AMEN, AMEN, AMEN
Në kete fryme, sjell nje shkrim nga Shen Joan Gojarti, nje ligjerim per diten e Pashkes, triumfin e Zotit tone:
Cilidô shpresëtar dhé hyjdashes lé te gezoje ketê panair te mire dhé te shkelqyér. Cilidô sherbetor mirenjohes lé te hyje i gezuar té gazi i te Zott. Ai qe u-mundua, dyké kréshmuar, lé te gezoje tani dénarin. Ai qe punoj qe préj ores se pare, lé te prése sot çpagimin é dréjte. Ai qe ardhi pas se trétes lé te krémteroje me gjithe zemer. Ai qe arriu pas se gjashttes lé te mos dyshoje aspak; se nuk peson asnje dêm. Ai qe vonoj gjér me te nênten, lé t'afrohét pa hézituar faré. Dhé ai qe arriu vétem me te njembedhiétten, lé te mos trembét nga vonimi. Se Zoti, dyké qêne i zemerdhempshur, prêt te funtmin sikunder dhé te parin, çloth atê te se njembedhiéttes, si atê qe punoj qe préj se pares. Dhé te funtmin é perdellén dhé te parin é sheron; dhé atí i jép dhé ketí i fal; dhé punet i prêt dhé mendimin é pelqén; dhé vépren é ndéron dhé qellimin é levdon. Hyni pra te gjithe té gazi i Zotit tone; dhé te pare dhé te dyte, gezoni rogen. Te pasur dhé te varfer, vallézoni me njêri-tjatrin; te shkathet dhé te ngathet, ndéroni diten; sa kréshmuat dhé sa nuk kréshmuat, defréni sot. Tryésa eshte plot, hani qe te gjithe. Viçi eshte i shume, asnje lé te mos dale i uritur. Te gjithe, gezojéni darken é béses; te gjithe, gezojéni pasurin' é miresise. Asnje lé te mos vajtoje per varferi; se u-çfaq mbréteria é perbashket. Asnje lé te mos qaje per fajé; se ndjésa lindi nga varri. Asnje lé te mos kéte frike nga vdékja; se na çliroj vdékja é Shpetimtarit. E shuajti, kur permbahéj préj tij. E plaçkoj Férrin ai qe zbriti ne Férr. E hidheroj, kur provoi mishin é tij; dhé ketê dyké pareshikuar Isaïa, thirri: Férri u-hidherua, tha, kur te hasi poshte. U-hidherua, se u-abolit. U-hidherua, se u-perqésh. U-hidherua, se vdiq. U-hidherua, se u-rrezua. U-hidherua, se u-burgos. Priti trup dhé gjéti Pérendi. Priti dhé, é hasi qiéll. Mori atê qe shikonté dhé ra ngaha nuke shikonté. Kû eshte gjêmbi yt, ô vdékjé? Ku eshte mburrja joté, ô Férr? U-ngjall Krishti dhé ti u-hodhé poshte. U-ngjall Krishti dhé rane démonet. U-ngjall Krishti dhé gezohén Engjejte. U-ngjall Krishti dhé jeta qytéterohét. U-ngjall Krishti dhé asnje i vdékur s'mbéti ne varr. Se Krishti, dyké u-ngjallur se vdékuresh, u-trégua kulloshtra é te fiéturvé. E atí eshte lavdia dhé potéra ne jeté te jétevé. Amen.
Krijoni Kontakt