Close
Faqja 0 prej 69 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 686
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Sofra e përbashkët e krishterë

    Kjo temë eshte konceptuar si nje sofer ku besimtare te krishtere te kishave te ndryshme te marrin pjese per te ndare me njeri-tjetrin besimin dhe eksperiencen e tyre ne Krisht. Pjesemarrje te kendshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-10-2009 më 08:32
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>>Interesante si teme.
    Do sugjeroja per te krishteret te mos merreshin me gjerat qe na ndajne por me gjerat qe na bashkojne.
    >>Keto ne fakt ishin fjalet e Fre Rozhe themeluesi i nje urdheri te krishtere me qender ne Taize' te Frances ku gjate gjithe vitit dhe kryesisht gjate veres pret e percjell me mijra te rinj te krishtere (ortodokse, katolik, protestante dhe me ka ndodhur te takoj edhe musliman) nga e gjithe bota.
    Ishte i pari qe kuptoi rendesine e asaj qe na bashkon, e provoi dhe pa qe funksiononte per mrekulli. Sot e kesaj dite eshte nje nga vendet ku njerezit shkojne te jetojne ca dite ne vllazeri.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje vellezer dhe motra te krishtere, do doja te ndaja me ju tekstin e nje kenge qe kam pasur sot ne fryme gjithe diten

    THE INTENTION (origjinali eshte anglisht)

    THE LIFE THAT WE’RE NOW LIVING
    IS NOT OUR OWN THAT WOULD NOT DO
    THE LIFE WE LIVE IS HIGHER, THAT LIFE IS YOU
    WE LIVE HERE ON THIS PLANET
    BUT THIS PLACE IS NOT OUR HOME
    BY YOUR SPIRIT, IN THE HEAVENLIES WE ROAM

    YOU GAVE US EYES TO SEE IN REALMS UNSEEN
    AND FAITH TO BELIEVE YOUR STORY
    THAT WE WOULD LIVE THE FELLOWSHIP WITH YOU
    THAT’S THE WAY YOU MEANT IT TO BE
    THAT’S THE WAY YOU INTENDED IT TO BE

    NOW I SEE CLEARLY, CRUCIFIED WE WERE IN YOU
    INSIDE YOU WE DIED, AND WERE RAISED TOO
    IT’S GRACE, AMAZING GRACE, AND GRACE FULLFILLED THE LAW
    I KNOW BEYOND KNOWLEDGE - YOU’VE DONE IT ALL

    I’M LOOKING AT MY BROTHERS AND MY SISTERS GATHERED HERE
    WE’RE WALKING IN THIS HOLY PLACE WITHOUT FEAR
    WE SEE HOW MUCH YOU LOVE HER
    SHE’S THE APPLE OF YOUR EYE
    FOR HER YOU CAME TO EARTH AND THERE YOU DIED


    QELLIMI
    - Perkthimi

    KJO JETE QE JETOJME
    NUK ESHTE ME E JONA TANI
    JETA QE NE JETOJME ESHTE ME E LARTE
    KJO JETE JE TI

    JETOJME KETU NE KETE PLANET
    PO KY VEND S’ESHTE SHTEPIA JONE
    POR BASHKE ME FRYMEN TENDE
    DREJT QIEJVE SHTEGETOJME

    TI NA DHE SY QE TE SHIKOJME
    NE TE PADUKSHMET QE TANI
    DHE HISTORINE TENDE TE BESOJME
    NE SAJE TE BESIMIT QE NA FALE TI
    KJO NA BEN QE TE JETOJME
    ME TY SE BASHKU NE MIQESI

    KJO ESHTE AJO QE TI KERKOJE QE NE FILLIM
    KJO ESHTE AJO QE TI KISHE SI QELLIM

    TANI QARTE E SHOH
    KRYQEZUAR ISHIM NE TY
    BRENDA TEJE KEMI VDEKUR
    DHE JEMI RINGJALLUR GJITHASHTU

    OH SA HIR MADHESHTOR
    HIR QE LIGJIN E KA PLOTESUAR
    E DI PERTEJ KUPTIMIT NJER’ZOR
    SE TI CDO GJE KE PERFUNDUAR

    SHOH TEK VELLEZERIT DHE MOTRAT
    QE JANE MBLEDHUR KETU
    ECIM NE VENDIN E SHENJTE
    PA FRIKE, PA U DRU’

    E SHOHIM SA SHUME E DO ATE
    AJO ESHTE BEBJA E SYRIT TEND
    PER ATE TI ERDHE KETU NE TOKE
    DHE GJAKUN DERDHE NE KETE VEND
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Matrix,
    të falenderoj për sofrat që ke hapur dhe shpresoj që të jenë një shembull i mirë dhe një vend ndërtimi për të gjithë besimtarët.

    Dua edhe unë të ndaj diçka me vëllezërit dhe motrat e krishterë. Janë disa vargje që Zoti mi tha dje ndërsa po mendoja për Të si Dashuri.

    Ç’të kërkoj më shumë nga Ti
    Që më dhe k’të Dashuri?
    Jetën Tënde kur e dhe
    Lart në kryq k’to fjalë the:
    “Të dua fort, Ekklesi,
    Bashkë do të ngrejm’ shtëpi.
    Perëndia dhe Ati ynë
    Do banojë aty në Frymë.”
    Dhe kur në ditën e tret’
    Prej varrit u ngrite vërtet
    Unë brenda Teje isha
    Dhe Jetën Tënde e kisha.
    Tashmë un’ prej asaj jetoj
    Dhe çdo ditë të kujtoj
    Se të dua fort, o Zot,
    Ndaj bashkë me v’llezërit sot
    Të shenjtët që i bleve Ti
    Duam të të japim veç lavdi.


    Shpresoj që Krishti t'ju flasë nëpërmejt këtyre vargjeve.

    Në Zotin,
    Shtegtari
    Sarayu, the one who is streaming.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit vella Shtegetari qe e ndave me ne kete poezi. Krishti ta ka dhene qe ta ndash sot me ne
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Përse më kërkon?

    Vërtet nuk arrij të të kuptoj! Ti tërë kohen ankohesh se më kërkon dhe nuk më gjen, e unë tërë kohën të qëndroj pranë e ti nuk më njeh. Ja për shembull të marrim ditën e sotme:

    Të takova sot në mëngjes. Sapo isha zgjuar dhe po shkoja për t’i larë sytë. E ti? Ti nuk më përshëndete, nuk më urove një ditë të mbarë, nuk më dhurove një buzëqeshje, bile as që më shikove fare... sepse ti nuk më njohe.

    Sot hëngra mëngjes bashkë me ty. E ti? Ti nuk e dije se unë isha aty. Nuk më pyete si kisha fjetur dhe a më kishte kaluar dhimbja e kokës që një natë më parë më mundonte aq shumë. Nuk ma ofrove qumështin e nxehtë, as nuk më pyete nëse dëshiroja pakëz çaj.

    Erdha sot te shtëpia jote për të sjellë qumështin me biçikletë. E ti? Ti edhe pse e dije se kisha bërë dhjetëra kilometra udhëtim, në vend që të më përshëndesje me një buzëqeshje të ngrohtë, e cila e shpreh gëzimin e takimit tonë; në vend që të më lusje nëse dëshiroja një gotë ujë apo një karrige për të pushuar, ti më akuzove se kisha përzier qumështin me ujë dhe se po e shitja tepër shtrenjtë. Më le aty duke pritur. Më le të shqetësuar: ‘A thua do të m’i sillje të hollat e qumështit apo jo?’. Lekët i solle, por buzëqeshjen nuk ma dhurove. E unë? Unë isha aty duke u larguar me biçikletë për dore: i pikëlluar, pse ti nuk më njohe.

    Të takova sot në mëngjes. Sapo dilje nga dera me një çantë në dorë për të shkuar në shkollë, në qytet... nuk e di se ku. Isha i ulur pas bankës përballë derës sate dhe po shisja çibukë dhe karamele. E ti? Ti as që më shikove fare, sikur të mos ekzistoja. Mua që isha aq i etshëm për buzëqeshjen tënde, i etshëm për përshëndetjen tënde, i etshëm për shikimin tënd.

    E ti? Ti vazhdon prapë të më kërkosh duke mos e ditur se të kam takuar sot në shkollë. Isha i ulur në rreshtin e fundit të klasës. I vetmuar sepse askujt nuk i pëlqen të ulet me mua, meqë unë nuk jam i bukur, nuk jam simpatik, nuk jam i zoti si shokët e tjerë të klasës. Bile as i mençur nuk jam shumë. E ti? Ti luaje dhe qeshje me shokët dhe shoqet me të cilët shoqërohesh gjithmonë. Nuk më vërejte aspak. Nuk e vërejte se unë isha i ulur dhe i pikëlluar, i shtypur prej vuajtjeve të familjes pse babai im është pijanec, nëna e sëmurë rëndë dhe vëllai im ende nuk ka dalë prej ndikimit të alkoolit dhe drogës. Nuk më përshëndete dhe nuk më pyete çfarë po më mundonte. E unë? Unë isha aty bashkë me bankën time, pa askënd... as ty nuk të pata, dhe vazhdova të qëndroj ashtu deri në fundin e orës së pestë.

    Të kam takuar sot në klasë. Erdha për t’ju dhënë mësim. Tërë jetën jam munduar të përgatitem për të të mësuar ty dhe të tjerëve ligjet e natyrës: ishte ora e fizikës dhe kimisë. E ti? Ti as që ma vure veshin, por vazhdoje herë të bisedoje me shokun e bankës, herë të shkruaje letra, bile nganjëherë edhe më përqeshje pas shpine, për mënyrën e të folurit tim, për krehjen e flokëve të mia, për veshjen time... E unë? Unë isha aty i gatshëm të të zbuloja bukuritë dhe mrekullitë që i kam krijuar vetëm për ty, por ti nuk më njohe dhe prapë vazhdon të më kërkosh.

    E përse të më kërkosh kur të kam takuar sot pas mësimit. T’u luta nëse mund të bënim një copëz rrugë së bashku duke u kthyer në shtëpi, sepse kisha disa gjëra të rëndësishme, së paku për mua, për t’i thënë. Por ti më the se kishe punë, se ishe i zënë dhe se nuk do të ktheheshe menjëherë në shtëpi. E kuptova dhe nuk këmbëngula shumë, sepse kur njeriu ka punë tjera, nuk duhet penguar me shqetësimet tona... Por sa dhimbje e madhe për mua kur të pashë bashkë me shokët e njëjtë me të cilët rri gjithmonë duke ecur dhjetëra metra para meje dhe duke shkuar të njëjtës udhë që ishte dashur të ecnim së bashku. Dëshirova të të thërras, ta shpejtoj hapin për t’iu bashkangjitur shoqërisë suaj, por nuk e di pse një zë i trishtuar më tha se do të isha i tepërt për ty dhe i ngadalësoi hapat e mi. Prapë shkova në shtëpi i pikëlluar. I pikëlluar se të takova edhe një herë e ti prapë nuk më njohe.

    E ti? Ti prapë vazhdon të më kërkosh. Nuk është nevoja të më kërkosh, sepse unë të kam takuar sot pas dreke. Ishim të ulur në oborr: ti i thelluar në fletoren tënde ndërsa unë i zhytur në mendime me dy sy që në çdo mënyrë kërkonin ta kapnin shikimin tënd. E ti? Ti vetëm heshtje. Prita se do të më pyesje si kalova në detyrën e kontrollit të matematikës, meqë ti e di mirë se mua matematika nuk më ecën shumë dhe rrezikoj ta humb vitin për shkak të saj. Por ti nuk më pyete. Prita se do ta lëshoje fletoren tënde, në të cilën ishe aq shumë i thelluar duke shkruar poezi dashurie për mua, dhe se do të qëndronim pak kohë së bashku… Por ti vazhdove të shkruaje e unë vazhdova të prisja dhe ta kërkoja shikimin tënd të pakapshëm.

    Të kam takuar sot në mbrëmje. Erdha të të pyesja nëse mund të më ndihmoje pak në përgatitjen e provimit që kishim një ditë më pas dhe të gjeta duke dëgjuar muzikë me zë të lartë. Të thirra dy herë, e nuk më dëgjove derisa fillova ta ngre zërin. Atëherë m’u vërsule me fjalë të ashpra duke më akuzuar se nuk jam i durueshëm, se nuk të kuptoj, se nuk të njoh... E unë? Unë u frikësova dhe nuk pata guximin të të kërkoj më ndihmën dhe sqarimet për të cilat kisha ardhur.

    Sa e sa herë të tjera jemi takuar së bashku e ti nuk më ke njohur? E pra të gjithëve u thua se vazhdon të më kërkosh.

    A të kujtohet ditëlindja jote: kishte muaj që po mblidhja të hollat për të të bërë një dhuratë, e ditën e fundit pasiqë e bleva ti më detyrove ta ktheja duke më thënë se për një gjë të tillë nuk kishe nevojë, se unë nuk duhet të shqetësohesha për të të bërë dhuratë. Por ti nuk e dije se për mua ishte gjë e madhe të të dhuroja diçka, ta shtoja gëzimin e festës sate. E ti? Ti as që më tregove se në mbrëmje do të mblidheshe me shokë për të festuar së bashku. Mbeta vetëm unë dhe dhurata jote në dorë, sepse shitësi nuk pranoi të m’i kthente më të hollat.

    Po, vëllai im i dashur, ne jemi takuar sa e sa herë, por ti asnjëherë nuk më ke njohur. Ne jemi takuar në meshë, e ti nuk ma ke njohur zërin dhe nuk i ke dëgjuar fjalët e mia. Nuk më njohe në buzët plot me varrë të meshtarit plak dhe në sytë e tij të lodhur dhe të fikur nga vuajtja.

    Të kam takuar në lojë. E ti? Ti më nxore në mes të lojës duke më akuzuar se unë po ua humbja lojën dhe kishe të drejtë sepse unë nuk di të luaj. Por në këtë mënyrë nuk do të kem kurrë mundësinë të mësoj se si luhet.

    Të kam takuar sa e sa herë tjera: në mesin e fëmijëve që po loznin, në shikimin e një të varfëri që po ta shtrinte dorën për të kërkuar lëmoshë, por më shumë kërkonte buzëqeshjen tënde. Të kam takuar i veshur me lecka të shqyera me fytyrë të zezë... Po, të kam takuar shumë herë, sepse unë isha aty në zemrën, në jetën në sytë e vëllezërve të tu. E ti nuk më njohe.

    Por, unë të dua. Të dua dhe dëshiroj të të jap prapë një mundësi tjetër. Të lutem më thuaj se do të më njohësh dhe do të më duash. Më thuaj se do të qëndrosh me mua; se do të më dëgjosh; se do të interesohesh për shqetësimet dhe vuajtjet e mia, se do të lozësh me mua edhe kur e di se unë do të ta humbas lojën. Më premto se do të ecësh me mua, do të mësosh me mua... Më thuaj se do të jetosh me mua dhe për mua.

    Të lutem më duaj të pranishëm në zemrën dhe në sytë e vëllezërve dhe motrave të tua. Më duaj në të mirat dhe në dobësitë e tyre, në bukurinë dhe në shëmtimin e tyre, në gëzimet dhe në vuajtjet e tyre.

    Unë kam nevojë për ty. Kam nevojë për duart, këmbët, gojën, sytë… për zemrën tënde. Kam nevojë për dashurinë tënde.

    Të lutem më duaj ashtu siç jam,
    sepse unë të dua dhe do të vazhdoj të të dua ashtu siç je.

    Don Dominiku
    kushtuar vëllait dhe motrës
    që janë të bindur se e kërkojnë dhe e duan Krishtin
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dielli,

    Vertet nje shkrim i thelle dhe domethenes.

    Le te kujtojme fjalet e Jezusit: Ate cfare u keni bere vellezerve te mi me te vegjel, ma keni bere mua!- fjale tronditese nese i meditojme thelle
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 29-10-2009 më 12:31
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Matrix,

    Rreshtat e Ungjillit qe i ke sjelle ti dhe ai shkrim me lart mua me kane bere qe ta njoh Jezusin ne cdo njeri qe takoj. Cdo dite mundohem t'ia fal buzeqeshjen time secilit qe takoj, pasi menjehere e coj mendjen se aty eshte Jezusi qe e kerkon ate. Nuk ka dhimbje apo vuajtje ne kete bote qe do ta mundte gezimin qe sjell takimi me Zotin tone. Duhet t'u buzeqeshim edhe atyreve qe nuk na duan, pasi aty e takojme Jezusin qe vuan nga vargonjte e inatit dhe smirres. Por, asnjehere nuk duhet te biem ne kurthin e urrejtjes dhe deshperimit, pasi e ndrydhim Jezusin brenda nesh, te cilin duhet t'ia deshmojme me gezim krejt botes.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dielli, sikur te gjithe ta benim kete, shenjtoret do bertisnin nga gezimi dhe engjejt do zbrisnin dhe do na perqafonin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 29-10-2009 më 13:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Matrix,

    Per ty dhe per te gjithe motrat e vellezerit e tjere ne Krishtin

    Lexim nga “ligjëratat” e shën Augustinit, ipeshkëv


    Zoti ka pasur mëshirë për ne

    Jemi me të vërtetë të lumë nëse vëmë në jetë atë që dëgjojmë ose këndojmë. Në fakt, të dëgjuarit tonë përfaqëson mbjelljen, ndërsa në veprim kemi frytin e farës. Me këtë do të doja t’ju ftoja të mos shkoni në kishë dhe pastaj të mbetni pa fryte, domethënë të dëgjoni shumë të vërteta pa u vënë në lëvizje për të vepruar.

    Sidoqoftë mos të harrojmë atë që thotë apostulli: “Me hir, në saje të fesë, jeni shëlbuar! Dhe kjo s’vjen prej jush, por është dhuratë e Hyjit! E jo me anë të veprave që ndokush të mos lavdërohet (Ef 2, 8-9). përsërit: “Ju jeni të shëlbuar me hir (Ef 2, 5).

    Në fakt, në jetën tonë përpara nuk kishte asgjë të mirë që hyji të mund të çmonte apo të donte, gati si të thoshte: “le të shkojmë, t’i ndihmojmë këta njerëz sepse jeta e tyre është e mirë”. Nuk mund t’i pëlqente jeta jonë me mënyrën tonë të vepruarit, por as nuk mund të mos i pëlqente ajo që ai kishte vepruar në ne. ndërkaq do të dënojë veprën tonë, por do të shëlbojë atë që ai vetë ka krijuar.

    Pra nuk ishim me të vërtetë të mirë. megjithatë hyji pati mëshirë për ne dhe dërgoi Birin e tij që të vdiste jo për ata që janë të mirë, por për të këqijtë, jo për të drejtët, por për të mbrapshtit. pikërisht kështu: “Krishti vdiq për bakëqijtë.” (Rom 5, 6). E çfarë shton? “E pra, vështirë do të pranonte kush të vdesë për njeri të drejtë, ndoshta për ndonjë njeri të mirë ndokush edhe do të merrte guxim të vdesë” (Rom 5, 7). Ndoshta ndokush e ka forcën për të vdekur për të drejtin. Por për të padrejtin, të mbrapshtin, të ligun, kush do të pranonte të vdiste, përveç Krishtit, që është aq i drejtë sa që mund të shfajësojë edhe të padrejtët?

    Siç e shihni, vëllezër, nuk kishim vepra të mira, por të gjitha ishin të këqija. megjithatë, edhe pse ishin të tilla veprat e njerëzve, mëshira hyjnore nuk i braktisi. Madje Hyji dërgoi birin e vet për të na shëlbuar jo me ar e as me argjend, por me çmimin e gjakut të vet, që ai, si Qengj i papërlyer i dërguar për t’u flijuar, ka derdhur për delet e përlyera, edhe pse vetëm të përlyera, jo krejtësisht të prishura.

    Ky është hiri që kemi marrë. Të jetojmë pra siç i ka hije këtij hiri, për të mos fyer një dhuratë kaq të madhe. Na ka dalë përpara një mjek aq i mirë dhe i aftë sa të na çlirojë nga të gjitha të këqijat tona. nëse duam të biem përsëri në sëmundje, jo vetëm që do t’i bëjmë keq vetes sonë, por do të tregohemi edhe mosmirënjohës ndaj mjekut tonë.

    Le të ndjekim pra rrugët që ai na ka treguar, veçanërisht rrugën e përvujtërisë, atë në të cilën ka ecur ai vetë. Në fakt na ka vizatuar rrugën e përvujtërisë me mësimin e tij dhe e ka përshkuar deri në fund duke vuajtur për ne.

    Me qëllim që ai që ishte i pavdekshëm të mund të vdiste për ne, “e fjala u bë njeri e banoi ndër ne (Gjn 1, 14). I pavdekshmi mori mbi vete vdekshmërinë, që të mund të vdiste për ne dhe të shkatërronte kështu me vdekjen e tij vdekjen tonë.

    Këtë vepër ka përmbushur Zoti, në këtë gjë na ka paraprirë. Ai që është i madh është përvujtëruar, pasi është përvujtëruar qe vrarë, pasi qe vrarë u ngjall dhe u lartësua për të mos na lënë në ferr, por për të lartësuar në vetvete, në ringjalljen nga të vdekurit, ata që në këtë tokë i kishte lartësuar vetëm në fe dhe në shpalljen e të drejtëve. Pra na ka kërkuar të ndjekim udhën e përvujtërisë: nëse do të bëjmë këtë gjë do t’i japim lavdi Zotit dhe me të drejtë do të mund të këndojmë: “Do të këndojmë lavde, o Hyj, do tëlavdërojmë e do ta thërrasim emrin tënd” (Ps 75 /74/, 2).
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

Faqja 0 prej 69 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •