Sipas teje i bie që Pali të jetë Ati i kishës, apo jo? E sheh pra se ku jo çon kjo llogjikë? Sigurisht që Pali flet në mënyrë figurative aty.Postuar më parë nga Seminaristi
Sipas teje i bie që Pali të jetë Ati i kishës, apo jo? E sheh pra se ku jo çon kjo llogjikë? Sigurisht që Pali flet në mënyrë figurative aty.Postuar më parë nga Seminaristi
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Mund te jete liber i veshtire ne shume gjera, por nuk eshte e veshtire te gjesh gruan qe lindi Krishtin. Profecite e DHV, qe nga Zanafilla, Isaia, tregojne per nje person te caktuar, se Krishti do vije nga nje grua virgjereshe. Permbushja e ketyre profecive eshte ne Marien konkretisht, e me gjere ne Izraelin dhe Kishen.Nuk e di! Zbulesa është një libër i vështirë për t'u kuptuar kështu që nuk para futem në interpretime të saj.
Me sa di unë, ju ortodoksët deri vonë nuk e pranonit si libër kanonik. Është e vërtetë kjo?
Pra, mund te themi se Izraeli edhe Kisha TIPIZOHEN ne menyre perfekte ne Marine.
Keshtu qe dalim tek tema, Krishtin e lindi: 1. Izraeli 2. Maria. 3. Kisha.
Ashtu sikurse Izraeli edhe Maria jane Krishtlindese, por ashtu eshte edhe kisha.
Shihe shprehjen perseri te Palit tek Gal 4:19
19 Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
Pali, aka Kisha lind besimtaret, lind Krishtin ne ta. Keto vargje jane te pakundershtueshme.
Po, bazohem se terk referimet se Jezusi kishte vëllezër. Një shëmbull që më bën ta besoj këtë fort është fakti se Jakobin e quanin vëllain e Jezusit. Përse?
Sic ta shpjegova, ne rastin e Solomonit, meqe Absalomi quhet vella i Solomonit, kjo nuk do te thote automatikisht se Absalomin e lindi Batsheba, e ema e Solomonit! Pra, fakti qe Jakobi ishte vella i Zotit, nuk domethene automatikisht dhe domosdoshmerisht se Jakobin e lindi Maria. Nder hebrej ka nje sere menyrash te ligjshme kur dy persona quhen vellezer.
Se pari, Maria ishte ishte e fejuar (betrothed - besuar) e jo martuar me Jozefin.Por unë nuk kuptoj përse duhej të qëndronte e virgjër dhe në të njëjtën kohë e martuar. Kjo gjë mua më duket absurde dhe nuk më lejon që ta pranoj.
Se dyti, i eshte kushtuar vetem Perendise ne menyren me unike. Maria eshte i vetmi njeri, pas Krishtit, per te cilen flitet ne menyre profetike qe nga Gjeneza e deri tek Zbulesa.
Interpretimi yt se gruaja që lindi Krishtin te Zbulesa është Maria, mua më duket i dobët. Sepse, nëse do ishte Maria, ç'lidhje ka ajo me persekutimin që i bëhet,
Pse, su persekutua Maria, qe ne lindje te Krishtit? A nuk iku ajo me Jozefin ne Egjipt? A nuk kalon rruga nga Betlehemi per ne Egjipt neper shkretetire? Mateu2:15.
Derisa Pali e quan veten At, sepse i lindi besimtaret ne Krishtin - shih per kete edhe Gal 4:19, nuk ka asnje lloj figuracioni. Me fjale te tjera, aty (Gal 4:19) deshmohet qarte qe Pali, aka Kisha formon ne nje proces Krishtin tek besimtaret e lindur prej saj.Sipas teje i bie që Pali të jetë Ati i kishës, apo jo? E sheh pra se ku jo çon kjo llogjikë? Sigurisht që Pali flet në mënyrë figurative aty.
Cfare logjike eshte kjo? Adami i pare paralelizohet me nje person, Krishtin, qe eshte Adami i dyte. Pse Eva e pare nuk mund te paralelizohet po me nje person, Marine, aq me teper qe Jo-ne e Eves, Maria e beri PO (le te behet ne mua sipas Vullnetit Tend).
Si ne rastin e pare, ishte gruaja (Eva) se ciles iu kerkua prova e besnikerise, po ashtu ne rastin e dyte, besimi kerkohet po nga gruaja (Maria).
Eshte vertete, madje pikerisht sepse jemi nje ne Krishtin, te krishteret jane edhe NE njeri tjetrin, secili sipas ngjasimit qe ka arritur me Krishtin, ne te cilin Maria, Gjon Pagezori, Profetet, Apostojt e me rradhe, zene vend me te pare.Sigurisht që jemi një, në Krishtin, të gjithë shënjtorët përfshirë këtu edhe Marien, jemi një. Por nuk jemi një në Marien, por në Krishtin. Jemi një të gjithë ne bashkë ME Marien në Krishtin, jo NË Marien.
Dobesia, madje herezia, e ungjilloreve, qendron pikerisht ne ate se, gjoja duke vene theksin ne Krishtin, e shohin misionin e Tij si te nje INDIVIDI, pa rrjedhoja me njerezimin. Keshtu mohohet KOMUNIONI i shenjtoreve, te qenit e kishes TRUP i Krishtit, te berit e besimtareve te ngjashem me Krishtin, te berit e tyre Krisht-er.
Me kete mentalitet, per ungjilloret nuk ka kuptim se si (Krishti thote se) Kisha ndertohet mbi Pjetrin (Shkemb), sepse Shkembi eshte Krishti; se si tek Gjoni 20:22, Kisha merr pushtetin te fale mekatet dhe se po si fali ajo, mekatet nuk jane te falura, sepse per ungjilloret, duke e individualizuar Krishtin, pushteti i te falurit qe i takon ATIJ nuk ka se si ti kaloj Kishes.
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 17-04-2010 më 04:56
Po e sjell këtu shkrimin e Dëshmuesit pasi dihet që atje ku e ka postuar nuk do t'i përgjigjet njeri.
Postuar më parë nga Deshmuesi
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Nuk e ka vënë njeri në dyshim këtë gjë.Mund te jete liber i veshtire ne shume gjera, por nuk eshte e veshtire te gjesh gruan qe lindi Krishtin. Profecite e DHV, qe nga Zanafilla, Isaia, tregojne per nje person te caktuar, se Krishti do vije nga nje grua virgjereshe.
E kam thënë edhe më përapa se në këtë sens e pranoj. Sa herë duhet ta përsëris?Pali, aka Kisha lind besimtaret, lind Krishtin ne ta. Keto vargje jane te pakundershtueshme.
Më vonë do vazhdoj më tej se nuk kam kohë.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Maria eshte vendtakimi dhe vendNJESIMI i hyjnores me njerezoren, atëherë misioni, detyra dhe roli i sajë vazhdon po ne këtë drejtim, pra qe ajo te bashkoje vazhdimisht hyjnoren dhe njerezoren.
marcus1, çka mendon dhe si u pergjigjesh ti - jo mua por etërve të Kishes të cilët per ta dhe sipas atyre sh. Maria është Eva e re?
Madje pasi kjo ka qene doktrina me e hershme e Eterve te Kishes nuk mund të injorohet ashtu sikurse ju bëni sepse; te atyre qe sollen pagabueshmerisht ne jete Biblen.
Ja, unë sigurisht se do të postoj ndoni rresht sa per të argumntuat se ajo qe unë them është vertetë:
1) Shen Justin Martiri (120-165 A.D), i cili perfaqeson doktrinen qe besohej ne Palestine.
"Ne e dime qe Ai, para gjithe krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe deshiren e Tij,...edhe me ane te Virgjereshes u be njeri, ashtu qe ne ate menyre qe u shkaktua mosbindja prej gjarperit, ne po ate menyre te mund te cbehej Pasi Eva, duke qene nje Virgjereshe edhe e panjolle, duke e pranuar fjalen qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndersa Virgjeresha Mari, duke patur besim edhe gezim, kur Engjelli i shpalli Lajmin e Mire, qe Shpirti i Zotit do te zbrese ne te edhe Fuqia e me te Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do te ish Bir i Perendise, u pergjigj, "Le te behet ne mua sipas Fjales Tende" (Trifoni 100)
2) Tertuliani (160-240 A.D), doktrina e te cilit perfaqeson mesmet qe besoheshin ne Afrike edhe Rome.
"Perendia e risolli ne jete Imazhin edhe Ngjasimin e Tij, te cilin e kish zene djalli, me ane te nje nderhyrje rivale. Pasi Eva, ende nje Virgjereshe, e kish pranuar fjalen qe u be kornize e vdekjes, po ashtu nje Virgjereshe do te ti sillej Fjala e Perendise, qe u be edhe ndertuesja e Jetes. Keshtu pra ajo qe kish shkuar drejt humbjes nepermjet atij seksi, nepermjet te te njejtit seks te mund te vinte serish Shpetimi.
Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e cbeu". (Mbi Misherimin e Krishtit, 17)
3) Shen Irineu i Lionit (120-200 A.D). Mesimi i tij perfaqeson doktrinen qe besohej ne Azine e Vogel edhe ne France - per me teper qe ai perfaqeson Shen Joan Ungjillorin, pasi ai ish mesuar ne fe nga Shen Polikarp Martiri, i cili kish qene nje shok i ngushte i Gjonit Ungjilltar, edhe i Apostujve te tjere:
[I]"Me ane te nenshtrimit, Maria Virgjeresha u gjet e bindeshme, duke thene: 'Ja o Zot, le te behet ne mua sipas fjales Tende'. Por Eva ishte e pabindeshme, pasi ajo nuk u bind, nderkohe qe ish ende virgjereshe. Sepse ajo edhe pse ishte e shoqja e Adamit, megjithese ende virgjereshe.....duke u bere e pabindeshme u be shkaku i vdekjes se vetes se vete edhe te te gjithe races njerezore, ashtu sikunder Maria, duke sjelle te parathenin, ndonese Virgjereshe, me ane te bindjes, u be shkak shpetimi per vete edhe per te gjithe racen njerezore.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 17-04-2010 më 07:20
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Atëherë gruaja pa se pema ishte e mirë për ta ngrënë dhe e bukur për t’u parë dhe pemë e dëshirueshme për të fituar dijen; gruaja mori prej frutit të saj dhe hëngri. Pastaj i dha edhe burrit të vet që ishte me të. Hëngri edhe ai. (Zan 3; 6)Postuar më parë nga Deshmuesi
Po sjell disa vargje nga bibla, te cilat mendoj se jane shume te rendesishme, ne lidhje me temen qe po diskutojme.
Se pari nga Zanaf:3;15.
" dhe une do te shtie armiqesi midis teje dhe GRUAS, midis fares sate dhe fares se saj; fara e saj do ta shtype koken tende dhe ti do te plagosesh THEMBREN e fares se saj."
"Ate se çfare Eva ka lidhur me mosbesimin e saj, Maria ka zgjidhur me besimin e saj".
Atëherë Maria tha:
“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”
Le te shohim tashti se cfare nenkupton kjo gje:
Eva pati nje pozite te patjetersueshme edhe thelbesore ne Beselidhjen e Pare.
Fati i Races njerezore ishte ne Adamin. Ishte ai qe na perfaqesoi ne. Edhe ne Adamin, ne rame. Megjithese Eva ra, serish, nqs Adami do te kish rezistuar, ne nuk do te kishim humbur privilegjet mbinatyrore qe i ishin dhene atij si ati yne i pare. Megjithate, edhe pse Eva nuk ishte kreu i races njerezore, serish, edhe ne lidhje me racen njerezore, ajo kishte vendin e saje, pasi Adami, te cilit iu dha ti veje emrin gjithshkaje, e therriti Even "Nena e te gjithe te gjalleve", nje emer qe shpreh jo vetem nje fakt se sa nje dinjitet, por per me teper, pasi ajo ne kete menyre pati relaten e vete te pergjitheshme me racen njerezore, ashtu sikurse pati vendin e vete ne lidhje me proven edhe rrenien e Adamit.
Ajo e degjoi Engjellin e Rrene, aji i ofroi frutin te shoqit, ndersa ai hengri prej tij. Ajo ishte nje bashke-punetore, jo si nje instrument i papergjegjshem, por intimisht edhe personalisht ne mekat, pasi ajo e shkaktoi ate.
Sikurse historia na thote, ajo ishte nje sine-qua-non, nje shkak pozitiv, aktiv i rrenies. Po ashtu ajo kishte pjesen e saje ne ndeshkimin, ne fjalet qe iu drejtuan asaj, pasi ajo u njoh si nje agjente e vertete ne tundimin edhe ceshtjen lidhur me te, edhe u denua per ate gje.
Ne ate akt te paligjshem, perfshihen tre pjese, - gjarperi, gruaja edhe burri; ndersa ne momentin e ndeshkimit, u paracaktua nje ndodhi qe do bente vaki me vone, ku serish takohen emrat e te tre pjeseve, te te gjarperit, gruas edhe te burrit.
Pra, duhej te ish perseri nje Adam i Dyte, ndersa Eva e Dyte te ish Nena e Adamit te Ri, "do te ve armiqesi midis teje edhe gruas, edhe fares tende edhe fares se saj".
Fara e Gruas eshte Fjala e Misheruar, ndersa Gruaja, se ciles i takon Fara apo Biri i saje, eshte e Ema e Tij, Maria.
Ky interpretim, edhe paralelizim eshte perfshires edhe i pamohueshem.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 17-04-2010 më 07:37
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Tani do te doja te specifikoja dicka : qe per te ngritur ne me teper se normalja Marien ,behet analogji me Even ,sic eshte krahasimi i Krishtit(Adami i dyte) me Adamin.
Nepermjet Adamit, kemi perballe Kryeengjellin(nje qenje super e mencur e rrezuar nga Mreteria Tjeter) qe mund me dinakeri dhe lehtesi qenjen e pare te krijuar simbas shembelltyres se Perendise(por jo Perendi).Adami i ndimuar edhe nga gruaja Eva,dy qenje naive te cilet nuk munden te gustojne Pemen e Jetes.por, Pemen e Njohjes....pra thjesht u mashtruan nga nje qenje per te cilin duket se nuk kishin ndonje dijeni specifike.
Ardhja e Adamit te dyte eshte nje Revansh qe Perendia beri per te rifituar Betejen,kunder kryeengjellit rebel dhe mashtrues,dhe rikthimin ne pozicjonin e pararenjes se krijeses se Tij shume te dashur.
Nese Adami i pare bashke me Even do te popullonin token, per administrim gje qe nuk munden ta ralizojne(dhe nuk dime si do shkonte situata nese ata nuk mashtroheshin)mesojme
se Krishti (Adami i dyte)ja doli mban per disa arsye
Perendia tashme e kishte te qarte strategjine qe do te perdorej kunder Satanit(gje qe ky i fundit nuk mund ta kontrollonte apo parashikonte)
Pasi ne toke nuk po vinte ne beteje, me nje Adam i Porsa krijuar me gruan e tij,por...
Nje Perendi i ardhur ne ekzistence, nga para Krijimi,para krijimit te engjejve....
Dhe ndodh qe me Veprimin qe kryen Perendi Ate,realizohet qe (Mister per cdo mendje njerzore) Perendia Bir, shkeputet nga Perjetesia,dhe te hyje ne jeten e shkurter dhe te ngadalte.
tokesore..
Shume mund te komentojme sot,sepse sfida eshte qe Populli qe do te Besoje, dashurohet dhe do t'i qendroje ne besnikeri Perndise se Sakrifikuar, Do te quhet Nusja e Perjetesise e Dashuruar me Te,ne jete te jeteve.
Ne e dime qe mesazhi me i Madh dhe qe tregon Natyren e Plote te Perendise eshte Dashuria
Ky Pasjon Gjigand qe ka Ndjekur Perendine eshte Nje Romance Dashurie
Krishti(dhendri) -Kisha(nusja) Kjo eshte Dasma me e Madhe e Qingjit.
Krijoni Kontakt