Close
Faqja 60 prej 69 FillimFillim ... 10505859606162 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 591 deri 600 prej 686
  1. #591
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminaristi
    Po jo mor burr i dheut, su luta per ty, por tu luta ty, duke qene se the se je shenjt thashe ta provoj te te lutem njehere qe te hapesh syte, por sfunksionoi.
    Ta kam thënë njëherë si të më lutesh, nëse do të më lutesh mua! Mënyra si je lutur është e gabuar.

    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    E mire dakord, po themi se je shenjt organik...lol
    Organik, nuk është emër, as tabelë për t'ju vënë ndonjë kishe apo ndonjë shenjti, por është cilësi për të gjitha qënjet e gjalla. Pra, nëse një kishë është e gjallë, nuk ka se si të mos jetë organike dhe të funksionojë si e tillë.

    Unë u qëndroj shumë larg tabelave, sepse dua që pas tabelave të jem në gjëndje të shoh të gjithë fëmijët e vërtetë të Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #592
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shife shife...Por ti ke thene se perputhesh me Besoren, ne te cilen Kisha ka tabelen Katolike e Apostolike. Duke then se u rri larg tabelave, ti cenon Besoren...



    Nqs organike eshte me shume se sa tabele dhe tregon gjallesine Kishes suaj, po BIO a mund te perdorim per kishen tuaj? Psh Kisha Bio-organike?

  3. #593
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Zhan Gijon

    Varfëria Frymore

    Mos e krahaso veten me të tjerët, sepse ata mund të mos jenë drejtuar ashtu si ti. Perëndia zgjedh t'u japë disave dhurata madhështore, por Ai të ka zgjedhur, të zbrazur nga gjithçka, në thellësitë e varfërisë frymore. Kur ti sheh varfërinë tënde totale dhe pamundësinë të bësh asgjë nga vetja jote, kjo të bën të refuzosh veten tënd natyrore. Pa këtë refuzim të vetes nuk mund të bëhesh një dishepull i Jezu Krishtit.

    Pavarësisht nga mprehtësia apo zbulesa që ke, ato nuk janë asgjë në krahasim me mundësinë për të parë nevojën tënde totale për Perëndinë. Nuk ka zbulesë më të madhe se sa të kuptosh se nuk mund të bësh asgjë nga vetja jote. Kur besimtari arrin këtë nivel, Perëndia i merr gjithçka atij kështu që ai të ketë vetëm të Dashurin e tij. Ky vend është gjithashtu një vend ku ti je i mbrojtur nga sulmet e armikut, sepse armiku mund të arrijë vetëm ato që janë nga vetja dhe jo ato që janë të fshehura në Perëndinë.

    Perëndia të ka zgjedhur vetëm për Veten e Tij. Ti je si vëndi më i shënjtë që mbante arkën e beslidhjes. Arka e beslidhjes është simbol i vullnetit të Perëndisë. Ky vend është i shenjtë dhe ndodhet brenda teje i cili është i rrethuar tërësisht nga retë e lavdisë së Perëndisë.

    Sa gjë e bukur është kjo varfëri frymore, sepse kjo të pregatit ty për dhuratat më të mira që Perëndia mund të japë. Mos rri duke parë se sa shumë rrugë ke ecur deri tani, por nguli sytë përpara duke parë se sa shumë rrugë të ka ngelur. Ke një rrugë të madhe për të kaluar: Kjo rrogë është Perëndia, Rruga. Sa më shumë ti hyn në qëllimin e Perëndisë për ty, aq më shumë të dua.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #594
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Shife shife...Por ti ke thene se perputhesh me Besoren, ne te cilen Kisha ka tabelen Katolike e Apostolike. Duke then se u rri larg tabelave, ti cenon Besoren...



    Nqs organike eshte me shume se sa tabele dhe tregon gjallesine Kishes suaj, po BIO a mund te perdorim per kishen tuaj? Psh Kisha Bio-organike?
    Me teorinë e "i bie-s" mund të nxjerrësh çfarë do lloj konkluzioni të duash.

    Për sa i përket emrëtimeve, historikisht është treguar se kjo ka qenë vepër e kundërshtarëve të grupeve të ndryshme. Kështu që "i bie" që të vësh këdo lloj emërtimi që të pëlqen.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #595
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po ku thuhet ne Bibel qe Kisha duhet quajtur Kishe organike?

    Kundershtaret ja vune emrin organike kishes suaj?

  6. #596
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po ku thuhet ne Bibel qe Kisha duhet quajtur Kishe organike?

    Kundershtaret ja vune emrin organike kishes suaj?
    Kush të tha se kisha ime quhet organike? Të thashë një herë, kisha ime nuk ka emër.

    Sipas Dhjatës së Re, kisha merr emrin e qytetit ku ajo mblidhet.

    P.sh. Kisha në Tiranë, kisha në Durrës, etj.

    Por në shekullin e parë kishte vetëm një kishë, prandaj të thuash sot kisha në Marusi p.sh. (qyteti ku jetoj unë) do të thotë të bëhesh elitist, pasi i bie që të konsiderosh si kishë vetëm grupin me të cilin ti mblidhesh. I bie që të përjashtosh të tjerë që Zoti ka pranuar. Prandaj unë them se ne (grupi që mblidhemi këtu në Marus) jemi pjesë e kishës në Marus, sepse në Marus ka edhe shumë shenjtorë të tjerë që janë larë me gjakun e Krishtit, por që nuk mblidhen me ne. Ato mund të jenë në kishën ortodokse apo edhe në kishat e ndryshme ungjillore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #597
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Kush të tha se kisha ime quhet organike? Të thashë një herë, kisha ime nuk ka emër.
    nuk je pjesetar i Organic Church, e di vete ti?

    http://www.organic-church.net/themaorganic



    Sidoqofte, c'eshte kjo, Kishe pa emer??!!

    A nuk thame qe BESORJA, qe ti thua se e pranon - kurse une them qe se pranon - e quan Kishen me emrin Katolike e Apostolike?

    Si na del tashti qe Kisha nuk ka emer?

  8. #598
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    nuk je pjesetar i Organic Church, e di vete ti?

    http://www.organic-church.net/themaorganic



    Sidoqofte, c'eshte kjo, Kishe pa emer??!!

    A nuk thame qe BESORJA, qe ti thua se e pranon - kurse une them qe se pranon - e quan Kishen me emrin Katolike e Apostolike?

    Si na del tashti qe Kisha nuk ka emer?
    Ç'është ky site që më dërgove? Nuk ja kam haberin fare. Lëre që nuk di gjermanisht një herë dhe nuk di se çfarë shkruan aty brenda.

    Po si nuk e pranoj atë që thotë besorja. Në fakt deri tani atë po mundohem të të shpjegoj se unë pranoj të gjithë besimtarët e vërtetë anë e mbanë botës. Pra, unë besoj në kishën katolike që do të thotë ndërkombëtare dhe në atë apostolike që do të thotë se jemi të dërguar për të shpallur ungjillin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #599
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Si na del tashti qe Kisha nuk ka emer?
    Të thashë njëherë, në Dhjatën e Re shohim qartë se kisha nuk kishte emër të veçantë. Ajo merrte emrin e qytetit ku ajo mblidhej. Kjo duket më se qartë në faqet e Dhjatës së Re. Përse të bën përshtypje?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #600
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Do ta dergoj ne privat atehere proven.


    Kishe Katolike nuk dmth Kishe nderkombetare. Je edhe ne greqi dhe e di fare mire qe Kath-olos nuk ka kuptim vetem hapesinor.

    Kishe apostolike dmth Kishe e bazuar mbi mesimin e Apostojve sic e jep shkrimi dhe Tradita.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 30-04-2010 më 09:45

Faqja 60 prej 69 FillimFillim ... 10505859606162 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •