Close
Faqja 66 prej 69 FillimFillim ... 16566465666768 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 686
  1. #651
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte nje liber shume i mire nga Watchman Nee qe shpjegon shume nga aspektet e jetes se krishtere. Ky liber quhet Jeta Normale e Krishtere dhe eshte sjelle pjeserisht ne forum (3 kapitujt e pare)

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=83356

    Eshte shume e rendesishme per ne si te krishtere qe te kuptojme se para Zotit ka vetem nje mjet me ane te se cilit mund te qendrojme ne Pranine e Tij. Ky eshte Gjaku i Krishtit. Ky standard eshte i njejte per te gjithe. Pa kete Gjak askush nga ne, po ashtu askush nga shenjtoret e kurorezuar nuk mund te qendroje dot ne Pranine e Perendise.
    Ky eshte mesazhi i Ungjillit: Shpetimi vjen Falas ne saje te Gjakut te Krishtit, megjithat fatkeqesia jone eshte qe ate qe Ati na e dhuron falas permes Gjakut te Birit te Vet, ne duam ta (ri)blejme permes veprave tona, duke e futur veten serisht nen roberine e mekatit dhe Ligjit. Po pse valle ne duam ta blejme? Per arsyen e thjeshte se Egoja jone kerkon qe ne te kemi meritat tona ne shpetim dhe jo meritat e Tij. Dhe pikerisht ketu hyn ne pune Kryqi, i cili e gjunjezon kete ego te rene.

    Une do ju ftoja t'i lexonit keto kapituj qe jane sjelle nga ky liber dhe do te kuptoni shume per gjerat qe per ne duhet te ishin elementare

    Eshte pikerisht ky Gjak ai qe na ka ndare me thike nga qyteterimi i rene, na ka shpetuar nga denimi i ligjshem qe rendonte kunder nesh. Ky Gjak na ka bere diametralisht te kundert me boten e mekatit dhe te satanit,na ka bere bij te Perendise dhe qytetare te qiellit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 04-05-2010 më 05:32
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #652
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin

    Amen! Vetëm se do rrezikohesh të konsiderohesh se po largohesh nga rruga e drejtë, sepse ai që ka shkruar këtë libër nuk është katoliko-ortodoks.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #653
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Unë e dija se libri është përkthyer i tëri. Do ta marr unë përsipër përkthimin e të gjithë librit dhe do ta postoj këtu në forum pjesë - pjesë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #654
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Unë po vërej se kemi një lloj mungese e të qenut të Krishtit ashtu si kerkohet. Sa te duam mund të ia bëjmë qejfin vetit, por realisht na mungon ende shumë.

    Unë nuk di se ku u lexua se të ketë thënë dikush se "jemi të shpetuar nga ligjet e jo në Krishtin" dhe qe të ketë thënë dikush se "do ta ri-blejmë shpetimin"?!!!

    Është bërë edhe vështirë të flet apo të shkruan dikush pasi qe ka aq keqkuptime sa edhe dreqit duhet ti vjen qudi.

    Secili mund të lexoj në shkrmet e mëparshme dhe të kuptoj ngjyren, kuptimin, qellimin dhe rendësinë e shkrimeve të secilit nga ne, por pa tjeter edhe pse e kam thënë dikund ma parë, edhe pse Matrix na këshillon qe të lexojmë libra te cilat mund të jenë shumë të bukura dhe me vlerë, unë dua ta perseris se;

    Zoti është JETA dhe Shpetimi, është Alfa dhe Omega dhe vetem ne Zotin dhe në saje të shenjtërisë dhe meritave të Tij ne jemi të shpetuar, këtu as qe vihet në pikpytje as debat bile, por;

    Menjëher pas kësaj, edhe pse Zoti Vertetë na nxorri nga robëria e mëkatit, errësira dhe vdekja, pra na dhuroj Jeten, pa tjeter se Zoti kerkon nga ne. Jo duke parë ëndrra të mira por ZOTI kerkon nga ne. Nëse ne nuk jemi të gatshem ne këtë jetë - botë të kryjmë "luften" tonë në rend të parë me vetveten dhe pastaj edhe më tej, gjithsesi kjo me ndihmen e Zotit, pra aty ku nuk mundemi na, mundet Zoti, nga ne kerkohet vullneti, pra nëse ne nuk vrapojmë dhe nuk kontribojmë në sherbim dhe vullnet të Perendisë, mos mashtrohet askush.

    Sa te doni lexojmë libra por liber mbi te gjitha librat është Shkrimi i Shenjt dhe jeta e shenjtërve dhe njëkohsisht, është jeta jonë aktuale ku mund ta konstatojmë gjatë ecjen me Krishtin ne kete botë.

    Per ndryshe, nëse nuk është ashtu, pra te gjithë po brohoritim; 'o Zot o Zot" dhe po ecim me jetë të shfrenuar duke u "kënaqur" ne këtë botë dhe po iluziojmë se "Gjaku i Krishtit u derdh per ne"!! JO, nuk është ashtu.

    Gjaku i Krishti vertetë është derdhur per ne dhe per shpetimin tonë, vertetë shpetimi na erdhi falas dhe jo nga merita e jonë, jo nga merita pasi qe ne ishim të futur në errësirë dhe mëkate, por Krishti kerkon nga ne dhe na posrositë shumëher qe ne të jemi të gatshem dhe të shrerbejmë Vullnetit të Zotit, dhe per ti sherbyer këtij Vullneti nuk është edhe aq lehtë por kerkohet njerës, lot dhe vuajtje. Kerkohet një lloj sakrifice - angazhimi dhe kujdes i percellur me lutje dhe uratë, duke e ruajtur me dashuri dhe falemnderim ndaj ZOTIT.

    Si perfundim,

    Kemi pergjegjsi të madhe para Zotit pasi qe Ai erdhi dhe per ne flijoj vetveten. Prandaj, asesi nuk duhet të flejmë duke menduar se është perfunduar gjithqka, por te gatshem gjithmonë në Vullnet të Tij.

    Nuk mendoj se Krqyi i Krishtit është largë nga i krishteri. Ne kishen katolike kujtojmë dhe kemi traditë të kujhtojmë udhen e kryqit e cila është "rrëzo dhe qo" por asnjëher nuk ndodhë ne të njëjtin vend dhe asnjëher nuk ndodhë qe mos të mun të zgjohet. Mendoj se i krishteri duhet të dijë gjithmonë se udha e Zotit është udha e kryqit dhe jo me ëndrra. Të pakten unë kështu e jetoj dhe jam i bundur.

    Edhe Krishti ma ndihmon këtë bindje sado pak:

    “Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje!” (Mt 16. 24)

    Keshtu thot Jezusi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-05-2010 më 08:56
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #655
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Keshtu thot Jezusi!
    Shumë bukur! Deri tani, ke lexuar ndonjë shkrim që të thotë të kundërtën e kësaj që ke thënë ti? Kush tha se ne duhet të ecim "me jetë të shfrenuar dhe duke u kënaqur në këtë botë"? A nuk po themi ne se nuk duhet të kemi besim në mishin tonë dhe duhet që ai të kryqëzohet çdo ditë? A nuk po themi ne se duhet të jemi plotësisht të varur prej Tij sepse ne në vetvete nuk meritojmë gjë?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #656
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219

    Wink

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin

    Them të verteten, mua nuk me vjen mirë nëse dikush – I krishter, perdorë Shkrimin e Shenjt per të akuzuar Kishen e Hyjit që është shtylla dhe mbështetja e së vërtetës. Unë gjithmonë luftoj të dalloj individin dhe veprimet e individëve nga Kisha. Askush nuk mund të mohoj ato fjalë të bukura te Krishtit qe ti I ke cituar ne at shkrim, por kjo duhet shtuar kujdes sepse Ai qe foli në at rresht Ai foli edhe në rreshtin në vijim te ciln e postova unë (“shpejt”). Prandaj, Shkrimi I Shenjt duhet të mirret dhe të lexohet rresht per rresht dhe jo vetem ata qe ndoshta na pelqejnë apo pershtaten ma shumë mendimeve dhe bidnjeve tona, ndersa disa rreshta te anashkalohen. Pos asaj, rreshtat biblik duhet të na flasim në jeten tonë – secili rresht dhe jo rreshti te perdoret per ta akuzuar – apostrofuar tjetrin si farizenjë dhe ku ta di unë sepse Krishti nuk tha ashtu per Kishen e Tij. Krishti, kishes së Tij ia premtoj Shpirtin e Hyjit, perezencen e Tij të perjetshme dhe e siguroj se; “ferrit s’do te ngadhenjejne kunder saj”, e jo deshtimin sikurse ju propagandoni. Kjo është e tmerrshme dhe jeni duke bërë mëkat. Pos asaj, Kisha nuk është “turmë” dhe ashtu sikurs e quani ju, unë kam frikë të etiketoj ashtu Kishen e Perendisë qe vet Krishti e themeloj dhe pagoi me gjaukn e Tij, Ai është të dhe me të; “deri ne mbarim të botes”.

    Dua të postoj vetem një rresht dhe nuk dua ta vazhdoj tjeter lidhur me ato qe ke shkruar sepse mendoj se mjafton per ta kuptuar se çka dua të them. Krishti mendon ndryshe nga ti lidhur me Kishen dhe Ai nuk e quan as “turmë as skllav I moralit…” por Shkrimi I Shenjt Kishen e quan “Kisha e Hyjit të gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës”:
    PERENDIA me prefte gjuhen! nese une do te flas nje fjale kunder grixhes se Zotit,Nuses me te Bukur nder shekuj te shekujve
    "Sic edhe ke lexuar besoj,nder shkrimet e mia une perpiqem te fokusohem,tek te zgjedhurit e Zotit,ata per te cilet Ai thote : "delet e mia e degjojne dhe e njohin zerin Tim"!
    Ne ditet e misjonit te Tij ne toke , ishte Pjetri,qe dha ate deshmi te mrekullueshme me besimin i tij? ,e pra edhe Pjetri nuk mund te kuptonte dot te gjitha ato mesazhe, por e besoi dhe e ndoqi pas, nuk e braktisi si turma e judejve, ku mes tyre edhe ndjekes !

    Kur kjo turme qe e ndiqte e mrekulluar, degjoi mesazhin "se ata duhet te hanin dhe pinin gjakun e Tij" qe te kishin jete neTe ,a nuk e braktisi?
    Ndjekesit qe Ai i njihte dhe zgjedhur jo!(ata po strukturonin modelin e Kishes se Tij,modelin qe po ja u tregonte Vet me shembullin e Vet)

    A nuk ishte kjo turme judejsh qe e shtruan rrugen per ta adhuruar ne Jeruzalem dhe tempull : Hosana! Bekuar eshte Ai qe vjen ne emer te Zotit!(a nuk besonin ata tek Perendia?)
    e pra Ai veshtron gjithshka dhe largohet me te dymbedhjetet ne drejtim te Betanes...

    A nuk eshte pra kjo turme qe nen presjonin e indoktrinimit te Kryepriftit dhe farisejeve pak me vone e shoqeronin dhe e votuan tek pilati,vete Zotin ?me ulerimat "Kryqezojeni"!e shoqeruan edhe ne Kryq?
    te bindur se ishin gabuar qe e kishin adhuruar(Kryeprifti i di me mire),
    Ky njeri ka nje demon duhet kryqezuar!
    Na Mbrofte perendia gjithmone nga keto lloje turmash!
    Kjo nuk ndodh kurre tek Kisha e Tij,ajo dashuron Krishtin, jo liderit Fetar,
    nga ata AJO ESHTE GJITHMONE ME E PERSEKUTUARA NDER SHEKUJ,sepse nuk genjehet kurre!

    Po t’i shkruaj të gjitha këto edhe pse shpresoj se së shpejti do të vij te ti, por, në qoftë se do të vonoj, të dish si duhet të sillesh në Shtëpinë e Hyjit,që është Kisha e Hyjit të gjallë
    shtylla dhe mbështetja e së vërtetës”.(
    1 e Tim 3; 14-15)[/[/QUOTE]

    FALENDEROJ DHE I LUTEM ZOTIT TONE, qe te kemi mes nesh,dhe te kenaqemi me njeri tjetrit ca caste!

    Ose ti po gabon kur drejton shigjetat qe janë drejtuar farizenjëve - atyre qe nuk besuan në Jezusin, ose Shkrimi I Shenjt po flet te pa vertetn? Është mire gjithnjë të bëni një ndarje në mes të Kishes dhe faeizenjëve, farizenjët nuk perfaqsojnë Kishen. Pra, konsulltoheni me Shkrimin dhe të kuptoheni në mes veti duke e gjetur se cili është gabim nga ju ne këtë rast.

    Tash dua të shkruaj lidhur me një shkrim te mëparshem tëndin qe lidhet me apostullin – Pjetrin dhe emrin e tij.

    Ka nje ndryshim shume te madh ndermjet Kishes se Krishtit,dhe Liderve fetare te cilet Zoti yne (mos ta perseris) i quan si nder faren me te keqe dhe rrezik shum te madh .
    Kaq e vertete eshte kjo sa jane pikerisht kjo fare Faresjesh qe e kryqezuan Zotin,dhe per pushtetet e tyre jane gati te bejne aleanca per te mrojtur pushtetet e tyre(ky eshte mendimi im i pa tyndur)
    Por le t'ja leme kohes mendimet tona(pa baste)
    Pasi nese do t'ju jepej mundesia te kryqezonin Krishtin prap,apo kedo qe i demton ne pushtetin e tyre, edhe vellaun ne Krisht ,perseri kjo fare e mesuar te mos leshoje kurre Pushtet,do te klithte : Kryqezojeni!
    Dhe gjithmone nje turme fetare do te ishte aty e gateshme per t'i vajtur pas, si para 2000vjetesh!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 04-05-2010 më 09:18

  7. #657
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Luani
    Pasi nese do t'ju jepej mundesia te kryqezonin Krishtin prap,apo kedo qe i demton ne pushtetin e tyre, edhe vellaun ne Krisht ,perseri kjo fare e mesuar te mos leshoje kurre Pushtet,do te klithte : Kryqezojeni!
    Dhe gjithmone nje turme fetare do te ishte aty e gateshme per t'i vajtur pas, si para 2000vjetesh!
    Sa herë turma thotë për një vëlla të thjeshtë; "kryqëzojeni", turma po kryqëzon vetë Krishtin!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #658
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Meritat janë gjithmonë në Krishtin. Sigurisht që njeriu ka merita të mira, nëse shihet nën këndvështrimin njerëzor, por nëse shihet me këndvështrimin e Perëndisë, nuk ka asgjë të mirë në njeriun. Ato që ne i konsiderojmë të mira, nuk janë veçse frute të pemës së njohjes.
    Nqs meritat jane ne Krishtin, si qenkan merita te mira ne kendveshtrimin njerezor?
    Aq me teper, kur Perendia qe krijoi boten dhe njeriun thote qe gjithshka qe krijoi ishte e mire, si na dilka se ne njeriun s'paska asgje te mire?! Po Imazhi i Perendise, sipas se cilit njeriu u krijua, a mos edhe ai hyn tek asgjeja e mire ne njeriun?!

    Kur, sipas shembujve qe solla ne ungjill, Perendia i thote besimtaerit: te lumte sherbetor besnik - kete merite ia njeh ne kendveshtrimin njerezor?!

    Po tek Heb11, kur Pali rreshton fitimtaret ne besim, meritat e rreshtuara jane ne kendveshtrim njerezor?

    Njeriu nuk mund t'i shërbejë Perëndisë me mjetet e tij -sado të mira qofshin- sepse çfarë lidhje ka tokësorja me qielloren? Ne nuk mund t'i shërbejmë Perëndisë me mjete tokësore, sepse nëse e bëjmë (në fakt ndodh shumë shpesh) krenarinë dhe mburrjen do ta kemi në veten tonë.
    Kush tha qe s'mund ti sherbeje? Por njeriu, pikerisht per kete u krijua! Mos u krijua ai i paafte per te permbushur qellimin e ekzistences se tij?!
    Si s'paska lidhje qiellorja me tokesoren, aq me teper kur shikojme se ne Krishtin ato te dyja takohen plotesisht?
    A e shikon prape se si mendimi yt, sikurse te deshmuesit, e ndajne Krishtin Hy nga Krishti njeri, si dy gjera te papajtueshme?

  9. #659
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Eshte nje liber shume i mire nga Watchman Nee qe shpjegon shume nga aspektet e jetes se krishtere. Ky liber quhet Jeta Normale e Krishtere dhe eshte sjelle pjeserisht ne forum (3 kapitujt e pare)

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=83356

    Eshte shume e rendesishme per ne si te krishtere qe te kuptojme se para Zotit ka vetem nje mjet me ane te se cilit mund te qendrojme ne Pranine e Tij. Ky eshte Gjaku i Krishtit. Ky standard eshte i njejte per te gjithe. Pa kete Gjak askush nga ne, po ashtu askush nga shenjtoret e kurorezuar nuk mund te qendroje dot ne Pranine e Perendise.
    Ky eshte mesazhi i Ungjillit: Shpetimi vjen Falas ne saje te Gjakut te Krishtit, megjithat fatkeqesia jone eshte qe ate qe Ati na e dhuron falas permes Gjakut te Birit te Vet, ne duam ta (ri)blejme permes veprave tona, duke e futur veten serisht nen roberine e mekatit dhe Ligjit. Po pse valle ne duam ta blejme? Per arsyen e thjeshte se Egoja jone kerkon qe ne te kemi meritat tona ne shpetim dhe jo meritat e Tij. Dhe pikerisht ketu hyn ne pune Kryqi, i cili e gjunjezon kete ego te rene.

    Une do ju ftoja t'i lexonit keto kapituj qe jane sjelle nga ky liber dhe do te kuptoni shume per gjerat qe per ne duhet te ishin elementare

    Eshte pikerisht ky Gjak ai qe na ka ndare me thike nga qyteterimi i rene, na ka shpetuar nga denimi i ligjshem qe rendonte kunder nesh. Ky Gjak na ka bere diametralisht te kundert me boten e mekatit dhe te satanit,na ka bere bij te Perendise dhe qytetare te qiellit!

    Edhe ti Matrix?! Kemi kaq kohe me ty, ndaj mos na zhgenje.

    Shiko Gregor Pallamain dhe VETEM Gregorin..

    Ne dum me kap Marcus1 andej, ketej na iken Matrix-i..

  10. #660
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminaristi
    Nqs meritat jane ne Krishtin, si qenkan merita te mira ne kendveshtrimin njerezor?
    Po ja p.sh., njeriu i parë kur u krijua ishte i mirë. Në të nuk kishte asgjë të keqe. Por ai vetë nuk e dinte ç'ishte e mira dhe e keqja. Kur ai hëngri nga pema e njohjes, atij ju hapën sytë dhe pa se cila ishte e mira dhe e keqja.

    Pra, nga kënvështrimi njerëzor, ai filloi të kuptonte të mirën nga e keqja. Por a ishte ky edhe kënvështrimi i Perëndisë? A ishte kjo njohje e pranueshme nga Perëndia? Jo! Ai i dëboi ata. Pra, njohuria e tyre jo vetëm që nuk u shtoi gjë atyre, por edhe i bëri të papranueshëm në sytë e Perëndisë.

    Por ne e dimë se Pema e Jetës është Jezu Krishti dhe kjo pemë është mbjellur në brendësi të qënjes sonë dhe nga kjo Pemë duhet të ushqehemi. Por nëse vendosim të themi se në ne, pra në mishin tonë, kemi merita, atëhere ne zgjedhim të hamë nga pema e njohjes, jo nga Pema e Jetës.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 66 prej 69 FillimFillim ... 16566465666768 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •