
Postuar më parë nga
toni77_toni
Maria eshte vendtakimi dhe vendNJESIMI i hyjnores me njerezoren, atëherë misioni, detyra dhe roli i sajë vazhdon po ne këtë drejtim, pra qe ajo te bashkoje vazhdimisht hyjnoren dhe njerezoren.
çka mendon dhe si u pergjigjesh ti - jo mua por etërve të Kishes të cilët per ta dhe sipas atyre sh. Maria është Eva e re?
Madje pasi kjo ka qene doktrina me e hershme e Eterve te Kishes nuk mund të injorohet ashtu sikurse ju bëni sepse; te atyre qe sollen pagabueshmerisht ne jete Biblen.
Ja, unë sigurisht se do të postoj ndoni rresht sa per të argumntuat se ajo qe unë them është vertetë:
1) Shen Justin Martiri (120-165 A.D), i cili perfaqeson doktrinen qe besohej ne Palestine.
"Ne e dime qe Ai, para gjithe krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe deshiren e Tij,...edhe me ane te Virgjereshes u be njeri, ashtu qe ne ate menyre qe u shkaktua mosbindja prej gjarperit, ne po ate menyre te mund te cbehej Pasi Eva, duke qene nje Virgjereshe edhe e panjolle, duke e pranuar fjalen qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndersa Virgjeresha Mari, duke patur besim edhe gezim, kur Engjelli i shpalli Lajmin e Mire, qe Shpirti i Zotit do te zbrese ne te edhe Fuqia e me te Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do te ish Bir i Perendise, u pergjigj, "Le te behet ne mua sipas Fjales Tende" (Trifoni 100)
2) Tertuliani (160-240 A.D), doktrina e te cilit perfaqeson mesmet qe besoheshin ne Afrike edhe Rome.
"Perendia e risolli ne jete Imazhin edhe Ngjasimin e Tij, te cilin e kish zene djalli, me ane te nje nderhyrje rivale. Pasi Eva, ende nje Virgjereshe, e kish pranuar fjalen qe u be kornize e vdekjes, po ashtu nje Virgjereshe do te ti sillej Fjala e Perendise, qe u be edhe ndertuesja e Jetes. Keshtu pra ajo qe kish shkuar drejt humbjes nepermjet atij seksi, nepermjet te te njejtit seks te mund te vinte serish Shpetimi.
Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e cbeu". (Mbi Misherimin e Krishtit, 17)
3) Shen Irineu i Lionit (120-200 A.D). Mesimi i tij perfaqeson doktrinen qe besohej ne Azine e Vogel edhe ne France - per me teper qe ai perfaqeson Shen Joan Ungjillorin, pasi ai ish mesuar ne fe nga Shen Polikarp Martiri, i cili kish qene nje shok i ngushte i Gjonit Ungjilltar, edhe i Apostujve te tjere:
[I]"Me ane te nenshtrimit, Maria Virgjeresha u gjet e bindeshme, duke thene: 'Ja o Zot, le te behet ne mua sipas fjales Tende'. Por Eva ishte e pabindeshme, pasi ajo nuk u bind, nderkohe qe ish ende virgjereshe. Sepse ajo edhe pse ishte e shoqja e Adamit, megjithese ende virgjereshe.....duke u bere e pabindeshme u be shkaku i vdekjes se vetes se vete edhe te te gjithe races njerezore, ashtu sikunder Maria, duke sjelle te parathenin, ndonese Virgjereshe, me ane te bindjes, u be shkak shpetimi per vete edhe per te gjithe racen njerezore.
Krijoni Kontakt