E po, Marcusi yne
eshte shume i fryre
a thua do heq dore
nga mesimi ungjillor?
Ia heq une magji-herezine
sa ta takoj ne Athine..![]()
E po, Marcusi yne
eshte shume i fryre
a thua do heq dore
nga mesimi ungjillor?
Ia heq une magji-herezine
sa ta takoj ne Athine..![]()
Marcus1, nuk i kam shtremberuar fjalet e tua. Te pyeta thjeshte se cfare thote Gijon, qe ti e mban edhe shet per katolike, ne lidhje me ato gjera qe e testojne dikend per te pretenduar se eshte katolik, dmth Sakramentet, shenjtoret dhe Marine (ndermjetimi), hierarkine kishtare.
Ti jo vetem s'mu pergjigje, nqs nuk di te pergjigjesh nuk ka ndonje gje te keqe, por madje the se falenderon Zotin qe Gijon qenderzohet VETEM ne Krishtin e nuk merret me Sakramentet, shenjtoret etj.
Ky qenderzim VETEM ne Krishtin, pa pasur Sakramentet e shenjtoret, ta shpjegova, eshte i pamundur.
Ti vete e pranon se te qenderzosh Krishtin dmth te duash shenjterit e Tij. Njera eshte e pamundur pa tjetren.
Keshtu qe, nqs Gijon NUK KA asnje mesim ne lidhje me Sakramentet, ndermjetimin e shenjtoreve, hierarkine kishtare, ajo nuk eshte katolike.
Nje tjeter pike. Sic e keni pare, ungjilloret pretendojne se njeriu nuk ka merita kur ai ben vullnetin e Zotit. Po atehere, per cfare do shperblehen besimtaret? Si mund te shperblehet dikush per dicka ne te cilen ai ska merite?
Nqs Zoti shperblen dike ne baze te meritave qe Zoti ia njeh, a nuk ka te drejte Kisha po ashtu te rrefeje meritat e ketij besimtari qe vete Zoti ia njohu?
"Shërbëtori besnik, Mateu 24
(Lk 12 41‑48)
45 Vallë, cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, që zotëria e vuri përmbi shërbëtorët e vet për t’u dhënë ushqimin në kohën e duhur? 46 I lumi ai shërbëtor, që, kur të vijë zotëria, e gjen duke vepruar kështu! 47 Për të vërtetë po ju them: do t’ia besojë mbarë pasurinë e vet!
48 Por në qoftë se shërbëtori i keq thotë në zemrën e vet: ‘zotëria im vonon të vijë’ 49 e fillon t’i rrahë shokët e vet e të hajë e të pijë me pijaneca; 50 zotëria i këtij shërbëtori do të vijë pikërisht atë ditë, kur ky s’e pret, pikërisht në atë orë, kur ky s’e di; 51 do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’ia caktojë vendin me shtiracakët, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.”
Mateu25
"21Iu përgjigj zotëria i tij: Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik! Pse u dëftove besnik në gjëra të vogla, do të bëj të parë mbi pasuri të mëdha: hyr në gëzimin e zotërisë tënd!’
Pretendimi se Kisha nuk mund te rrefeje meritat e besimtarit fitimtar qe vete Zoti ia njohu, eshte ne vazhde te NDARJES Krisht-Kishe, sikur Kisha te mos jete Trupi i Krishtit, as Shtepia e Zotit, oborri mbreteror, mbreteria e Zotit, ku Ai shpall fitimtaret.
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 03-05-2010 më 07:57
Është pika - via kryesore qe më ndanë nga ungjillorët. Edhe diçka, këta nuk pushojnë duke lavderuar Krishtin gjë e cila është e buku dhe vetem Atij i qoftë lavdi dhe nderi, por këta harrojnë se Zoti në njeriun - Krisht - Kishë, u lavderua dhe vazhdon të lavderohet në shekoj të shekujve, në njeri, jasht njeriut asgjë nuk deshti ZOTI, pra nuk është e shpikur nga unë apo tjteri, por VULLNET I ZOTIT në njeriun dhe per njeriun të madherohet, lavderohet dhe Adhurohet.
Edhe pse ishte thuaja se e mbyllur kjo temë, pa tjeter dua tu them te gjithë atyre qe po perpiqen të thonë diçka per njeriun se; nëse ulni njeriun jeni duke e "ulur" Zotin. Zoti është në dhe me njeriun. Është frymë e djallit te mallkuar ta nënçmon dikush njeriun dhe ta bëjë njeriun krejt të të pa vlerë, atij i pengon kjo, te e fundit lufta e djallit nuk ishte me Zotin por me njeriun; "nëse je Biri Hyjit ......"! Por njeriu në mëshiren dhe dashurinë e Atit e fitoj betejen në personin Jezus. Po ashtu, edhe menjda e madhe dhe krenaria e njeriut është frymë e djallit. Prandaj unë gjithmonë e them se duhet të jemi të kujdeshem dhe kerkohet një vetdiesim se:
Zoti dhe njeriu nuk janë largë njëri tjeterit;
Njeriu nuk është mëkati, i keqi por ai u perlye, u mbush me mëkat dhe kjo u trashgue në njeriun;
Njeriu nuk është i keq, është krijesë e Zotit në perngjasimin e Tij dhe Zoti e ka vendosur Veten në njeri;
S'ka mundesi qe Zoti tëjetë i shenjtë dhe i mirë të vendosë Veten ne të keqin, Ai e pastron - çliron njeriu nga pa pastertia dhe i keqi, vendosë Veten ne të;
Njeriu nuk është i pa merita, por merita e njeriut është e vogel në karahasim me meriten e Zotit, gjithsesi, njeriu nuk është qe nuk ka merita - meritë është vullneti i tij qe buron nga zemra e tij qe ta kerkoj dhe ta takoj dhe ti sherbej Zotit te tij;
Njeriu nuk është i pa merita dhe i keq derisa e Adhuron dhe Lavdeon Zotin, kjo deshmon misherimin dhe pandashmerinë e Zotit në njeri.
Nuk është mirë të besohet apo edhe te shpallet se; "Zoti na ka zgjedhur para qe të krijohet bota" ndersa në anen tjeter ta ulni njeriun ne at shkallë si krejt te pa vlerë, jeni duke bërë mëkat per besë sepse po shpallni se "Zoti zgjedhi diçka te pa vlerë" gjë e cila e "ulë" urtësinë e amshuar dhe shnejtërinë e Perendisë. Vet zgjedhja qe ia bënë Zoti atij njeriut, at njeri e ngritë dhe e larteson hyjnia e Perendisë, prandaj ai është i persosur dhe i lartësuar në Zotin i cili e ka zgjedhur shekuj më parë;
Edhe diçka per marcus1, Gijon nuk është katolike dhe ajo nuk ka respektuar Sakramentet te cilat janë në Kishen katolike KRISHT. Jasht Sakramentit nuk mund të jetë askush katolik. Unë kam lexuar nga Matrix para kater vite dhe pastaj kam gjurmue shumë per të, Gijon , pra ajo nuk ka respektuar sakramentet e Krishtit, kjo e ndanë nga Kisha katolike. Pra nuk e ndajnë ato shkrime qe ka shkruar, por e ndanë ajo qe ajo ka vepruar në kundershtim me Kishen - gjymtyrë e Krishtit.
DMTH, ajo per mendimin tim e ka dhe shpall ni Krisht individual dhe kjo automatikisht e ndanë nga gjymtyret e Krishit. Nuk ka mundesi te veproj gjymtyra e Krishit në mënyrë individuale dhe në kundershtim me trupin, por, kerkohet veprim i bashkuar dhe duke e ndihmuar njëra gjymtyrë tjeteren - gjithnjë e bashkuar në Krishtin - KRYE. Mirpro, unë jam disi i kujdesshem, i jap shumë rendesi secilit rresht të ungjijve dhe, per mua, Krishti edhe per kësi rastesh ka lënë hapesirë qe mos te pengohen këta njerëz "......"! Pra nuk është Kisha katolike qe e ka nda - larguar Gijon nga Kisha katolike, por është ajo qe është nda nga Sakramenti - Krisht. Krishti është Sakrament dhe Dhurata nuk është asnjëher e ndarë nga DHURUESI, dhe secili duhet të ketë kujdes dhe mos te shpjegojnë mësime të gabuara, Krishti nuk është vetem Frymë edhe pse është Frymë, por Krishti është dhe vepron edhe si Sakrament. Prandaj, kush e mohon njëren e mohon Krishtin.
Krishti nuk është i ndarë nga trupi i Tij - SAKRAMENT.
Kush te doj mund ta kundershtoj por nuk ka bazë dhe po gabon.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-05-2010 më 09:30
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Meritat janë gjithmonë në Krishtin. Sigurisht që njeriu ka merita të mira, nëse shihet nën këndvështrimin njerëzor, por nëse shihet me këndvështrimin e Perëndisë, nuk ka asgjë të mirë në njeriun. Ato që ne i konsiderojmë të mira, nuk janë veçse frute të pemës së njohjes.
Njeriu nuk mund t'i shërbejë Perëndisë me mjetet e tij -sado të mira qofshin- sepse çfarë lidhje ka tokësorja me qielloren? Ne nuk mund t'i shërbejmë Perëndisë me mjete tokësore, sepse nëse e bëjmë (në fakt ndodh shumë shpesh) krenarinë dhe mburrjen do ta kemi në veten tonë.
Ungjilli na mëson se të gjitha ato "të mira" duhet më parë të vdesin, të kalojnë në kryq dhe vetëm pasi të kenë kaluar nga vdekja në jetë, do jenë mjete të domosdoshme në shërbesën tonë ndaj Perëndisë.
Kur vetë Jezu Krishti deklaroi se Ai nuk bënte asgjë nga vetja e Tij, por vetëm çfarë dëgjonte dhe shihte nga Ati, sa më shumë ne që duhet të ndjekim shembullin e Tij? Kush jemi ne që mund të themi se mund të bëjmë edhe gjënë më të vogël (që Ai na kërkon) pa ndihmën e Tij? Pa e dëgjuar më parë prej Tij apo pa e parë Atë duke e bërë? Ne jemi kaq të kufizuar saqë akoma edhe kur kemi motive të mira, nuk mund ta kënaqim Atë, sepse Ai ka gjithmonë kohën e vet. Akoma edhe kur bëjmë diçka që Ai e do, por e bëjmë në kohën tonë, dhe jo në të Tijën, ajo nuk është sipas vullnetit të Tij.
Në Krishtin merita ime është e madhe, pa Krishtin, edhe sikur njeriu më i mirë në botë të jem, jam i vdekur. Mund të jem i mirë dhe i respektuar për shoqërinë ku jetoj. Mundet që bota të më bëjë hero pas vdekjes sime, por për Krishtin do jem i panjohur. Kush mundohet t'i japë njeriut merita jashtë Krishtit, po i vjedh Lavdinë Atij.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Interesante kjo thenie Marcus.Postuar më parë nga marcus1
Si mund ta dallojme nqs dicka qe ne na duket frymore eshte ne kohen tone dhe jo ne kohen e Tij?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Posa i tha këto fjalë, një nga rojat që i rrinin afër, i ra Jezusit me shuplakë, duke thënë: "Kështu i përgjigjesh kryepriftit?". Jezusi i tha: "Po të kem folur keq, trego ku është e keqja; por, po të kem folur mirë, përse po më bie?".
Oh Zot, ky është poshtërimi total që të është bërë Ty. Ti pranove që të goditesh në shuplakë nga një krijesë e rëndomtë. Oh Zot, sa herë e kemi bërë këtë gjë ne ndaj Teje. Sa herë të kemi goditur me shuplakë, duke ja bërë këtë gjë më të vegjëlve në mbretërinë Tënde. Derdhe Dritën tënde mbi ne në mënyrë që të shohim këtë mëkat dhe të pendohemi para Teje.
Oh, dhe sa herë ne nuk jemi sjellur ashtu si Ti, kur të tjerë na kanë "goditur me shuplakë". Zot, ti je shëmbulli i përkryer për ne. Të lutem na mëso të bëhemi ndjekësit e vërtetë të Tu, jo përmes fuqive dhe mundësive tona, sepse ne nuk mund të bëjmë asgjë nga vetja jonë, por duke mësuar akoma edhe nga dështimet tona të të lejomë Ty të jetosh në ne. Amen!
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Ke te drejte. Eshte nje lloj instikti, sikurse delet qe e njohin zerin e Bariut dhe e ndjekin nga pas. Mbase eshte dicka qe nuk mund te shpjegohet dot me fjale![]()
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin. Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?". Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.
marcus- O Atë, ku ishe kur Biri Yt po keqtrajtohej në këtë mënyrë të tmerrshme. Përse nuk e mbrojte Atë?
Ati - Për shkakun tënd marcus, për shkakun e të gjithë fëmijve të mij. Për shkak të dashurisë sonë për ty dhe për vëllezërit e tu. Shko dhe duaji vëllezërit e tu në të njëjtën mënyrë.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt