satanikė dhe rrėfimtarė tė ēmendur tė kohėrave tė shpellave tė errėta, prandaj nė lidhje me kėtė kombi shqiptar nuk duhet tė lejojė tė terrorizohet nga krimbat, madje edhe minjtė orientalė, sepse do mund tė vijė nė rrezik shuarja e kombit nė pėrgjithėsi.
    Turpi mė i madh i njė kombi ėshtė kur ai mban si tė veten njė rrobe (identiteti) tė pushtuesit tė huaj si pjesė tė identitetit tė tij, dhe mendon se me kėtė veshje ata mund tė mbulojnė kujtesėn historike dhe tė vėrtetėn. Por njė komb pa kujtesėn e tij historike ėshtė njė komb pa tru dhe pa tė ardhme. Forca e njė kombi qėndron nė integritetin e tij tė plotė tė identitetit, kulturės, kujtesės dhe tė vėrtetės sė tij historike pastaj civilizimit nė pėrgjithėsi dhe ruajtja e kėsaj shtėpie integrale me dashuri ashtu qė pamja ndaj botės tė jetė rrezonuese.
    Vlera e identitetit tonė kombėtar dhe kulturor duhet tė jetė njė qellim ne vetvete dhe njė pasqyrė qė ne ia ofrojmė botės, e jo njė vello tė huaj qė tė mos na shohė askush dhe tė mos na zbulojė askush se kush jemi nė tė vėrtetė, po ashtu jo njė pasqyrė e thyer ku dalin nė shesh shumė fytyra tė deformuara tė kombit nga sundimi i perandorisė otomane, sepse nė kėtė mėnyrė e tėrė bota do tė qeshte me pamjen dhe do habitej me veshjen e kombit Shqiptar me rroba tė huaja orientale. Ėshtė e udhės qė kombi Shqiptar tė fillojė tė pėrpiqet thellė pėr tė korrigjuar gabimet e brendshėm tė tij (gabimet shpirtėrore ku ėshtė kėputur lidhja me rrėnjėt, identitetin dhe tė vėrtetėn e tij historike) vetėm nė kėtė mėnyrė kombi Shqiptar do tė tregohet i menēur, komb me vizion tė qartė dhe njė komb qė miraton brenda vetvetes sė tij shikime tė reja drejtė njė tė ardhme tė ndritshme dhe tė civilizuar.
    Prandaj vetėm nėse nė zemrėn e njė kombi janė kėputur zinxhirėt e skllavėrisė dhe ka ndodhur ndryshimi rrėnjėsor, mund tė fillojnė t’i japin leksione pėr lirinė dhe ndryshimin tė tjerėve, nė tė kundėrtėn do mbesin gjithnjė tė demoralizuar, pa tė ardhme dhe me njė rrėfim tė trishtuar tė historisė sė tyre.
    Nga kjo mund tė thuhet se nėse ne e dimė historinė dhe e kuptojmė thellė identitetin tonė, rrėnjėt tona, kulturėn, atėherė nuk do te mashtrohemi aq lehtė nga elita politike, qeveritė qė vijnė njėra pas tjetrės apo ideologėt partiakė, intelektualėt, studiuesit dhe historianėt me qasje orientale. Sepse pikėrisht tė vetmen gjė qė njė shtet, njė individ, apo institucion, apo disa nga krimbat e minjtė orientalė nuk mund tė burgosin apo ta shkatėrrojnė ėshtė e vėrteta e historisė sė kombit Shqiptar. Njė mrekulli nuk ėshtė asgjė mė shumė ose mė pak se kjo, qė ēdo komb qė ka ardhur nė dijeni tė identitetit tė tij tė vėrtetė ka zbuluar nė vetveten e tij njė pasuri tė ēmuar qė do t’i shėrbente edhe botės nė pėrgjithėsi si njė vlerė e pėrbashkėt. Jo rastėsisht nė lidhje me pjesėn e ēmuar tė njė komb pra kulturės, identitetit dhe qytetėrimit tė tij shkrimtari politik, filozofi dhe diplomati Francez Joseph Marie de Maistre ka nėnvizuar se “kudo qė ėshtė gjetur njė altar, aty ekziston qytetėrimit”, nė kuadėr tė kėsaj dihet se trojet shqiptare janė tė mbushur me altar tė cilat tregojnė qartė historinė, traditėn dhe kulturėn e tyre tė civilizimit perėndimor. Por sot nė kėtė kohė e sidomos gjatė periudhės sė pushtimit tė perandorisė otomane dhe tani kėto altarė apo kėto gjurmė janė mbuluar nga pluhuri i perandorisė otomane duke ndėrtuar mbi kėto gjurmė historike tė sė vėrtetės sė kombit Shqiptar njė kulturė dhe njė elemente djallėzisht tė huaj i cili po e dėmton dhe po e ēon nė dekadencė kombin Shqiptar. Dhe atėherė kur njė komb gjendet nė dekadencė, gjithmonė nevoja e tij e shpėtimit lidhet nė referencėn e tė vėrtetės historike, rrėnjėve dhe identitetit tė tij origjinal, pastaj referencat e njerėzve tė urtė tė tij qė lindin pėr ta shpėtuar nga shuarja e tij e plotė. Dhe krejt nė fund nganjėherė kombet dhe individėt mendojnė si bretkosa, shndėrrohen nė krimba dhe minj qė nė njė mėnyrė apo tjetėr janė rreziku mė i madh i humbjes sė vizionit dhe i identitetit tė plotė tė kombit Shqiptar. Sepse kur dihet se shumica e njerėzve tė kombit Shqiptar nuk ėshtė me tė vėrtetė e lirė, pa identitetin dhe kulturėn e tyre tė vėrtetė, atėherė ai ėshtė i izoluar nga krimbat orientalė dhe minjtė e perandorisė otomane tė cilėt gjoja se gdhendin nga jashtė ndėrtesėn e bėrė nga copat e pluhurit tė perandorisė otomane dhe asaj bizantine, ndėrsa brenda ėshtė humnerė dhe tmerr. Por kur njė komb ka identitetin e tij tė vėrtetė dhe vizionin e tij tė qartė, atėherė ky komb ka njė tė ardhme tė sigurtė. Sepse njė komb me vizion dhe identitetin e tij tė vėrtetė nuk ka vend pėr t'u frikėsuar, nuk ka asnjė arsye pėr frikėsim, por detyrė e tij ėshtė qė tė ecė nė rrugėn e tij tė progresit dhe tė zhvillimeve moderne duke u bėrė kėshtu pjesė e botės sė qytetėruar dhe demokratike. Kombi shqiptar duhet t’i tregojė botės se ai dėshiron tė jetė njė rrėfim i mirė dhe njė tregim i suksesshėm i ecjes nė shinat e zhvillimeve tė pėrbashkėt krah pėr krah me botėn demokratike nė proceset e saj zhvillimore. Gjithashtu duhet nėnvizuar se ėshtė koha qė kombi Shqiptar me njė pėrgjegjėsi tė madhe historike tė hap dhuratėn e tij tė fshehur nė vetvete aty ku e kanė mbuluar perandoritė e huaja dhe tė zhvesh nė tėrėsi veshjen e rrobave orientale, ashtu qė tė vishte me pėrgjegjėsin e tij kombėtare, tė identitetit, kulturės dhe nė kėtė mėnyrė kombi Shqiptar tė ecė dhe tė ndiejė siguri se ėshtė pjesė e qytetėrimit botėror dhe njė aktor i rėndėsishėm nė botėn demokratike e jo njė komb apo njė mjedis tragjik i Europės dhe botės. Duhet tė mendojmė edhe siē mendonte presidenti i njėzet e tetė amerikan Ėoodroė Ėilson nė lidhje me pėrkatėsin e kombeve dhe tė qytetėrimit tė tyre se vėrtetė “ne jemi qytetarė tė botės. Tragjedia e kohės sonė ėshtė se ne nuk e dimė kėtė”.


    Nje urim te vecante dhe per stafin e gazetes SOT, qe me te tille artikuj rrit cdo dite reputacionin e saj.Faleminderit!!Anesti_55

    O Zot sa te vegjel me duken politikanet shqipetare perballe nje fuqie te tille intelektuale !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 29-10-2009 mė 10:18

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    gabimet shpirtėrore ku ėshtė kėputur lidhja me rrėnjėt, identitetin dhe tė vėrtetėn e tij historike---kudo qė ėshtė gjetur njė altar, aty ekziston qytetėrimit--Duke ditur se kombi Shqiptar ėshtė njė ndėr kombet mė tė vjetra tė gadishullit ballkanik qė ka njė gjenezė etnike prehistorike e tė lashtė ilire, sot ka mbetur i coptuar, i veshur me petk tė huaj dhe i mbushur me krimba orientalė tė perandorisė otomane.
    Tani ky kombe pas kėtij aksidenti tragjik tė historisė sė tij ka veshur rroba tė huaja orientale dhe ėshtė mbėshtjellur njė rrjet merimangash brenda tij duke humbur dita ditės identitetit e tij origjinal dhe kulturėn e tij tė lartė tė civilizimit,ENCIKLOPEDIA SHQIPETARE SE PARI TE PERMIRESOHET Perandoria osmane,dhe turkia e sodit ne histori nuke hyne si serbia me fallcifikime,mali zi ZEMRA serbe,Kosova Zemra serbe,SHKODRA zemra serbe,Vlora zemra greke,Ohridi zemra bullgare,keta carat dhe dushanat paskan pasur aeroplana,SHKUPI qendra serbe,etj KREJTE KETO JANE HESHTJE TE SHQYPNISE ENCIKLOPEDIT SLLAVE JANE FALLCO ska lidhje perandoria Otomane,ENCIKLOPEDIA e HUEJ nuke ka drejte te MANIPULOJE me TOKAT SHQIPETARE dhe ti baje DJEP DHE CIVILIZIM te TYRE,ARGUMENTE KEMI SA TE DUASH keto civilizime Sllave kure nuke kane qene ne SHKODER ,ne KOSOVE ne SHKUP,krejte ashte e lejuemete sllavet,perdorin emnin SKLLAV dhe nji dite edhe roma do te jet e tyre,gabimi ashte tek ne te ENCIKLOPEDIA SHQIPETARE.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •