Deshmues,
Kisha Katolike ka 2000 vjet qe e jeton keto fjale te Krishtit. Po m'intereson ta di se si i kupton ti ato.
Paqja me ty!
Deshmues,
Kisha Katolike ka 2000 vjet qe e jeton keto fjale te Krishtit. Po m'intereson ta di se si i kupton ti ato.
Paqja me ty!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Deshmuesi, pershendetje i dashuri vëlla!
Nuk dua të jap pergjigje derisa pytja është per Seminaristin por dua të them diçka e cila është shumë e rendesishme per jten e çdo te krishteri:
Zoti - në kohen e misherimit e kufizoj Veten në njeri - personin JEZUS,
Zoti - pas vdekjes - ngjalljes dhe ngritjes së Jezusit në lavdi - e kufizoj Veten në njeri - Kishë.
Krishti - Njeri asgjë nuk veproj pa Zotin HYji dhe Zoti - Hyji asgjë nuk veproj jasht Krishtit - Njeri.
Zoti Hyji asgjë nuk vepron jasht Kishes - njeri dhe Kisha njeri asgjë nuk vepron jasht Zotit - Hyji.
Është një marëdhënje - VULLNET i Hyjit në mes njeriut dhe Zotit dhe asgjë nuk veprojnë të ndarë.
Zoti dhe njeriu nuk janë të ndarë në mes veti, është e gabuar kur dikush mendon ashtu. Prandaj themeli i Kishes është Krishti; ZOT dhe NJERI. Kur thuhet njeri nenkupton Kishen e Tij në krye e së ciles Zoti e vendosi Pjetrin(Kisha gjymtyrë). Asgjë dhe asnjëher nuk janë të ndarë/a në mes veti. Gjithçka vepron Zoti vepron Kisha dhe gjithçka vepron Kisha vepron Zoti. Pjetri nuk është i ndarë nga Hyji dhe Hyji nepermes Pjetrit shpall Fjalen dhe Lajmine gëzueshem - KRISHT.
Kujtoje rreshtin; "ju jeni tempull i Zotit"!
bekime
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-04-2010 më 07:14
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Aman more me ato "i bie-t" e tua. Shiko këtu, për mua kot fare janë sidomos ato që ke cituar ti, pra se vetëm klerikët kanë mundësinë të ndajnë fjalët e Krishtit.
Oh, sa të kufizojnë Ty o Zot, njerëzit kur thonë se vetëm disa e kanë mundësinë të ndajnë pafundësitë e Tua! Oh, Zot, mos rënshin njerëzit në këtë kurth, duke menduar se vetëm një klikë e veçantë mund të ndajë Krishtin. Oh, sikur të kuptonin të gjithë të Krishterët se të gjithë ata janë priftërinj, dhe si të tillë të aftë të ndajnë Krisht.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Ja, prape formulime, me ose pa dashje, heretike.
Kisha, deshmues, eshte ndertuar mbi Perendi-NJERIUN Jezu Krisht. Dmth as vetem mbi Perendine Bir, as vetem mbi Njeriun Krisht.
Te thuash qe Kisha u ndertua mbi Perendine, eshte as me pak e as me shume idhujtari. Do te thote te percaktosh, ti vesh kufi e limite, te papercaktueshmit.
Te thuash qe Kisha u ngrejt mbi njeriun Krisht, dmth te mohosh misherimin e Birit.
Pra, Kisha ndertohet mbi Perendi-njeriun Jezu Krisht dhe si e tille, duke qene Trup i Krishtit, ajo i ka te dyja tiparet. Pra Kisha eshte Theandrike, hyjnjerezore, ne te cilen cdo besimtar, duke qene NE Krishtin, behet Krisht (shiko postimin 404, ku ti shprehesh keshtu: " Te faleminderit Jezus, qe e zbraze veten per tu bere si une, ne menyre qe te me besh si vetja jote,") dhe duke qene se Krishti eshte shkemb mbi te cilin ndertohet, cdo besimtar ne Krishtin behet shkemb per tu dnertuar edhe per te dnertuar, secili sipas vendit qe i jep Perendia. Simonit Perendia i dha vendin me te vecante, prandaj e mbiquajti nga Simon ne PJETER (shkemb, gurr) dhe ia cilesoi vecantine e rolit qe do kish.
Te gjithe besimtaret jane Pjetra, por jo te gjithe kane unikalitet te njejte sikurse ai i Pjetrit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 30-04-2010 më 07:53
Postuar më parë nga Dielli
Me të thënë të drejtën shumë përciptazi lexova dhe më duhet të gjej kohën t'i lexoj më me kujdes. Por ama, kur lexoj shprehje të tilla si më lart, nuk mund të pajtohem.
Per sa i përket pyetjes që më ke bërë, nuk di të të përgjigjem, sepse në shkrimet e saja nuk ka folur për gjëra të tilla. Mbase mund te gjesh shumë inforcacione rreth saj, pasi të kesh lexuar autobiografine e saj. Lexoje, nuk do bëhesh pishman.
Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 30-04-2010 më 07:58
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus1, dhe nji here te vetme qe me besim sa kokra e sinapit iu luta nje shenjti protestant si ty qe ti hapen syte, smu plotesua lutja...
E po thashe, ja prova se c'do me thene shenjt protestant..![]()
Në radhë të parë më bëhet qefi jashtzakonisht që je lutur për mua. Ah, sa mirë do ishte të luteshe vazhdimisht, se unë, më shumë se kushdo, kam nevojë për hapje sysh. Është një nga lutjet më të mira që do mund të bënte dikush për mua.
E dyta, nuk jam shenjt protestant, por thjesht shenjt. Jezu Krishti më ka shenjtëruar me Gjakun e Tij dhe më ka larë dhe më ka bërë më të bardhë dhe më të pastër se bora.
Kjo, nuk është meritë e imja, por e Tij!
Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 30-04-2010 më 08:13
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Ne lidhj me postimin tim me siper, persa i takon deshmuesit, dua te vej ne dukje se si lidhen teorite e tij:
- Perendia su be NJERIU, por u be i ngjashem me Njeriun.
rrjedhimisht
- Kisha nuk ndertohet mbi Njeriun (Pjeter), por mbi Perendine Bir.
E shihni konseguencen e Mohimit te te berit njeri te Krishtit qe te con ne mohim te te qenit te Kishes Trup i Krishtit?!
Krijoni Kontakt