Close
Faqja 4 prej 110 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1091
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Normalisht qe pas sqarimit te Marcusit e mora vesh edhe une se per cfare behet fjale. E pastaj m'u desh te te jepja pergjigjen e sakte.


    Paqja me ty!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga belive-god Lexo Postimin
    A paguhen Hoxhallaret per ti lene grate shtatezena????
    Ju lutem këto lloj pyetjesh janë provokuese dhe nuk kanë vënd as tek sofra muslimane. Nëse konsiderojmë se jemi të Krishterë, le të jetojmë dhe të sillemi si të krishterë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #33
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Believe_god,

    Ne rast se keni pyetje per besimin islam, mund t'i beni tek sofra e tyre.
    Por pyetjet si ajo qe ke bere me siper do te fshihen. Le te bashkepunojme me njeri-tjetrin dhe jo ta sulmojme besimin e njeri-tjetrit. Shpresoj ne mirekuptimin tuaj
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #34
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    faliminderit si bashkombas, per thirje ne sofer,

    por nuk e ha mishin e derrit , me vjen keq.

  5. #35
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    mire se na ke ardh pejani. Ne nuk ju nxjerrim miqve ushqime qe nuk i hane!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga pejani34 Lexo Postimin
    faliminderit si bashkombas, per thirje ne sofer,

    por nuk e ha mishin e derrit , me vjen keq.
    Hajde bujrum! Buk e kryp e zemen! E sa t'jesh n'bes ton, nuk ta prek njeri besimin tand.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga pejani34 Lexo Postimin
    faliminderit si bashkombas, per thirje ne sofer,

    por nuk e ha mishin e derrit , me vjen keq.
    Fmin e lam pa buk e mikun s'e korisim kurr!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #38
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    I/E Nderuar : Dielli_Ime,

    Unë nuk parashtrova pyetje tjetër, pasiqë ende nuk morra përgjigje për pyetjen time të parë !!! Unë pyeta:

    A Paguhen ende Priftërinjtë për të Shlyer Mëkatet ?!

    Nëse do të pytesh ndonjë Katolik që posedon më shumë njohuri mbi Katolicizmin dhe Protestanizmin, do të kuptosh më thellësisht arsyet e krijimit të Protestanizmit, por do të kuptosh edhe përgjigjen e pyetjes time shpresoj, kur e mëson të lutem mos hezito të ma tregosh edhe mua (neve).
    Respekte dhe mirë se ke ardhur ne sofren tonë. Gjithnjë jeni të mirseardhur dhe me zemer dhe dashuri te Zotit do t'u presim.

    Lidhur me at pytje dhe me ato paqartesi qe edhe keni, mik i nderuar, dua te jap pergjigjen ashtu edhe siç është në Kishen Katolike. Kështu pra qe, jo ratesisht është kjo sofer, sofrat shqiptare gjithnjë janë shtruar me gëzime dhe nga sofra e shtruar ka patur ushqime të mjaftueshme.

    Degjoje me kujdes dhe të lutem, mos u largo nga kjo sofer i pa kuptuar dhe jemi të hapur per gjighë ato qe u interesojnë, mos u ngut sepse muhabet me zemer do te gjeni, me zemer te bardhë dhe gjithmonë me besim se; ne kete sofer është beikimi i Zotit.

    Prandaj pra edhe mund te fillojmë




    Sakramenti I Rrefimit apo i Pajtimit

    Rrefimi eshte sakramenti i pajtimit tone me Zotin dhe me Kishen. Vepruesi kryesor, edhe pse i padukshem, i të gjitha sakramenteve eshte vete Krishti, i cili themeloi, veprimi i tyre nuk varet prej shenjterise se ndaresit te dukshem. Sakramentet gjithmone prodhojne dhe japin hirin e Zotit, pa marre parasysh se kush i ndan. Ne rrefim Zoti nepermjet meshtarit na i fal mekatet qe i kemi bere pas pagezimit.

    Ky sakrament I rrefimit ka edhe emra tjere, qe e plotesojne dhe tejkalojne domethenien e kesaj fjale. Rrefimi quhet edhe sakrament i kthimit (metanoia), sakrament i pendeses, sakrament i meshires se Hyjit. Sipas domethenies se vet shprehja me e pershtatshme per kete realitet eshte: sakrament i pajtimit.

    Pajtimi eshte nje proces i gjate. Njeriu me se pari duhet ta kuptoje dhe ta pranoje gabimin e vet, pastaj te pendohet dhe te vendoset per nderrim jete. Mandej duhet te lype falje dhe t’i plotesoje kushtet per falje. Vetem atehere mund te realizohet pajtimi. Per kete arsye fjala pajtim me mire e tregon ate cka behet ne mes te Zotit dhe njeriut mekatar.




    Rrefimi – dhurate e Zotit besimtareve te krishtere

    Kur flasim per rrefim, supozohet se e njohim dhe e kuptojme seriozisht realitetin e mekateve, qe – si e keqja me e madhe qe ekziston – e fyen Zotin dhe e demton njeriun mekatar, si edhe mbare Kishen dhe shoqerine njerezore. Prej roberise se mekatit Krishti e liroi boten me vdekjen dhe ringjalljen e vet. Mirepo, qe secili njeri te behet pjesetar i ketij clirimi dhe shperblimi, secili duhet te besoje dhe te pagezohet. Ne pagezim na falen te gjitha mekatet.

    Krishti e njihte mire natyren tone te ligeshtise. Ai e dinte se nuk do te qendrojme ne te miren. Per kete arsye e themeloi edhe sakramentin e rrefimit per faljen e mekateve qe i bejme pas pagezimit – pasi pagezimi nuk mund te perseritet. Ate dite kur u ringjall, Krishti u tha apostujve te vet: “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qe ua falni mekatet, u falen, e atyre qe nuk ua falni, nuk u falen” (Gjn 20, 22-23). Kete pushtet dhe detyre prej apostujve e kane marre ipeshkvijte dhe meshtaret. Ata e kryejne edhe sot per te miren e te gjithe besimtareve qe e lypin meshiren e Hyjit.

    Vetem feja e krishtere per pajtim me Zotin e ka sakramentin e rrefimit. Asnje fe tjeter s’ka dicka te tille! Njerezit jo te krishtere mund dhe duhet te pendohen per mekatet e veta. Mund edhe t’i pranojne para te tjereve. Por, pasi nuk jane pagezuar, nuk mund te rrefehen dhe nuk mund te jene te sigurte se Zoti ua ka falur mekatet – sikurse te krishteret qe jane te sigurte ne baze te premtimit dhe autoritetit te Krishtit Zot.



    Rrefimi eshte i nevojshem per te gjithe

    S’ka njeri aq te shenjte, i cili nuk do te kishte nevoje per rrefim. Po ashtu s’ka as mekat aq te madh, prej te cilit nuk mund te lirohemi ne rrefim. Sakramenti i pajtimit eshte i domosdoshem per shelbimin e atyre qe kane mekat te rende, sikur pagezimi per ata qe nuk jane pagezuar. I nevojshem eshte per femije qe kane arritur te vetedija dhe mund te mekatnojne, per njerez te rritur dhe te pjekur, si edhe per pleq dhe plaka. Me i nevojshem eshte ne rrezik te vdekjes.
    Besimtari duhet te rrefehet sa me pare pasi te beje ndonje mekat te madh.

    Perndryshe, edhe ata qe i kane vetem mekatet e vogla, duhet te rrefehen se paku nje here ne vit – por kjo eshte teper pak. Besimtaret e mie rrefehen gati cdo muaj. Rrefehen edhe motrat e nderit (murgeshat), meshtaret, ipeshkvijte, edhe vete papa.




    Cka duhet te rrefejme?

    Duhet t’i rrefejme te gjitha mekatet qe i kemi bere pas pagezimit. Kush eshte rrefyer perpara, i rrefen vetem mekatet qe i ka bere pas rrefimit te fundit. Nuk duhet t’i perserisim mekatet qe jane falur nje here. Ato nuk ekzistojne me.

    Duhet rrefyer para se gjithash te gjitha mekatet e renda – me numer dhe me rrethana, pasi nese nuk i rrefejme te gjitha, asnje nuk na falet. Perkundrazi bejme edhe nje mekat me te madh, qe quhet sakrilegj ose shenjtdhunim.


    Pune e mire dhe e dobishme eshte qe t’i rrefejme ne menyre sa me te perpikte edhe te gjitha mekatet e vogla. Por nese ndonjerin prej ketyre as nuk e rrefejme, rrefimi eshte i vlefshem – pasi mekatet e vogla mund te falen edhe ne saje te veprave te mira jashte rrefimit, ndersa mekatet e renda falen vetem ne rrefim.

    Pasi mund te mekatnojme me mendim, me fjale, me vepra dhe me leshime (duke mos plotesuar detyrat), duhet t'i rrefejme edhe te gjitha mekatet e cdo lloji, e jo vetem ato me fjale dhe me vepra. Pra, qe te mund te rrefehemi mire, na nevojitet edhe pergatitja e mire, rremim i shpirtit. Pergatitja me e mire dhe me komplete do te jete nese e gjykojme jeten tone ne baze te 10 urdherimeve te Zotit, 5 urdherimeve te Kishes, ne baze te urdherit te dashurise ndaj Zotit dhe ndaj te afermit, si edhe sipas "rregulles se arte": mos ua bej te tjereve ate cka nuk deshiron qe te ta bejne ata ty, e u bej te tjereve gjithcka deshiron qe te te bejne ata ty (krh. Mt 7,12).




    Pendimi

    Pendimi eshte keqardhja per shkak te mekatit, me te cilin e kemi fyer Zotin dhe Kishen dhe njekohesisht e kemi rrezikuar shelbimin tone.

    Ekzistojne dy lloje pendimi:


    1. Pendimi i persosur eshte keqardhja sepse me mekatin tone e kemi fyer dashurine e pakufishme te Zotit ndaj nesh. Burimi i pendimit te persosur eshte dashuria jone ndaj Zotit.

    2. Pendimi i papersosur eshte keqardhja sepse me mekatet tona e kemi merituar ndeshkimin e amshuar ne ferr. Pra, pendimi i papersosur nuk bazohet ne dashuri, por ne friken prej denimit te amshuar ne ferr.

    Per rrefim mjafton pendimi i papersosur, megjithese me mire eshte te pendohemi ne menyre te persosur gjithmone kur ajo eshte e mundshme.






    Pendesa

    Pervec pranimit te mekateve ne rrefim dhe ne pajtim me njeri-tjetrin - sepse pa pajtim me njerez s'ka pajtim as me Zotin, kushti kryesor per falje eshte pendimi, d.m.th. keqardhja per shkak te mekateve, me te cilat e kemi fyer Zotin dhe Kishen dhe njekohesisht e kemi rrezikuar shelbimin tone.

    Nje shenje e pendimit edhe edhe pendesa, te cilen rrefyesi e ka per detyre t'ia jape pendestarit ne rrefim. Ajo eshte shenje se deshirojme te japim njefare demshperblimi per mekatet tona. Pendesa zakonisht eshte e vogel. Gjithmone eshte me e vogel se mekati. Sepse mekati nuk na falet ne baze te pendeses - per shkak te meritave tona, por per shkak te meritave te Jezu Krishtit, i cili vdiq ne kryq per ne.


    Pendesen gjithsesi duhet ta kryejme ne menyre sa me te denje. Mire do te ishte qe te bejme dicka edhe me teper sesa lyp rrefyesi - qe te tregojme dashuri me te madhe ndaj Zotit dhe falenderim per miresine dhe meshiren e tij.

    Pasi te na e jape pendesen, derisa e themi Punen e Pendimit, meshtari na zgjidh prej mekateve me keto fjale:

    "Hyji, Ati i meshirshem, me vdekje dhe ngjallje te Birit te vet e ka pajtuar boten me vete dhe e ka derguar Shpirtin Shenjt per falje te mekateve. Neper sherbimin e kishes ai te dhashte faljen dhe paqen! Te janë falur mekatet tua ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt!"


    Liturgjia e sakramentit të Rrëfimit

    Në Shkrimin Shenjt në përgjithësi flitet për mirësinë dhe dashurinë e Zotit. Zoti përherë e thërret njeriun mëkatar në jetën e përbashkët, me vetveten, e kthen nga jeta e tij e mbrapsht dhe ashtu i mundëson ti përgjigjet thirrjes, ta pranojë oferten, dhe duke e mbërritur faljen e mëkateve në bashkësine e popullit të Zotit, të jetoje në miqësi me Zotin, si parashijim i jetës së amshuar të të shëlbuarve. BV parashtron mirësinë, mëshirën e Zotit të cilën na e shpreh dhe Ezekieli profet kur thotë:

    Zoti nuk e don vdekjen e mëkatnorit, por don që ai të kthehet e të jetojë.

    Shprehja e kthimit në BV e paraqitë në shumë mënyra:- veshja me petka pendestare
    - derdhja e hirit mbi krye
    - agjërimi
    - përulja në gjunjë
    - vajtimi
    - qëndrimi në heshtje etj.


    Këto gjeste kanë qënë të përcjellura me fjalët të cilat kanë shpreh pranimin e ganimee personale, që këto gjeste. Dhënja pendestare mos të kuptohen vetëm si formalitet. Profetët kanë cekë nevojën e kthimit të sinçertë, të mbrendshëm, kthimin e njeriut nga mëkatet në dashurinë e Zotit, e të afërimit, e kjo ishte kusht faljeje në BR. Sipas sinoptikëve thelbi i predikimit të Jezusit është thirrja në kthim.
    “Jezusi filloi të predikojë: Kthehuni se mbretnia e qiejve, e Hyjit është ngjat”Mt 4,17; Mk 1,15; Lk 5,32
    Kthimi apo metanoja që e kërkon ky predikim, apo kjo fjalë e Jezusit përbahet në kthim denifinit të njeriut, largimin nga mëkatet dhe afrimin me Zotin. Metanoja është dhuratë e Zotit, për këtë inisjativa e kthimit rrjedh prej Zotit. Lk 15,4-8 (e deles së humbur) Dhe shumë tekste të tjera na flasin për dashurinë e Zotit e cila i shkon në rakim njeriut mëkatnor.


    Jezusi vetë para çdo sherimi që bënte i fal mëkatet, dhe tregon pushterin e vet për faljen e lukatëve, gjithashtu BR dëshmon se Zoti ia dha kishës pushtetin me falë mëkatet. Gjn 20, 22-33. Si foli kështu hukati mbi ta dhe u tha: Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre që ua falni mëkatet u falen, e atyre që nuk jua falini nuk u falen”.

    Konçili i dytë i Vatikanit na jep ritin e përtësisë të pajtimit që të mund të vijë në dukje tërë pasuria e këtij sakramenti dhe që kremtimi i tij, të jetë i përshtatshëm gjendjes dhe nevojave të përsonit dhe bashkësitë e ndryshme të popullit të Zotit. Riti i përtërirë i këtij sakramenti na parashtron forma të pajtimit janë të caktuara 3 mënyra të ndryshme:
    - pajtimi individual i pendestarit
    - pajtimi i pendestarëve në rrëfim individual
    - pajtimi i shumë pendestarëve me rrëfim e zgjidhje të përbashkët.



    Frytet e rrefimit

    Cdo rrefim i mire na pasuron me fryte te begatshme:

    1. na falen mekatet dhe na kthehet hiri shenjterues;
    2. na falet denimi i amshuar;
    3. falen edhe denimet e perkohshme;
    4. na ringjallen meritat qe i patem te Zoti para se kemi mekatnuar;
    5. na jipet hiri sakramental dhe veprues - qe te mund ta permiresojme jeten tone, te qendrojme ne te miren dhe te ruhemi me lehte prej mekateve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 29-10-2009 më 12:47
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Të falendëroj përzemërsisht për këto sqarime mbi Pendimin i cili kryhet me anë të rrëfimit Toni77. Por mesa lexova unë aty cfarë ti ke shkruar pash se nëpërmjet priftit i drejtohet pendimi Atit (Zotit). Por paradisa vitesh (shumë vitesh) në kohën e Luterit paguhenin para për t'u shlyer këto mëkate, ndërsa unë do doja të dija nëse paguhen ende para për një gjë të tillë, por mesa lexova nuk ndodh më një gjë e tillë !!!

    Me këtë mund të arrijmë në konkluzion që Priftërinjtë e dikurshëm kanë abuzuar me postin e tyre, që është një gjë fatkeqësisht një vepër shumë e ligë për njerëz të tillë, që mund të ju garantoj unë se janë vetëm njerëz të cilët kërkojnë Përcarshmëri të Krishtërizmit, dhashtë Zoti të mos punësohen prapë njerëz të tillë si Priftërinjë !!!

    Faleminderit Toni77
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Me këtë mund të arrijmë në konkluzion që Priftërinjtë e dikurshëm kanë abuzuar me postin e tyre, që është një gjë fatkeqësisht një vepër shumë e ligë për njerëz të tillë, që mund të ju garantoj unë se janë vetëm njerëz të cilët kërkojnë Përcarshmëri të Krishtërizmit, dhashtë Zoti të mos punësohen prapë njerëz të tillë si Priftërinjë !!!

    Faleminderit Toni77
    I dashur ILMGAP,

    Eshte shume e lehte ta drejtosh gishtin te problemi i tjetrit dhe te hedhesh gure mbi ate qe mekaton. Besome se ma shume se m'vjen keq mua si e krishtere per kete pune nuk te vjen ty. Njesoj mendoj se nuk ndihesh me mire kur te identifikojne me terroristet per shkak te fese se perbashket qe e keni. Prandaj, t'u kisha lutur qe te mos arrish kaq shpejt ne perfundime se jo te gjithe kane vepruar ashtu si mendon ti, apo qe kjo gje paska qene nje veprim kaq i perhapur sa po e ben ti.

    Nje gabim i madh i te krishtereve ne te kaluaren kane qene kryqezatat. E sa per me e dite, jo te gjithe te krishteret kane qene pro kryqezatave. Sa per njohuri te pergjithshme, Shen Francesku i Asizit arriti te vendose paqe dhe u mundesoi te gjithe te krishtereve vizitat ne vendet e shenjta ne Izrael, pikerisht ne kulmin e kryqezatave. E per keto gabime njerezore, te cilat jane bere ne emer te Kishes, Papa i nderuar Gjon Pali II ka kerkuar falje publikisht dhe ka mbajtur mbi shpatulla fajin e te krishtereve qe kane jetuar para 800 vjetesh. Ne te njejten vije arsyetimi, jane rishikuar edhe praktika te tjera qe kane mbartur gabime njerezore ne to. Besoj se kjo flet hapur per frymen progresiste te njohjes se gabimit.

    Sa per fjalet qe i ke thene ne ate cfare ke shkruar, mund te te garantoj qe ti nuk mund te garantosh asgje se cfare kane pasur per qellim veprimet e tyre ne ate kohe . Cdo njeri vepron duke menduar se e ka mire, por koha pastaj e peshon vleren e saj.

    Sa per fund, doja te te sqaroja se prifterinjte nuk punesohen. Ata sherbejne. Dhashte Zoti te kete sa me shume thirrje meshtarake, pasi pa meshtare nuk ka Kishe.

    Paqja me ty!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 4 prej 110 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •