Po! Por qe te lexoj un se cfare i ke shkrujt Tonit si pergjigje, me duhet me lexu tonazhin e tonit me pare.
Masanej, Toni eshte icik...filoprotestant. Mendimet e tij, fatkeqsisht, sikurse e shume katolikeve te tjere ketu, nuk perfaqesojne ne menyre konservatore as teologjine latine katolike!!!!
Nuk e di pse, por me duhet te them se keta forumistet katolike te Kosoves jane goxha protestante ne katolicizmin e tyre!!!!
Lutja e përbashkët është një ftesë shënjtorëve të tjerë që të gjithë së bashku të luten për një problem, çështje të caktuar apo për ecurinë e kishës nën drejtimin e Krishtit.
Unë nuk i them një vëllai në Krisht: Të lutem ndëryj ti për mua që të kem hir para Perëndisë. Unë i them, eja të lutemi së bashku për këtë apo atë problem, për këtë apo atë çështje. Eja të ndjekim së bashku Zotin tonë, në lutje, në adhurim, në ndarje me njëri-tjetrin, në gëzime dhe në hidhërime. Kjo është jeta e Kishës. Këtë jetë kishe nuk mund ta përjetosh me shenjtorët që ndodhen pranë Krishtit.
Te njejten gje qe ben ti me shenjtoret (te pakurorezuar) te kesaj jete, bejme ne edhe me shenjtoret e kurorezuar te qiellit. Ajo qe ndryshon eshte menyra e komunikimit. Shenjtorit te pakurorezuar te ksaj jete ti i drejtohesh drejtpersedrejti, sepse jeni te dy ne kete ane tokesore te jetes. Shenjtorit ne qiell ti i drejtohesh me (ate qe quhet) lutje (por qe ne fakt eshte KERKESE per ndermjetim), sepse ai, duke qene ne anen tjeter te jetes, ne permbushjen, atje ku eshte ai lavderuar edhe kurorezuar, i drejtohesh me lutje, jo adhurim, sepse ne Zotin Krisht dhe Frymen e Shenjte, ai/ajo eshte ne gjendje te degjoje kerkesen dhe nevojen tende.
Krijoni Kontakt