Close
Faqja 67 prej 69 FillimFillim ... 17576566676869 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 686
  1. #661
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Kush tha qe s'mund ti sherbeje? Por njeriu, pikerisht per kete u krijua! Mos u krijua ai i paafte per te permbushur qellimin e ekzistences se tij?!
    Si s'paska lidhje qiellorja me tokesoren, aq me teper kur shikojme se ne Krishtin ato te dyja takohen plotesisht?
    A e shikon prape se si mendimi yt, sikurse te deshmuesit, e ndajne Krishtin Hy nga Krishti njeri, si dy gjera te papajtueshme?
    Përse nuk më kupton Seminarist? Ti nuk e kupton se po flasim për njeriun pas rënjes? Ti nuk e kupton se e gjithë krijesa po lëndon nën mëkatin? Çfarë lidhje ka midis frymës dhe mishit? A nuk e di ti se fryma është në armiqësi me mishin? A nuk e di ti se atë që ushqejmë, ajo edhe fiton? A nuk e di ti se duhet të ecim në frymë dhe jo sipas mishit? A nuk e di ti se shpresa jonë t'i pëlqejmë Atij është vetëm nëse ecim në frymë dhe jo sipas veprave të mishit?

    Nëse veprat e mishit janë të këqia, çfarë është e njeriut dhe njëkohësisht të mos jetë mish? Ose, çfarë është frymë dhe njëkohësisht të jetë e njeriut?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #662
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin

    Jo marcus1, mishi nuk është njeriu, njeriu është mish, është "BASH-KIM", ndersa në vdekje është "NDARJE", dhe pikrisht nepermes mishit deperton mëkati, pra është "vegla" - forma e depertimit të mëkatit. Mishi - gjaku është i ndikuar nga i keqi dhe i keq. Per at arsye ai mish dhe gjak u bë i vdekshem. NJeriu ndikohet nga mëkati nepermes mishit - gjakut dhe u bë trup i vdekshem. Mirpor, trupi mund të vdesë, por shpirti nuk do të vdes kurrë. Në ringjallje, është trupi që ngrihet, jo shpirti. Per ndryshe kjo qe tash thua unë pajtoj plotesisht dhe jam dakort me këtë qe thua.
    Nuk e di nëse ke lexuar se ka dy javë qe unë kam thënë.

    Lexoje:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=369

    Tani është edhe diçka qe ne shumher nuk e kuptojmë; njeriu i brenshem dhe njeriu i jashtem, pra ai i mbrenshmi eshte i miri dhe gjithmonë është në shoqeri me Zotin, ndersa i jashtmi është i ndikuari nga i keqi dhe okupator, e okupon te brenshmin, e mundon dhe e sundon...! Kerkohet luftë me të jashtmin, gjithsesi kerkohet ndihma e Zotit per tu çliruar dhe dominuar i brenshmi nga i jashtmi ne të cilin është i ndikuar mëkati....! Kjo është ajo qe njeriun e bënë të mirë - personi kryesor i mbrendshmi i cili gjithmonë është në shoqeri me Zotin...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-05-2010 më 15:29
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #663
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Jo marcus1, mishi nuk është njeriu, njeriu është mish, është "BASH-KIM", ndersa në vdekje është "NDARJE", dhe pikrisht nepermes mishit deperton mëkati, pra është "vegla" - forma e depertimit të mëkatit. Mishi - gjaku është i ndikuar nga i keqi dhe i keq. Per at arsye ai mish dhe gjak u bë i vdekshem. NJeriu ndikohet nga mëkati nepermes mishit - gjakut dhe u bë trup i vdekshem. Mirpor, trupi mund të vdesë, por shpirti nuk do të vdes kurrë. Në ringjallje, është trupi që ngrihet, jo shpirti. Per ndryshe kjo qe tash thua unë pajtoj plotesisht dhe jam dakort me këtë qe thua.
    Nuk e di nëse ke lexuar se ka dy javë qe unë kam thënë.

    Lexoje:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=369

    Tani është edhe diçka qe ne shumher nuk e kuptojmë; njeriu i brenshem dhe njeriu i jashtem, pra ai i mbrenshmi eshte i miri dhe gjithmonë është në shoqeri me Zotin, ndersa i jashtmi është i ndikuari nga i keqi dhe okupator, e okupon te brenshmin, e mundon dhe e sundon...! Kerkohet luftë me të jashtmin, gjithsesi kerkohet ndihma e Zotit per tu çliruar dhe dominuar i brenshmi nga i jashtmi ne të cilin është i ndikuar mëkati....! Kjo është ajo qe njeriun e bënë të mirë - personi kryesor i mbrendshmi i cili gjithmonë është në shoqeri me Zotin...!
    Po pra Toni, shpirti i njeriut meriton vdekjen e përjetshme sepse eshtë ndotur nga mëkati. Veprat e mishit janë veprat që dalin nga shpirti. (në ndryshim nga fryma) Por kur vjen Krishti në jetën tonë ai e pastron shpirtin dhe ne thirremi të jetojmë në frymë jo në mish.

    Përkthimi katolik ka një problem të vogël. Sa herë që Bibla i referohet frymës, përkthimi bëhet shpirt. Por kjo është problem se lexuesi e ka të vështirë të kuptojë se kur flitet për shpirtin dhe kur flitet për frymën.

    Ja p.sh., njeriu përbëhet nga tre pjesë. Nga Trupi, shpirti dhe fryma. Në përkthimin katolik, ne nuk mund t'i dallojmë këto tre pjese dhe do kujtojmë se njeriu përbëhet vetëm nga trupi dhe shpirti. Sepse sa herë që Zoti na flet për frymën, ne e lexojmë shpirt, por kur Zoti flet për shpirtin, ne përsëri e lexojmë shpirt.

    Njeriu pra, para se të besojë është i përbërë nga Trupi, shpirti dhe një frymë e vdekur apo e cunguar prej mëkatit. Trupi i njeriut udhëhiqet prej shpirtit. Shpirti është i ndytë prej mëkatit dhe ai e drejton trupin si të dojë. Si i tillë, njeriu i rënë është i keq. Ai e ka prishur imazhin e Perëndisë, sipas të Cilit u krijua.

    Kur Krishti vjen dhe banon në njeriun, fryma e njeriut ngjallet dhe njeriut i jepet mundësia jo vetëm të komunikojë me anë të frymës me Zotin, por edhe të jetojë përmes Zotit. Kjo gjë ama, kërkon kohë dhe bindje ndaj besimtarit, kërkon bashkëpunim me besimtarin. Sepse trupi është mësuar të udhëhiqet nga shpirti. Shpirti tashmë ka nevojë të udhëhiqet nga fryma. Sa herë që ne ecim në frymë, shpirti drejtohet prej saj. Pra shpirti, në vend që të ecë i pavarur, ashtu si bënte dikur, tani duhet të kontrollohet nga fryma, të drejtohet prej frymës.

    Kështu pra, ne me të vërtetë jemi Tempulli i Perëndisë, por Erdhi Ai dhe e pastroi me gjakun e Tij këtë tempull që dikur ishte bërë vënd kusarësh dhe tregtarësh.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #664
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    marcus1, unë sa ma shumë qe po lexoj aq ma shumë po shoh dallime dhe via qe na ndajnë në besim. Nuk po I gëzohna këtij fakti por realisht ashtu qenka dhe kjo është gjendja e jonë!

    Unë kohë të gjatë kam menduar se arsyeja pse jemi të ndarë në kisha është shkaku i sistemit kishtar, hirarkia apo disa gjëra të tjera dhe kurr nuk me kam menduar se jemi kaq largë në disa gjëra shumë të rendësishme per jeten shpirtrore.

    Unë po kuptoj se problemi është edhe më I madh se dikush mund të mendoj!!

    Dikush tjeter ka bërë ndarjen dhe kjo është trashiguar por jo edhe pa pasoja!

    Ata qe bënë ndarjen, ndarjen e bënë në emer të disa gjërave të tjera, mirpor kjo tash rrezullton krejt diçka tjeter!!

    Është arritur qe besimtarëve tu mohohen Sakramentet e Shenjta. Pastaj u mohua dhe ende vazhdon të ju mohohet fëmijve të Zotit Korpi dhe Gjaku I Krishtit pa te cilen Krishti na thotë se nuk ka jetë. Është zhvilluar luftë dhe investim i fuqishem me lloj lloj propagnade dhe mashtrimi per largimin e besimtarëve ndaj Marisë dhe, per mohimin e Marisë nga realiteti qe ja dhuroj vet ATI nepermes vepres së Shpirtit të Shenjt në Jezus Krishtin. Pastaj mos pranimi I Marisë nënë e Hyjit – Hyjilindëse, mos pranimi I Marisë gjithmonë Virgjer, shpifjet mbi Marinë gjëja ka fëmijë të tjer pos Atij te vetmit Birit të HYJIT. Mos pranimi I Marisë "eva e re" gjë e cila është e argumentuar dhe e dokumentuar se Etërit e Kishes ashtu e pranuan e quajten dhe e respektuan. Pastaj mos pranimi I Marisë nënë e apostujve - Kishes, mos pranimi I autoritetit të Kishes autoritet I dhuruar dhe i besuar nga vet Zoti. Perjashtimin e shenjtërve nga shtepia e tyre . Mos respektimi dhe nderimi shenjtërve, mos pranimi se shenjtëtërit janë të kurorzuar dhe në Mbretërinë dhe Lavdin e TRINISË së Shenjt - në mbretërinë qiellore dhe të pa efekt para lavdisë së Zotit. Mos pranimi lidhjes dhe i pandashmerisë në mes së Kishes toksore me Kishes qiellor dhe sipas tyre ato janë të shkëputura dhe të ndara, etj e tjera dhe si pasojë; njerëzit kan arritur deri aty sa të quajnë Krishtin “jo njeri por vetem Zot”, kan arritur ta quajnë Jezusin vetem “në dukje si njeri a realisht nuk ishte njeri”!! Kan arritur të deklarohen se “shenjtërit nuk janë askushi dhe nuk kan vler as ata as lutja e tyre”! Si pasojë mbi pasoja kan arritur njerëzit të ndajnë Kishen – trupin me Krishtin dhe paraqesin një Krisht te vetmuar! Paraqesin një Krisht pa trup dhe pa gjymtyrë. Praqesin një Mbret - Jezusin në frontin e Tij I vetmua dhe I zbrazët. Si perfundim sot edhe mësova se si pasojë e gjithë atyre qe u than ma parë, kan arritur të thonë se nuk eshte mishi dhe gjaku ai se nxitë në mëkat por shqirti e tje tje ku të garantoj se nuk është diçka tjeter pos GABIM dhe futje në QORRSOKAK Shpirtror.

    Bibla thotë se:
    19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.

    Tani del marcus1 dhe me thua se “shpirti është ai qe udhëheq në mëkat”!

    Nuk kam edhe aq se çka te debatoj pasi qe jam ardhur në perfundim se mund të jemi afer njëri tjetrit dhe të duam njëri tjetrin, ta respektojmë dh eta nderojmë por është e pa mundur të bisedojmë dhe të kuptohemi ne keto pika qe tash ma po shoh se edhe në ty është pa mundur.

    Gjithsesi, jemi vëllezer dhe nuk duhet të na mungoj dashuria dhe respekti ndaj njëri tjetrit.

    respekte dhe dashuri vëllezrore
    toni77
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 05-05-2010 më 10:00
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #665
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Toni
    Tani del marcus1 dhe me thua se “shpirti është ai qe udhëheq në mëkat”!

    Nuk kam edhe aq se çka te debatoj pasi qe jam ardhur në perfundim se mund të jemi afer njëri tjetrit dhe të duam njëri tjetrin, ta respektojmë dh eta nderojmë por është e pa mundur të bisedojmë dhe të kuptohemi ne keto pika qe tash ma po shoh se edhe në ty është pa mundur.

    Gjithsesi, jemi vëllezer dhe nuk duhet të na mungoj dashuria dhe respekti ndaj njëri tjetrit.

    respekte dhe dashuri vëllezrore
    Ah mor vëlla që nuk po më kupton hiç, nuk po më kupton.

    Po ja më thuaj diçka ti mua. Nëse shpirti i njeriut largohet nga trupi, a ka jetë trupi? Nëse trupi mbetet pa shpirt, a mund të çohet dora dhe të vjedhë, a mund të lakmojë syri, a mund të thotë fjalë të fëlliquara goja? Sigurisht që Jo!

    A e sheh pra se problemi është tek "uni" tek shpirti pra dhe se me veprat e mishit nënkuptohet shpirti? Por, ti e ke vështirë ta kuptosh se kur unë përdor termin shpirti, ti mendon se unë po flas për frymën, sepse katolikët nuk e kanë këtë dallim.

    Po ja të mundohem pak të bëj dallimin midis këtyre të trejave. Nga shpirti dalin intelekti, vullneti dhe emocionet. Këto në vetvete nuk janë të këqia, por kanë humbur mirësinë nga mëkati që është futur tek njeriu, prandaj njeriu do e përdorë intelektin, vullnetin dhe emocionet në shërbim të mëkatit. Por cilët do jenë organet që do ekzekutojnë ato që lindin në shpirt? Gjymtyrët e trupit. P.sh. le të marrim kurvërinë. Mëkati lind më parë në mendjen e njeriut dhe njeriu e kryen këtë mëkat nëpërmjet trupit të tij. Le të marrim gënjeshtrën. Mëkati lind më parë në mendjen e njeriut dhe mëkati kryhet nëpërmjet gojës. E kështu me radhë.

    Tani më thuaj, a ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu me fjalët e Palit? Fëlligështia, papastërtia, shfrenia, idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, zilitë, zdërhalljet etj, janë vepra të mishit dhe të gjakut. Jo vetëm të mishit, që nënkupton tre kategoritë e shpirtit, por edhe të gjakut, që nënkupton trupin.

    Por çfarë ndodh kur fryma e njeriut merr jetë? Ndodh ajo që Pali thotë tek Romakët. Para se Zoti të vijë dhe të banojë në frymën tonë, Pali thotë se unë dua të bëj të mirën, por në vend që të bëj të mirën unë bëj të keqen. Por kur fryma jonë merr jetë nga banimi i Zotin në të, atëhere ne bërtasim bashkë me Palin. Faleminderit që më çlirove nëpërmjet Zotit Jezu Krisht. Çfarë është ky çlirim? Gjymtyrët e trupit tonë, nuk komandohen përsëri nga shpirti, por vetë shpirti, që në vetvete është i mirë, është nën drejtimin e frymës. Kur shpirti drejtohet tërësisht nga fryma jonë, atëhere intelekti, vullneti dhe emocionet tona do i përdorin gjymtyrët e trupit për lavdinë e Perëndisë. Atëhere ne do shohim se fruti i frymës (jo i shpirtit) do të jetë: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, 23 butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj.

    Që të mos ngatërrohesh edhe një herë po i bëj të qarta këto terme në anglisht dhe në greqisht.

    Fryma = Spirit = Pnevma
    Shpirti = Soul = Psyche (Ψυχή)
    Trupi = Body = Soma

    Pra, kur unë flas për shpirtin, nuk e kam fjalën për atë që në anglisht quhet Spirit dhe në greqisht Pnevma, por për atë që në anglisht quhet Soul dhe në greqisht psyche.

    Shpresoj të jem kuptuar.

    P.S. Pjesa më e madhe e konkluzioneve që ke nxjerrë në shkrimin tënd të mësipërm, janë keqkuptime dhe nuk janë aspak të vërteta. Kjo tregon se ti akoma na sheh me sy dyshues. Uroj dhe shpresoj që të mos na shohësh kështu. Gjithsesi, gjithçka është në dorën e Tij dhe unë e braktis gjithçka në dorën e Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #666
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Fryma = Spirit = Pnevma=Spirito
    Shpirti = Soul = Psyche (Ψυχή)=Anima
    Trupi = Body = Soma=Corpo

    Shtova dhe perkthimin italisht
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #667
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Fryma = Spirit = Pnevma=Spirito
    Shpirti = Soul = Psyche (Ψυχή)=Anima
    Trupi = Body = Soma=Corpo

    Shtova dhe perkthimin italisht
    Me të vërtetë, jam shumë kurioz të di, në një përkthim të Biblës në italisht, si përkthehet fjala Shpirt? Anima?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #668
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Matteo 26

    38 Disse loro: «La mia anima è triste fino alla morte; restate qui e vegliate con me». 39 E avanzatosi un poco, si prostrò con la faccia a terra e pregava dicendo: «Padre mio, se è possibile, passi da me questo calice! Però non come voglio io, ma come vuoi tu!». 40 Poi tornò dai discepoli e li trovò che dormivano. E disse a Pietro: «Così non siete stati capaci di vegliare un'ora sola con me? 41 Vegliate e pregate, per non cadere in tentazione. Lo spirito è pronto, ma la carne è debole».

    http://www.laparola.net/testo.php?versioni[]=C.E.I.&riferimento=Matteo26

    Tek fjalet e Krishtit para arrestimit, del qarte dallimi shpirt-fryme.
    Krishti thote 'Mia anima e triste", pra shpirti im eshte i trishtuar
    Por nderkohe thote qe "Lo spirito e pronto ma la carna e debole", pra fryma eshte gati, por mishi eshte i dobet
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #669
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pra, shihet se shpirti i Krishtit, i cili ishte nje shpirt njerezor ishte i dobet dhe i frikesuar para Kryqit, nderkohe qe Fryma e Tij ishte gati. Pra Fryma e Tij ishte gjithe kohen ne komunikim me Atin ndaj dhe ishte gati per ta perballuar Kryqin.

    Po te thellohemi ketu kuptojme shume mbi Jeten e Krishtere
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #670
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ketu jepet nje grafik qe e ilustron kete ndarje:
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •