Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-10-2009 më 12:29
A ka mundesi qe dikush nga te krishteret e forumit te jap me teper shpjegime rreth ketij citati biblik:
"Une kam akoma shume gjera per t'ju thene, por ju nuk mund t'i mbani ato tani. Ja si do te jete, kur Shpirti i se Vertetes te kete ardhur, ai do t'ju tregoje juve te njihni gjithe te verteten, pasi ai nuk do te flase nga vetja e tij, por gjithcka qe ai do te degjoje ate edhe do ta flase, dhe ai do t'ju tregoje gjerat e se ardhmes. Ai do me lavdroje mua, pasi ai do te marre nga une dhe do t'jua tregoje ate juve." Gjon 16:12-24
Pyetja ime pra eshte se kush eshte ai njeri qe ka ardh pas Jezusit per te na njoftuar me gjithe te verteten dhe qe e ka lavderuar Jezusin?
Shpresoj te hasi ne mirekuptimin tuaj!
Pershendetje
Ju faleminderit shume per sqarimin !!
Se une i dua kumbaret e mij sikur me i pas te familjes sime, dhe nuk i shikoj si te fese tjeter !!
Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!
hallall ta befte o Matrix,hera qe pare qe po shoh harmoni mes shqiptareve me fe te ndryshme tek nenforumet fetare
Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre
Zakonisht ne festat e katolikeve, mua me therrasin kumbaret mysafirin e I-pare, dhe me gjithe deshire shkoj aty qe te marr pjese ne festat e tyre !!
Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!
Uvejsa, para se t'marrsh përgjigjen teme, kisha dash me t'than se kam vu re se muslimant marrin vargje jasht kontekstit dhe me ato vargje nxjerrin konkluzione qi nuk kan asgja t'përbashkët me mesazhin e plotë biblik.
Kisha dash me ju dhan vetëm nji kshill vllaznore. Mos mendoni se asht kaq e leht me e hedh posht Jezu Krishtin. Po t'ishte aq e leht, nuk do ekzistonte krishtërimi sot, se do e kishin kutpue të tan se asht nji rren me bisht. Prandaj, para se me xjerr nai konkluzion, thellohuni ma shumë e ju mjafton me i ba vetes vetëm kyt pytje: si ka mundsi qi pas kaq shekush ekziston ala krishtërimi?
Tesh, m'lejo me tu përgjigj. Ai varg qi ke sjell ti nuk flet për nji njeri, por për Frymën e Shenjt, për të Cilin Jezusi premtoi se do vinte pasi Ai të ngrihej në qiell. Ja se si thot në nji varg tjetër:
Gjoni14:17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
Nga ky varg duket shumë kjart se nuk flet për nji njeri, sepse njeriu nuk mund të jetë në dike tjetër, domethan brenda njeriut. Ne na asht premtue se Fryma e Shenjtë do vin e do banojnë brenda nesh, dhe asht ikjo Frymë qi na tregon ne t'gjith t'vërteten dhe asht Fryma qi lavëron Jezu Krishtin.
Ja edhe nji varg tjetër qi e spjegon ma së miri kyt gja:
Efesianët 1:12 Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit
Ne kena marr vulen e Frymës së Shenjtë dhe jo vetëm ne, por kushdo qi beson në Jezu Krishtin prandaj edhe ne...
1Gjoni 4:4 ....Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit.
Ja edhe disa vargje të tjera qi dëshmojnë se ktu flitet për Shpirtin e Shejt:
Veprat 1:8 Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut''.
Veprat 2:4 Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.
Veprat 2:33 Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.
Ka edhe shum vargje të tjera qi vërtetojnë se flitet për Frymën e Shejt, por nuk po i sjell pasi ato qi solla jan ma se t'mjaftueshme për ata qi kërkojn me sinqeritet të njohin të Vërtetën.
Hajt ta cojm i got raki tesh per miqt e ksaj sofre!
Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 30-10-2009 më 15:45
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Po me pelqen kjo urtesi e juaj, po me duket se jam ne nje forum tjeter pasi Matrix ka pru nje fryme te re ketu, pra frymen e tolerances, dashurise dhe mirekuptimit. Pas cdo dimri del pranvera...Une gjithmone kam qene per dashuri, dhe propozoj qe emri i ketij 'nenforumi' te quhet, ...
Titulli: Toleranca fetare
Titulli: Toleranca dhe dashuria, respekti nder shqiptare.
Nentekst:
Në këtë forum diskutohet rreth kontributit që duhet të japin komunitetet fetare në ushqimin e tolerances fetare midis shqiptarëve. gjithashtu roli i fesë ne çështjen tonë kombëtare.
Nentekst:
Ne kete nenforum do te flitet per dashurine ne mes Njeriut dhe Zotit, dhe kontributit qe duhet te japin besimtaret qe besojne Krijuesin, Perendine. Gjithashtu roli i njerezve qe i jane nenshtruar vullnetit te Zotit.
Ju pershendes
mesiaforever, asht e vërtet se Matrix ka ken nismëtari i ktij ndryshimi rrënjësor qi ka ndoh itu, por fuqia e tij jemi na antarët e këtij forumi. N'kjose na nuk e mbeshtesim iniciativen e Matrix dhe nuk kemi kujdes me shkrimet tona, Matrix nuk ka me mujt me ba asgja fill i vetëm. Bashkimi ban fuqinë.
Coje i got raki he burr i dheut e mos ki merak se po dehesh se e kena edhe nji odë për ty me u shtri e me fjetë.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 30-10-2009 më 15:56
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus, une e besoj Jezusin (Isain a.s.) si te derguar te Zotit, ashtu sic e besoj edhe Muhamedin a.s. Nuk e kuptoj se nga te erdhi ne mendje qe une u perpiqa ta mohoja ate!!
Pyetja ime ishte thjeshte per ate njeri qe do vije pas tij, mua ne paraqitjen qe i behet ne Bibel atij, me duket si njeri. Ja shikoje kete:
"..Dhe kur ai te kete ardhur, ai do ta qortoje boten e mekatit dhe do te vendose drejtesine dhe gjykimin" Gjon: 16: 5 - 8
Thjeshte mua me kete pershkrim nuk po me ngjason ne nje Fryme, sepse nuk e kuptoj si e qorton fryma njeriun, apo si ia tregon te ardhmen, mua me ngjason ne nje njeri.
Nejse...
Pershendetje!
>>>Sipas bibles qe kam une ne Italisht (Parola del Signore. La Bibbia in lingua corrente) perkthimi i 16.8 eshte ky: "Ai do te vi dhe do te tregoje para botes c'do te thote mekat, drejtesi dhe gjykim".
>Pastaj vazhdon tek 16.9 "Mekati i botes eshte ky: qe nuk kane besuar ne mua".
>Tek 16.12 dhe 16.13 pak me poshte eshte e qarte. "Kam akoma shume gjera per t'ju thene por tani do te ishin teper per ju; kur te vi ama ai, Shpirti i te Vertetes do t'ju udheheqe drejt gjithe te vertetes".
>>>Te jesh e sigurt qe flitet per Shpirtin e Shenjte sepse permendet edhe ne vende te tjera. Thuhet edhe kur do vinte, pas 40 diteve pas largimit te Krishtit ne qiell. Keshtu qe mos mendo se kemi dike per te pritur.
Ndryshuar për herë të fundit nga VOLSIV : 30-10-2009 më 16:34
La verita' ti rendera' libero!
Krijoni Kontakt