Nji ket trashegimi, qe deshmon edhe At Zefi, ky takaliku Marcus1, me hedh vickla e ma hudh poshte...
Ta kisha pas edhe Marcus1 aty, kur tregoi At Zefi kete histori, kisha per ti hy me dru...![]()
Nji ket trashegimi, qe deshmon edhe At Zefi, ky takaliku Marcus1, me hedh vickla e ma hudh poshte...
Ta kisha pas edhe Marcus1 aty, kur tregoi At Zefi kete histori, kisha per ti hy me dru...![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 14-04-2010 më 08:43
Para Zotit e them se unë nuk e kam aspak problem nëse ti i lutesh shënjtorëve. Problemin e kam (në fakt as këtë nuk e kam problem) kur i imponohet tjetrit lutja ndaj shenjtërve.
P.sh. indirekt Seminaristi ta imponon, sepse thotë se nëse nuk i lutesh shentjorëve beson në një pseudo kristianizëm, me pak fjalë je heretik. E kupton ku është ndryshimi?
Unë të pranoj me gjithë zemër si motrën time në Krisht, sepse ty të ka pranuar vetë Krishti, por për hir të faktit se nuk i lutem shënjtorëve, nuk pranohem si vëlla në Krisht. Edhe një herë, jo se e kam unë problemin, përkundrazi, problemi është i atyre që nuk më pranojnë. Unë jam i plotë në Krishtin ashtu siç jam.
Për mua nuk është aspak pengesë në ecurinë time frymore moslutja ndaj shënjtorëve.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Seminarist, ky linku është për ty. Shpresoj të inkurajohesh. Katolike ka qenë, mos ki frikë!
http://www.renaissanceofhope.org/books/Armelle.pdf
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
"nuk pranohem si vëlla në Krisht"??!!
KJo eshte e gabuar per mendimin tim. Kur Krishti te ka pranuar kush jam unë qe të perjashtoj. Krishti naka pranuar me gjithë ato dobësitë - mëkatet dhe gjithë të metat tona njerëzore qe i kemi, Ai me gjaukn e vet ka pastruar dhe pastron gjithçka, e lere ma të mendoj dikush se nuk na pranon Krishti mua apo ty nëse nuk i lutemi shenjtërve!! JO, Krishti më ka pranuar si njeri nëse i besoj Atij dhe është punë e perfunduar kjo. Ai per këtë e ka paguar me çmim të shtrenjët; "Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne". Shenjtërit na ndihmojnë dhe mund të na ndihmojnë në lutje nëse ne kemi besimin dhe vullnetin per ndermjetsim ne lutje, kjo ndodhë edhe nëse ne jemi të pa vetdieshem, ata mund të na ndihmojnë edhe në dobësitë tona të besimit, kur besimtari ka nevojë qe të lutet ndoni shenjt në tokë apo në qiell per të, por nëse nuk ndiej ndoni nevojë dhe besimtari eshte i mbushur me Krisht dhe Fe të gjallë, atëher ajo nuk permbanë ndoni gabim dhe ai paraqet gjakun e Krishtit dhe BES-LIDHJEN, njëkohsisht edhe vetveten si trup - pjesë e Kkishes mbi të gjitha; "...e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne". Gabim eshte nese nuk vlersohen shenjtërit qiellorë ashtu sikurse ata tokësorët sepse trupi i krishtit nuk eshte i ndarë.
Gabim është nëse mohojmë korpin - trupin e Krishtit - Kishen qe Zoti njëher - në kohen e misherimit ia besoj pushtetin - Veteveten në personin Jezus si trup njeri, dhe pas vdekjes dhe ngjalljes së Jezusit, Zoti ia besoj pushtetin - Vetveten Kishes si trup, prandaj nëse mohojmë autoritetin dhe pushtetin qe realisht eshte vet ZOTI në at trup, dhe kete e bëjmë në ironi dhe frymë jo të sinçert, kjo eshte gabim dhe kerkoj nga çdo i krishter qe të jetë i kujdesshem dhe të kerkoj zbulesë nga Zoti.
Gabim eshte nëse nenvlersojmë shenjtërinë dhe nëse mendojmëse ata kam pushur së ekzistuari. JO, shenjtërit janë të persosur me Zotërinë dhe të perjetshem dhe kurr nuk pushojnë në lutje dhe Adhurime ndaj - dhe para Perendisë.
Shenjtërit janë një me Krishtin - ni trup si ata tokësorët ashtu edhe qiellorët. Kisha tokësore dhe ajo qieollore nuk janë të ndara në mes veti.
Per ndryshe shenjtërit janë dhuratë e Zotit, por DHURUESI është i pa ndarë nga dhurata, ajo qe duhet të kemi në mende, zemer dhe frymë është se; DHURUESI është më i rendesishem. Ai dhuron kur te doj. Ta ADHUROJMË DHURUESIN - HYJIN e gjallë. AMEN.
“Hyji aq fort e deshi botën..”
Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.
Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të.
Kush beson në të, nuk dënohet, ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani, pse nuk besoi në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit. (Gjn 3; 16-18)
"Hyji shfajëson"
Çka, pra, të themi tjetër lidhur me këtë? Nëse Hyji na përkrah, kush do të jetë kundër nesh?
Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne, e si atëherë, bashkë me Të, nuk do të na japë çdo gjë?
Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Hyjit? Hyji shfajëson!
Kush do të dënojë? Krishti [Jezus] vdiq, për më tepër edhe u ngjall! Ai qëndron në të djathtën e Hyjit, Ai ndërmjetëson për ne!
Kush do të na ndajë prej dashurisë së Krishtit? Vështirësia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Zhveshtësia? Rreziku? Shpata?
Siç është në Shkrimin e shenjtë: ‘Për shkak tënd na vrasin si një ditë për ditë, na çmojnë porsi dele të caktuara për t’u prerë.’ E prapëseprapë, në të gjitha këto, jemi më tepër se ngadhënjyes, në saje të Atij që na ka dashur.
Jam plotësisht i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as e tashmja, as e ardhshmja, as fuqitë, as forcat e lartësisë, as ato të humnerës, dhe asnjë krijesë tjetër, nuk do të mund të na ndajë prej dashurisë së Hyjit, që na u dëftua në Jezu Krishtin, Zotin tonë. (Rom 8; 31-39)
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 14-04-2010 më 10:04
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Vellezer, po perpiqem t'ju freskoj mendjen ;
A mos ka lindur ndonje njeri ne kete bote ,qe ka mundur te fitoje shenjterine me ane te veprave te veta ,dhe jo nga Jezus Krishti? Gjaku qe pagoi ne kryq,dhe qe i pelqeu Atit?
Mund te kerkojme argumenta sa te duam.
Por, po te pyesnit dot, te shenjterit(edhe Marien) qe jane prane Perendise ,do t'ju thoshin me buza gaz : Mos u lodhni te beni avukaturen per ne,sepse ne vete kemi vetem nje Avukat,dhe ai eshte Jezus Krishti qe pagoi cmimin per ne dhe per ju,dhe
Ai eshte aq i fuqishem sa qe s'ka nevoje te perballet me satanin me ane te ndihmes dhe ndermjetesise tone per ju!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Luani33 : 14-04-2010 më 10:33
Marcus,
Harrova me t'shkrujte qe ne emer te Jezu Krishtit te pranoj jo vec ty, por edhe te gjithe ata qe e kundershtojne, s'e pranojne, apo edhe qe nuk e njohin. Jezusi vdiq per te gjithe, e po per te gjithe, per secilin prej nesh personalisht, U NGJALL!!!
QLJK!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Krijoni Kontakt