Dhe nje ilustrim tjeter:
Pra ne nje te krishter: Trupi i bindet shpirtit, shpirti i bindet frymes dhe fryma i bindet Zotit
Dhe nje ilustrim tjeter:
Pra ne nje te krishter: Trupi i bindet shpirtit, shpirti i bindet frymes dhe fryma i bindet Zotit
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Faleminderit Matrx per keto informacione tejet sqaruese. Pas ketyre shkrimeve nuk ka vend per keqkuptime.![]()
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Po Matrix, trupi i bindet shpirtit nëse çlirohet fryma dhe nëse merr pushtet forcë prej Zotit brenda njeriut, por diçka nuk ke sqaruar dhe kjo ishte dhe është më erndesishmja, pra eshte tema.
Trupi-mishi nxitë në mëkat shpirtin, shpirti i nenshtrohet trupit dhe e pranon oferten, trupi dhe shpirti në bashkpunim e okupojnë - izolojnë - robërojnë edhe frymen. MËAKI merr timonin në dorë brenda njeriut dhe ekzekuton veprimet nepermes forces së shpirtit në mish.
Mëkati vjen perj trupit - mishit dhe gjakut. Trupi është ai qe sjellë mëkatin dhe vdekjen, vdekja ndodhë fillimisht në mish dhe pastaj në fund të botes ndodhë vdekja e amshuar e shpirtit.
Është edhe vdekja e tjeter pos vdekjes fizike qe ndodhi në Adamin dhe qe ne sot e trashigojmë - "vdekja në frymë" - ndarja dhe largimi i njeriut nga prania e Zotit qe realisht kjo sjellë edhe vdekjen perfundimtare. Shpirti këtu fillon ta fitoj ferrin, pasoja është e trupit dhe per ata edhe është vendos nga Zoti qe trupi të vdes dhe të kthehet aty ku edhe u muar - "dheu"
Por është veretë se trupi ngjallet pre shpirtit - shpirti ndikohet prej frymes - fryma është mjeti "thithes" qe merr dhe jep nga shpirti dhe trupi, shpirti shoqerohet - bashkpunon, është në lidhje me Zotin nepermes frymes dhe natyres së tij shpirtrore.
Ne raste te ushtrimit të magjisë shpirti sëmuhet, shpirti lëndohet dhe ai vuan, shpirti lidhet....! Shpirti bëhet i pa fuqishem sepse në frymë nderhynë frymë e keqe dhe shpirti humb çdo mundesi te komunikimit me Hyjin.
Është një teori e gabuar nëse dikush mendon se rrjedhja e mëkatit vjen nga shpirti, jo, mëkati vjen, deperton nga mishi dhe gjaku - trupi por shpirti atëher vepron dhe mëkaton.
Njeriu - shpirti pasi qe të vdes trupi ai nuk mëkaton.
Njeriu në gjumë, kur flenë në gjumë - trupi, ai nuk mëkaton.
Njeriu kur është i lodhur fizikisht - në trup, ai nuk nxitohet edhe lehtë në mëkat
njeriu kur ka angazhime fizike nuk nxitohet edhe aq lehtë në mendime të liga dhe në mëkate;
Njeriu i sëmuar fizikisht - në mish dhe gjak dhe eshtra..., nuk mëkaton apo nuk nxitohet nëmëkate...!
Fëmijët e vegjel nuk mëkatojnë, pse? Sepse trupi është i pa fuqishem per ta mashtruar dhe udhëhequr shpirtin. Trupi i njeriut ndryshon ndersa shpirtui nuk ndryshon.
Per ata trupi duhet të vdes, shpirti nuk vdes kurr, ai do të perfundon në fund të botes.
Trupi vdes dhe trupat e njerzve i varrosim se jo shpirtin, shpirti e ngajllë trupin në ringjallje.
Vdekja per Hyjin është vdekje në frymë - largim i njeriut nga prania me Zotin. Kjo e qon shpirtin në vdekje perfundimtare.
Ky është besimi im, nuk është shpirti ai qe e nxitë njeriun në mëkat, por trupi - mishi dhe gjaku, shpirti bashk-punon dhe sigurisht se ka edhe varësi njëri ndaj tjetrit, janë të lidhur ngusht njëri me tjetrin - janë një me njeri tjetrin por qe edhe ndahen në gjithçka, edhe në natyrë edhe në veprime..., trupi dhe shpirti bashkpunojnë - bashhjetojnë deri në ndarje por zakonisht shpirti nxitohet i nënshtrohet - mashtrohet - ndikohet ndaj mishit në mëkat dhe vertetë tani shpirti vepron në ndimik - nxitje te mishit, dhe pastaj ndodhë edhe robëria e shpirtit, normal qei robëruari edhe të robëron, pastaj ndodhë edhe robëria e frymes - robëria e njeriut të brenshem. Pa u çlirua i brendshmi nuk ka asgjë ne at person, personi nuk çlirohet poqese nuk u thye i jashtmi.
Shen Pali u thye, u rrëzua dhe u godit fizikisht, u verbua dhe u perkul. Rrëzimi dhe verbimi i sh. Palit flet shumë, pra ai u bë i pa aftë fizikisht dhe e muaren per krihesh per ta ndihmuar sepse u bë i pa aftë fizikisht. Thyrja e jashtme kerkohet, por nuk është e vertetë se vetem fryma çlirohet ësht/ edhe shpirti ai se çlirohet dhe fry-mëzohet-forcohet. Fryma "thithë" hyjni - FRYMË komunikon me Zotit dhe është urë lidhse mes Hyjit dhe shpirtit - njeriut. shpirti çlirohet dhe forcohet dhe pastaj e "kryqezon" sundon trupin nëse Zoti ka mëshirë.
Krishti trupin e kryqezoj - mishin dhe gjakun. Shpirtin jo, shpirti i Tij gjithnjë komunikoj me Atin nëpermes frymes. Shpirti u godit nga një trishtim i vdekjes - dmth ndikimi ishte nga mishi dhe gjaku - nga i jashtmi u godit i brendshmi, shpirti u godit nga dhimbjet dhe vuajtjet, por nepermes trupit - mishit dhe gjakut sepse Jeuzusi e dinte se shpirti nuk do te vdes por trupi do të goditej dhe te vdes.
Shpirti vuan nepermes trupit - gjakut dhe mishit, çdo vuajtje, dhimbje sjellë edhe tundim per shpirtin, pra çdo tundim qe i vjen shpirtit i vjen nga mishi.
Krishti u tundua nga uria e 40 ditve në shkretetirë, pse? Kishte nevojë shpirti qe të ushehet me bukë? jo, shpirti ushqehet me Zotin dhe jo me buken, prandaj këtë e tha edhe Krishti; "njeriu nuk jeton vetem prej buke, por prej fjales së Zotit", pra njeriu - shpirti ushqehet në Zotin nepermes frymes dhe natyres së tij shpirtrore. Trupi ushehet nga buka, trupi u urit per bukë dhe e tundoj shpirtin e Jezusit se jo shpirti i Jezusit, ai nuke tundoj trupin.
Shembulli më i mirë dhe ma konkret është tundimi i Jezusit nga uria. Trupi ka ato nevoja per bukë, prandaj Jezusi u tundua në shpirtë nga i keqi per arsye të trupit - uria.
Mund të flitet edhe dhjetra vite me radhë por kjo do të jetë komkluzioni fundit:
Shpirti - njeriu është i paster në krijim, ai u ndytë - u zhyt në mishin - trupin e nejriut. Kerkohet pastrimi i shpirtit dhe kete e bënë një i vetmi Jezusi, kjo ndodhë duke e kryqezuar trupin - mishin. Vetem pasi qe ta kryqezojmë bashk me Krishtin dhe ta bëjmë të pa fuqishem trupin tonë - duke e bërë trup të pa fuqishem në shpirtin tonë, shpirti mund të jetë i gatshem të bashkpunoj me Zotin dhe ta fitoj JETEN në Krishtin dhe po ai shpirt në Zotin një ditë ta ngjallë edhe trupin i cili iu nëmshtrua i kryqezuar.
Trupi - mishi sjellë mëkatin, mëkati sjellë vdekjen.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2010 më 08:23
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Toni, shkrimi jot më jep përshtypjen se je i ngatërruar në këtë çështje, unë për vete nuk e kuptova dot. Kur të kem kohë do ta lexoj më me vëmendje dhe mund të komentoj më gjerë.
Tani për tani, dua të them vetëm këtë: Mëkati ekzekutohet nga trupi, por ngjizja e tij bëhet në mendje.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
tek (Zbulesa 6:9-10):
"Dhe kur hapi vulën e pestë, unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Hyjit dhe për shkak të dëshmisë që kishin; dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: ‘Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?’".
Këtu shohim shpirtrat e shtrupëzuar, të gjallë, duke biseduar me Hyjin. JO, NUK JANË FRYMË POR SHPIRT.
Poashtu trupi i tyre ka vdekur derisa ata (shpirti) janë gjallë. Trupi - mishi vdes sepse ai eshte i keq dhe mëkatnxites. Shpirti nuk vdes - ai pastrohet dhe vdekja e një të krishteri do të thotë "të shkosh në shtëpi".
Trupi mund të vdesë, por shpirti nuk do të vdes kurrë. Në ringjallje, është trupi që ngrihet, jo shpirti. Shkrimet theksojnë qartë që shpirti është larg prej trupit, i pranishëm me Zotin dhe shpirtrat janë krejtësisht të zgjuar dhe në dijeni për gjërat rreth tyre.
Vdekja në Shkrime gjithmonë nënkupton "ndarje". Vdekja fizike është ndarja e shpirtit nga trupi - mishi vdes. Ndersa vdekja shpirtërore është ferri - ndarja përfundimtare, e plotë dhe e përjetshme nga Zoti Hyji i jonë;
"Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë" (Zbulesa 21;8).
Mirpor te gjitha keto; pabesia, vrasësjet, dhe kurvëria dhe flligështia, genjeshtat dhe ato qe sjellin njeriun "në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur" - në vdekjen perfundimtare, burojnë - depertojnë nepermes mishit në shpirtin e nejriut dhe tani shpirti vepron në degjesë ndaj trupin.
19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit. (Gal 5; 19-21)
Derisa shpirti nuk është mëkati-mëkatnxitësi ai edhe nuk vdes por pastrohet sepse ne mish dhe me mish zhytet. Derisa trupi është mëkati-mëkatnxitesi, ai vdes dhe shndrrohet - nga trup i vdekshem ne trup te pavdekshem.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2010 më 09:56
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Këtij shkrimi më sipër unë nuk i shtoj as edhe një presje. Jam absolutisht dakort. A kam thënë unë ndonjëherë se nuk do ringjallet trupi? Ç'lidhje kanë këto me ato që them unë? Pra, ti akoma nuk më ke kuptuar se po të më kishe kuptuar, nuk do i kishe shkruar të gjitha këto, sepse unë jam dakort me gjithçka që ke thënë më sipër.Postuar më parë nga Toni
Si thotë Jezusi; gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.Postuar më parë nga Toni
Shpirti nuk vdes ashtu si vdes trupi, por shpirti do përjetojë vdekjen e përjetshme, ose më mirë vuajtjet e përjetshme në liqenin e zjarrtë, apo jo?
Ashtu si trupi kthehet nga një trup i vdekshëm në një trup të pavdekshëm, ashtu edhe shpirti, në vend që të vuajë përjetë do jetë përjetë me Krishtin. Vetëm se ai shpirt i shpenguar do vishet nga një trup tjetër, një trup frymor, një trup i pavdekshëm.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krahasoje këtë skemë me fjalët e Jezusit:
gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.
Në skemën më lart duket qartë se nga zemra dalim mendimet dhe qëllimet tona dhe se këto janë pjesë të shpirtit.
Tani, nëse shpirti është nën drejtimin e frymës, nga zemra do të dalin dashuria, mirësia, çiltërsia, butësia, përulësia, etj. Por nëse fryma është e vdekur apo nuk ka vënë nën zotërim shpirtin, atëhere nga shpirti do të dalin, fëlligështia, pabesia, smira etj.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
o marcus1 per çdo rspket per ty dhe per at vizatim qe e ka poostuar Matrix, por ai grafik nuk e ilustron mirë gjndejn e njeriut sepse shpirti nuk është vetem në zemer dhe kokë (mende) por tersia e njeriut është shpirti dhe ai vet. Mishi dhe shpirti janë një - të njësuara dhe jo pjesërisht por qe janë të dalluara.
Unë po shoh se këtu s'ka një mendim të njëjtë dhe e kam thënë edhe ma parë, prandaj, i dashur, nuk po perjashtoj mundesinë qe ndoshta nuk mund të jetë komplet ajo qe ti thua dhe per çdo respekt o vëlla, por unë mendoj ndryshe, nuk e besoj dhe jam i bindur ndryshe dhe krejt ndryshe. Jo pse nuk e ekzekuton shpirti mëkatin apo jo pse nuk është shpirti i zhytur në mëkat dhe jo pse nuk eshte ai qe mëkaton, por burim i mëkatit është trupi i njeriut - mishi dhe gjaku (korpi) dhe pastaj ai (mëkati) hynë në veprim në zemer dhe shpirt dhe ku te duash, por mëkat-nxites është trupi bile shumë i poshter dhe ky meriton GOZHDAT dhe FRENIN e fortë se per ndryhse te perfiton në ferr dhe e ndalë shpirtin ne kete botë.
Zemra është mish o marcus1 e jo shpirt. Gjithçka duhet te depertoj nepermes brendesisë së njeriut por ajo e ka burim nga jasht.
Jezusi nuk e ka kryqezuar shpirtin por trupin dhe trupi vdiq. Unë mendoj-besoj dhe jam i bindur se poqese arritem ta kryqezojmë trupin tonë kemi arritur fitoren me Zotin.
Shpirti nuk kryqezohet por kur kryqezon trupin - shpirti ngadhnjenë.
Sidoqoftë, ka edhe ne mua gabime termologjike sepse nuk jam një teolog dhe mund të ketë edhe gabime në shpjegime, por unë jam i bindur se trupi është i keq dhe nga kjo e keqe infektohet edhe shpirti.
Të dua o vëlla dhe Zoti me ty dhe në familjen tënde! Një ditë do ta vertetojmë 100% sepse do të jemi "ballë pr ballë" me Zotërinë.
![]()
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
pershendetje po them edhe une ndonje mendim (nese me pranoni)
Ne momentin e renjes se njeriut(Adamit dhe Eves) ne lexojme : Perendia tha : Ja njeriu u be si nje prej nesh,sepse njeh te miren dhe te keqen.dhe tani nuk duhet t'i
lejohet te shtrije doren te marre edhe nga pema e Jetes keshtu qe duke ngrene nga ajo te jetoje pergjithmone.
Pra, arsyeja qe njeriu denohet me vdekje eshte se ai u be i afte te vlersoje vet te miren dhe te keqen(me mendje ) gje qe per Perendine ishte nje veprim i tmershem dhe i pa pranueshem.(celsi i suksesit te satanin per ta vene nen zgjedhe njeriun)
Qenja qe krijoi Perendia me aq pasjon,me pervetesimin e pemes se njohjes,e beri te mundt te vlersonte vete e vepruar per gjithshka, se cfar eshte mire dhe cfar eshte e keqe(kete ai do t'a mund t'a realizonte permes mendje se tij).
Pra, ne syte e Perendise, njeriu u be i afte te vlersoje vete gjithshka .
Ishqenja e tij e dashur ,tashme s'ishte tjeter vecse nje qenje rebele,qe ketej e tutje do te kishte trurin e pavarur ,per te menduar e vepruar vet, larg dhe pa e perfillur ndjekjen e porosive te Tij.
Nga ndjekes i Tij, do te behej ndjekes dhe imitues i mesuesit te ri, engjellit te rene.
Cilesa qe e ktheu njeriun,ne gjendjen e sotme...,ishte pikerisht ndryshimi qe ndodhi ne Trurin e tij,qe e beri te afte temendoje dhe veproje i pavarur nga Perendia e Tij.
Me pak vemendje veme re ndryshimin tek njeriu nga i parene( mik i Perendise) ne te rene (i braktisur nga Perendia),ndodhi ne momentin qe ai u be i afte te vlersoje vet te miren nga e keqja.
Keshtu, nga ky moment, kete qenje te mjere te skllavit te Mekatit ,e shohim te bashkeveprojne si nje mekanizem i vetem te tre elementet :
1.Mendja(Truri) qe e drejton (njeriun po te duam e quajme Trup.apo Mish)nga gabimi, ne gabim,nga deshtimi ne deshtim madje edhe kur desheron te beje te miren ben te keqen!
Tek letr.Rom.Pali thote nje nder shprehjet me madheshtore : " te miren qe dua nuk e bej,por te keqen qe nuk dua ,ate bej! Oh njeri i mjere qe jam!
2.Shpirti i deformuar ne funksjonet nga renja.( shpesh krahasohet me zemren ) ,dhe thuhet : desheron me zemer ,urren me zemer ,e ben me zemer , zemer lakmitare,te ndimoj me zemer,e fal me zemer etj ,realisht zemra tronditet ,dhe ndjehet shume ne ndjesite dhe emocjonet (vertet eshte vec nje pompe qe con e mer gjak)por mbase tek ajo eshte edhe selia e shpirtit.
3.Trupi i njeriut te rene (shpesh e quajme thjesht Mishi) ,i gatshem per t'ju bindur Trurit,dhe Shprtit(shton edhe deshirat e veta qe i vine nga grykesia, epshet,etj) duke e finalizuar veprimin per t'a cuar njeriun e rene nga mekati ne mekat.nga shkatrimi ne shkatrim deri ne vdekje.
p.s, persa i perket Zotit tone, duke qene se kishte Mendje(tru) dhe Shpirt te Pastert,dhe Fryme te Gjalle, ishte i afte te perballonte me sukses tundimet e drejtuar drejt Tij,nga armiku i Tij.
Si edhe ambjenti aspak miqsor, i moralit fetar i te berit Mire, te cilin vertet Zotin e acaronin pa mase (ky ishte mbase ndryshimi i Krishtit nga njerzimi i rene)
Por ,edhe kete cilesi Ai nuk e perdori per t'ju shmangur,tundimeve,dhe dhimbjeve trupore qe provonte edhe njeriu.
dhe shkoi ne Kryq ,qe ne dhimbjen e mishit, te n'a merrte edhe ne ne ate Kryq,dhe cliruar nga Mekati(fuqi qe kishte patur mbi Ne, pema e te njohurit dhe berit Mire dhe Keq!
Per te kuptuar ne,se jasht Krishtit ,si te besh mire si te besh keq ,njeriu eshte nen skllaverine e Pemes se Mekatit(te berit Mires dhe Keqes)
Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 07-05-2010 më 22:08
"Perëndia më ka dërguar në këtë botë për asnjë qëllim tjetërë veçse ta dua Atë; dhe nëpërmjet hirit të madh të Tij e kam dashur Atë në një shkallë të tillë sa që nuk mund ta dua më shumë pas mënyrës së njerëzve të vdekshëm. Është koha pra për mua të shkoj tek Ai, në mënyrë që ta dua pas mënyrës së bekuarve."
Armelle Nicolas
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt