A sesht me mir kto biseda ti beni tek Sofra e perbashket krishtere?
Personalisht, sme pengon !
A sesht me mir kto biseda ti beni tek Sofra e perbashket krishtere?
Personalisht, sme pengon !
Shqiperi eshte edhe Cameria
Tema: Sofra e krishtere per miqte muslimane edhe te tjere!
Sic e kam verjtur edhe ne temen "te perbashketat e muslimanzimit edhe kristianizmit", ne keto pika, evangjelistet ngjajne shum me muslimanet. Psh, te dyja grupimet kane teologji monofizite, ku vejne theksin vetem ne nje nga dy natyrat e Krishtit, muslimanet ne ate njerezore, ungjilloret ne ate hyjnore.
Ta quash veten të krishterë dhe të jesh me të vërtetë i KRISHTERË që do të thotë ti përkasësh Krishtit 100%, janë dy gjëra të kundërta. Ti në këtë pikë e quan veten tënde të krishterë por të qenit me të vërtetë i KRISHTERË është akoma shumë larg teje. E marr guximin të bëj këtë pohim pasi gjithë këto vite në Forum nuk ke treguar asnjë fryt Krishti por teologji të pafund, dmth asnjë gjë konkrete. Çfarë vlere ka njohuria jote nëse brenda teje nuk ka asnjë thërrime Krisht?
Nejse. Atë që ne ungjillorët themi, kemi thënë dhe do të themi është se shenjtorët nuk mund të zënë vendin e Krishtit në kishën e Tij. As nuk mund të kërkohet ndërmjetësimi i tyre. Kushdo qofshin këta shenjtorë. Nëse ti do të kishe një fije njohurie të çështjes, do të kuptoje se pse dikush quhet i shenjtë ose kush quhet i shenjtë dhe çfarë e bën atë të shenjtë. Ti preferon të qëndrosh larg kësaj njohurie sepse nuk të vlen për mashtrimin total që u bëni në mënyrë sistematike besimtarëve të kishave tuaja. Ungjillorët janë jashtë këtij mashtrimi dhe kjo gjë ju prish punë sepse të palarat dalin kollaj në shesh.
Ke sjellë një mal me postime pa asnjë lloj lidhjeje dhe pa asnjë lloj kuptimi dhe mbi të gjitha kujton dhe pretendon se ke të drejtë. Unë nuk mund të rri të merrem me njerëz që varin në qafë tabelën "i krishterë" dhe në të vërtetë nuk mund të dëshmojnë dot Krishtin. Kur të kesh njohur Krishtin në jetën tënde, hajde të flasim prapë. Deri atëhere mendoji mirë disa gjëra duke u thelluar më tepër në Bibël.
Nën Hirin e Tij,
ns
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Eshte pjese e natyres tende individuale qe te gjykosh te tjeret, se sa therrime Krisht kane, nderkohe qe ti per veten sigurisht qe mendon se je nen hirin e Tij...
Sidoqofte, po te le ty te mendosh se je nen Hirin e Tij, se mos ndoshta nje dite me te vertete do hysh ne ate Hir!
Te thuash qe tu njohesh shenjtoreve ate qe Krishti u ka dhene domethene se po i veme ata ne vend te Krishtit eshte nje NAIVITET edhe mesim heretik. Pikerisht ne kete mentalitet qendron Kripto-monofizitizmi juaj.Nejse. Atë që ne ungjillorët themi, kemi thënë dhe do të themi është se shenjtorët nuk mund të zënë vendin e Krishtit në kishën e Tij.
Me fjale te tjera ti po akuzon VETE Krishtin, i cili edhe pse i ka vet celesat e mbreterise se qiellit edhe eshte Ai qe lidh e zgjidh ne toke e ne qiell, e beri Pjetrin (edhe Kishen) pjesemarrese ne kete autoritet, se ka zevendesuar Veten e tij me Pjetrin!!!!!!
Psh, ne deklarojme se Pjetri ka celesat e qiellit edhe se ka pushtet te lidhe e zgjidhe. Juve ungjilloret vini e thoni se, duke e konsideruar Pjetrin keshtu, ne po veme Pjetrin ne vend te Krishtit!!!!
Po mire, po Krishti VETE ia dha ate pozite. Mos Krishti e zevendesoi veten me Pjetrin?!
Ky eshte konkluzioni i marrezise suaj!
As nuk mund të kërkohet ndërmjetësimi i tyre. Kushdo qofshin këta shenjtorë.
Kuth tha qe s'mund te kerkohet? E gjithe Bibla eshte deshmi ndermjetimi. Moisiu ndermjetonte per popullin e tij. Sa here ne DHR lexojme keshilla nga Apostolli qe te luten (ndermjetojne) te krishteret per njeri tjetrin?
Shiko se thote Jeremia 15:1
1 Zoti më tha: “Po të qëndronin edhe vetë Moisiu e Samueli përpara meje, zemra ime s’do të përkulej në të mirën e këtij populli! M’i flak larg syve të mi! Le të shkojnë!
Po kush po me flet per njohuri!!!!Nëse ti do të kishe një fije njohurie të çështjes, do të kuptoje se pse dikush quhet i shenjtë ose kush quhet i shenjtë dhe çfarë e bën atë të shenjtë.
Eshte e natyrshme qe ne Herezine tende ti te kesh qendrime te tilla mashtruese.Ti preferon të qëndrosh larg kësaj njohurie sepse nuk të vlen për mashtrimin total që u bëni në mënyrë sistematike besimtarëve të kishave tuaja. Ungjillorët janë jashtë këtij mashtrimi dhe kjo gjë ju prish punë sepse të palarat dalin kollaj në shesh.
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 12-04-2010 më 04:27
Te vazhdojme ne teme, jashte moralizimeve. Eshte normale qe Zoti i thote Jeremias ne kap15:1
1 Zoti më tha: “Po të qëndronin edhe vetë Moisiu e Samueli përpara meje, zemra ime s’do të përkulej në të mirën e këtij populli! M’i flak larg syve të mi! Le të shkojnë!
Sepse, po te shohim tek Jobi edhe vete djalli "ndermjeton" tek Zoti te rrenoje besimtaret:
Jobi 2:1
1 Një ditë tjetër, kur Bijtë e Hyjit shkuan të paraqiten para Zotit, shkoi me ta edhe Satani për t’u paraqitur tek ai. 2 Zoti iu drejtua Satanit: “Nga po vjen?” Satani iu përgjigj: “E mora dheun në sy dhe e përshkova skaj më skaj”.
Nqs, djalli e paska kete pushtet te ndermjetoje per rrenimin e besimtareve, logjika ta do qe shenjtoret e Zotit te kene pushtetin te ndermjetojne per NGRITJEN e besimtareve.
Këto taktikat e tua janë mjaft të njohura Seminarist. Nuk prisja ndonjë përgjigje ndryshe. Gjithë këto vite që po shkruan në këtë Forum, të njëjtat taktika përdor. Duke mos e njohur Krishtin, Perëndinë në jetën tënde, ti mendon se Krishti përdor mënyrën e të menduarit tënd dhe llogjikën tënde. Gabon rëndë or çun. Ju ortodoksët keni dëshmuar se njohuritë tuaja në lidhje me Biblën janë minimale e deri në zero. Përpiqesh të bësh të mençurin dhe të diturin dhe nga ana tjetër këput gafa mbi gafa. Lexo ndonjëherë Biblën se të bën mirë.
Ndërmjetësuesi midis njeriut dhe Perëndisë:
1 Timoteut, kapitulli 2:
5_Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,
6_i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,
7_për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.
Kjo vlen për të gjitha ato gafat që ke shkruar në të dy postimet e tua dhe që ndoshta ke ndërmend të shkruash në lidhje me këtë çështje.
Nën Hirin e Tij,
ns
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Peniel, lere nivelin katunar qe ke ne komunikim. Eshte e drejta jote te besosh se se njoh Krishtin, sikurse une them te njejten gje per ty, PRANDAJ une po te shkruaj ty ne temen per muslimanet e te tjeret, sepse nje i krishtere VETEM ne kete teme mund te flase me njerez te besimit tend.
Aq me teper qe ti, nga te gjithe ungjilloret e ketij forumi, perben nje specie te vecante, qe ke deklaruar se si lutesh Krishtit, as Frymes se Shenjte - meqe Bibla se thote nje gje te tille.
Kalojme ne GAFAT e tua:
Ti thua se perderisa te 1Tim2:5 thuhet se nje eshte ndermjetesi midis perendise edhe njerezve, Krishti, atehere nuk ka asesi te vlejne vargjet e tjera biblike qe te kam sjelle!
Po logjike eshte kjo? Mos po e kundershtoj une kete qe thua ti?
Jam shume dakord qe NJE eshte ndermjetesi, Krishti! Kush eshte Trupi i Krishtit Ndermjetes? Kisha! Cfare eshte Kisha? Izraeli i Ri, populli i zgjedhur. Atehere, pa fjale, Kisha, Trupi i Krishtit, eshte ne Krishtin, me Krishtin edhe nepermjet Krishtit po ashtu NDERMJETESE. Ate qe ben Kreu i Trupit, Krishti - ndermjetimi tek Ati - e ndjek i gjithe Trupi, Kisha, duke ndermjetuar ne Krishtin, tek Krishti, nepermjet Krishtit.
Prandaj Krishti edhe Kisha jane NJE.
Rrjedhimisht i bie qe ti MOHON se Kisha eshte Trup i Krishtit. Ti beson ne nje grumbull individesh e JO ne nje KOMUNION besimtaresh.
Ju e keni THERRMUAR krishterimin edhe Ungjillin. Jeni Ateistizimi par excellent i kristianizmit!
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 13-04-2010 më 04:33
Se, nqs do ta therrmojme Trupin dhe ta ndajme nga Kreu i saj, Krishti, duke e pare Krishtin si INDIVIDIN e vetem ndermjetes mes Perendise edhe njerezve, atehere PSE thoni se luteni per njeri tjetrin neper bashkesira?
Pse del psh pastori ne TV edhe kerkon te lutet per gjithe boten, Shqiperine, qytetin, spektatoret, per te semuret, per ata qe se njohin Krishtin?
Sipas logjikes tende, perderisa te krishteret shenjtore qe u kurorezuan si te tille ne fund te jetes dhe qe jane tashme ne qiell, nuk kane se si te ndermjetesojne, se ndermjetimi eshte VETEM i INDIVIDIT KRISHT, na del se as pastori nuk mund te beje dot lutje te tilla.
Une shpresoj sinqerisht qe ne kete forum te kete ungjillor te sinqerte qe te shohin absurditetet e mesimeve qe u kane dhene!
Pikërisht kjo eshte ajo qe thotë Bibla; "Krishti njeri" është ndermjetsues, pra jo Krishti Hyji, por Krishti njeri - mish - trup, e ky trup eshte Kisha, e Kisha janë shenjtërit, e shenjtërit - trup i Krishtit mund të ndermjetësojnë, nuk eshte gabim nëse dikush kerkon. Por nuk eshte gabim edhe nëse nuk e kerkon por i lutet Hyjit të emer të Jezusit, gabim eshte nese e injoron shenjëtrinë e të bijve të Hyjit dhe i perjashton nga gjithçka e kishes. Injorim eshte nëse mohon prezencen e tyre në gjirin i Trinisë së shenjtë, injorancë eshte nëse mohon realitetin e tyre - trup i Krishtit. Injorancë eshtë nëse nuk je në gjendje të pakten ta kujtojsh ni shenjt gjatë vitit. E nëse injoron ata qe muaren kuroren dhe u bënë një me Krishtin, mendoj se është gjendje jo e mirë shpirtore dhe kerkohet ni korigjim - ndryshim i mendimit dhe besimit lidhur me shenjtërit; gjithnjë duke ditur dhe patur parasyshë se Krishti është Alfa dhe Omega - por Krishti asnjëher nuk veproj jasht trupit sikurse kur ishte në tokë - në kohen e misherimit, ashtu edhe pas ngritjes së Tij në Lavdi te Atit.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-04-2010 më 04:54
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Bravo Ton. Ti je i vetmi protestant qe me ke kuptue..
Bej shaka.
Ne lidhje me ate qe shkrun. Ndermjetimi Ton, nuk eshte thjeshte ceshtje per te cilen ne duhet te jemi te ndergjegjshem edhe qe me logjike duhet ta kerkojme.
Ai qe eshte pjese e Kishes, do apo sdo, e di apo se di, e kerkon apo se kerkon, eshte pjese e ndermjetimit.
Ndermjetimi eshte MISTER i jetes se Zotit te bere Njeri, i Kishes Trup i Zotit.
Nuk mundet asnji katolik apo ortodoks, edhe nqs nuk i luten privatisht shenjtoreve, te mos jete pjese e ndermjetimit, nqs merr pjese ne Meshe, cila ne shume plane eshte nje akt ndermjetues, sic verehet neper lutje te shumta gjate Meshes.
Krijoni Kontakt