Unë të kuptoj se qka don me than, por unë mendoj se asht diqka tjetër me u lut vllaznit e motrat e nji kishe me njani tjetrin e tjetër gja me u lut shenjtorët qi janë pranë Krishtit në qiell.
Unë mendoj se asht shumë e randsishme me i kërkue njani tjetrit me u lut, sepse kështu tregohet solidariteti dhe dashunia PRAKTIKE e jetës së kishës. Po të mos ishte e nevojshme nji gja e tillë, nuk do kishim nevojë për kishë, por gjithsecili do kishte jetën personale me Krishtin. Nuk e di a më kupton, asht tjetër gja me u lut për njani tjetrin, me u kujdes për njani tjetrin, me nda me njani tjetrin e gjithqka me e ba bashkë, sepse kur e bajmë bashkë dhe funksionojmë si kishë, aty asht edhe Krishti në gjith plotësinë e Tij.
Kur unë i them nji shenjtori në tokë; lutu për mue se kam shumë nevojë, ktu tregohet dashunia e përbashkët. Nji herë tjetër, kur të ketë ai nevojë do jem unë qi do lutem për shëntjorin tjetër.
Pse t'i lutem unë shënjtorit qi ndodhet pranë Krishtit, kur unë mund t'i lutem Krishtit direkt? Kush lutje ka ma shumë fuqi, ajo qi i drejtohet shënjtorit apo direkt Krishtit?
Ndërsa për shënjtorët në tokë asht ndryshe se të gjithë lutena së bashku. Dhe lutja së bashku e të gjithë kishës asht shumë ma e fuqishme se lutja e nji individi. Sepse kur lutet kisha, asht sikur po i lutet Krishti Atit.
Krijoni Kontakt