Megjithate une i kam shtruar pyetjet shume thjeshte .
Perse Jezusi u tha atyre qe ti drejtoheshin direkt Zotit dhe jo ndonje shenjtori?
DHe nga kjo do te lindte pyetja ku eshte thene qe ne mund tu drejtohemi njerezve te vdekur.
Sepse kur kam thene shenjtori e kam pasur fjalen per ata qe jane ne parajse dhe jo per ata qe jane ne toke, per keta te fundit ne bibel thuhet qarte qe te lutemi per te semuret per njerei tjetrin etj.
Por ne lidhje me ata qe jane ne parajse nuk kam para asnje pasazh ne bibel te me tregoje qe duhet ose mund te lutem ndonje personi te tille per te ndermjetesuar tek Zoti per mua.
Nje pyetje tjeter do te ishte .
A eshte marrdhenia me Zotin personale apo nuk eshte personale?
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Shiko Alban, unë e kuptoj se çfarë do të thuash, por mos harro se shënjtorët që janë në qiell nuk janë të vdekur, por të gjallë. Edhe ata janë pjesë e Kishës së Zotit.
Pra, siç e kanë të drejtën shënjtorët në tokë të luten për ty, ashtu edhe shënjtorët në qiell e kanë këtë të drejtë, të luten për ty.
Argumenti im me katoliko-ortodoksët është se lutja e shënjtorëve me të cilët kam shoqëri (bashkësi) në tokë luan rol praktik dhe jetik në jetën e kishës. P.sh. duke u lutur për njëri-tjetrin, ne tregojmë në praktikë se e duam njëri-tjetrin, kujdesemi për njëri-tjetrin dhe vuajmë me vuajtjen e vëllezërve dhe motrave.
Kështu, shënjtorët e kurorëzuar, mund të luten për ne atje në qiell, por unë nuk shoh në Bibël që ne të inkurajohemi t'u kërkojmë atyre të luten për ne.
Gjithsesi, përsa kohë ata nuk u luten direkt atyre, por bashkëluten, pra u kërkojnë që të luten, unë personalisht nuk shoh se përbën problem themelor.
Por dihet se njerëzit e zakonshëm që nuk kanë njohuri të thella mbi katolicizmin, i luten shënjtorëve dhe i kanë dhënë një vënd që nuk u takon.
Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 22-04-2010 më 13:52
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
po citoj : dhe deti i dorezoi te vdekurit qe ishin ne te,dhe vdekja dhe Hadesi,dorezuan te vdekurit qe ishin ne ta;dhe ata u gjykuan secili sipas veprave te veta.
Pastajvdekja dhe hadesi u flaken ne liqenin e zjarrit.Kjo eshte vdekja e dyte
dhe kush nuk u gjet i shkruar ne librin e jetesu flak ne liqenin e zjarrit.Zbulesa20;11-15
sic duket edhe ti edhe Matrix keni para sysh : "Komedine Hyjnore" te Dantes...![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 22-04-2010 më 13:58
Ata jane te gjalle atje ne parajse. Por une i quaj te vdekur ne kuptimin qe nuk jane pjese e kesaj toke dhe jo se jane te vdekur shpirterisht.
Ata mendoj se mund te na shohin dhe ata kam pershtypjen se gezohen kur ne ecim ne Fryme Ata mund te na shohin nepermjet veprimeve qe ne bejme pra nga ana frymerore por nuk besoj se ata mund te na shohim se cfare fiziku kemi ne dhe me teper akoma te luten Zotit per ne sikur Zoti te mos interesohet fare per ne ne mnyre personale.
Te kuptoj se cfare thua.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Ne fakt ne biblen time thuhet: Mos e lere pas dore dhuntine qe eshte ne ty.
Dhe ketu behet fjale per dhubtine e ungjilltarit. Timoteu kishte dhuntine e ungjilltarit. Pali po e inkurajon qe te mos e lere pas dore vetem duke u marre me punet e brendshme te kishes sepse ne kete moment Timoteu ishte pastor ose peshkop ne Efes. DHe Pali i thote se pervec kesj sherbese qe ka ai te mos lere pas dore dhuntine qe ka sepse nuk duhet vetem te merret me besimtaret ne kishe por edhe me te humburit jashte kishes , pra te ungjillizoje te humburit.
Ndersa vargu 15 eshte krejt ne kontekst me te gjithe kapitullin 4:6-16. Cfare i ka thene Pali Timoteut ne kapitullin 4:6-16?
Vargu 6 na e tregon shume qarte.
Lexo:
Duke ua propozuar keto gjera vellezerve ti do te jesh nje sherbyes i mire i Jezus Krishtit i ushqyer me fjalet e besimit dhe mesimit te mire qe ke kuptuar plotesisht.
Pali i tjhote se gjerat qe ka mesuar tua mesoje te tjereve dhe keshtu do te jete nje sherbyes i mire i Jezus Krishtit. Madje tek vargjet 12-13 e sqaron me mire kete gje.
te behet shembull per besimtaret ne : fjale, sjellje, dashuri. Fryme, besim, dliresi.
Kushtoju leximit, keshillimit dhe mesimit derisa te vij une.
Timoteu mendonte se nuk ishte ne moshen e duher per te bere kete sherbese dhe Pali i thote se te mos shqetesohet per kete sepse eshte i thirrur nga Zoti. POr te vazhdoje te ndertoje kishen me mesimin keshillimin e fjales se Zotit. Timoteu pra po bente detyren e pastorit ose peshkopit dhe po inkurajohej nga Pali qe te bente detyren e mesuesit.
Por Pali gjithashtu i thote se pervec ketyre dy detyrave Timoteu te mos linte pas dore edhe dhuntine e ungjilltarit sepse nuk ka nevoje vetem kisha brenda te ndertohet (besimtaret) por duhet te shpetohen edhe te humburit. Sepse Zoti vete eshte i interesuar per te humburit qe nuk duhet ti leme pas dore dhe Pali gjithashtu eshte i interesuar per te humburit .
Prandaj te vargu 14 Pali i thote te mos lere pas dore kete dhunti qe e ka Timoteu per te ungjillizuar te humburit. lexo 2 Tim 1:6-8.
Dhe tek vargu 15 Pali i thote dicka te pergjithsahme per ate qe i ka shkruar deri me tani I thote te kushtohet pra mesimit dhe pastorizimit te kishes(1tim 1:3-5) si dhe ungjillizimit duke mos lene pas dore te humburit jashte.
Tek vargu 16 pali i thote Timoteut qe te qendroje ne keto gjera qe po ia meson ta ruaje vete duke mos u lidhur me mesuesit e rreme dhe mekatin te kete kujdes nga tundimet dhe kurthet e satanit dhe kurthet e njeriut sektar. Sepse duke vepruar keshtu do te jete shembull per te tjeret ne kishe dhe do te shpetoje veten duke mos rene ne gjume dhe kurth si dhe do te shpetoje te tjeret duke i drjtuar ne mesmin e shendoshe sepse kishte jo pak mesues te rreme si dhe i drejton te tjeret te ungjillizojne gjithashtu qe te humburit te shpetohen.
Ky eshte interpretimi i ketij pasazhi ne kontekst me ato qe Pali i ka thene pergjat gjithe dy letrave . Nqs e ndajme kete pasazh nga konteksti i letrave te Timoteut atehere nuk do te marrim mesmin e duhur dhe te shendoshe nga ky pasazh.
Keto fjale gjithashtu jane per cdo peshkop dhe cdo pastor ose drejtues Kishe ne ditet e sotme.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Postuar më parë nga Luani33
Mos bre Luan, me ke zhgenjye
Po te sjell Mateun 25:
31 ``Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.
32 Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.
33 Dhe delet do t`i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.
34 Atëherë Mbreti do t`u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.
35 Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,
36 isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".
37 Atëherë të drejtët do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?
38 Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?
39 Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".
40 Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t`u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.
41 Pastaj ai do t`u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.
42 Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,
43 isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".
44 Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".
45 Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".
46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme``.
Pra shihet qe dhe pas gjyqit te fundit, mekataret do te vuajne perjetesisht, dhe nuk do te vdesin.
Por qe te mos largohemi nga tema e gjyqit, cilet mendoni se jane vellezerit me te vegjel te Krishtit qe permenden ne kete pasazh?
(kjo pyetje u drejtohet te gjitheve, jo vetem Luanit)
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Dhe meqenese jemi ne sofren e krishtere, do doja te ngrija nje dolli per Penielin, i cili sot mbush 33 vjec!
Shume urime vella!![]()
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Vitet e krishtit,
urime Penielit si dhe pershendetje per te gjithe te krishteret e forumit, ne besim ose origjine.
I support Papa Joseph Ratzinger.
Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.
albani1, ja shkrimi i cili sipas teje katolikët besojnë se nëse paguan para - lek papes do të shkoj njeriu ne parajs, dhe sipas teje; "duke besuar kete gje shume persona shkojne tek keto shkallet e katedrales se Shen Pjetrit dhe ideja eshte qe te paguajne kishes katolike per shpetimin e tyre"!
Dhe unë pasi qe lexova këtë barcoletë nga ti duke gjykuar gabimisht mbi besimin e fëmijve të Perendisë, të jam pergjigjur:
Ndersa sot dua të them se kujdes kur flet per te tjerët sepse duhet të jeshë i sigurtë per ato qe thua ndaj të tjerëve per ndryshe fëmijët e Perendisë nuk duhet të jenë shpifes dhe gënjshtar, njëkohsisht Krishti na fton qe të mos gjykojmë të tjerët dhe në rend të parë ta sherojmë vetveten duke u bërë "mjek sheroje vetveten"!
Kaloja mirë alban dhe veja menden (shtoj kujdes) te lutem!
Hiri i Zotit qoftë në ty.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 22-04-2010 më 16:20
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Krijoni Kontakt