KJo është e vertetë Seminarist! Problem serioz. Keta nuk dallojnë shumë nga D.J!!
More si nuk mendojnë se Zoti e vendosi veten në gjymtyrë - në tyrup. Pra Zoti e "kufizoi" Veten Brenda trupit te nje njeriu - Jezus Krishti i cili u lind në Betlehem nga një vajzë virgjër qe quhet Mari. Si nuk ngopen duke injoruar gjymtyret - e Krishtit dhe duke harruar se Zoti nuk bëri ashtu por Ai me gjithë Lavdinë dhe madheshtinë qe ka Ai e uli Veten dhe Vendosi Veten në njeri - gjymtyrë. Ai e uli Veten në njeri per ta lartesuar njeriun në mbretërinë dhe lavdinë e Tij.
Bibla shpjegon se Zoti nuk ishte i kufizuar as i penguar ne asnje menyre nga gjymtyret e Krishtit, këta e nençmojnë gjymtyret - trupin e Krishtit te cilët janë kisha - shenjtërit gjatë shekujve!! Ai -Gjymtyrë mund ta kishte kufizuar penguar Zotin, por të gjithë e dim se Aii nuk e beri kete, perkunder asajë, Bibla na shpjegon se Ai manifestoi vlerat, pushtetin e Zotit ne menyre te plotë dhe mrekulliti boten. Vlera, Pushteti dhe Pasuritë e Zotit u bene pasurite e atij trupi gjymtyresh, keta nuk kan te ndalur duke ulur vlerat pushtetin dhe Pasuritë e Zotit qe u manifestuan në gjymtyrë dhe nëse dikush flet apo shpjegon se; "pasuritë, pushteti i Zotit është manifestue në gjymtyrë" keta sigurisht se e nençojnë dhe e quajnë "adhurim ndaj krijesave, blasfemi" etj!! Vertetë janë krejtë të humbur keta të shkretë!!
Bibla na shpjegon se Zoti nepermes viergjes Mari e vendosi Veten ne mish, në gjmtyrë njeri, kjo ndodhi pra në kohen e mishërimit të Zotit në personin JEZUS. Mirpor, sot Zoti e ka vendosur Veten në Kishene Tij. Pas vdekjes së Zotërisë, ngjalljes dhe ngjitjes së Tij në Lavdi, fuqia dhe puna e Tij gjenden në Kishen e Tij - gjymtyrë e Krishtit, pra brez pas brezi.
Kur lexojmë ungjijt mësojmë se kur Zoti ishte në tokë, në gjymtyrë - njeri, Ai asgjë nuk bëri në mënyrë të ndarë nga mishi - gjymtyret. Pastaj pas kalimit të Zotërisë në Lavdinë e Atit, ne të njëjten menyrë, sigurisht se Zoti ja ka besuar te gjitha veprat e Tij Kishes. Mos të mendoj dikush se Zoti punon në mënyrë ta pavarur, jo, Ai nuk punon ne menyre te pavarur dhe jasht vullnetit te njeriut, Ai punon teresisht permes Kishes - gjymtyrë e Tij . Prandaj çdo injorancë ndaj gjymtyrave te Zotit është injorancë ndaj Zotit.
Zoti në kohen e misherimit nuk bëri asgjë jasht Atij trupi - gjymtyrve, gjithçka veproj Zoti veproj në gjymtyrë dhe i pa ndarë në trupin e Tij, sot Zoti nuk ben asgje jashte Kishes - gjymtyrë e Tij. Ai edhe e ka dhene Vetveten terësisht, plotesisht dhe pa rezerva tek Kisha e Tij. Kisha - gjymtyrë e Krishtit është e pa ndarë me Krishtin dhe vepron me Krishtin. E, nënë e gjymtyrve - e Kishes dhe nënë e Krishtit është Maria, vetem fëmia i pa ligjshem - kopili e braktisë nënen. “ nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?!” (Lk 1; 41 42) “Grua, ja, yt bir!” Pastaj i tha nxënësit:“Ja, nëna jote!”.
Krijoni Kontakt