
Postuar më parë nga
Dielli_ime
Peniel,
Kerkoj falje qe po hyj pak si nga kendi, por u nxita prej ketyre rreshtave qe i ke shkruar. Besoj se krejt keto shkrime, edhe pse nuk i kam lexuar me shume vemendje, bejne fjale per rolin e Kishes (ku futen edhe prifterinjte, meshtaret) si ndermjetesuese. Nese jam gabim, injorojeni kete shkrim. Nese jam ne teme, atehere po i drejtoj pyetjet e meposhtme per te kuptuar pak me shume ate qe dua te them.
Ti thua se kerkon vargje nga Bibla. E pyetja ime eshte: Nga cila Bibel? Pra, kush e hartoi Biblen qe e kemi ne duar ti dhe une sot? Kur u hartua ajo? Pergjigjja eshte fare e thjeshte: Bibla u hartua diku rreth shekullit IV pas Krishtit. Ata qe punuan per hartimin e saj ishin te krishteret e asaj kohe qe ndaheshin sipas ritit lindor dhe atij perendimor. Pra, ishin prifterinj, murgj, besa edhe pape qe vendosen per percaktimin se cfare do te quhet liber i shenjte (i frymezuar nga Shpirti Shenjt) e cfare jo.
Po si ia kishin bere te krishteret te shkonin perpara ne ecjen e tyre shpirterore pa shkrime te shenjta? Pa Bibel? E kam zhvendosur kete bisede dhe kete pyetje tenden sot ne kohe, dhe mendoj per Penielin e para 1700 vjeteve qe pyet "E ku eshte kjo ne Bibel?". E Penieli e merr vetem nje pergjigje: Cfare eshte Bibla? Nuk ka! Keshtu kane vepruar Apostujt e te tjeret pas tyre. Pra, njerezit bazoheshin ne Traditen e Shenjte. Por, ne rrebelim e siper, Luteri e Kalvini e shkelen me kembe traditen 16-1700-vjecare. A thua se sot mund te flasim se Dielli_ime ka ekzistuar vetem pse ajo shkruan ne kete forum. Po te mos kete shkruar ketu, ajo nuk mund ta vertetoje dot ekzistencen e vet. Edhe pse Matriksi apo Toni mund te deshmojne se e kane pare, kane folur me te, se ajo ka vepruar keshtu e ashtu, sipas ketij morali apo atij morali, serish ajo nuk mund ta vertetoje ekzistencen e vet, nese nuk deshmon forumi, forma e shkruar. A ka ndonje fare logjike kjo?!?!?
Po i kthehemi serish hartuesve te Bibles. Po mire xhanem, po kaq truthare ishin Jeronimi me shoke qe e vulosen njehere e mire Biblen dhe nuk i shkruan dot dy rreshta per veten, per legjitimimin e pushtetit te tyre? Se tek e fundit, protestantet nuk do te kundershtonin dot asgje qe eshte e shkruar ne Bibel. Apo keta nuk e dinin qe do te vinin keta e te tjere pas tyre qe do t'i lexonin ndryshe keto fjale? Njesoj sic nuk e dinin edhe qe do te vinte Muhamedi e do te pretendonte se Ngushelluesi eshte ai vete. Ndoshta as ai vete s'e ka menduar kete, por ndjekesit e tij kane shkruar neper hadithe c'u ka frymuar ne koke. Ne fakt, eshte e vertete krejt e kunderta. Ata bazoheshin ne Traditen e Shenjte dhe librat vec i permblodhen, pa pasur nevoje qe t'i ndryshonin asgje.
I falenderojme shume qe na e lane Biblen, qe ta perdorim per mbushjen tone shpirterore dhe per referim sa me te mire te shkrimeve. Por, assesi nuk duhet marre vetem Bibla e te hidhet poshte Tradita. Keto te dyja shkojne tok, assesi nuk mund te ndahen. Nese nuk ju pelqen tradita e Jeronimit me shoke, atehere mos e merrni per referim as vepren e hartuar prej tyre, Biblen. Ku e dini se kjo eshte e sakta? Kush jua garanton kete? Luteri apo Kalvini?
Pas gjithe kesaj, do t'ju lutesha te gjitheve qe te reflektonit pak me shume kur te pyesni se ku eshte kjo ne Bibel, apo pse behet kjo, apo ajo gje. Vete Shen Gjoni Apostull dhe Ungjilltar na thote se ne shkrimin e tij nuk jane perfshire shume e shume gjera nga jeta e Jezusit. A thua nuk u transmetuan keto ne Traditen e Shenjte? Te gjitha veprimet e Kishave institucionale (sic parapelqeni t'i quani) jane te bazuara ne Shkrimin Shenjt, por, nuk jane asnjehere te ndara nga Tradita e Shenjte. Asnje bashkesi nuk jeton e vepron dot pa traditen. Do te ishte sikur te mos kishte ekzistuar as Krishti e as Kisha nese nuk do ishte mbajtur tejet e gjalle kjo tradite, e cila shume vite me vone u permblodh ne leter.
Shpresoj se ky shkrim do te lexohet me shume urtesi dhe mirekuptim.
Te fala ne Krishtin!
Krijoni Kontakt