Jezusi nuk foli me kuptim figurativ ne kete kohe. E Ai nuk shkoi qe t'ia lere kete pushtet nje te vdekshmi. Pastaj, sa per permendje emrash, nuk besoj se ia kalon kush Krishtit. Se ai nuk permendet vetem nga te krishteret, por edhe nga myslimanet si puna juajKuptimi i saj eshte figurativ.Dituria e Muhamedit a.s emri i tij do rrije deri ne diten e kijametit me muslimanet, ndryshe nga cdo emer tjeter politikani apo autori qe emri i zhduket me kohen.Emri i Muhamedi a.s permendet me shume se 50 here ne dite nga secili musliman me prapashtesen Paqa e Zotit qofte mbi te.5 here ne ezanet e dites qe e ngjon dhe ti pavarsisht se je kristian.vete emri Kishe do te thote thirje nga jashte.Po jo thirrje me cengane por me zerin e monoteistit..
Serish, lexo ne vendin e duhur dhe pa nxjerrje fjalesh nga kontekstiFryma e vertetes eshte tjeter gje dhe fryma e shenjte eshte tjeter gje.Fryma e se vertetes tregon per shpalljen profetike e cila eshte hyjnore dhe e vertete.Sepse ne bibel permendet dhe fryma e gabimit.Pra fryma e se vertetes beht fjale per frymen e profecise sic thuhet ne bibel
Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë (Zbulesa 19/10)
Ja nje pjese e mire e shkrimit per te te ardhur ne ndihme ty dhe te tjereve.
Martesa mistike e Qengjit - Zb 19, 5-10
5 Pastaj nga froni jehoi zëri që tha: » Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij [edhe] të gjithë ju që e druani - të vegjël e të mëdhenj!«
6 Ndërkaq dëgjova, si zërin e një shumice së madhe njerëzish, si ushtimën e ujërave të mëdha, bumullimë rrufesh të forta:
»Aleluja! Mbretëroi Zoti, Hyji [ynë], i Gjithëpushtetshmi! 7 Le të galdojë e të brohorasim dhe ti japim lavdi Atij, sepse erdhi Dasma e Qengjit! Gati është Nusja e tij! 8 Iu dha të vishet me li të hollë, të shkëlqyeshëm dhe të pastër!« Petku i lirit shembullon veprat e drejta të shenjtërve.
9 Atëherë më tha: »Shkruaj! Të lumët ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit!« Dhe shtoi: »Këto janë fjalë të vërteta të Hyjit«.
10 Atëherë rashë para këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha:
»Prite Zot! Edhe unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu që dëshmuan Jezusin! Adhuro vetëm Hyjin!«
Vërtet, dëshmia e Jezusit është shpirti i profecisë.
Ju jeni shume te lezetshem. Lexoni me poshte e merrni vesh se behet fjale per dy gjera krejt te ndryshme.Ndersa kur thuhet per frymen e shenjte behet fjale per engjellin gabriel i cili i solli kuranin nga Zoti Ngushulluesit.Prandaj ne bibel permenden Ngushulluesi, Fryma e shenjte dhe Zoti sikurse permendet Biri i Njeriut Fryma e shenjte dhe Zoti.Eshte Trinomi profet i Zotit Jezusi ose Muhamedi Engjelli qe sjell Shpalljet, Gabrieli dhe Zoti i gjithe botrave.
Lajmërimi i lindjes së Jezusit - Lk 2, 26-38
26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:
“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”
29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.
30 Por engjëlli i tha:
“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!
31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”
34 Atëherë Maria i tha engjëllit:
“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”
35 Engjëlli iu përgjigj:
“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj. 37 Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!”
38 Atëherë Maria tha:
“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”
Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.[/I]
Ne i besojme asaj qe thote vete Krishti se ku eshte Shpirti Shenjt aty eshte Ati dhe Biri. E normalisht qe Trinise se Shenjte ia hapim deren e banimit ne ne duke i zbatuar mesimet e Ungjillit, te cilave vete Biri u dha Jete.Duke zbatuar fjalet e tij.Ky eshte kuptimi qe vjen me pas.
Mos i bjer rreth e perqark, por pergjigju pyetjes time. Jezusi iu lut Atit dhe deri tani une s'pashe nje mysliman qe ta quaje gabim kete pune. Pse ju nuk e quani Zotin Ate?Jezusi se pari eshte emer grek dhe jo hebraik se dyti perkthimi i bibles ne gjuhen greke ka sjelle ndryshime rrenjesore tek ajo, se treti jezusi e quajti veten bir Njeriu atehere po ju pse e Beni Zot.Pra bibla ka problemet e saj qofte ne perkthim qofte dhe nga ata qe u munduan ta perpilojne ate qe ishin Pali, dhe Luka te cilet ne fillim ishin armiqte e apostujve pastaj na u bene engjej dhe apostuj?
Po te lexosh pak aty afer, e s'besoj se s'e ke pare, Jezusi flet se si Ai dhe Ati jane NJE GJE E VETME. Pra, nuk ka folur per engjejt, ASSESI.Ne mund te perdoret per Jezusin bashke me engjejt.Ne shume here profetet qene te ndihmuar nga engjejt.Psh tek rasti i Mosiut qe e udhehiqte engjelli.Po ashtu dhe profete te tjere.
Me syze islamike keshtu po i bie...Do apo sdo ti Ngushulluesi eshte Muhamedi a.s Jezusi e quan princ, Danieli e quan i lashti i diteve i cili do sundoje me mbreterine e tij.jeremia e quan profeti qe profetizon paqen. Mosiu e quan profetin qe do dale nga vellezerit e juaj.Te gjitha keto kane dale dhe jane vertetuar
DJALLI!OPse keni frike te deklaroni kush eshte Princi sipas jush?
A m'duket fole per gjykim qepare, apo me bene syte mua? Se kesaj here e paske zbutur tonin dhe e paske bere qortim.Nje ngushullues qe do te vije ne bote sipas Jezusit me largimin e Tij dhe do ta binde boten per mekat dhe per besim dhe drejtesi nuk mund te jete Zoti sepse Ngushulluesi qe do te vije do ti qortoje njerzit per gabimet dhe do ti pergezoje per te mirat.Jezusi thote nje ngushullues tjeter pasi vete Jezusi ishte nje profet njeri dhe ai qe do vinte ishte nje profet tjeter.hebrejte e prisnin tek populli i tyre por Zoti ua solli tek populli i ismailit sepse hebrejte e lane adhurimin e Zoti dhe zgjodhen adhurimin e idhujve dhe Zoti i la ato dhe zgjodhi pasardhesin e Ismailit.Eshte shume thjeshte per ate qe do ta besoje te verteten
Edhe mos shpif per hebrenjte, pasi ata e adhurojne vec 1 Zot e jo idhuj. Ata thjesht nuk arriten dot ta njihnin Krishtin si Mesine e tyre, por ende e presin qe Ai te vije.
Le te perfitojme te gjithe nga kjo ore e Meshires Hyjnore, ne te cilen Krishti e dha jeten ne Kryq per ty dhe per mua, per te gjithe ne. Eshte ora 3 pas mesdite. Gjithcka ndalet. Ushtari, per t'u siguruar se ka vdekur, ia ngul heshten ne brinje dhe nga ajo del Gjak dhe Uje, per faljen e mekateve tona dhe per pastrim te shpirtrave tane. Vete Krishti ia ka dhene mistikes Faustina Kovalska kete lutje per te kerkuar Meshiren Hyjnore.
Ate i Amshueshem, po ta kushtoj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjnine e Birit tend fort te dashur dhe Zotit tone Jezu Krishtit, per shperblim te mekateve tona dhe te botes mbare.
Per hir te mundimeve te Tij plot dhimbje, ki meshire per ne dhe per boten mbare.
O Hyj i Shenjte,
I Shenjte dhe i Gjithepushtetshem,
I Shenjte dhe i Pavdekshem.
Ki meshire per ne dhe per boten mbare.
O Gjak dhe Uje qe shpertheve prej zemres se Jezu Krishtit, si burim i Meshires per ne,
une besoj ne Ty!
Qofte levduar Krishti per amshim!
Krijoni Kontakt