Close
Faqja 35 prej 110 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 1091
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Tulipanonero,

    Sigurisht qe pergjigjen do ta marresh nga te krishteret, pasi je ne sofren tone . Mirese na erdhe dhe kalofsh sa me mire!

    Tash, po te lexosh shkrimet tona te disa faqeve me perpara lidhur me kete teme, do t'i gjesh pergjigjet qe po i kerkon. Nese ende nuk e gjen pergjigjen, te lutem, pyet serish dhe do te mundohemi te t'i qartesojme ato.

    Paqja me ty!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  2. #342
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pa hyre shume ne detaje, Uvjesa, termi "Bir" ne Bibel ka shume kuptime.

    Thjesht duhet kuptuar konteksti se si ajo perdoret.
    Shpeshhere nenkupton pasardhesi, ose sternipi, ose dikush nga fisi i tij qe do te kete lavdine e stergjyshit te vet.

    Keshtu kur themi Jezusi eshte Biri i Davidit nenkupton se ai eshte sternipi i Davidit, por jo thjesht sternip, por dhe dikush qe do i ngjaje Davidit
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #343
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Flm Dielli dhe Matrix per pergjigjjen, e mendoja edhe une si shprehje metaforike.

    Perderisa Bibla shquhet per fjale metaforike, atehere a mund te jete e termi "Bir i Zotit" i tille dhe nese jo pse? Gjithehere duke pasur parasysh theniet metaforike si kjo p.sh.

    "Lum pajtuesit, sepse do te quhen bijte e Hyut" (Mateu 5-9) . Ose kjo:

    "...e ta lavdojne Atin tuaj qe eshte ne qiell" (Mateu 5-16)

    Pra qe njerezit e devotshem te quhen bijte e Zotit d.m.th. ne kuptimin i dashur i Zotit, rob i Zotit etj. ndersa per Jezusin mund te vlen edhe termi i derguar i Zotit.
    Kurse 'Ati jua'ne kuptimin metaforik per Zotin tuaj, Krijuesin tuaj, Furnizuesin tuaj etj.

    Pershendetje!

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin

    Pra qe njerezit e devotshem te quhen bijte e Zotit d.m.th. ne kuptimin i dashur i Zotit, rob i Zotit etj. ndersa per Jezusin mund te vlen edhe termi i derguar i Zotit.
    Kurse 'Ati jua'ne kuptimin metaforik per Zotin tuaj, Krijuesin tuaj, Furnizuesin tuaj etj.

    Pershendetje!
    Uvjesa me fal nqse te kam kuptuar drejt.
    Per ty eshte njelloj, qe babi yt, ne Dasmen tende, ne nje nga tavolinat e fundit te ngrihet ne kembe nga mesi darkes dhe te thote ne sy te nuses tende dhe dasmoreve fjalet : Po ngre edhe une nje dolli per kete djale qe e kam si te komshiut dhe qe une e kam edhe si gjith korjeret e mi!!!???
    E njejta gje, si Babai yt te vihet ne Krye te Sofres se Dasmes tende e te Thote : Sot kam gezim te madh, pra Gezoni edhe ju me mua, eshte Dasma e birit tim te dashur"

  5. #345
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Luan me fal, por nuk e kam te kjarte se cfare po thua.


    Pershendetje!

  6. #346
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    dua te di nje shpejgim

    e kam gjetur fjalen Vere ne musht ne bible me te njejtin emer

    psh

    15"You will sow but you will (AG)not reap
    You will tread the olive but will not anoint yourself with oil;
    And the grapes, but you will (AH)not drink wine.

    5Awake, (J)drunkards, and weep;
    And wail, all you wine drinkers,
    On account of the sweet wine
    That is (K)cut off from your mouth.

    11Harlotry, (AD)wine and new wine take away the understanding.

    du me dit me cfare emri vjen fjala musht dhe vere ne bibel?
    "Shoku Mjekesise"

  7. #347
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    dua te di nje shpejgim

    e kam gjetur fjalen Vere ne musht ne bible me te njejtin emer



    du me dit me cfare emri vjen fjala musht dhe vere ne bibel?
    E paske gjetë sikurse ti ke gjetë shumë gjëra në Bibel sipas deshires sate, kurr në jeten time nuk kam takuar nji mashtrues sikurse je ti dhe kjo mund te konfirmohet ne shkrimet tua lidhur me Biblen. Tash çka të them? e paske gjetë mushtin ne Bibel dhe çka?! E ki fituar një karamel ne at dynja!

    Ti merre nji bakllavë, pije shpejt e shpejt nji qaj dhe del ne koridor se nuk e ke vendin ketu, degjo ne Koridor dhe rri ne heshtje kur te flasin te diturit dhe ata qe janë ne ndikim te Zotit.

    Sepase ata qe i prishin sofrat dhe krijojne torllovi ne sofra, e kemi adet dhe i qesim ne koridor, bile mos me ditë e me ndejt, i qesim edhe perjashta krejt. Ky eshte ligj i shqiptarve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-11-2009 më 13:38
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #348
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    Flm Dielli dhe Matrix per pergjigjjen, e mendoja edhe une si shprehje metaforike.

    Perderisa Bibla shquhet per fjale metaforike, atehere a mund te jete e termi "Bir i Zotit" i tille dhe nese jo pse? Gjithehere duke pasur parasysh theniet metaforike si kjo p.sh.

    "Lum pajtuesit, sepse do te quhen bijte e Hyut" (Mateu 5-9) . Ose kjo:

    "...e ta lavdojne Atin tuaj qe eshte ne qiell" (Mateu 5-16)

    Pra qe njerezit e devotshem te quhen bijte e Zotit d.m.th. ne kuptimin i dashur i Zotit, rob i Zotit etj. ndersa per Jezusin mund te vlen edhe termi i derguar i Zotit.
    Kurse 'Ati jua'ne kuptimin metaforik per Zotin tuaj, Krijuesin tuaj, Furnizuesin tuaj etj.

    Pershendetje!
    Nuk dij nese kam kuptuar drejtë ato qe ke thene apo ke dashtë të thuajsh.

    Së pari sikurs ete kanë thënë Dielli dhe Matrix lidhur me "Jezusi bir i Davidit". edhe te shqiptarët eshte kjo shprehja "Azem Bejta bir (djalë) Drenice", apo kur thuhet djal Malsie e keshtu sikurse e din edhe ti, kjo ishte ajo e Jezusit bir i Davidit. Sikurs enese themi djal Krasniqe apo djal Merturi.

    Ndersa birsia e njeriut me Zotin arrihet nepermes Shpirtit te Zotit. Ri-lindje e njeriut qe do te thotë, "pajtuesi" ai qe pajtohet me Zotin, ai qe largohet, braktiset nga njeriu i vjeter Adam dhe afrohet dhe rilindë në njeriun e ri - ne Adamin e ri - Jezusin, ai person rilindë, pagëzohet, qe do te thotë e fiton jeten e re me Zotin dhe nëpermes - ndemjetsimit te Jezusit njeri, ai pajtohet me Zotin dhe fiton te drejten e birsisë në Atin e Jezusit i cili pastaj eshte edhe Ati ynë.

    Ndersa ajo tjetra qe thua lidhur Jezusin i derguar, Jezusi vertetë është edhe i derguri i Atit, por jo ne kuptimin e profetëve sikurse janë profetët te derguar, ne at kuptim ishin apostujt e Jezusit te derguar, ndersa Jezusi ishte i derguari - i zbrituri nga Qielli dhe i misheruar ne njeri - ne personin Jezus. Por qe po, edhe i derguari i Atit mund te thuhet dhe me mision te caktuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-11-2009 më 13:36
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #349
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Po Toni te paren e kam te kjarte, por per kete te dyten pyeta a mund te jete edhe "Ati im", ose "Biri i Zotit" shprehje metaforike. Kjo per faktin se edhe njerezve te tjere po u thuhet 'bijte e e Hyit', ose 'Ati juaj ne qiell'.

    Pershendetje!

  10. #350
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Uvejsa,

    T'faleminderit qe e ben gjithmone temen interesante. Nuk me bezdis aspak te te them se perseri je gabim . Eshte interesant fakti qe aty ku duhet lexuar me metafora, ju lexoni fjale per fjale, dhe e kunderta, aty ku duhet fjale per fjale, ju hamendesoni se mos eshte metafore. M'duket se paske munguar ne oren e metafores kur ke studiuar letersi .

    As ATI YNE, as BIRI I ZOTIT, nuk jane shprehje metaforike. Keto shprehen qarte ne Ungjill dhe nenkuptojne ate qe shkruajne. Nuk e di se si do ta lexosh e kuptosh ti pjesen e meposhtme, por aty Jezusi ka folur pa asnjelloj shembelltyre apo metafore.

    Megjithate, pergjigjja jote e di qe do te jete se ju nuk e merrni parasysh Biblen. Vertet jam kureshtare ta di se pse merreni me gjetjen e te metave te Bibles, kur ju nuk merrni parasysh ate.

    Lexim te kendshem shkrimit qe nuk e ka as edhe nje metafore brenda, edhe sikur ta lexosh vetem nga ana artistike.

    Sa lexon mund te sherbehesh me ndonje embelsire nga ato te Tonit deri sa t'i sjellim te rejat

    Gjoni 14, 1-14

    1 “Mos t’ju shqetësohet zemra!
    Besoni në Hyjin
    edhe në mua besoni!
    2 Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa.
    Po të mos kishte, a do t’ju thoja:
    ‘Po shkoj t’ju bëj gati vendin’?
    3 Kur të shkoj e t’ju përgatis vendin,
    do të vij prapë e do t’ju marr tek unë,
    që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
    4 Ku shkoj unë, ju e dini rrugën.”
    5 “Zotëri ‑ i tha Toma ‑ Ne s’dimë kah po shkon. Si, pra, mund ta dimë udhën?”
    6 Jezusi u përgjigj:
    “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta.
    Askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpër mua.
    7 Nëse më njohët mua,
    do ta njihni edhe Atin tim.
    Që tani e njihni
    dhe e keni parë.”
    8 Filipi i tha:
    “Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!”
    9 “O Filip ‑ i tha Jezusi ‑ kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende?
    Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.
    Si thua, pra: ‘Na e dëfto Atin!’
    10 Po a nuk beson
    se unë jam në Atin e Ati është në mua?
    Fjalët që jua them, nuk jua them prej vetvetes:
    Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.
    11 Më besoni mua:
    Unë jam në Atin dhe Ati është në mua.
    Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!
    12 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
    kush beson në mua,
    veprat që i bëj unë edhe ai do t’i bëjë.
    Madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto,
    sepse unë po shkoj tek Ati.
    13 Dhe çdo gjë që të kërkoni në Emër tim
    do ta bëj
    që të lavdërohet Ati në Birin.
    14 Nëse do të më kërkoni ndonjë gjë në
    Emër tim, do ta bëj.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dielli_ime : 10-11-2009 më 14:19
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 35 prej 110 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •