Seminarist,
A jane bij e bija te Zotit te krishteret e rrymave te tjera? Nese po, a nuk jemi une e ti vellezer e motra ne Krishtin me ta?
Ika se kam pune e flasim nga darka.
QLJK!
Seminarist,
A jane bij e bija te Zotit te krishteret e rrymave te tjera? Nese po, a nuk jemi une e ti vellezer e motra ne Krishtin me ta?
Ika se kam pune e flasim nga darka.
QLJK!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Stinë të Nryshme
Veprimet e jashtme të jetës së një personi fillojnë nga njeriu i brendshëm. Kur ti jeton në natyrën tënde të vjetër, ke një vullnet të fortë dhe shumë dëshira, me ulje dhe ngritje të të gjitha llojeve. Kur vullneti yt bëhet një me vullnetin e Perëndisë, dëshira jote i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe ti vjen në përputhje të plotë me Perëndinë.
Ndërsa ti vazhdon të përparosh në jetën e Perëndisë, veprimet e tua natyrore dhe egoiste pakësohen. Ti varesh më pak në ndjenjat e tua emocionale dhe kështu përjeton më pak ngritje dhe ulje (ups and downs) emocionale
Prehu i sigurtë, është i njëjti Perëndi që sjell edhe banketin edhe urinë, kohën e bukur dhe kohën me shi. Kohë të mira apo të këqia, kohë me paqe apo me shqetësime, të gjitha janë të mira në stinën e tyre. Janë këto stinë që të formojnë dhe të maturojnë. Secila është e nevojshme ashtu si viti ka nevojë për stinë të ndryshme. Çdo ndryshim në gjëndjen tënde (si i brendshëm ashtu edhe i jashtëm) është një test i ri për të provuar besimin dhe dashurinë tënde. Do të të ndihmojë nëse ti e pranon me dashuri dhe nënshtrim.
Vendose veten në duart e Dashurisë. Kjo Dashuri është i njëjtë megjithëse shpesh mund të të kërkojë të ndryshosh pozicion. Ki kujdes nëse preferon një gjendje nga tjetra, apo nëse don bollëkun më shumë se pamjaftueshmërinë, kur Perëndia do të kundërtën. Nëse është kështu, kjo vërteton se ti dashuron më shumë dhuratat e Perëndisë se sa vetë Perëndinë.
Perëndia të do; mundohu që ky mendim (se Perëndia të do) të të ndihmojë të shohësh të gjitha gjëndjet e tua si të njëjta. Lëre Atë të bëjë me ty ashtu si i pëlqen. Nëse hidhesh në det dhe gllabërohesh nga valët e gjirit të Tij apo nëse hidhesh në rërë (që do të thotë se je braktisur në shterpësinë tënde), gjithçka është e mirë.
Sa për mua, Unë jam e kënaqur me gjithçka Zoti ka porositur për mua. Jam e gatshme të vuaj, jo vetëm burgun por edhe vdekjen. Rreziqe ka kudo - rreziqe në tokë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërish të rremë. Gjithçka është mirë në Të me të Cilin jam në unitet përgjithmonë.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Barti Problemet me Durim
Nëse dashuria ime është e mundur të të ngushëllojë sado pak, do e bënte, sepse ndjej një keqardhje të tillë që nuk mund të shprehet me fjalë. Jam më e sigurtë se kurrë se Perëndia të do tërësisht për Veten e Tij. Jeto në një gjëndje të një pajtimi të plotë, sa më shumë të jetë e mundur. Mos u fokuso në ftohtësinë, temperamentin apo në sjelljen përçmuese të çdonjerit. Veprmimet e të tjerëve nuk duhet të përcaktojnë sjelljen tënde. Ajo që duhet të të shqetësojë ty është si të lavdërosh Perëndinë.
Duroji problemet e tua përmes dashurisë për Krishtin, i cili preferoi mjerimin nga kënaqësia. Gjithashtu, mos shkel ndërgjegjen tënde për të kënaqur të gjithë. Konsideroje gjëndjen tënde që po kalon si një mënyrë për t'i treguar Perëndisë se ti e Do Atë përmes një dëshire sakrifice të vetes tënde. Mos e moho kryqin (ose si mund ta thoja ndryshe, kurorën). Lëre këtë çështje të zgjidhet midis teje dhe Perëndisë në një mënyrë të qetë, në dhomën tënde kështu që asnjeri të mos shohë vuajtjet e tua. Ndërsa e ngre kryqin çdo ditë - dhe nëse është kryqëzim i vërtetë - jam e sigurtë se Perëndia do të të mbështesë me dashurinë e Tij. Perëndia është me ty: prandaj gjithçka që të ndodh ty është e mirë. Perëndia të do, lëre këtë të rregullojë gjithçka.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Per shpjegimin e termit Sarks = mish, e keshilloj Deshmuesin, qe mohon se Jezusi ishte NJERI, trup+frzyzme, te lexoje
http://www.revdoc.net/conception_of_flesh%20Dayton.htm
Per me teper, le te meditoje mbi vargjet
Mateu 26:38
"38 E u tha:
“Shpirtin ma kaploi një trishtim që çon në vdekje. Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar me mua!”
Mateu 27:50
"50 E Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të madh e ‑ dha shpirt."
Marku 14:34
"38 E u tha:
“Shpirtin ma kaploi një trishtim që çon në vdekje. Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar me mua!”
Marku 14:38
"38 Rrini zgjuar dhe lutuni të mos bini në tundim. Shpirti është i gatshëm, por trupi është i ligshtë.”
Ne kete artikull flitet per herezine Apolinariane, dhe shpjegohen dhe arsyet se pse nje mesim i tille eshte herezi. Jepet dhe nje historik i shkurter se si kjo herezi u denua.
http://www.newadvent.org/cathen/01615b.htm
Interesant eshte fakti se dhe Apolinari kuotonte te njejta shkrime qe kuoton dhe Deshmuesi. (sic thuhet ne artikull)
Gjoni 1, 14 "Fjala u be mish"; Filipianet 2:7, "I bere ne ngjashmerine e njeriut" , 1 Korintasve 15:47 "Njeriu i dyte, prej qiellit..".
Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 22-04-2010 më 06:56
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Ajo qe me habit shume here eshte se mesimet heretike kane dale nga njerez qe kane qene me poste te larta ne kisha (Peshkope, Patriarke etj...) dhe kane pasur njohuri te mira mbi doktrinen. Shembulli me kardinal eshte Origjeni qe njihet si nje nga teologet me te medhenj por njekohesisht dhe i denuar si heretik.
Si mendon Seminarist, pse ndodh kjo?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Këta rreshta tregojnë krejt te kunderten nga ajo qe thotë deshmuesi:
16 Dua të them: jetoni nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t’i kryeni dëshirat e mishit e të gjakut. 17 Sepse mishi e gjaku me dëshirat e veta i kundërshtojnë Shpirtit e Shpirti i kundërshton mishit e gjakut: këta të dy janë në kundërshtim me njëri-tjetrin që të mos bëni çka dëshironi. 18 E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit.
19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.
22 Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, 23 butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj.
24 Ata që janë të Krishtit [Jezus] e kryqëzuan trupin e vet bashkë me prirjet dhe dëshirat e ulëta.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 22-04-2010 më 07:01
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Krijoni Kontakt