
Postuar më parë nga
toni77_toni
Sigurisht se I besojmë Beslidhje së Vjeter, nuk marr me mend nëse dikush mundet të dyshoj atë, mirpor, qendrimi dhe zbatimi i te krishterve ndaj BV dhe ligjeve eshte sikurse Jezusi na mëson pasi qe Krishti është FJALA, Ai është Fjala perfundimtare e Perendisë dhe qe Ai është permbushja dhe persosmeria e ligjeve dhe shkrimeve.
Unë kam dhënë një pergjigje te shkurtë, verejta qe nuk ke kuptuar pergjigjen,më ke akuzuar duke me thene se; “I ke ra rrotull”, ktu nuk mund te ndihmoj, është diçka tjeter te kuptuarit apo mos te kuptuarit me ato qe unë them. Ndoshta edhe kjo qe tash po shkruaj nuk mund të ndihoj ty por unë per ata nuk jam fajtor, thjeshtë unë po pergjigjna. Ti mundesh te japesh pytje ma konkretisht se çka po don me ditë. Mendoj se ky është edhe problemi pasi qe ju nuk bëni pytje të informohi mbi diçka por keni opinonet dhe paragjykimet e juaja te formuara dhe asnjë pergjigje e te krishterve nuk u kënaqë sepse nuk perputhet me akuzat dhe ato qe jane krijuar në frymzimin e muslimanit.
Tash dua të jap një pergjigje edhe pse nga ti nuk e kam degjuar por duke u bazuar në ato qendrimet e muslimanëve ndaj te krishterve lidhur me ligjet dhe BV.
Qendrimi I muslimanve perafersisht nuk dallon nga bindjet dhe qendrimi I hebrenjeve qe kishin ndaj Jezusit lidhur me Beslidhjen e Vjeter, kjo tash është bartur nga judenjët-kundershtar te Jezusit tek muslimanët dhe muslimanët I akuzojnë te krishterët kinse ata sot nuk zbatojnë ligjet e BV. Këtë nuk ma ke thënë ti dhe ndoshta po gaboj, por shuher e kan thënë muslimanët dhe shumher kam lexuar edhe ne shkrime te tyre.
Kjo mund te jetë një bindje e krijuar ne ju por realisht te krishterët besojnë Beslidhjene Vjeter dhe kjo as qe vihet ne dyshim dhe zbatojnë Beslidhjene Vjeter dhe as qe vihet ne dyshim, por gjithçka ashtu sikurse Jezusi na meson sepse Krishti është Fjala perfundimtare e Perendisë. Krishti është Alfa dhe Omega.
Per të dhënë një pergjigje dhe kuptim qendrimit te muslimanëve ndaj te krishterëve lidhur me ligjet dhe tradidat te shenuara ne Beslidhjene Vjeter, mund te lexohet nga disa qendrime të Jezusit ndaj Beslidhjes së vjeter dhe Ligjeve, kështu qe secili mundet të kuptoj se pse thuhet se i besojmë dhe zbatojmë ashtu sikurse na ka mësuar Jezusi.
PSH, Jezusi dhe ligji i Beslidhjes së Vjeter?
Kur lexojmë Biblen, Jezusi na paraqitet si njohes i mire i ligjeve te Izraelit. Aty shohim se Ai meson neper sinagoga dhe polemizon me kundershtar mbi zbatimin e normave etike, kulturore dhe politike.
Meson mbi Mesine dhe ngjalljen e te vdekurve. Vendimi dhe mendimi i tij kerkohet edhe ne zgjidhjet e problemeve familjare (Lk 12, 13). Jezusi ishte Mesues. Mesuesi tek hebrenjte ishte teolog dhe jurist.
Konfliktet qe i takojme ne Ungjij nuk duhet te na mashtrojne, sepse Jezusi asnjehere nuk e keputi bashkesine ne mesime me shkrimet e farisenjve ne menyre definitive: shpeshhere e gjejme ne shtepi te tyre duke biseduar... Duhet thene se Jezusi nuk u largua nga Ligji dhe letrat, themeli i jetes dhe besimit te hebrenjve. Qendrimin e Jezusit ndaj Ligjit e shohim tek Mateu (5, 17), ku shkruan "Mos t'iu shkoj nder mend se erdha per ta shlyer Ligjin e Profetet! Jo s'erdha te shlyej, por te perkryej".
Ligji eshte shprehje e vullnetit hyjnor, per kete askush nuk ka te drejte ta anuloje vleren e tij.
Megjithese Jezusin e akuzuan porsi armik te Ligjit, si nje njeri i cili Ligjin nuk e respekton, ai nuk kishte kete qellim qe te ishte kunder Ligjit. Hebrenjte Ligjin e kuptonin dhe e pranonin porsi fjale definitive dhe te pandryshueshme gati si personifikim hyjnor. Jezusi thote se nuk eshte ashtu. Ne Beselidhjen e Vjeter Hyji nuk foli ne kete menyre definitive. Fjala definitive e Hyjit eshte Jezusi; "E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë". (Gjn 1, 14). Pasi qe Jezusi ishte fjala definitive, ka pushtet dhe detyra e tij eshte ta plotesoje dhe perkryej Ligjin.
Perkryerja te cilen e ben Jezusi eshte ne dy forma:
ligjeve te BV, te cilet vleren e vet e mbajne edhe me tutje; Jezusi, (kujdes) - Vet ZOTI mund t'i shtoje ligje te reja, dimensione me te thella, shpjegime te reja me qellim qe besimin ta bej te brendshem.
Forma e dyte eshte ajo qe Krishti ka pushtet t'i anuloje ato ligje te BV te cilat ishin historikisht te kufizuara; ne qofte se ishin vetem per nje periudhe historike, vetem per nje popull, i cili atehere do te ishte popull i Hyjit. Shumëmir dihet se Beslidhja e Vjeter ishte vetem per nj popull, Mesia erdhi n popullin qe u kishte premtuar dhe aty ua shpalli fillimisht te gjitha ato te mira qe I kishte pergaditrur me shekuj, por qe Beslidhja me Kryqin dhe Gjakun e Krishtit ësht per te gjith popujt.
Ne menyre konsekuente, Ligji eshte i vjeter dhe i ri. Ne forme te vjeter, i papersosur dhe i kufizuar, arriti deri te Gjoni (Lk 16, 16). Ne formen e re, te cilen ia dha Jezusi eshte i persosur.
Persosmeria e Ligjit eshte dhenie e nje Fryme, Shpirti te ri, Ngushlluesi dhe e Verteta, Shpirti I së Vertetes I cili zbriti mbi Kishen diten e Rreshajve – Shpirti I Shenjt, nje kuptim me te thelle te marredhenieve ndaj njeriut dhe Hyjit. Tash jo më nga ligji por maradhënje e drejt per drejt mes te nejriut dhe Zotit; Njeriu tempull I Zotit ku pas pagëzimit ai rilindë në Krishtin I cili është Fjala perfundimtare Hyjit-Zoti me ne.
Kur eshte fjala per Ligj, atehere Jezusi ka parasysh Dekalogun (Mt 5, 17-20); Lk 16, 17).
Pasi qe BV u zbatua ne Beselidhje te Jezusit, ashtu edhe Ligji i vjeter u zbatua ne Ligjin e ri. 'Deri sa Dekalogu ne menyre negative u shpreh, Jezusi vuri Ligj te Ri me sakrifikimin e vetvetes': “ky është trupi im qe flijohet per ju… “Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im ‑ gjaku i Besëlidhjes ‑ që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkateve.” Kjo është Bes-Lidhja e Re dhe perfundimtare, e perjetshme.
Shkurt. psh le te shohim dy shembuj biblik në persosmerine e Ligjeve qe i beri Jezusi.[/SIZE][/FONT]
Ligji lejonte qe i martuari ta ndj gruan dhe te martohet me tjeteren, mirpor Jezusi urdheron qe mos te lejohet:
Ndersa une po ju them: kush e leshon gruan e tij - perveç ne rast te felligeshtise, ai ben kurorethyerje: poashtu edhe ai qe martohet me gruan e ndare (e divorcuar), ben kurorethyerje (krah. Mt 19, 8-9).
Siç shihet Jezusi nuk sjell asgje te re, perveç se marteses ia kthen vleren dhe rendesine qe e kishte ne fillim nga Hyji.
Me hakmarrje kuptohej ndeshkim i njeriut ashtu sic e kishte bere krimin, ne te njejten menyre meritonte edhe denimin. Urdheri ishte: jeta per jete, syri per sy, dhembi per dhemb, dora per dore, kemba per kembe, diegia per diegie, plaga per plage, mbresa per mbrese.
Ndersa tani: "Mos u kacafytni me te keqin, por atij qe te bie shuplake ne faqen e djathte, ktheja edhe tjetren. Atij qe do nxjerr para gjyqit per ta marre kemishen, jepja edhe pallton. ....." (Mt 5, 38-42).
Ligji dhe Mbretëria e Hyjit
Që prej ditëve të Gjon Pagëzuesit e deri tani Mbretëria e qiellit po depërton me vështirësi e vetëm të fortët e shtijnë në dorë. Vërtet të gjithë Profetët dhe vetë Ligji paralajmëruan deri te Gjoni. (Mt 11, 12 13)
"Deri te Gjoni" ktu permbushet dhe perfundon gjithçka nga BV, tash e ka radhen Jezusi ta permbush, apostujt dhe Kisha e Hyjit të realizoj çka u profetizua në Beslidhjen e Vjeter.
Të lexojmë shembullin e tjeter se çka thotë Jezusi:
"Të gjitha këto po i dëgjonin farisenjtë që s’i ngin gjë me para dhe e përqeshnin.
Jezusi u tha:
“Ju dini të paraqiteni para njerëzve të drejtë, porse Hyji i njeh zemrat tuaja! Veçse, çka është e madhërueshme para njerëzve, është ndyrësi para Hyjit.
Ligji e profetët arrinë deri në kohën e Gjonit. Që atëherë shpallet Mbretëria e Hyjit dhe gjithkush nxiton me forcë të hyjë brenda.
Më lehtë është të mbarojnë qielli e toka se të bjerë poshtë edhe një vizë nga Ligji.
Secili që lëshon gruan e vet e merr një tjetër, shkel kurorën. Po ashtu edhe ai që martohet me gruan e shkurorëzuar, bën kurorëthyerje.” (Lk 16; 14-18)
Ky ishte një shembull i mirë ku Jezusi thotë; "Më lehtë është të mbarojnë qielli e toka se të bjerë poshtë edhe një vizë nga Ligji". Mirpor ngjitur, menjihet pas ketij rreshti thotë; "Secili që lëshon gruan e vet e merr një tjetër, shkel kurorën" Kur dihet se ne ligjet e Beslidhjes së Vjeter ligji ka lejuar qe personi ta leshoj gruan dhe te martohet me tjetren. Krishti tregon se ky dhe disa ligje te BV ishin historikisht te kufizuara, vetem per nje periudhe historike, vetem per nje popull, i cili atehere do te ishte popull i Hyjit.
E gjithë kjo u tha per te dhënë të kuptoj secilin se te krishterët besojnë dhe zbatojnë pikë per pikë Beslidhjen eVjeter sikurse na ka mësuar dhe frymzuar Jezusi vet FJALA e PERENDISË.
Krijoni Kontakt