Close
Faqja 12 prej 69 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 686
  1. #111
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    A pajtohesh edhe me mu Marcus ?

    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Jezusi, qe eshte "zot", paska pasur fe ne te cilen paska besuar ?

    Ai paska qen hebre ?!

    "zoti" qenka hebre ?!

    Kurse pasuesit e tij te krishter ?!

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Komentimet mbi Psalmet” të shën Augustinit, ipeshkëv
    (Ps 61 /60/, 2-3; CCL 39, 766)

    Në Krishtin qemë tunduar dhe në të fituam mbi djallin

    "Vështroje, o Hyj, britmën time, dëgjoje lutjen time! (Ps 61 /60/, 1)". Kush po flet? Duket një njeri i vetëm. Por vëreje mirë a është përnjëmend një njeri i vetëm. Ai thotë: "Nga skajet e dheut të thërras në ndihmë, se zemra ime është në ngushticë (Ps 61 /60/, 2)".
    Nuk bëhet fjalë, pra, për një person të vetëm: por duket si të jetë një sepse një i vetëm është Krishti, dhe ne jemi gjymtyrë të tija. Dhe vërtet, si do të mundte të thërrasë një njeri i vetëm nga skajet e dheut? Nga skajet e dheut mund të thërrasë vetëm ajo, pasardhësi për të cilën i qe thënë të Birit: "M’i kërko e unë për pronë do të t’i jap popujt dhe skajet e dheut nën sundimin tënd (Ps 2, 8)".
    Pra, është kjo pronë e Krishtit, kjo trashëgimi e Krishtit, ky trup i Krishtit, kjo Kishë e vetme e Krishtit, kjo njësi që përbëhet prej nesh dhe jemi ne, kjo është ajo që thërret nga skajet e dheut.
    Dhe çka këlthet? Atë çka thashë: "Vështroje, o Hyj, britmën time, dëgjoje lutjen time; nga skajet e dheut të thërras." Pra, çka këlthita te ti, e këlthita nga skajet e dheut: do të thotë nga çdo vend.
    Po pse thirra kështu? Sepse zemra ime është në ngushticë. Tregon se gjendet në mes të të gjithë popujve, mbi mbarë dheun, jo me lavdi të madhe, por nëpër prova të mëdha.
    Vërtet, jeta jonë në këtë shtegtim nuk mund të jetë e lirë nga provat dhe përparimi ynë kryhet nëpër tundime. Askush s‘mund ta njohë vetveten pa qenë tunduar, as s‘mund të kurorëzohet pa pasur fituar, as s‘mund të fitojë pa luftuar; por lufta kërkon një armik, një provë.
    Gjendet, pra, në ngushticë ai që thërret nga skajet e dheut, megjithëse nuk është braktisur. Sepse Zoti deshi të na paraqesë në figurë ne, që jemi trupi i tij mistik, në përjetimet e trupit të tij real, në të cilin vdiq, u ngjall dhe u ngrit në qiell. Në këtë mënyrë edhe gjymtyrët e tij mund të shpresojnë të arrijnë atje ku i parapriu Kryet.
    Ai pothuajse na ka shndërruar në vetvete, atëherë kur deshi të tundohej prej djallit. Tani lexuam në Ungjill se Zoti Jezus qe tunduar prej djallit në shkretëtirë. Pikërisht Krishti qe tunduar nga djalli, por në Krishtin je tunduar edhe ti. Meqenëse Krishti mori prej teje mishin e tij, por prej vetes shëlbimin tënd; prej teje vdekjen, prej vetes jetën tënde; prej teje përuljen, prej vetes lavdinë tënde; pra e mori prej teje tundimin e tij, prej vetes fitoren tënde.
    Nëse qemë tunduar në të, do të jetë pikërisht në të që do ta mposhtim djallin. Ti e ngul vëmendjen tënde në faktin që Krishti qe tunduar; pse nuk vëren se ai edhe ngadhënjeu? Në të, ti ishe tunduar, por dije mirë edhe se në të, ti je fitimtar. Ai kishte mundësi ta mbante larg prej vetes djallin; por, po të mos kishte pranuar të tundohej, nuk do të të kishte mësuar të fitosh, kur të jesh tunduar.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga traktati mbi “Ati ynë” i shën Ciprianit, ipeshkëv e martir
    (Kap. 1-3; CSEL 3, 167-168)

    Ai që e dha jetën edhe na mësoi për t’u lutur
    O vëllezër fort të dashur, rregulloret e Ungjillit janë me siguri mësim hyjnor, themel mbi të cilin ndërtohet shpresa, mbështetje që e përforcon fenë, ushqim që e gjallëron zemrën, ndihmë për ta fituar shëlbimin. Këtu mbi tokë i udhëzojnë mendjet e dëgjueshme të besimtarëve dhe u prijnë në mbretërinë e qiellit.
    Hyji deshi që shumë gjëra të thuheshin dhe të dëgjoheshin me anë të profetëve, shërbëtorëve të tij. Por shumë më të madhërishme janë të mirat që na i zbulon me anë të Birit të tij. Më të pakrahasueshme janë gjërat, të cilat Fjala e Hyjit, megjithëse e pranishme edhe në profetët, i shpall tani me zërin e vet, pa urdhëruar tashmë që t’i bëhet gati udha, por duke ardhur vetë, duke na hapur dhe duke na treguar rrugën që duhet ndjekur. Kështu që, ndërsa përpara endeshim, të pamend dhe të verbër në errësirën e vdekjes, tani, të ndriçuar nga drita e hirit, mund t’i biem udhës së jetës me udhëheqjen dhe ndihmën e Zotit.
    Ai, ndër këshillime shpëtimprurëse dhe rregullore hyjnore të tjera, me të cilat i doli zot popullit të vet për ta shëlbuar, dha edhe rregulloren e lutjes, na këshilloi dhe mësoi çfarë duhet të kërkojmë. Ai që e dha jetën na mësoi edhe për t’u lutur, me të njëjtën mirësi me të cilën u denjua të na japë e të na pajisë me gjithçka tjetër; dhe kështu veproi që ne, duke folur me Atin, me lutjen e uratën që Biri na mësoi, më lehtë të dëgjohemi.
    E kishte parakallëzuar se do të vinte koha në të cilën adhuruesit e vërtetë do ta adhuronin Atin në shpirt dhe në të vërtetë, dhe ai e plotësoi premtimin me qëllim që ne, duke e pranuar shpirtin dhe të vërtetën prej shenjtërimit të tij, të adhurojmë me të vërtetë dhe përshpirtërisht në saje të hirit të dhuratës së tij.
    Dhe njëmend, cila uratë mund të jetë më e përshpirtshme se ajo që na qe dhënë nga Krishti, prej të cilit dhe na qe dërguar Shpirti Shenjt? Cila lutje e drejtuar Atit mund të jetë më e vërtetë se ajo që doli nga goja e Birit, i cili është e Vërteta? Lutja në ndonjë mënyrë tjetër e jo sipas mësimit të tij nuk do të ishte vetëm mosdije, por edhe faj, pasi ai vetë tha: ―Zhbëni urdhërimin e Hyjit për ta ruajtur traditën tuaj!‖ (krh. Mt 7, 9).
    Të lutemi pra, o vëllezër, ashtu siç na mëson Hyji, Mësuesi ynë. Është lutje miqësore dhe familjare që ta lusim Hyjin me fjalët e tija dhe ta lartësojmë tek veshët e tij lutjen e Krishtit.
    Le t’i njohë Ati fjalët e Birit të vet kur të lutemi; ai, i cili banon në zemrat tona, le të jetë edhe zëri ynë. Dhe pasi është Mbrojtësi ynë tek Ati, le t’i përdorim fjalët e Mbrojtësit tonë kur, si mëkatarë, i lutemi për faljen e mëkateve tona. Pasi ai tha se çfarë që t’i kërkojmë Atit në emër të tij do të na jepet, me siguri më të madhe do ta fitojmë atë që kërkojmë në emër të Krishtit, nëse e kërkojmë me lutjen e tij.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Sipas dokes mistike
    të mësuar t‘agjërojmë,
    dhe ciklin e dhjetë ditëve
    katër herë shumëfishojmë.

    Ligji e profetët së pari
    parapëlqyen këtë numër,
    pastaj këtë e shenjtëroi Krishti,
    mbreti e krijuesi i gjithë kohëve.

    Me masë ne ta përdorim
    ndër fjalë, ushqime e pije,
    në gjumë, në lojra e më shtërngueshëm
    të qëndrojmë për ta ruajtur.

    Madje të dëbojmë më t‘ligat,
    që të brishtat mendje shembin,
    aspak vend më mos t‘i japim
    tiranisë së armikut djall.

    Na ndihmo, Trini e lume,
    Lejo ti, Njëni e vetme,
    për të tutë të jenë të frytshme
    këto dhunti të përmbajtjes. Amen.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga ―Ligjëratat‖ e shën Luanit të Madh, papë
    (Ligj. 51, 3-4. 8; PL 54, 310-311. 313)

    Ligji u dha nëpër Moisiun, hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin

    Zoti e shfaq lavdinë e vet në prani të shumë dëshmitarëve dhe bën të shkëlqejë ai trup, të cilin e ka të përbashkët me të gjithë njerëzit, me shkëlqim aq të madh sa që fytyra e tij bëhet e ngjashme me shkëlqimin e diellit dhe petkat e tij barazohen me bardhësinë e borës.
    Ky shndërrim, sigurisht, synonte mbi të gjitha ta largonte nga shpirti i nxënësve shkandullin e kryqit, që përvujtërimi i mundimit, të pranuar vullnetarisht, të mos e lëkundte fenë e tyre, mbasi u kishte qenë zbuluar madhëria e tejetlartë e dinjitetit të fshehur të Krishtit.
    Por, sipas një plani po aq largpamës, ai ia jepte një themel të qëndrueshëm shpresës së Kishës së shenjtë, që i tërë Trupi i Krishtit të kishte vetëdije për shndërrimin që do të bëhej në të, dhe që edhe gjymtyrët ta pritnin me dëshirë pjesëmarrjen në atë lavdi që shkëlqeu në Kryet.

    Për këtë lavdi, vetë Zoti, duke folur për madhërinë e ardhjes së tij të dytë, tha: ―Atëherë të drejtët do të shkëlqejnë porsi dielli në mbretërinë e Atit të tyre‖ (Mt 13, 43). Të njëjtën gjë e pohon edhe Pali apostull duke thënë: ―Unë mendoj se të gjitha vuajtjet e tanishme nuk janë të denja të krahasohen me lumturinë e ardhshme, që do të zbulohet në ne‖ (Rm 8, 18). Në një rast tjetër thotë edhe: ―Vdiqët dhe jeta juaj është e fshehur me Krishtin në Hyjin. E kur të shfaqet Krishti - jeta juaj - atëherë edhe ju do të shfaqeni bashkë me të plot lavdi‖ (Kol 3, 34). Vërtet, Moisiu, Elia, d.m.th. ligji e profetët, u dukën duke folur me Zotin, që në atë prani të pesë personave të përmbushet pikërisht çfarë u tha: ―Çdo gjë të mbështet në pohimin e dy ose tre dëshmitarëve‖ (Mt 18, 16).

    A ka gjë më të qëndrueshme dhe më të sigurt për të shpallur se këtë fjalë, në të cilën bashkohen në harmoni të përsosur zërat e besëlidhjes së Vjetër dhe të Re, dhe, me mësimin ungjillor bashkëngjiten dokumentet e dëshmive të lashta?

    Faqet e njërës ose tjetrës Besëlidhjeje gjenden të njëzëshme me njëra-tjetrën, dhe ai që e patën premtuar simbolet e lashta nën vel po zbulohet nga shkëlqimi i lavdisë së tashme. Mbasi, siç thotë shën Gjoni: ―Ligji u dha nëpër Moisiun, hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin‖ (Gjn 1, 17). Në të janë plotësuar premtimet e figurave profetike dhe është përmbushur domethënia e rregullave ligjore: prania e tij e provon vërtetësinë e profecive dhe hiri e bën të mundshëm zbatimin e urdhërimeve.

    Me shpalljen e Ungjillit, pra, le të përforcohet feja e të gjithë juve, e askush të mos turpërohet për kryqin e Krishtit, me anë të të cilit bota qe shpërblyer.

    Askush të mos përtojë të vuajë për drejtësinë, askush të mos dyshojë se do ta marrë shpërblimin e premtuar, sepse nëpër lodhjen kalohet në pushim, dhe nëpër vdekjen arrihet jeta. Pasi ai e mori mbi vete dobësinë e gjendjes sonë, edhe ne, në qoftë se do të qëndrojmë në dëshmi dhe në dashuri të tij, do të kemi pjesë në vetë ngadhënjimin e tij dhe do ta fitojmë shpërblimin e premtuar.

    Pra, qoftë për t‘i zbatuar urdhërimet, qoftë për t‘i duruar vështirësitë, le të jehojë gjithmonë në veshët tanë zëri i Atit, që na thotë: ―Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër. Atë dëgjoni!‖ (Mt 17, 5).
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #116
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Shtegtari Lexo Postimin
    Përshëndetje, sopra.

    Jezusi për nga feja ishte hebre.
    Feja judaike edhe ajo islame as qe permenden bile, dhe s'mund te ekzistojne, pervecse ne disa mendje qe jane te semura nga injoranca dhe arroganca. Jezusi nuk ka praktikuar ndonje fe, as fene islame, e as judaizmin, apo 'fene' krishtere. Ai ka predikuar Mbreterine e Qiellit (qe sipas fjaleve te Tij mund te arrihet vetem nepermjet Tij- pra duke zbatuar ato qe Ai i ka thene).

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    A ka mundesi qe te kemi nje teme ku shkruajne vetem te krishteret? Jo per mungese respekti, por tema te tjera te perziera kemi sa te duash.


    Paqja me ju!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Vëllezër dhe motra në Zotin Jezus Krisht,

    Ati na ka bekuar në Birin e Tij dhe Shpëtimtarin tonë me çdo bekim frymor të mundshëm!!!
    Le të shijojmë këto bekime në jetën tonë të përditshme!!!
    Sarayu, the one who is streaming.

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Pershendetje te gjitheve.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Pershendetje te gjitheve.
    Përshëndetje Kinney.

    Misardhe midis nesh.

    Krishti me ty!
    Sarayu, the one who is streaming.

Faqja 12 prej 69 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •