Close
Faqja 30 prej 69 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 686
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Gijon

    Përkujdesi i Perëndisë

    Do doja të kuptosh se sa shumë të do Perëndia. Ashtu si piktori pikturon në kanavacë atë pikturë që i pëlqen atij, ashtu edhe Perëndia po të transformon në imazhin e Tij përmes një kryqëzimi të brendshëm. Ai të ushqen ty si një nënë ushqen djalin e saj të vetëm.

    Zoti yt do që jesh i gatshëm t'i nënshtrohesh vullnetit të Tij, me të njëjtën lehtësi që degët e pemëve lëvizin nga një fllad i lehtë. Ndërsa ti e braktis tërësisht veten te Perëndia, Ai do përkujdest për ty. Sa më i gatshëm je për t'ju nënshtruar Atij, aq më e lehtë do jetë të kuptosh rrugët e Tij. Ti do ta ndjekësh Atë, kudo që të të dretjojë. Dhe nëse ti bën ndonjë gabim, Perëndia do të ta tregojë ty me butësi.

    Perëndia ka të njëjtën të drejtë të të drejtojë ty sa ke edhe ka të drejtë të të zotërojë ty. Kur ti e nënshtron veten tënde në mënyrë të përkrye, ti e humbet formën tënde. Ti je gati të marrësh formën që Perëndia do të të japë ty. Uji mbush formën e çdo ene në të cilën futet. Le të mos ketë asnjë rezistencë në mëndjen tënde, dhe fryma jote shpejt do të humbasë në një oqean dashurie. Lundro lirshëm dhe prehu.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Marcus1,

    ne ketu nuk po tallemi. Nqs ti, apo dikush me besimin tend, tjeter gje kerkon te thote dhe ne menyre tjeter e shpreh, ky eshte problem i juaji.
    Ajo qe nuk mund te lejohet eshte se, ne nje kohe qe formalisht "ti" nuk identifikohesh me gnostiket, ne momentin qe ti shprehesh se njeriu eshte i keq nga natyra dhe, dhe pse e pranon se nuk e di se per cfare flet konkretisht, nxjerr konkluzione doktrinash bazuar ne kete menyre te gabuar te shprehuri, atehere mua me duhet tju ve perpara Doktrines (Gnostike) qe po ekspozoni.

    E keqa nuk eshe natyre, nuk ka substance, nuk ka ekzistence - ashtu sikurse erresira ne relate me driten.

    Shikojeni se si lidhen doktrinat tuaja in-konshiente heretike:

    Njeriu eshte i KEQ nga nayra.

    Zoti i bere Njeri cenohet pikerisht ne realitetin e te berit me te vertete njeri, pasi njeriu eshte i keq. Keshtu Ai shkeputet nga nena e tij. Sipas jush Ai e therret nenen e tij GRUA pikerisht per te diktuar kete shkeputje. Krishti, sic e kam deshmuar ne shkrimet e mija ne kete teme, sipas JUSH shkeputet edhe nga KISHA. Ai behet VETEM nje INDIVID qe kryen gjithshka, ne te cilin nuk ka KOMUNION dhe bashkepjesemarrje ne jeten e Tij (shenjtoret).

    P.S Marcus1, mesohu te besh dallimin mes debatit teologjik dhe shkrimeve letrare te Gijon.
    mos e ngarko temene kot me letersi. Aty ku eshte per teologji, Gijon e keputi herezine (bashkimi esencial i njeriut me Perendine!!!! = Panteizem).
    Seminarist, problemi është i yti jo i imi. Problemi me ty është se çdo gur që të ngresh, do gjesh nga një heretik atje.

    Tjetri p.sh. të thotë se njeriu është i keq, sepse shkrimi e thotë se të gjithë kanë mëkatuar. Ti i futesh teologjisë për të na treguar se në fillim nuk ishte i tillë, por mëkati e bëri të tillë. Jo ush, po gomar!

    Për sa i përket shkrimeve të Gijon, prisja përgjigje pozitive. Por një problem me ty është se ti nuk fokusohesh tek gjërat pozitive, por vetëm në ato negative. A mund të më thuash ti mua, nga të gjithë ato shkrime që kam sjellë, a sheh ndonjë shenjë herezie? Ju ftova të gjithëve të komentoni mbi shkrimet e saj, si pozitivisht ashtu edhe negativisht, pro ansjeri nuk e bëri. E di pse? Sepse fokusoheni në teologjira dhe fjalë pa fund, që nuk bëjnë gjë veçse sjellin hidhërime, grindje dhe mosmarrëveshje.

    Unë kam zgjedhur të fokusohem në Krishtin. Duke sjellë shkrimet e Gijonit, jam më brenda temës se sa të diskutojmë për diferencat tona. Pasi tema është Sofra e përbashkët e Krishterë dhe në këtë sofër sjellim shkrime që na inkurajojnë. Hidhi një sy se si filloi kjo sofër.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Marcus,

    Me vjen keq, me gjithe respektin per Gijonin si njeri, por nuk mund t'i perkrah idete e saj, perderisa ato jane shpallur te pavlefshme nga Kisha Katolike. E per me teper, edhe ne planin personal, ai mendim aty per Gjonin as qe ma mbush fare mendjen.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin

    Më vjen me të vërtetë keq, jo se ti nuk përkrah Gijonin, por se ky mentalitet tregon se akoma edhe sikur të shohësh Krishtin në dikë, ti do ta refuzosh, vetëm për faktin se Kisha Katolike nuk e ka pranuar. Pra, ke vënë një institucion fetar mbi vetë Krishtin.

    Pra, për ti anullon fjalët e Krishtit (pa e kuptuar dhe lutem që Ai të t'i hapë sytë dhe ta kuptosh këtë dhe të pendohesh për këtë gjë) që thotë: Atë që i bëni njërit prej të vegjëlve të mbretërisë së Perëndisë, ma keni bërë Mua.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Gijon

    Mos Shko pas Shenjave (Mrekullive)

    Ndjehem thellësisht e brengosur që kaq shumë njerëz sot, akoma edhe njerëz të mirë, e lejojnë veten të gënjehen nga armiku. A nuk na ka paralajmëruar Perëndia për "profetët e rremë dhe mrekullitë e rreme të ditëve të fundit?" Të gjithë profetët e vërtetë kanë folur në emër të Zotit - "Kështu thotë Zoti." Armiku e shfrytëzon faktin se njerëzve u pëlqejnë manifestimet e jashtëzakonshme, shenjat dhe mrekullitë. Unë besoj se dashuria e çregullt për shenjat e jashtme përdoret nga armiku që të largojë njerëzit nga Fjala e Perëndisë dhe nga mënyra e brendshme e besimit.

    Shenjat që vinë nga Perëndia të inkurajojnë të vdesësh ndaj vetes tënde. Manifestimet që vinë nga Perëndia të bëjnë të përulur, të qetë dhe të ndërtojnë. Elia ishte i vetëm para 400 profetëve të Baalit. Të gjithë këta profetë ishin të ndezur dhe po tërhiqnin shumë vëmendje me profecitë e tyre të zhurmshme. Por kur engjëlli i tha Eliës se do ta shihte Zotin në Malin Horeb, ai iku dhe u fsheh në një shpellë dhe pa tokën të dridhej. Perëndia nuk ishte atje. Më pas erdhi stuhija. Perëndia nuk ishte atje. Më pas erdhi një fllad i butë dhe i lehtë. Perëndia ishte në atë zërin e qëndrueshëm dhe të vogël.

    Zbulesa e vetme e vërtetë dhe e sigurtë është një zbulesë e brendshme e Zotit Jezu Krisht në qetësinë e frymës tënde.

    "Delet e mia do ta dëgjojnë zërin Tim"

    Kjo nuk të merr ty lirinë apo mëyrën se si vepron natyrshëm mendja jote. Por, rezultati do jetë një harmoni e bukur midis teje dhe Perëndisë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #296
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin

    2- Vertet Perendia e krijoi njeriun ne nje perngjasim me veten e tij, dhe dihet plotesisht se Jezusi e VESHI Njeriun, por nuk u be NJERI, dmth ADAMI tokesor, pra Ai nuk ishte pasardhes i tij, ashtu sic jemi ne dhe mbare njerzimi. Mendoj se duhet ti kushtosh shume vemendje ketij Fakti, te cilen Pali e sqaron tek filipianet, kur thote se, Ai u be i NGJASHEM me NJERZIT, duke u gjendur ne fytyre PORSI NJERZIT. Askund nuk thuhet se Jezusi u be NJERIU, dmth ADAMI tokesor i vdekur nen mekat, ashtu sic ti pohon. Perkundrazi, Ai erdhi nga QIEJTE, ADAMI prej QIEJVE, dhe e veshi NJERIUN qe te ngjiste si NJERI, por asnjeher ne thelb NJERI, sepse NJERIU eshte i KEQ, mekatar dhe i vdekshem. Nese deshiron po ti sjell keto vargje te filipianeve edhe nga bibla katolike, perkthyer nga Dom Simon Filipaj.

    Marcus1 - falenderoj Tonin per kete kuote - po ti a bie dakord me kete kuote prej deshmuesit?

    Une i ftoj te gjithe ungjilloret qe te mejtohen seriozisht per perkufizimin e besimit qe kane. Perkufizimi qe ka bere Deshmuesi eshte VULA e herezise. I ve vulen cdo aludimi qe kam bere une per ungjilloret si heretike: doketiste, arianiste, nestoriane e monofizit.

    Nqs, me te vertete keni dashuri per Krishtin, ju ftoj qe ta shihni seriozisht perkufizimin e besimit, se po humbisni kohen kot.

    Marcus1, perpiqet ti vre fre rigorizetit tim kundrejt ungjilloreve, megjithese une kam te drejte, ne nje kohe qe po te shohe se cfare shkruhet ketu, do ti duhej te vinte duart ne koke!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 21-04-2010 më 09:26

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Më vjen me të vërtetë keq, jo se ti nuk përkrah Gijonin, por se ky mentalitet tregon se akoma edhe sikur të shohësh Krishtin në dikë, ti do ta refuzosh, vetëm për faktin se Kisha Katolike nuk e ka pranuar. Pra, ke vënë një institucion fetar mbi vetë Krishtin.

    Pra, për ti anullon fjalët e Krishtit (pa e kuptuar dhe lutem që Ai të t'i hapë sytë dhe ta kuptosh këtë dhe të pendohesh për këtë gjë) që thotë: Atë që i bëni njërit prej të vegjëlve të mbretërisë së Perëndisë, ma keni bërë Mua.
    Marcus,

    Te lutem mos m'i shtrembero fjalet. Nuk thashe gje per Gijonin si person, por per idete e saj. Nuk do te thote se pse e do Krishtin, ajo t'i kete edhe idete e sakta. Per vleresimin e ideve te saj, personalisht zgjedh te marr mendimin e Kishes.

    Ja po e shqyrtojme, jo sipas Kishes, por sipas mendjes time, ate cfare ka thene ajo ne shkrimin e saj lidhur me Marine dhe Gjonin. Ajo shkruan:

    Apostull Gjoni ishte ndoshta apostulli i pregatitur më mirë nga të gjithë apostujt e tjerë, të pranonte Fjalën e mishëruar brenda tij. Ishte në gjirin e Jezusit - i shtrirë shumë afër zemrës së Krishtit - që Gjoni njohu lartësitë dhe thellësitë e dashurisë hyjnore. Ishte kjo arsyeja që Jezusi, nga kryqi, ja dorëzoi nënën e Tij përkujdesjes së Gjonit. Ai e dinte se në zemrën e Gjonit ajo do gjente një vend për të qëndruar.

    Po si mund te ishte Gjoni apostull me i pergatitur se Maria per te pranuar Fjalen e Misheruar brenda tij, kur vete Fjala u MISHERUA ne trupin e Marise, mori mish nga mishi i saj?!?!? Si mund te krahasohet shtrirja e tij afer zemres se Krishtit me zemren e Krishtit qe rrahu per here te pare ne barkun e Marise??? Po te jete per keto arsye, Maria as qe kishte nevoje fare per Gjonin.

    Ti mund te vazhdosh t'i besosh ato qe thote Gijoni; nuk kam kurrfare paragjykimi. Mua nuk ma mbushin mendjen shpjegimet e saj si ky me lart.

    Per dashuri te Krishtit, mundohem per cdo dite qe t'i dua njerezit, te sillem mire me ta dhe t'u sherbej brenda ose jashte mundesive te mia, me aq sa mundem, dhe kete hir te sherbimit ia kerkoj Zotit per cdo dite. Por, kjo nuk do te thote qe duhet te pajtohem me cdo mendim apo ide qe iu lind njerezve ne koke. Po, i pranoj njerezit ne emer te Krishtit, por jo gjithmone dhe detyrimisht edhe idete e tyre. Besoj se jemi te qarte ne kete pike, pasi as ti nuk me pranon mua me te gjitha idete e mia .

    Te fala ne Krishtin,
    k.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  8. #298

    Dielli, mbase të kam keqkuptuar, por këtu jemi, mund të sqarohemi. Të jesh e bindur se përdor të gjthë dëshirën time për të (mirë)kuptuar dikë që bisedon me mua, dhe jo të hidhem menjëherë sikur të dua ta kap mat me ato që tha.

    Për sa i përket Gijonit, ke të drejtën tënde të mos pranosh disa ide/bindje të saj. Kjo gjë është më se e natyrshme. Por, ajo që kam kuptuar unë, (këtu jemi, ti mund të ma sqarosh dhe unë kam të gjithë dëshirën të sqarohem) është se ti beson se ajo nuk është motër në Krisht, pra, nuk i takon Krishtit. Ti thua, (të paktën kështu e kam kuptuar. Uroj që ta kem kuptuar gabim) se përderisa kisha katolike e ka konsideruar atë heretike dhe e ka persekutuar, atëhere ti je e detyruar ta konsiderosh heretike, pra armike të Krishtit. Por nga ana tjetër, ti thua se ti i pranon të gjithë njerëzit në Krishtin, pra, e pranon edhe Gijonin edhe Marcusin edhe muslimanët në Krishtin për hir të dashurisë që Krishti ka për ta.

    Nëse të kam kuptuar mirë, i bie që të thuash se filani apo fisteku, nuk është i krishterë, sado që të thotë se është, por unë e pranoj në Krishtin, sepse edhe Krishti e ka pranuar, pa çka se filani apo fisteku i kanë kthyer shpinën Krishtit.

    Nëse është kështu, atëhere po të them, se nëse dikush është me të vërtetë i Krishtit, por ti e konsideron heretik, ti po konsideron heretik, vetë Krishtin.

    Në pritje të sqarimit tënd,

    marcus
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #299
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Mos Shko pas Shenjave (Mrekullive)

    Ndjehem thellësisht e brengosur që kaq shumë njerëz sot, akoma edhe njerëz të mirë, e lejojnë veten të gënjehen nga armiku. A nuk na ka paralajmëruar Perëndia për "profetët e rremë dhe mrekullitë e rreme të ditëve të fundit?" Të gjithë profetët e vërtetë kanë folur në emër të Zotit - "Kështu thotë Zoti." Armiku e shfrytëzon faktin se njerëzve u pëlqejnë manifestimet e jashtëzakonshme, shenjat dhe mrekullitë. Unë besoj se dashuria e çregullt për shenjat e jashtme përdoret nga armiku që të largojë njerëzit nga Fjala e Perëndisë dhe nga mënyra e brendshme e besimit.

    Shenjat që vinë nga Perëndia të inkurajojnë të vdesësh ndaj vetes tënde. Manifestimet që vinë nga Perëndia të bëjnë të përulur, të qetë dhe të ndërtojnë. Elia ishte i vetëm para 400 profetëve të Baalit.

    Zbulesa e vetme e vërtetë dhe e sigurtë është një zbulesë e brendshme e Zotit Jezu Krisht në qetësinë e frymës tënde.

    "Delet e mia do ta dëgjojnë zërin Tim"

    .
    Delet e mia do ta degjojne Zerin Tim

    Sot vazhdon qe raporti i te Zgjedhurve te Krishtit te jete edhe me pak se 1 me 400 si
    Elia -1me -4ooprofetet e Baalit!
    Njerzit qe jane fetare jane me shumice, ndjekin dhe adhurojne njerzit me lehte se vetem Krishtin!
    "Une kam ardhur ne emer te Atit tim,dhe ju nuk me pranoni! po te vinte ndonje ne emer te vet,ju do ta pranoni"

    Sistemet fetare drejtohen nga njerzit dhe udhehiqen nga lider Njerzor ,te cilet perdorin Krishtin per lavdi te tyre!

    Gjithkush mund te thote une po e ndek Krishtin....

    Por te ndjekesh Krishtin duhet lene vehtja plotesisht tek Ai.
    Ashtu si Ai e la Vehten Vetem tek Ati!

    Dime qe,Krishti nuk ju lut apo i kerkoi nderhyrje Atit ,permes Profeteve ,qe kishin qene ne toke .

    Pikerisht se Ati i Mjaftonte,Ashtu si edhe Krishti mjafton per ne!

    Megjithate shume edhe prej krereve besuan ne Te,porse per shkak te Farisejve,nuk e tregonin haptazi,qe te mos perjashtoheshin prej sinagoges.
    Sepse,me teper e kishin ne zemer lavdine e njerezve se lavdine e Perendise.
    Gj12;42.

    Sistemit fetar ka modelin e tyre te mbajturit brenda gardhit Turmen fetare

    Kjo vlen per te gjithe modelet religjoze(jo vetem te Krishtera)

    Njeriu eshte qenje e dobet dhe e afte per te mekatuar ,prandaj duhet t'i nenshtrohet Perendise, Allahut,apo Jehovait!
    Mirpo ka vetem nje model per ta realizuar kete gje ja se si : (dhe kjo funksjonon prej shekujsh)
    Zoti shume lart,njeri shume i vogel dhe duhet i perulur!
    per tu realizuar kete duhen shembujt qe vetmohuan vehten ,sakrifikuan vehten,
    pra ti lartesojme gati,gati ti barazojme me Zotin!
    Por qe ti perdorim si shembuj te hyjnizuar, duhet te mbrohen njerizit e shenjteruar,qe te pershkruhen sa me te persosur ,ndryshe.... nuk hynizohen dot dhe nuk perdoren si ndermjetes tek vete Zoti!
    gati gati te themi qe kur kane qene ne toke,nuk kane shkuar as edhe ne wc ...!

    por si thote Krishti :

    Gjate qendrimit te Jezusit ne Jeruzalem ne kohen e festes se Pashkes shume besuan ne Emerin e Tij,kur pane shenjat qe beri ,Por vete Jezusi nuk kishte shume besim tek ta,sepse i njihte mire te gjithe,nuk kishte nevoje t'i deshmonte kush per njeriun;sepse Ai e dinte mire c'ka njeriu ndryn perbrenda.Gj2;23,24,25

    Dhe ne besojme qe vetem kush vesh Vetem Krishtin mund te behet pjese e Mbreterise Qiellit i shenjteruar,dhe kush eshte i shenjteruar ka veshur Vetem Krishtin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 21-04-2010 më 09:59

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Guyon

    Këtë shkrim ja dedikoj të gjithë intelektualëve që kanë postuar në debatet tona.

    Të Flasësh Thjeshtë

    Kohët e fundit vëzhgoja dikë për të cilin besoj se Perëndia donte që të çlirohej nga fuqia e vetes së tij natyrore. Është bindja ime se megjithëse gjithçka thoshte ishte e vërtetë dhe vinte nga një vepër e brendshme e frymës në zemrën e tij, intelekti i tij është kaq i fuqishëm sa mbizotëronte veprën e butë të hirit pa e kuptuar ai këtë gjë. Prandaj, një pjesë nga e vërteta që ai thotë, ka humbur. Njerëzit fitohen më shumë nga vajosja që rrjedh nga një zemër plot me hir - nga arma që quhet dashuri - sesa nga argumentet e fuqishme.

    A nuk analizohen të vërtetat që thua më shumë se duhet nga intelekti dhe llustrohen më pas nga imagjinata? Efekti i tyre duket se po humbet sepse atyre u mungon thjeshtësia dhe sinqeriteti. Ato dëgjohen të bukura, tamam si një këngë, por ato në thelb nuk arrinë dhe nuk prekin zemrën. Nuk ka vajosje atje.

    A nuk po kërkon për diçka më të zgjuar apo nobel për të thënë? A nuk po përpiqesh të nxjerrësh në pah fuqinë e intelektit tënd në vend që të qëndrosh dhe të lejosh të vërtetën e thjeshtë të flasë vetë? Mendo për këto që po të them dhe drita do të të zbulojë mjaft. Të duket se po flas shumë thjeshtë? Unë dua gjithmonë të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 21-04-2010 më 09:55
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 30 prej 69 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •