Marcus1, cfare thote pra Gijon per Sakramentet, shenjtoret, Marine, hierarkine kishtare? Nqs ajo sthote gje, nuk pres qe ti thuash ti ndonje gje. Jo deri ne momentin qe te ribehesh katolik...![]()
Marcus1, cfare thote pra Gijon per Sakramentet, shenjtoret, Marine, hierarkine kishtare? Nqs ajo sthote gje, nuk pres qe ti thuash ti ndonje gje. Jo deri ne momentin qe te ribehesh katolik...![]()
Nuk thotë asgjë dhe e falenderoj Zotin me gjithë zemër për këtë gjë. Ajo ka bërë Krishtin dhe vetëm Krishtin qendër të jetës së saj, dhe në gjurmët e saj dua të eci edhe unë.
Ja një respekt praktik ndaj shënjtorëve (të kurorëzuar). Për hir të kësaj po i bëj edhe një lutje.![]()
Shën Gijon, të falenderoj që me jetën dhe shkrimet e tua na ke lënë një shembull të gjallë se si të ndjekim Krishtin dhe vetëm Krishtin.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus, do te ishte mire ta shihje ate emisionin qe kam postuar aty lart. Ia vlen!
QLJK!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Por mos harro o i shenjti Marcus1 se, te qenderzosh Krishtin edhe vetem Krishtin, duhet ma pare me u qenderzu tek shenjtet e Tij, ndryshe ngelesh me gisht ne goje...
tek teologjia "Krishtin edhe vetem krishtin", do plotesohen vargjet e Mateut, ku Krishti thote se shume qe i thone Zot, Zot si individ, Ai s'do ti njohe pikerisht sepse mohuan Krishtin Kishe, Krishtin Sakrament.
Edhe une po i baj nji lutje Sh'Gijonit: O Sh'Gijon, LARG durt nga Marcus1..! Se na se lam ta mashtrojsh ti...![]()
Ja Marcus1, qe teologjia "Krishti edhe vetem Krishti", duke e ndare ate nga shenjtet, eshte anti-biblike:
1Kor6:2
"2 Po a nuk e dini se shenjtërit do ta gjykojnë botën?"
Mateu 19:28
"28 Jezusi u tha:
“Për të vërtetë po ju them: ju që erdhët pas meje, në ripërtëritje të botës ‑ kur Biri i njeriut të rrijë mbi fronin e lavdisë së vet ‑ edhe ju do të rrini mbi dymbëdhjetë frone dhe do të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit."
Shihe se si shenjtet e kurorezuar vazhdojne ta imitojne, pra nuk PUSHOJNE se imituari Krishtin edhe ne qiell, pasi e kane imituar me pare ne jeten tokesore.
Brenda kesaj, eshte edhe Ndermjetimi i Shenjtoreve.
Shihe se si shenjtoret marrin pjese ne Lavdine e Krishtit, duke u lavdruar edhe ata. Mbreteron Krishti, por edhe shenjtoret marrin pjese duke bashkembreteruar.
Pse jo, NDERMJETIMI?
Rom8:17
"E nëse jemi fëmijë ‑ atëherë jemi edhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Hyjit e bashkëtrashëgimtarë me Krishtin, sikurse në të vërtetë vuajmë bashkë me Të, që edhe të lavdërohemi bashkë me Të."
2Tim2:12
"12 Nëse durojmë në qëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë"
Deshmues!
merre edhe mendimin tim
Ketu tek Mat16 veshtrojme :
16.Simon Pjetri duke u pergjigjur tha "Ti je Krishti ,Biri i Perendise tegjalle"
17.Jezusi ju pergjigj ;I lumur je ti o Simon...sepse kete nuk ta zbuloi as mishi as gjaku,por Ati im ne Qiej.
18.Une po te them se ti jePjetri,dhe mbi kete shkemb une do te ndertoj kishen time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin ate.
19.Une do te jap celsat e mbreterise se qiejve,gjithshka e lidhur ne toke ,do te jete e lidhur edhe ne qiej.
Por cfar ndodh pak me vone : Mat16;21,22,23
Jezusi mesonte dishepujt se duhet te vuante per shkak te pleqve,kryefetareve dhe skribeve,se do ta vrasin dhe diten e tretedo te ringjallet.
veshtroni me kujdes Pjetrin :
Atehere Pjetri e ndau vetmas e filloi t'a qortoje(veshtroni me kujdes ,ai qorton Zotin))"Mos e dhente Perendia o Zot;Ty s'do te ndodhe nje gje e tille!"
tani shohim pergjigjen :
Jezusi u kthye e i tha Pjetrit :
"Shporru prej meje he Satan!Ti je nje skandal per mua,sepse nuk ke ne mend punet e Perendise por punet e njerezve.!"
vazhdojme Gjon6;66-69
67.Jezusi u tha te dymbedhjeteve : "A doni dhe ju te largoheni?"
68.Simon Pjetri ju pergjegj :Zot, te kush tjeter te shkojme,Ti ke fjale jete te perjeteshme.
69.Ne kemi besuar se ti je Krishti ,Biri i Perendise te gjalle.
shohim pak me voneMat26;40
Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti duke fjetur,dhe i tha Pjetrit : "-Si keshtu, nuk mundet te rrini zgjuar me mua, as per nje ore te vetme?VazhdojmeGjoni18;10,11
10.Atehere Simon Pjetri,qe kishte nje shpate,e nxorri dhe i preu veshin e djathte sherbetorit te kryepriftit.11.Atehere Jezusi i tha Pjetrit : -fute shpaten ne mill!A mos ta pi kupen qe me dha Ati?"
lexojmeGjon13;36,38
Pjetri i tha : "Zot pse nuk te ndiqkam dot tani?Une do te jap jeten time per ty"!
VazhdojmeGjoni18;25-27
Simon Pjetri qendronte aty e ngrohej.I thane pra: "A mos je edhe ti prej nxenesve te tij?" Ai e mohoi dhe tha : "Nuk jam" ....
ketu lexojmeGalat2;11,14
11.kur erdhi Pjetri ne Antioki, e kundershtova ne sy haptas,sepse e meritonte qortimin..14.Pra, kur pash se nuk ecnin drejt sipas se vertetes se Ungjillit,i thashe Pjetrit perpara te gjitheve: Nese ti qe je hebre ,jeton si paganet,e jo si hebre,perse i detyron paganet te jetojne si hebrej "?
Pjetri, nxenes besnik i Zotit tone ,i cili braktisi jeten e zakonshme duke u bere nje nder ndjekesit e Tij te pa tundur deri ne vdekje.
Dhe nje nder Shpallesit e fuqishem te Ungjillit,mbjelles i kujdeshem i Fjales se Krishtit,ne kishat, vecanerish nder Hebrej.
Ne vitet qe jetoi prane Krishtit, veme re qe, me ato qe ben e thote, her e ngazellon Zotin,por
jo rralle e deshperon me ato qe thote e ben ne nxitimin e tij njerzor.
Natyrisht shprehjet,apo veprimet e Pjetrit te cilat e shqetesonin Krishtin , ishin fare normale,
po te ishim ne bashke me te si edhe dishepujt e tjere ,mbase do te benim edhe me shume gabime.
Pjetri pa Krishtin s'ishte gje tjeter vecse nje peshkatar i rendomte hebre dhe pa shprese,(edhe peshk nuk po kapte).Por kur u zgjodh dhe u thirr nga Krishti u be ndjekes,dhe nje Peshkatar Njerzish .
Shenjterimi yne ,ashtu si edhe i Pjetrit ,Palit apo kujtdo tjeter ,Ka vetem nje emer Jezus Krisht!
Nuk ka shenjterim po Krishtin brenda Nesh ! Vetem Ai shenjteron ,askush tjeter Ai, ka vulen e qingjit,dhe celsin qe hap portat e Mreterise se Atit.
Pra ,le te mos bejme idhuj te pa nevojshem ne njerez te zakonshem qe Krishti i shenjteroi dhe i mori prane ashtu sic shpresojme edhe ne.
Pjetri thote ne letren e pare:
Perendia, burimi i cdo hiri ,i cili ju grishi ne lavdine e Tij,te perjeteshme ne Jezus Krishtin,mbasi te keni vuajtur per pak kohe,do t'ju persosi,do t'ju perforcoje,do t'ju jape fuqi dhe do t'ju vere ne themel.
Atij i qofte lavdia dhe pushteti per shekuj te shekujve Amen!
Pershendetni njeri tjetrin me puthje vellazerore!
(sa bukur kjo ishte nje nder kishat qe kujdesohej Pjetri,ai vella,qe perpara se te debatohet ,se i ka apo jo celsat e parajses,le te marrim shembull si funksjononin kishat ne kohen kur ato drejtoheshin ne vellezer te shenjte te perulursi si ai e Pali,shembuj te modestise,e sakrifikimit, perkushtimit, peruljes ,mos cfrytezimit te vellezerve dhe motrave por gjithmone me dashuri per t'i drejtuar ne Krishtin.qe e imitonin dhe e rezatonin ne ndertim.)
Paqja me te gjithe ju qe jeni nen Krishtin!
Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 01-05-2010 më 22:09
Seminarist, përse mi sjell ato vargje? Unë nuk jam aspak në kundërshtim me ato vargje. Ç'lidhje kanë ato me atë që unë kam thënë: "Krishti dhe vetëm Krishti". Mos vallë ata shenjtorë nuk janë për Hir të Krishtit në qiell?
Në fakt ato vargje duhet që t'ja sjellësh ti vetes tënde, jo mua. Se unë p.sh. besoj se edhe Gijon është një nga ato shenjtorë të kurorëzuara që ndodhen pranë Krishtit, dhe pse jo, edhe mund të ndërmjetojnë për ne (pa qenë nevoja tua kërkojmë), ndërsa ti, e konsideron heretike. A nuk je ti që po ndan Trupin e Krishtit?
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Pergjigja, me poshte:Postuar më parë nga Seminarist
Pergjigja imePostuar më parë nga Marcus1
Reagimi i Marcus1Postuar më parë nga Seminarist
Po si nuk qenke ne kundershtim, kur TI FALENDERON Zotin qe Gijon nuk flet HIC fare per shenjtoret, sepse na paskesh qene e perqendruar VETEM tek Krishti!!!!!
Në fakt ato vargje duhet që t'ja sjellësh ti vetes tënde, jo mua. Se unë p.sh. besoj se edhe Gijon është një nga ato shenjtorë të kurorëzuara që ndodhen pranë Krishtit, dhe pse jo, edhe mund të ndërmjetojnë për ne (pa qenë nevoja tua kërkojmë), ndërsa ti, e konsideron heretike. A nuk je ti që po ndan Trupin e Krishtit?
Marcus1,
Une duhet tia sjell vetes ato vargje, meqe TI beson se Gijon eshte shenjtore???!!!
Dhe, meqe je ti qe beson se ajo eshte shenjtore, une qenkam ai qe, duke refuzuar mesimet e Gijon, po ndakam Trupin e Krishtit??!!
Marcus1 - mire qe kemi mendime te ndryshme, nuk ka problem, por te pakten le te jemi menderisht te ndershem ne keto replika.
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 02-05-2010 më 08:58
Seminarist, unë akoma nuk kuptoj çlidhje kanë ato vargjet që ti ke sjellë! Nuk mund të kuptosh se të qendërzuarit në Krisht nuk hedh poshtë vargjet që ti ke sjellë?
Të dish p.sh. se shenjtorët do të gjykojnë botën nuk do të thotë se ti duhet të kërkosh ndërmjetimin e tyre. Unë, ti dhe kushdo që është në Krishtin do jemi ata që do gjykojnë botën. Duhet që unë pasi të vdes, të më luten mua p.sh. ata që janë gjallë?
Problemin e ke ti, Seminarist, prandaj nuk mund të më kuptosh dot. Deri sa të kuptosh se çfarë është shenjtëria, nuk do më kuptosh dot mua. Shenjtërinë e marrim prej Jezu Krishtit. Unë besoj plotësisht se jam i shenjtë, jam po aq i shenjtë sa vetë Krishti, dhe kjo, jo nga meritat e mia, por nga Hiri i Tij. Ai ka ardhur dhe ka banuar në mua dhe Ati sheh Birin në mua. Për hir të Tij pra, unë kam fituar këtë shenjtëri dhe të drejtën të gjykoj botën do ta kem edhe unë, bashkë me shenjtorët e tjerë, ndër të cilët pa diskutim do jetë edhe Gijon.Postuar më parë nga Seminarist
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt