
Postuar më parë nga
Matrix
Mjekesia
po e leme menjane perkohesisht idene qe Jezusi eshte Zoti,
Por ja me thuaj, A ka pasur ndonjehere nje profet qe ka thene: Une jam Drita e Botes, Une jam Rruga e Verteta dhe Jeta, Une jam Ringjallja, Une jam Uji i Gjalle, Une jam BUka qe zbriti nga qielli?
Dhe ajo qe eshte madheshtore eshte qe megjithese Ai eshte Drita, Jeta, Ringjallja, Buka, Uji, E Verteta, Ai e peruli veten dhe mori mbi vete natyre sherbetori dhe ua lau kembet nxenesve te Vet! Dhe kjo e beri Ate te lavdishem ne syte e pasuesve te Vet!
Lavdia e Zotit nuk qendron ne faktin se Ai eshte Super-Gjigand apo se mund te beje cdo gje!
Por, se duke qene i afte te beje cdo gje, Ai zgjedh te sherbeje ne vend qe te sherbehet, qe dhe nxenesit e Vet ta ndjekin pas!
Ti e pranon qe nje profet mund ta perule veten aq sa te laje kembet e dishepujve te vet, sic beri Jezusi! Por, kur e mendon qe kete e ka bere vete Zoti ne personin e Krishtit, ti skandalizohesh? Por a nuk eshte dhe profeti i lavdishem? Perse duhet ai ta perule veten sic beri Jezusi? A nuk duhet qe profeti te kete madheshti, lavdi, te triumfoje ne beteja, te marre dhe shume gra, dhe te kete sherbetore dhe skllever, dhe konkubina? Pse valle Jezusi duhej te sillej si skllav, nderkohe qe mund te sillej si lider i fuqishem?
Apo mos valle Zoti thote: Beni si them Une, peruluni, sherbeni, por mos beni si bej Une qe rri ne mes lavdise dhe kerkoj te me sherbejne! Jo, Zoti nuk u kerkon njerezve gjera qe Ai vete nuk i ka bere me pare! Sepse nxenesi nuk mund te jete kurre me i mire se mesuesi! As nxenesi i profetit nuk mund te jete me i mire se profeti dhe as profeti nuk mund te jete me i mire se Zoti! Nqs Jezusi ishte aq i mire sa duke qene i lavdishem, u varferua dhe u be sherbetor, mos valle Ai ja kaloi Zotit nga miresia? Jo, kurre! Profeti nuk mund te jete me i mire se Zoti qe beson!Zoti vete ishte ne personin e Krishtit duke u sherbyer vellezerve te Vet!
Jezusi tha: Kush e perul veten, do te lartesohet, sepse dhe Une nuk erdha te me sherbejne, por te sherbej dhe ta jap jeten time per shperblimin e shume njerezve!
A e beson ti Mjekesia se Jezusi e dha jeten dhe per ty?
Krijoni Kontakt