Adventistet janë një sekt!
Ky sekt quhet “Kishe andventiste”, ben “pjese”, është sekt qe rrjedhë nga familja e kishave protestante-ungjillore. Quhen andventiste, besojne ne festimin e dites se shtate ashtu sic e festojne hebrenjte. Dmth mbajne Shabatin-Te Shtunen.
Grupet Adventiste janë rezultat i një grupi sekti filluar nga William Miller (1781-1849) në 1831, pas një minutë studimi të profecisë Biblës.
Adventistet janë të themeluar fillimisht si fraksion qe bazohet në fillimin e ligjërimit të William Millerit (1782-1849) nga New Yorku më 1833 në kishën baptiste. Në fillim i thuhej “lëvizja e Millerit”. Kjo ka lindur si një lëvizje mesianiste e cila thekson se Jezusi do të vijë së shpejti. Miller e ka llogaritur se Jezusi do të kthehet në vitin 1843. Ai pretendonte se ka biseduar me Zotin dhe se atij i është dhënë detyra për këshillimin e njerëzve. Për këtë qëllim kanë botuar Revistën Adventiste.
Pas tij ashtu menduan dhe mijëra njerëz, në bazë të pretendimeve të tyre filluan të presin Jezu Krishtin. Kështu që, më 1844 për shkak të moskthimit të Krishtit në komunitet lindi një shqetësim. Për këtë kjo ide me anë të pretendimeve të ndryshme u shty për në një periudhë të pacaktuar.
Miller vdiq më 1849. Një pjesë e komunitetit besonte se Jezusi është kthyer “shpirtërisht” dhe se ka filluar periudhën e mëshirës dhe kështu që vitin 1844 e llogaritin si fillim të Ditës së Madhe. Komuniteti me lider dhe me komentime të reja ka arritur deri në ditët e sotme.
Edhe në sektin e deshmitareve te jehovait, ka shumë profeci te rrejshme te cilat ngjasojnë me këtë, mirpor më i njohuri I këti llojit ështështë ai i bërë nga Rasëlli, është ai që thotë se Armagedoni do të ndodhte në vitin 1914 dhe se Krishti do të kthehej atëherë. Kjo do të ishte, sipas tyre, fillimi i futjes së Mbretërise së Hyjit mbi Tokë. Edhe pse më vonë e pranuan që parashikimet e tyre nuk iu dolën, ata akoma vazhdojnë me mashtrimin e vetvetes dhe te atyre qe u besojnë dhe thonë se në 1914-ën filloi Parousia (Ardhja apo Prezenca) e Dytë e Krishtit. Në librin e tyre Lajmi i mirë i cili na bën të lumtur, botuar në Beograd më 1983, ata thonë: “...Jehova më 1914 e ka marrë pushtetin dhe përmes mbretërisë së Krishtit ka filluar të mbretërojë mbi Tokë”, dhe “...dëshmitarët e jehovës nga 1914-ta në mbarë Tokën kanë lajmëruar se mbretëria e Krishtit është e pranishme” (faqet 162, 163).
Shumë deshmitare te jehovait e besuan këtë profeci të rreme, bile shitën edhe shtëpitë e pronat e tyre duke pritur këtë gjë dhe, natyrisht, që mbetën të zhgënjyer kur panë se kjo nuk ndodhi.
Koha e Adventit apo e Ardhjes!
Advent. Advent (latinisht “adventus”) domethënë mbërritje!
ADVENDIN – Koha e Adventit apo e Ardhjes i kremton – kujton gjithmonë Kisha katolike, edhe Kisha te tjera te krishtera, katër javë para Krishtlindjes shenohet “Koha e Adventit apo e Ardhjes” Kisha përgatitet për të rijetuar Krishtlindjen - Ardhjen e Birit të Hyjit, Jezus Krishtit - Mishërimin e Tij. Ama jo ashtu sikurse kan menduar Advendistet krye me William Millerit qe shpalli botes se Jezusi do të vij në vitin 1843. Mesia vertetë do të vij por në perfundim të botes dhe Bibla ndryshe shpjegon.
Adventistët Biblën e pranojnë si “libër i parë i shenjtë” Mirpro ata besojnë se Jezusi është i krijuar dhe se në Jezusin dhe në Shpirtin e Shenjtë gjendet shpirti hyjnor. Të krishterët e vdekur jetojnë në qiell bashkë me Jezusin. Kur të vijë koha të gjithë bashkërisht do të kthehen përsëri. D.m.th. se të gjithë do të ringjallen dhe do ta jetojnë madhështinë e shtetit mesianik që do të zgjasë njëmijë vjet.
Diten e diele e kan te shtunen. Alkoholin dhe gjërat dehëse dhe cigaren dhe kafen i llogaritin të ndaluara, mendoj se edhe mishin e derrit por nuk jam i sigurtë.
Në botë janë llogaritur të jetojnë afër 4 milionë simpatizues të ketij sekti??
Në Kosovë:
Ky sekt në Prishtinë ka startuar diku në pjesën e dytë të viteve nëntëdhjetë. Për një kohë të gjatë është udhëhequr nga predikuesja Diana Daka. Adventistet kan degë të saj edhe në Gjakovë dhe në Pejë. Përderisa para lufte kishte një kongregacion kryesisht joshqiptar, pas luftës ka rreth vetes një numër të vogël shqiptarësh.
Sekti Adventiste momentalisht udhëhiqet nga një pastor me origjinë maqedonase Nikola Asimovski ne Prishtin dhe Dijana Daka në Gjakov (Nëse nuk ka ndryshime).
Ata shpallin se:
"Besimi jonë bazohet në Dhjatën e re dhe në Dhjatën e Vjetër. Saktësisht, besimi i njëjtë të cilin e besonte Adami dhe Eva, Noah dhe vet Abrahami, baba i të gjitha feve. Të njëjtat rregulla, të njëjtin ligj, të cilin Zoti me Gishtin e Vet ia dha Moisiut në Malin e Sinajit".
Grupet e para te Bashkesise Adventiste u formuan ne qytetin e Pejes dhe ne Prishtine, nga misionare maqedon, zviceran, dhe italiane ndersa besitmaret e pare qe perëqafuan kete sekt ishin serb-thote ne një deklaratë pastorja Diana Daka. Sipas saj; "Bashkesia Adventiste ka vite te tera qe vepron ne Kosove". Mirpor aq sa kam arritur të mësoj, as qe ka ditur dikush qe ekziston ky sekt deri pas lufte.
Në Shqiperi janë më të organizuar krahasim me Kosovë, sigurisht Matrix apo ndonjë antar I tjeter nga Shqiperia din ma shumë.
Kisha Katolike me shumë arsye mbanë lidhje me të gjithë të krishterët e tjerë jasht Kishes katolike, të cilët me besim në Krishtin ZOT dhe me pagëzim janë në një lidhje të thellë, megjithëse jo në bashkim të plotë me të.
Mirpor disa, e ne këtë rast Adventistet, nuk e kanë as plotësinë e fesë, ata janë jash krishterimit të vertetë dhe heretike.
Krijoni Kontakt