Close
Faqja 91 prej 110 FillimFillim ... 41818990919293101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 910 prej 1091
  1. #901
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Pak respekt, ju lutem, se jemi zot shtepie ne kete sofer. Le ta mbajme sofren gjalle per vellezerit tane shqiptare myslimane deri sa t'i kthejne pergjigje pyetjeve tona.

    Perndryshe, merrni, hani e pini cka t'ju doje zemra!!!


    Qofte levduar Krishti!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  2. #902
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    mirmrama edhe ju pershendes te gjithve , pa dallim feje.

  3. #903
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    mirmrama edhe ju pershendes te gjithve , pa dallim feje.
    Mirembrema shume i nderuari e shume i respektuari busavata, c'kemi, si ja ke qejfin sot? Edhe ne te pershendesim

  4. #904
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Te thashe se me perkthimin e bibles jane ndryshuar fjalet.Ja si Jezusi i therriste Zotit ne gjuhen hebraike

    http://www.youtube.com/watch?v=BTSG0YzlGB8
    O Mjekesia ky eshte film, pra si te doje mund te behet skena... mos ja nxjerr funin.

  5. #905
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Jezusi nuk foli me kuptim figurativ ne kete kohe. E Ai nuk shkoi qe t'ia lere kete pushtet nje te vdekshmi. Pastaj, sa per permendje emrash, nuk besoj se ia kalon kush Krishtit. Se ai nuk permendet vetem nga te krishteret, por edhe nga myslimanet si puna juaj .
    Ky eshte dallimi midis nesh jush dhe hebrejve.Ne i pranojme te gjithe profetet ju dhe hebrejte nuk i pranoni te gjithe.hebrejte nuk pranojne Jezusin ju nuk pranoni Muhamedin a.s.Prandaj nuk quheni dot besimtare sepse eshte kusht pranimi i cdo profeti te Zotit.Nese ju shpifni dhe thoni Muhamedi a,s seshte profet atehere dhe ju veproni si hebrejte sepse edhe ata se besojne Jezusin.


    Serish, lexo ne vendin e duhur dhe pa nxjerrje fjalesh nga konteksti

    Ja nje pjese e mire e shkrimit per te te ardhur ne ndihme ty dhe te tjereve.

    Martesa mistike e Qengjit - Zb 19, 5-10
    5 Pastaj nga froni jehoi zëri që tha: » Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij [edhe] të gjithë ju që e druani - të vegjël e të mëdhenj!«
    6 Ndërkaq dëgjova, si zërin e një shumice së madhe njerëzish, si ushtimën e ujërave të mëdha, bumullimë rrufesh të forta:
    »Aleluja! Mbretëroi Zoti, Hyji [ynë], i Gjithëpushtetshmi! 7 Le të galdojë e të brohorasim dhe ti japim lavdi Atij, sepse erdhi Dasma e Qengjit! Gati është Nusja e tij! 8 Iu dha të vishet me li të hollë, të shkëlqyeshëm dhe të pastër!« Petku i lirit shembullon veprat e drejta të shenjtërve.
    9 Atëherë më tha: »Shkruaj! Të lumët ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit!« Dhe shtoi: »Këto janë fjalë të vërteta të Hyjit«.
    10 Atëherë rashë para këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha:
    »Prite Zot! Edhe unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu që dëshmuan Jezusin! Adhuro vetëm Hyjin!«
    Vërtet, dëshmia e Jezusit është shpirti i profecisë
    .
    Askush si ka nxjerre fjalet nga konteksti.Perkundrazi ne fjalet e tua duket qarte qe eshte i njejti kontekst, "Adhuro vetëm Hyjin" thote bibla dhe nuk thote adhuro tre.Pastaj thote "dëshmia e Jezusit është shpirti i profecisë" qe do te thote se Jezusi eshte profet.Me thuaj tani se cfare eshte Nusja e Qengjit.Kush do martohej?Jezusi?Kush eshte qengji?Nese Jezusi qenka Qengji atehere Zoti nuk eshte kafshe ose bir i deles.Eshte katastrofike te thuash Zoti eshte qengji.Pra emertimi qengj eshte per Jezusin si profet dhe kjo deshmon se Zoti nuk eshte jezusi dhe se Jezusi nuk u hyjnizua dhe te quhej me vone qengj.


    Ju jeni shume te lezetshem. Lexoni me poshte e merrni vesh se behet fjale per dy gjera krejt te ndryshme.

    Lajmërimi i lindjes së Jezusit - Lk 2, 26-38
    26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
    28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:
    “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”
    29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.
    30 Por engjëlli i tha:
    “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!
    31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”
    34 Atëherë Maria i tha engjëllit:
    “Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”
    35 Engjëlli iu përgjigj:
    “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejet lartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj. 37 Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!”
    38 Atëherë Maria tha:
    “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”
    Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.[/I]
    Shikoje pak kete se lindja e Jezusit i afrohet lindjes se Gjon pagezorit.

    34 Dhe Maria i tha engjëllit: "Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?".
    36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,37 sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme"(Luka 1/36-37)

    Pra lindja e Jezusit ishte mrekulli sikurse lindja e Elizabetes dhe jo se lindi Zoti apo bir i Zotit.Jezusi gjithmone ne profecite e tij e ka quajtur veten Bir i Njeriut.

    Nese fryma e shenjte do ishte pjese e Zoti ose vete Zoti atehere i bie sipas bibles qe edhe Gjon Pagezori dhe Elizabeta qenken Zot.I paster je o Zot ka shpifjet e tyre.

    Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë 42 dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: "Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tend ”. (Luka 1/41-42)

    "Por engjëlli i tha: "Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës. (Luka 1 /13-15)

    67 Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë (Luka 1/67)

    Pra te gjithe keto versete tregojne se fryma e shenjte ose shpirti i shenjte nuk eshte pjese e Zotit ose vete Zoti sepse atehere i bie qe dhe Zakaria te jete futur Zoti brenda tij.I paster je o Zot nga mendimet e tyre.




    Ne i besojme asaj qe thote vete Krishti se ku eshte Shpirti Shenjt aty eshte Ati dhe Biri. E normalisht qe Trinise se Shenjte ia hapim deren e banimit ne ne duke i zbatuar mesimet e Ungjillit, te cilave vete Biri u dha Jete.
    Dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit , '.(Luka 3/22) Eshte absurde qe Zoti te behet pellumb pra fryma e shenjte eshte engjell.

    Zoti thote ne Kuran

    Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (xhibrilin) shpirtin e shenjtë.(Bekare 87)

    ndersa ne bibel

    "Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë".(Veprat e apostujve 23/9)

    Pagezojini ne emert e Atit, te birit e te Shpirtit te shenjte." Mateut (28/19)
    "Por askush nuk e di diten as oren kur do te ndodh kjo askush, as engjell ne qiell, as biri, vetem Ati e di." (Marku 13/32)

    Mos i bjer rreth e perqark, por pergjigju pyetjes time. Jezusi iu lut Atit dhe deri tani une s'pashe nje mysliman qe ta quaje gabim kete pune. Pse ju nuk e quani Zotin Ate?
    Sikur e shpjeguam kete gje.Jezusi iu lut Zotit.Eli Eli . Elah etj emra qe vijne ne gjuhen hebraike pse e perkthyet biblen ju ne gjuhen tjeter me termilogji mitologjike pagane greke ku Zeusi kishte lindur Herkulin dhe prometu u kryqezua se donte te ndihmonte njerzit kjo nuk eshte argument se muslimanet duhet ta lusin Zotin me perkthimin grek te Bibles.

    Pastaj ne bibel thuhet per nje emer te ri te Zotit megjithese jezusi e thote qarte Alah.

    Kush fiton do ta bëj shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe ai nuk do të dalë më përjashta; dhe do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim, dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim, të Jeruzalemit të ri, që zbret nga qielli nga Perëndia im, dhe emrin tim të ri.(Zbulesa 3/12)





    Po te lexosh pak aty afer, e s'besoj se s'e ke pare, Jezusi flet se si Ai dhe Ati jane NJE GJE E VETME. Pra, nuk ka folur per engjejt, ASSESI.
    Po Jezusi thote se ai eshte nje me apostujt.Ti se kupton se aty eshte me kuptim figurativ dhe jo me kuptimin e qenies.Pra mesimet e jezusit jane prej Zotit.Deshira e Jezusit eshte e shprehur sipas deshires se Zotit.veprat e jezusit jane urdher prej Zotit.Dituria e Jezusit eshte frymezim prej Zotit.

    Gjoni 17/ 21-22: "(Thënia e Jezusit) 21. Që të gjithë të jenë një…edhe ata të jenë një në ne. 22. …që të jenë një, ashtu si ne jemi një."






    DJALLI!
    Princi eshte djalli?

    Sipas zbuleses djalli akoma seshte gjykuar.Nga fakjti jetesor shikojme se djalli akoma nuk eshte gjykuar atehere kjo tregon se princi nuk eshte djalli.

    Kush eshte pra princi?





    Edhe mos shpif per hebrenjte, pasi ata e adhurojne vec 1 Zot e jo idhuj. Ata thjesht nuk arriten dot ta njihnin Krishtin si Mesine e tyre, por ende e presin qe Ai te vije.
    Lexon bibel ti apo Jo .Jezusi i tha ju keni at Djallin.Ne bibel permendet se ato kane adhuruar demonet dhe nuk i zbatonin ligjet e Zotit.Cuditem pse i doni kaq shume hebrejte nderkohe ato e kryqezuan jezusin sipas jush.E kuptoni se jeni ne kundershtim me veten tuaj.

    Le te perfitojme te gjithe nga kjo ore e Meshires Hyjnore, ne te cilen Krishti e dha jeten ne Kryq per ty dhe per mua, per te gjithe ne. Eshte ora 3 pas mesdite. Gjithcka ndalet. Ushtari, per t'u siguruar se ka vdekur, ia ngul heshten ne brinje dhe nga ajo del Gjak dhe Uje, per faljen e mekateve tona dhe per pastrim te shpirtrave tane. Vete Krishti ia ka dhene mistikes Faustina Kovalska kete lutje per te kerkuar Meshiren Hyjnore.
    Jam kurioz pse Jezusi iu lut Zotit ne kryq dhe tha pse me le?Nese Jezusi do ishte vete Zoti apo nje pjese e Zotit sipoas krishtereve atehere si e la Zoti pjesen tjeter dhe pse nje pjese iu luska pjeses tjeter?

    I paster je o Zot nga shpifjet e tyre se jezusi eshte Zot.

    Ate i Amshueshem, po ta kushtoj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjnine e Birit tend fort te dashur dhe Zotit tone Jezu Krishtit, per shperblim te mekateve tona dhe te botes mbare.


    Jezusi nuk erdhi per larjen e mekateve me kryqezim.Ai erdhi per larjen e mekateve me besim.Kush e besonte i laheshin mekatet kush nuk e besonte nuk i laheshin mekatet e aq me shume hebrejve per te cilet thote.

    ... këtij brezi t'i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës: nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t'i kërkohet llogari. .(Luka 11/48-51)

    Per hir te mundimeve te Tij plot dhimbje, ki meshire per ne dhe per boten mbare.

    O Hyj i Shenjte,
    I Shenjte dhe i Gjithepushtetshem,
    I Shenjte dhe i Pavdekshem.
    Ki meshire per ne dhe per boten mbare.
    Zoti eshte i pavdekshemi gjithepushtetshem, Kudus i shenjte dhe ai nuk mund te jete bir i Njeriut, Jezusi profeti i nderuar dhe i dashur i Zotit.Zoti na ringjallte me profetet e drejte si Jezusi, Ibrahimi, Muhamedi a.s Musai a.s paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi to.

    O Gjak dhe Uje qe shpertheve prej zemres se Jezu Krishtit, si burim i Meshires per ne,
    une besoj ne Ty!

    Qofte levduar Krishti per amshim!
    [/QUOTE]

    Qofte i lavderuar profeti i madh i Zotit Isai i biri i Merjemes( Jezusi i nazaretit.).
    "Shoku Mjekesise"

  6. #906
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    E tash eja e te bejme sikur s'marrim vesh nga fete. Zbritem sot per here te pare ne toke dhe na bie ne dore jeta e Krishtit dhe jeta e Muhamedit, vetem kaq, asgje me shume. Kush sipas teje ka jetuar me mire ne toke?

    Paqja me ty!
    Nuk na lejohet ne muslimaneve te bejme krahasim per profetet e Zotit sepse nuk kemi ardhur per ti krahasuar por per ti besuar.Ato i ka nderuar Zoti qe te gjithe.

    285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë."

    Profetet ishin modeste
    11
    Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.Mateu 11

    Po keshtu Jezusi shkoi tek gjoni per tu pagezuar me uje per modestine dhe nderimin qe ai i bente profetit Gjon pagezorit.

    13
    Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t'u pagëzuar prej tij.
    14
    Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ''Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?''.
    15
    Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ''Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi''. Atëherë ai e lejoi.Mateu 3


    3414. Na ka treguar Jahja b. Bukejr prej Lejthit,ky nga Abdulaziz b. Ebu Seleme,ky nga Abdullah b. Fadli,ky nga A'rexhi, e ky nga Ebu Hurejreja r. a. i cili ka thënë:
    "Një ditë një hebre ekspozonte mallin e vet. Për kundërvlerë iu ofrua diçka që nuk e kënaqte dhe ai tha:
    - Jo,pasha Atë që e zgjodhi Musain mbi të gjithë njerëzit!
    Një ensarij e dëgjoi,i ra me shuplakë dhe tha:
    - Ti thua:Pasha Atë që Musain e zgjodhi mbi të gjithë njerëzit,ndërkaq Pejgamberi s. a. v. s. është në mesin tonë!"
    Ai vajti te Pejgamberi s. a. v. s. dhe i tha:"O Ebul-Kasim,unë kam mbrojtjen dhe premtimin!Si mund ai njeri të më bjerë me shuplakë"?
    - Pse i ra shuplakë?- e pyeti Resulull-llahu dhe ai i tregoi. Pejgamberi s. a. v. s. aq shumë u hidhërua sa që hidhërimi i shihej në fytyrë,pastaj tha:"Mos bëni dallim në mes pejgamberëve të All-llahut. Kur do të fryhet në Sur,gjithçka çka ka në qiej e në tokë do të bien si në të fiktë,me përjashtim të atij që All-llahu do ta dojë,mos i bie të fiktë. Pastaj përsëri do të fryhet në Sur,unë do të ringjallem i pari,ndërkaq Musai atëbotë do të mbahet për Arshi. Nuk di, kjo do të ndodhë kështu sepse atij i ra të fiktë atë ditë në Tur,ose do të jetë ringjallur para meje. Unë nuk them për askend se është më i mirë se Junus b. Metta".
    "Shoku Mjekesise"

  7. #907
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    A je i sigurte qe nuk ka ndonje ndryshim fonetik mes Zotit ne hebraisht me ate ne arabisht? A mundesh me na e sjelle te shkruar shqiptimin ne keto dy gjuhe?

    Po de, afer mendsh, cka s'ia rrok Kuranit, eshte ndryshuar ne Bibel. Po halli eshte se ky ndryshimi eshte bere duke u kthyer mbrapa ne kohe, se e dinin qe do te na vinte dikush tjeter, e o burra te ndryshojme c'ka te mundemi, se pastaj s'kemi me kohe. Kete logjike s'ka logjike qe e logjikon!!!

    Kthe pergjigje e mos ec perqark si bumerang, se s'je duke na thene ndonje gje te re ne kete diell...

    Paqja me ty!
    http://www.youtube.com/v/BTSG0YzlGB8





    Nuk më pëlqen të ofendoj njerëzit, por me këto që shkruan me të vërtetë e tregon që je INJORANT!!!

    Mëso në fillim të dallosh gjuhët dhe pastaj, eja dhe na shit mënt këtu!

    Jezusi në kohën që ishte mbi tokë fliste shumicën e kohës aramaisht, një gjuhë semitike, ashtu si edhe arabishtja dhe hebraishtja.
    Në të gjitha këto gjuhë, fjala për perëndinë (dhe jo zotin!), është e ngjashme dmth eloah/elohim/el në hebraisht, ilah/allah (me nyjen shquese) në arabisht dhe elah/eli në aramaisht.

    Ajo që thoshte Krishti edhe sikur allah të ishte, do të kuptohej nga bashkëkohësit e tij si fjalë që i referohej Perëndisë dhe jo allahut tuaj, sepse ky i fundit akoma nuk ishte shfaqur në skenën botërore. Mos harro se allahu e dërgoi Muhamedin rreth 600 vjet mbas Krishtit.
    Përse vallë priti kaq shumë?!
    Ti ne fakt ben pyetje injoranti pse Zoti priti 600 vjet per te sjelle Muhamedin si profet?
    Pse mos duhet te pyeste ty sa te priste.Sa kohe qendruan hebrejte nga Jusufi deri tek Musai pa profet ne Egjipt.A mos ti e zgjodhe kohen e ndejtjes se tyre apo Zoti.Sa kohe kaloi nga Nuhu tek Ibrahimi?A mos ti e zgjodhe kohen apo Zoti.Zoti zgjedh cfare te doje dhe ke te doje ne i bindemi vetem Atij.

    28:68.
    Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër edhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.

    22:75.
    All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh

    Ja dhe nje zgjedhje tjeter qe tregon se zgjedhja e Tij nuk meriton te pyetet.


    2:247.
    Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!" All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 03-03-2010 më 03:42
    "Shoku Mjekesise"

  8. #908
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    hahaaa, merre me mend, Jezusi u tha apostujve të qendrojnë në qytet derisa të vishen me Shpirtin e Hyji, sikurse te ishte fjala per Muhamedin paqa e Zoti qofte mbi te, apostujt do të pritshin gjatë (600 vite) në qytet, sepse Ai u tha;”Qëndroni në qytet”!!!
    Pse pra Jezusi ka 2000 vjet dhe akoma ska zbritur.A mos jeni ju qe zgjidhni apo Zoti?

    27:59.
    Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?"
    "Shoku Mjekesise"

  9. #909
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    E ke gabim! Ku merr vesh ti. As ke për të marrë ndonjëhere vesh, po nuk pranove islamin. Nuk e di ti se Bibla është ndryshuar?
    Ne fakt nuk po thua ndonje gje jashte bibles

    Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter. ( Jeremia 8/8)

    Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(Isaia 24/5)

    sepse keni shtrembëruar fjalët e Përëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Përëndia ynë.( Jeremia 23/3—31,36)


    Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. (Romaket 1/25

    I mjeri Pal

    Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t'i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t'i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.(Zbulesa 22/18-19)

    Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Gjoni 20/30)
    "Shoku Mjekesise"

  10. #910
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga TONI77_TONI
    hahaaa, merre me mend, Jezusi u tha apostujve të qendrojnë në qytet derisa të vishen me Shpirtin e Hyji, sikurse te ishte fjala per Muhamedin paqa e Zoti qofte mbi te, apostujt do të pritshin gjatë (600 vite) në qytet, sepse Ai u tha;”Qëndroni në qytet”!!!
    Toni, prite tani kur te dale Mjekesia me teorine: "Ja pra Jezusi u tha qendroni ne qytet derisa te vije Muhamedi, se vetem atehere mund te perhapet besimi i vertete ne bote".. dmth mos e perhapni ungjillin ne bote, por apostujt, sidomos ai Pali e perhapen ungjillin me koken e vet,.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •