Close
Faqja 51 prej 69 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 686
  1. #501
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    A të jap unë një përgjigje të shkurtër?

    Për mua Fjala e Zotit është vetë Krishti!
    Unë nuk te pyta marcus.

    Gjithsesi do ta pres pergjigjen e albanit1. Sepse ka shumë rendesi dhe kjo lidhet me shenjtnoret te cilet ai ka bërë shkeputje dhe nuk i njeh as nuk i respekton.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #502
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    A të jap unë një përgjigje të shkurtër?

    Për mua Fjala e Zotit është vetë Krishti!
    marcus1 çka mendon, çka flasin këta rreshta; Gjoni 17, ku Jezusi flet me Atin tonë qiellor?

    Kam deshir të degjoj nga ti dhe i lus të tjerët qe mos të nderhyjnë.

    Gjn, 17; 17-26
    "Shenjtëroji në të vërtetën: fjala jote është e vërteta. Sikurse ti më dërgove në botë, po ashtu edhe unë i dërgova në botë. Për ta [unë] e kushtoj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetën. Nuk po të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata, që, për shkak të fjalës së tyre, do të besojnë në mua: që të gjithë të jenë një.

    Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota se ti më dërgove.

    Edhe unë ua dhashë lavdinë që ti ma dhe që të jenë një sikurse ne jemi një ‑ unë në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota ta dijë se ti më dërgove dhe se i deshe ata siç më deshe mua.

    Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe, të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua, që të kundrojnë lavdinë time, lavdinë që ti ma dhe, sepse më deshe para se të krijohej bota.

    Atë i drejtë! Bota nuk të njohu e unë të njoha.

    Edhe këta e kuptuan se ti më dërgove. Këtyre ua dëftova Emrin tënd dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj, e dashuria me të cilën ti më deshe mua, të jetë në ta dhe unë në ta.”


    marcus1 o vëlla, kjo është fuqi e Kishes. Kjo është fuqia e shenjtnorëve. Shenjtërit - Kisha qiellore nuk është e ndarë me Kishen toksore. Kisha qiellore është aty ku është Krishti dhe dashuria e Atit per Krishtin; "bashkë me mua, që të kundrojnë lavdinë time, lavdinë që ti ma dhe".
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 25-04-2010 më 15:06
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #503
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Më fal por nuk të kam kuptuar se çfarë konkretisht kërkon të komentoj në ato vargje të bukura që ke sjellë. Mendon se ka ndonjë lidhje me shenjtorët që janë në qiell?

    Ma shpjego pak që ta kuptoj se çfarë kërkon prej meje që të komentoj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #504
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Me pak fjalë, këtu Jezusi po i lutet Atit për dishepujt e Tij. Dhe Ai kërkon që ata të jenë një, ashtu siç Ati është me Birin. Por Ai, nuk lutet vetëm për Apostujt, por për të gjithë ata që do besojnë përmes fjalës së tyre. Me pak fjalë, Ai po lutet për të gjithë ne, që kemi besuar në Të.

    Me të vërtetë Toni, dyshon ndonjëherë se unë nuk kam besuar se shënjtorët (e kurorëzuar) janë veç nga shënjtorët (e pakurorëzuar) dhe se ne nuk jemi një kishë?

    A e di ti se problemi kryesor është kur të Krishterët bëjnë ndarje midis njëri tjetrit duke u zënë se kush është kisha e vërtetë? Kjo është ndarja më e keqe që i bëhet kishës së Krishtit. Ndërkohë që Kisha e Krishtit janë të gjithë ata që janë larë me gjakun e Tij. Të ndash të Krishterët në dogma dhe degëzime është njësoj sikur të ndash trupin e Krishtit copa copa.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #505
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Më fal por nuk të kam kuptuar se çfarë konkretisht kërkon të komentoj në ato vargje të bukura që ke sjellë. Mendon se ka ndonjë lidhje me shenjtorët që janë në qiell?

    Ma shpjego pak që ta kuptoj se çfarë kërkon prej meje që të komentoj.
    marcus1, ti komentoj ashtu si mendon ti qe janë.

    Edhe pse unë jam njeri qe nuk u lutna shenjtnorve por i respektoj, njëkohsisht nuk lutna per ndermjetsim por besoj në ndermjetsimin e shenjtërve. Ka ndodhur dhe kam kerkuar ndihmen e sh, Marisë t'më ndihmoj në lutje. Nuk kerkoj te lutet dikush per mua por lutna per te tjerët, bile edhe per ata qe nuk i njoh. Por, per mua këta rreshta janë të fuqishem per Kishen - shejtnorët në tokë dhe Kishen - shejtërit në qiell - në Lavdin e Jezusit. Prandaj nëse lexon keta rreshta dhe beson Krishtit - Fjalë e Perendisë, është e pa mundur qe të mos besoj njeriu në dashurinë dhe Hirin e Perendisë nepermes shenjtërve të Zotit qe janë në gjirin e Tij.

    Nuk e kam fjalen as per ty as per tjeterin, por ne pergjithsi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 25-04-2010 më 15:52
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #506
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    marcus1, ti komentoj ashtu si mendon ti qe janë.

    Edhe pse unë jam njeri qe nuk u lutna shnjtnorve por i respektoj, njëkohsisht nuk lutna per ndermjetsim por besoj në ndermjetsimin e shenjtërve. Nuk kerkoj te lutet dikush per mua por lutna per te tjerët, bile edhe per ata qe nuk i njoh. Por, per mua këta rreshta janë të fuqishem per Kishen - shejtnorët në tokë dhe Kishen - shejtërit në qiell - në Lavdin e Jezusit.
    Shikjo ma sipër!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #507
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Me pak fjalë, këtu Jezusi po i lutet Atit për dishepujt e Tij. Dhe Ai kërkon që ata të jenë një, ashtu siç Ati është me Birin. Por Ai, nuk lutet vetëm për Apostujt, por për të gjithë ata që do besojnë përmes fjalës së tyre. Me pak fjalë, Ai po lutet për të gjithë ne, që kemi besuar në Të.

    Me të vërtetë Toni, dyshon ndonjëherë se unë nuk kam besuar se shënjtorët (e kurorëzuar) janë veç nga shënjtorët (e pakurorëzuar) dhe se ne nuk jemi një kishë?

    A e di ti se problemi kryesor është kur të Krishterët bëjnë ndarje midis njëri tjetrit duke u zënë se kush është kisha e vërtetë? Kjo është ndarja më e keqe që i bëhet kishës së Krishtit. Ndërkohë që Kisha e Krishtit janë të gjithë ata që janë larë me gjakun e Tij. Të ndash të Krishterët në dogma dhe degëzime është njësoj sikur të ndash trupin e Krishtit copa copa.
    AMEN.

    Unë asnjëher nuk dyshoj se te krishterët, ata; "që të jenë një sikurse ne jemi një ‑ unë në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një" ka fuqi qe ti ndanë apo ti coptoj, por ata nuk janë të Tij - ndoshta gradualisht do të bëhen në saje te dashurisë dhe mëshires qe Ai ka per njeriun dhe ata qe perpiqen ta takojnë Krishtin do ta takojnë. Sepse kur të jenë "një": "të jenë plotësisht një" me Zotin, kush eshte dhe cila fuqi mundet ti ndaj. Aty ku ka ndarje ka mëkate.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #508
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Dielli Ime,

    ne sakrament te marteses katoliket (qe njehere e nje kohe i bene zbor Zogut me Xheraldinen) kane filluar te leshojne pe, jo vetem me evangjelistet, por, te pakten keshtu kam degjuar, edhe me jo kristianet (muslimane etj). Kusht pra per martese ne Kishe eshte qe njeri nga cifti te jete katolik, dhe qe tjetri te pranoje ceremonine.

    Kam bindjen se Konf.Ipeshkvnore nuk ka se si te mare vendim ne lidhje me evangjelistet, ne nje kohe qe keta nuk kane doktrine te shkruajtur; ndryshojne nga grupi ne grup, madje secili individ brenda te njejtit grup mund te kete menyre personale te te besuarit (zbulesa); aq me teper, kur ne asnje grupim ungjillor nuk njihet sakramenti i pagezimit, si hapi i pare deciziv te te berit i krishtere, pr me teper qe jo domosdoshmerisht kane pagezim ne emer te secilit person te Trinise, por mmund te pagezohen edhe thjesht ne emer te Krishtit.

    Nje prove e forte e pozicionit kundrejt evangjelisteve do ishte nqs do pranoheshin ne kishe katolike pa u pagezuar.
    Seminarist, e pranon ti se kushdo që beson në besoren është i krishter?

    Besoj në një Hyj të vetëm,
    Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës,
    të gjitha sendeve që shihen dhe nuk shihen.
    Edhe në një Zot të vetëm, Jezu Krishtin,
    një të vetmin Birin e Hyjit,
    të lindur prej Atit para të gjithë shekujve.
    Hyj prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i vërtetë
    prej Hyjit të vërtetë.
    Të lindur, jo të krijuar, të njëgjëjtë me Atin:
    Nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha sendet.
    Ai për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit.
    E u mishërua për virtyt të Shpirtit Shenjt
    Në kraharorin e Virgjërës Mari: e u bë njeri.
    Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat;
    Pësoi dhe u varros,
    dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve,
    e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit.
    Dhe përsëri do të vijë me lavdi
    për të gjykuar të gjallët e të vdekurit,
    e Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
    Edhe në Shpirtin Shenjt, që është Zot dhe jetëbërës:
    që rrjedh prej Atit dhe prej Birit.
    Dhe së bashku me Atin dhe Birin adhurohet dhe lavdërohet,
    Që foli me anë të profetëve.
    Edhe në një Kishë të vetme, të shenjtë, katolike dhe apostolike.
    Dëshmoj një pagëzim të vetëm për faljen e mëkateve.
    Pres ngjalljen e të vdekurve
    Dhe jetën e pasosur. Amen!


    Të siguroj se besoj plotësisht në lutjen e mësipërme!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #509
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Seminarist, shëmbulli që ke sjellë nuk ka asnjë lidhje me lutjen ndaj shënjtorëve (të kurorëzuar).

    Aty flitet për dy të vdekur, njëri në ferr dhe tjetri në gjirin e Abrahamit. Ne nga ky shembull mund të kuptojmë pak gjëra për jetën pas vdekjes. Me sa duket, ata që digjen në ferr, paskan mundësi të shohin disa gjëra, apo persona në mbretërinë tjetër. Duke i parë ata, nuk mundet që të mos i kërkojnë ndihmë, për të shpëtuar nga ajo gjëndje. Por, ç'lidhje ka kjo me shënjtorët (e pakurorëzuar) që t'i luten shënjtorëve (të kurorëzuar)?
    Eshte e thjeshte e s'do duhej te ishte nevoja per shpjegimin tim!!!!

    Pasaniku i lutet Abrahamit per ndihme per njerezit e vete ne kete bote. Nuk iu lut direkt Zotit, por Abrahamit.

    Pse e refuzoni Doktrinen e Kishes, te cilen ajo e ka pasur qe nga FILLIMET e saj?

  10. #510
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    A e di ti se problemi kryesor është kur të Krishterët bëjnë ndarje midis njëri tjetrit duke u zënë se kush është kisha e vërtetë? Kjo është ndarja më e keqe që i bëhet kishës së Krishtit. Ndërkohë që Kisha e Krishtit janë të gjithë ata që janë larë me gjakun e Tij. Të ndash të Krishterët në dogma dhe degëzime është njësoj sikur të ndash trupin e Krishtit copa copa.

    Nuk eshte grindje mes te krishteresh, por grindje, nqs do ta shohesh keshtu, mes atyre qe i rrine besnike doktrines se kishes edhe atyre qe kane vendosur te mos i rrine.
    Hajde ne besimin e drejte dhe gjerat zgjidhen!

Faqja 51 prej 69 FillimFillim ... 41495051525361 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •