përshëndetje, pyetja ime është : A mundet një i Krishterë të besoj një Zot pa trinin dhe a esht mekat nese ndokush beson kshtu(po flas per nje krishtere).
përshëndetje, pyetja ime është : A mundet një i Krishterë të besoj një Zot pa trinin dhe a esht mekat nese ndokush beson kshtu(po flas per nje krishtere).
Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman
Pershendetje Xhamia!
Jo nuk është Shpirti I Shenjt engjull apo Gabrieli. Ai qe të ka thënë ka gabuar dhe ajo nuk ka kurrfar baze nga asnjë shkrim.
Shkrimet na flasin per Gabrielin se ai eshte engjulli lajmetar;
“Unë jam Gabrieli që rri para Hyjit. Ai më dërgoi të flas me ty e ta sjell këtë lajm të gëzueshëm.” Ai keshtu iu shfaq edhe Zakarisë kur ia dha lajmin per lindjen e djalit, Gjon Pagëzuesit profet. "Lutja jote u pranua dhe Elizabeta, gruaja jote, do të lindë një djalë".
Ta lexojmë me kujdes kur iu shfaq virgjëres Mari Engjulli, Edhe këtu ishte Gabrieli engjulli I cili iu shfaq dhe ia dha lajmin e gëzueshëm Marisë per lindjen e Mesisë – Birit të Hyjit. Prandaj kur Maria e pyeti engjullin Gabriel se “Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”
Engjëlli iu përgjigj:
“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet” Kjo sçaron se Gabrieli foli per dikë tjeter kur foli per Shpirtin e Shenjt. Engjujt janë tjeter, ndersa Shpirti I Shent, - I Hyjit, është vetja e tretë hyjnore – HYJI.
26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret,
27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:
“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”
29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.
30 Por engjëlli i tha:
“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!
31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”
34 Atëherë Maria i tha engjëllit:
“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”
35 Engjëlli iu përgjigj:
“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë Biri i Hyjit. (Lk 1; 26-35)
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Ne rradhe te pare ky Apostull ka qene hebre dhe kur ishte i ri emri i tij ishte Saul. Ai ishte nga Tarsi nje qytet jashte Izraelit ne ate kohe dhe ai ishte nje person i mesuar dhe shume i shkolluar ishte edhe qytetar romak, pra ishte me origjine hebreje por i lindur si nje qytetar romak. Njesoj si nje Shqipetar qe ka lindur ne Suedi dhe ka shtetesi Suedeze. Sauli ishte judeu me i zellshem nga gjith studentet e tjere per sa i perket ligjit jude.Ai ishte mesuar nga mesuesi me i mire ne ato kohe Gamalieli.Pali kishte njohuri te mira madje shume te mira te gjuheve te ndryshme.Ai ka qene me nje CV te mrekullueshme ne ate kohe. Madje mund te themi se ja kalon edhe shume njerezve sot per sa i perket njohjes se gjuheve te ndryshme.Sauli ose Pali me vone kishte edhe njohuri shume te mire te filozofeve te asaj kohe dhe shkrimeve te tyre.Jam i sigurt qe po te ishte tani gjalle e po te bisedoje me te do te mrekulloheshe per diturine dhe shkollimin e tij. AI ishte krejtesisht kunder besimit te krishtere aq sa edhe kur stefanin e vrane me gure ai po ruante rrobat e atyre qe po e vrisnin qe askush te mos ua vidhte. Madje ai vet i perndoqi te krishteret dhe shume prej tyre i futi ne burg. Dhe ne ate kohe nuk ishin burgjet aq te rehatshme sic jane sot kjo duhet patur parasysh. Ndersa po bente kete gje ai aq shume kishte zell per ligjin jude dhe aq shume ishte nje kundershtar i krishterimit saqe tha me vehte do te shkoj edhe jashte Izraelit ne damask qe te burgos te krishteret edhe atje. Dhe si kerkoi dokumentacionin perkates per te kaluar ne ate province dhe qytet dhe si mori autorizim prej keshillit te prifterinjve judenj , farisenjte dhe saducenjte ai me gezim e zell te madh u nis per te bere kete pune pra qe te arrestonte sa me shume te krishtere e ti burgoste. Ai ne fakt donte qe ti hiqte qafe te gjithe te krishteret.Shpesh keshtu bejne edhe disa fetare te feve te ndryshme sot kunder te krishtereve me asnje aresye vetem e vetem se besojne dhe rrefejne se Jezusi eshte Zot.
Por Saulit nderkohe qe po shkonte ne damask iu shfaq vete Jezusi dhe i tha Saul, Saul perse me perndjek? Dhe SAuli ra petoke dhe duke qene qe degjoi zerin dhe pa Jezusin tha kush je ti o Zot.Dhe Zoti i tha une jam Jezusi qe ti po e perndjek. SAuli e kuptoi qe krejt bota e besimit te tij ra poshte dhe tashme po njihte shpetimtarin e vertet dhe pa qe ishte ne gabim ose ne faj, por gjithashtu ai kishte ne zemer tashme nje kuptim te ri dhe i kerkoi Jezusit duke e quajtur Zot se cfare deshironte Ai qe SAuli te bente. DHe Jezusi i tha shko ne damask sepse aty do te te thuhet se cduhet te besh. Keshtu Sauli ose Pali ka ndejt tre dite pa shikim dhe pa ngrene sepse ishte duke u lutur dhe agjeruar .Dhe Zoti dergoi dishepullin e Tij qe te vinte doren mbi te dhe te mbushej me Frymen e Shenjte dhe qe te merrte fuqi e te sherbnte Jezusit. Keshtu filloi historia e Apostullit Pal. Dhe pikerisht ky person tashme nga nje perndjekes i zellshem u be nje ithtar i zellshem i udhes ose nje i krishtere i zellshem. Madje ka mbjelle shume kisha ne vende te ndryshme duke qene misionari me i suksesshem dhe duke caktuar edhe pastoret per cdo kish dhe sigurisht qe ka qene nje nga Besimtaret me guximtare dhe me me shume zell dhe dashuri per Jezusin dhe ky ka shkruar edhe me shume letra se apostujt e tjere.Po te lexosh mire librin e veprave Zoti ka bere shume mrekulli te fuqishme permes tij. Ai vet Pali ka thene qe kishte verte njohuri te medhaja shkollim te mrekullueshem dhe afetsi natyrore te lindura shume te mira por te gjitha keto i konsideroj humbje ne krahasim me njohjen e Zotit Jezus Krisht qe me shpetoi .Ai Pali thote se per te me e vlefshme eshte mundesia qe i dha Zoti Jezus qe ta njihte Ate.
Kjo eshte shkurtimisht dicka per Palin.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Falemnderit Alban
Pra Pali ska qen bashkekohes i Jezusit ??
A eshte Pali themelues i Trinise ??? Apo edhe para Palit kan besu njerzit se Jezusi eshte Zot?
Pali u takua direkt me te gjithe apostujt e tjere te cilet ishin bashkekohes te Jezusit dhe kete e beri direkt pasi besoi Jezusit dhe ai donte qe te ballafaqonte kete besim te ri qe kishte tashme vete me ate te apostujve te tjere donte te dinte se cbesonin ata. Por gjithashtu me e rendesishmja eshte qe Pali e pa Jezusin me syte e tij qe ju shfaq dhe qe i tha une jam Jezusi qe ti po perndjek.Pali e dinte tashme qe Jezusi egzistonte dhe qe i tha se ishte Zot.
Pali e pyeti kush je ti Zot?
Jezusi nuk i tha qe nuk jam Zot por i tha qe po une jam Zot por edhe jam gjithashtu Jezusi qe ti po perndjek , sepse nqs perndjek kishen e Jezusit ke perndjekur Jezusin nqs lufton me Kishen je duke luftuar me jezusin.
Keshtu Pali nuk i shpiku vet doktrinat e krishtera por i pati ne rradhe te pare zbules nga vet Zoti dhe i ba;;afaqoi ne rradhe te dyte me njerezit qe i kane ndejtur me afer Jezusit.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Na tregon qarte se Pjetri dhe Gjoni madje edhe te gjith apostujt e tjere i shpallnin popullit ringjalljen e te vdekurve(Shpetimin, ringjalljen fizike) ne Jezusin(duke besuar vetem tek Jezusi ose vetem permes Jezusit, vetem ne kete rruge , besimi tek Jezusi, qe Jezusi eshte Zot).
Pjetri dhe gjithe apostujt besonin se Jezusi ishte Zot.
Kjo sqarohet edhe me shume tek Veprat e apostujve 3:13-26
Shiko me vemendje vargun 14 aty quhet I SHenjti, I Drejti, kush mund te quhet i tille aty pervec Perendise? Askush nuk merrte guximin te thoshte se kjo behet fjale per nje njeri te thjeshte.
Vargu 15Jezusi quhet princi i Jetes, kush mund te jete princ i jetes pervec Zotit, Perendi?
Dhe po tek vargu 15 thuhet se te gjithe apostujt ishin deshmitare te ringjalljes se tij.
Pra ata e dini vete se Jezusi ishte Zot dhe para se Pali te vinte ne kishe.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Jezusi tek vargu 24 thuhet se vdekja nuk mund ta mbante , vdekja nuk kishte pushtet mbi Jezusin amen, sepse Ai eshte Krijuesi, Zoti Perendia.
Vargu 25 thuhet se Davidi thote qe Jezusi eshte Zoti qe nuk pa kalbje edhe pse vdiq sepse nuk mund ta mbante vdekja sepse eshte Zot. Ai quhet i Shenjti.Davida nuk flet per veten sic judenjte besonin por per Krishtin (Mesian) . Kjo ishte nje profeci per Jezusin.
Madje po ta lexosh deri ne fund deri tek vargu 34 e kupton qe behet fjale per Jezusin si Zot dhe qe apostujt e dinin para se te vinte Pali ne kishe. Davidi profetizoi qe Zoti(Ati) i ka thene Zotit (Jezusit) tim ulu ne te djathten time. E kupton qe ne te djathe nuk dmth nje vend me pak i ulet por ne te djathte dmth nje vend me pozite te barabarte me ate te Atit(Allahut). Ky ishte edhe vendi qe Jezusi e kishte para se te vinte ne toke si njeri dhe qe u kthye prap aty ku ishte dhe ku i takon ne te djathte te Allahut sepse ka te njejten pozite me Allahun (Atin).
Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 30-10-2009 më 19:45
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Krijoni Kontakt