Close
Faqja 34 prej 37 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 364
  1. #331
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    [B][COLOR="Blue"]
    E shpjegoj se Zoti ua ka marre mend qe mos i fshine te gjitha per tia zbuluar paturpesite e tyre njerzimit.Edhe pse ne bible shkruhet per Muhamedin a.s, Ngushulluesin edhe pse interpretimet e cifuteve dhe kristianeve jane te shumta ato prape nuk mund ti zhdukin shume profeci per te dhe islamin pasi arsyetimet e tyre nuk i lejojne.Ah mos harro se hebrejte kane shkruar ne bibel se Jezusi vdiq i mallkuar ne kryq, po kesaj cti themi?

    Allahu paska vendosur se cilat pjese do te ndryshonin dhe cilat jo...!!!!!!
    Per ca gjera ua mori mendte, pastaj ja dha Muhamedit, per te shlyer gabimet qe beri vete???Hajde logjike islamike, hajde,,,,,,,,
    Ate pjesen e nenvizuar....e ke qare fare......e denje per Kuran eshte....


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Ne fakt periudha jote mesjetare se njeh qe letren e risollen ne qyteterimin perendimor muslimanet .Duhet te lexosh me shume.
    ....hahahaahahah.....per çfare arsyeje atehere, suret i shkruanin mbi lekura kafshesh e derrasa????



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Profetin Muhamed a.s bibla e citon si njeri qe sdinte te lexonte e ne te vertete keshtu ishte ai deri ne fund te jetes se tij nuk ka ditur shkrim dhe lexim.Kjo eshte nje profeci biblike qe permendet ne bibel.
    Bibla e citon Muhamedin????Je i sigurt qe s'e pi rakine ti hoxhe??hahahahah

    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Sa per karakterin gjakatar ia fut zymes, sepse edhe Moisiu beri kerdine ne forme sulmi dhe bibla e quan profet ndersa profeti Muhamed .a s luftoi per vetmbrojtje.Gjithsesi natyra luftarake e nje pjese te shpalljes hyjnore nuk perben ndonje kunderargument qe ti mund ta perdoresh.Ke plot histori biblike me profete qe luftojne.
    Profete qe luftojne e plaçkisin karavanet????Vetem Muhamedi eshte.....

    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Une krenohem me njeriun me te mire te gjitha koherave qe perhapi monoteizmit dhe luftoi trinitetin dhe paganizmin me fjale dhe me veper.Nese do kishe lexuar qofte dhe njehere te vetmen biblen do e kuptoje madheshtine ektij burri qe danieli e profetizon si i Lashti i diteve qe do shkatarroje perandorite pagane sidomos ate romake politeiste.
    Njeriu me i mire????Ne kuptimin se nuk vrau, nuk plaçkiti, nuk persekutoi, nuk u martua me te mitur, nuk i vodhi gruan te birit, nuk nxiti lufterat me te egra pushtuese ne emer te nej zoti ex-pagan??????
    Mjer ne, per shqiptare si ti.....
    Nese ti quan nje personazh te tille, me te mirin nder njerez, atehere Jezu Krishti ishte Zoti vete......e bile Nene Tereza, eshte e shenjte perpara Muhamedit.....


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Me thuaj nje urdherese tjeter dhe ta sjelle tekstin islam per te.
    Pse per hebrenjte dita e Zotit eshte e shtuna, lurse per ju eshte e xhumaja???




    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Muhamedi a.s erdhi per te folur per madheshtine e Zotit dhe ligjet e Zotit qe kristianet i kishin anulluar sipas mesimeve pavlike.Kerko ne google "Nektari i vulosur i xhenetit" dhe aty do shikosh cthuhet per Muhamedin a.s nga fillimi i jetes deri ne fund.Cdo ngjarje dhe histori dhe jo si bibla qe thote jezusi beri veprime te tjera por nuk jane shkruar ne kete liber.Ne fene Islme shkruhet dhe per takimin e Muhamedit .as me JEzusin ne qiell kur u be ngritja e Israse dhe falja e namazit me gjithe profetet e Zotit ne Juruzalem.Jeten e Jezusit e shkruan njerez qe nuk ishin fare deshmitare ne ngjarje.Pali se pa asnjehere Jezusin me sy realisht e as luka.Pra ato moren mesimet e hebrejve dhe i ben nje liber qe ju sot e besoni dhe pretendoni se eshte libri i Zotit.
    Atehere patjeter qe ne Kuran flitet edhe per Palin...a ma sjell suren???

    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Bibla e profetizon Muhamesin a.s dhe thote se Ngushulluesi do ta binde boten per mekat.Mirepo kristianet e kane hequr nga konteksti se njerzit kane mekate ndersa islami erdhi me ligjin e Zotit por dhe me besimin ndaj tij dhe pranimin e profeteve si nje kusht per faljen e mekateve me ane te pendimit.Muhamedi a.s i mesoi muslimaneve se pranimi i nje Zoti te vetem pranimi i profeteve te tij dhe pranimi i ligjeve te tij si kritere per te vleresuar se kush eshte mekat ose jo.
    Kristianet e kane hequr, apo Allahu????Njehere thua se e bene kristianet, njehere thua se Allahu ua mbylli syte.....a po e merr nje vendim, hoxhe????


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Jezusi i foli hebrejve me shembelltyra qe ato mos e kuptonin.Pse e beri kete?Sepse hebrejte kishin njohuri por nuk zbatonin prandaj duhej vetem zgjuar ndergjegja e tyre hipokrite.
    .....hahahahahah......je shume i "mençur" hoxhe......po ja fut edhe vetes ketu.....
    "u foli me shembelltyra, qe te mos e kuptonin".......po une nuk i flas fare nje njeriu, po s'desha qe ai te kuptoje........sa logjike muhametane kjo jotja bre....



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Te jesh i sigurte ti dhe gjithe kristianet se ne Islam flitet shume me shume per JEzusin se ne bibel.Ja me thuaj cfare beri Jezusi ne Egjipt kur shkoi me Nenen e Tij Merjemen ne moshen e vegjelise.Me thuaj ku flitet ne bibel se Jezusi foli ne djep.Bibla ben tregime por nuk eshte e plote ne kete aspekt prandaj profecia biblike tregon se kur te vije Islami i persosur ajo qe eshte nderprere do rrezohet.Si mos rrezohen mesimet e Palit para mesimeve te nje profeti si Muhamedi a.s qe e nderoi Jezusin dhe nenen e tij sikurse bejne miliarda muslimane ndryshe sic veprojne cifutet e mallkuar me kristianet e verberuar.
    .....dhe me myslimanet kukulla........
    Or hoxhe efendi.....meqe ne Kuran flitet per jeten e profeteve et Allahut dhe per ty kjo eshte prove e vertetsise se tij, na i bie qe Muhamedi te mos jete profet, por thjesht nje trasmetues....rob zoti i rendomte......pse pellitni aq shume atehere per Muhamedin??



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Pse kryqezatat llogjike arabesh ishin?
    Mendja jote e semure se paska lexuar asnjehere biblen.A nuk e urhderoi Zoti ne bibel Musain qe te bente lufte me paganet ti shafaroste ato dhe tua merrte pasurine dhe vendin.Amorejte, filistejte e me rradhe fiset dhe popujt pagane qe Musai sulmoi ne emer te Zotit dhe pas tij Joshua ibn Nun.Nese Islami do ishte trillim ose panarabizem do mbante krahun e filistejve palestinezet e sotem.Mirepo ne themi qe Musai ishte ne te vertetn dhe paganet arabe ishin ne te koten sikurse themi qe Jezusi ishte ne te verteten dhe arabet ishin ne te koten sikurse themi se muhamedi dhe Jezusi ishin ne te verteten ndersa hebrejte ishin ne te koten.
    Kryqezatat nuk ishin logjike arabesh, por rrjedhoje e logjikimit te arabeve myslimane....ti lexo pak histori e mandej Bibel e Kuran...hoxhe me zile....



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Jezusi i thote hebrejve kur te vije ndonje tjeter ne emrin vet do ta pranojne kurse kur une erdha ne emer te Zotit me refuzuan.JAm 100 i sigurte se te ishe ti ne kohen e Jezusit do ta mohoje ate sic bene hebrejte.E te ishim ne muslimanet ne kohen e tij do e kishin nxjerre per by-the romaket dhe cifutet nga vendet e fshehta bashke me Jezusin.
    ....perktheje po pat mundesi.....



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Nese ke qejf qe biblen ta quajme hoxhe atehere po te them se bibla shkruan se Jezusi i quan ato pjelle neperkash qe nuk zbatonin ligjet e Zotit.Merreshin me te varferit por nuk i zbatonin me te pasurit.Kush te ka vene prift me ka pak njohuri biblike qe ke?
    Cilet quan pjelle neperkash, o hoxhe,,,,,percaktoje.....kerko t'ja arrish deri ne fund mendimeve te tua.....


    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Jezusi ne fakt thote qe kjo qe po them seshte e Imja por e Zotit qe me ka derguar.Pra ai e mohoi se doktrina e tij ishte personale por ishte e derigjuar prej Zotit te gjithesise dhe ai thjesht nje profet i nderuar i Zotit.
    Dhe çfare ndryshon kjo gje, ti hoxhe???



    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Po khalifet muslimane ishin.Une kam kohe qe e lexoj biblen por e shikoj si dicka shume njerzore dhe jo hyjnore.Nje veper e shkruar nga disa persona si Luka , Pali nuk mund ti them veper hyjnore nje vepre qe e shkruan Pali kur pali vrau Apostujt ose e miratonte vrasjen e tyre se donte te nxirrte sektin e vet kristian.
    Muhamedi ka vrare shume me teper se te gjithe profetet e tjere marre se bashku...keshtu qe mos deno ata qe vrasin ne emer te fese, perndryshe ke denuar idhullin tend perpara....
    Bibla nuk eshte e shkruar vetem nga Pali e Luka.....Ungjijte, vepra e Krishtit, nuk jane fjala e Zotit e zbritur ne veshin e djathte te "profetit" prej Gabrielit....por bemat e Jezusit, te kaluara goja pas goje, ashtu si edhe fjala e Muhamedit prej hafizave arabe, dhe e hedhur ne leter prej ungjilloreve.....bile nuk ishin vetem kater,,,ka edhe te tjere,,,por Kisha, ashtu siç beri Uthmani me Kuranin, pranoi vetem kater, si me besniket ne rrefimin e te vertetes.......qarte hoxhe???
    E sa per vepren tende hyjnore...aq e besueshme eshte, saqe as ju vete nuk e dini se sa sekte myslimanesh egzistojne....bile as ti nuk e din se ciles rryme i perket......




    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Keshtu prift me kembore...
    Faleminderit per kemboren....simboli i dashit qe prin kopene......
    Zilen, jevgjit ua vene gomereve......hoxhe me zile.....

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Mirsejugjej. Kisha nje pyetje nese mund te me pergjigjeni.
    Doja te dija nese thuhet gje ne Kuran per nje shenjen ne balle apo ne doren e djathte qe njeriz do te jene te detyruar te vendosin ne kohet e fundit?
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #333
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Volsiv, nuk e di a nuk te kam kuptuar drejt, apo pyetja nuk eshte e qarte.
    Ne ne Islam besojme se ata qe kane falur namaz do dallohen Diten e Gjykimit me shenjat e tyre ne balle (d.m.th. nga sexhdja qe kane bere ne dunja per Allahun).

    Ndersa te dora e djathte nuk e di ne cfare kuptimi po e thua, por ne Diten e Gjykimit besimtareve te drejte do u ipet Libri i veprave te tyre ne te djathte, kurse jobesimtareve ne te majten e tyre.

    Ndoshta per kete ke dashur te pyesesh..te pakten une kete e di per shenjen ne balle dhe per doren e djathte. Nese di dikush nga muslimanet dic me shume rreth kesaj ceshtje, le te shpjegojne me gjere.

    Pershendetje!

  4. #334
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Allahu paska vendosur se cilat pjese do te ndryshonin dhe cilat jo...!!!!!!
    Per ca gjera ua mori mendte, pastaj ja dha Muhamedit, per te shlyer gabimet qe beri vete???Hajde logjike islamike, hajde,,,,,,,,
    Ate pjesen e nenvizuar....e ke qare fare......e denje per Kuran eshte....
    Nuk thashe se Allahu vendosi se kush te ndryshohet e kush jo, por Zoti ua ka marre mende qe disa gjera qe mos I ndryshojne dot dhe ne bibel permendet se Zoti do ti beje hebrejte qe pervec ngrenies se jashteqitjeve njerzore, popujt te tallen me to.

    28 Zoti do të të godasë me marrëzinë, me verbërinë dhe me shushatjen e zemrës; 37 dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti. (Ligji i perterire 28/28,37)

    12
    Do ta hash këtë bukë në formë kuleçësh prej elbi që do ti pjekësh [b]me jashtëqitje njerëzish [/b[përpara syve të tyre".
    13 Pastaj Zoti tha: "Kështu bijtë e Izraelit do të hanë bukën e tyre të ndotur në mes të kombeve
    ndër të cilët do ti shpërndaj".Ezeikeli 4

    3 Ja, unë do ta shaj farën tuaj, do të hedh jashtëqitje mbi fytyrat tuaja, jashtëqitjet e festave tuaja solemne, dhe ju do t'ju marrin bashkë me to.Malaci 2

    15
    Dhe kjo do të jetë një turp, një objekt talljeje, një mësim dhe një objekt habije për kombet që të rrethojnë, kur
    do të zbatojë mbi ty gjykimet e mia me zemërim, me tërbim dhe me ndëshkime me
    indinjatë. Unë Zoti, kam folur.Ezeikeli 5

    Ndersa Muhamedi a.s ia tregoi vendin fytyrave te degjeneruara hebreje sepse ato ishin ne mallkimin dhe zemerin e Zotit per shkak te vrasjes se profeteve dhe moszbatimit te ligjeve te tij per te cilet Zoti u mori beselidhjen.Edhe profetin Muhamed a.s deshen ta helmonin, cifutja i vendos helmin ne mishin e deles, mirepo mrekullite e Zotit smunguan asnjehere tek profetet dhe mishi foli se ishte i helmuar.Ja kto ishin cifutet qe Zoti I mallkoi per shkak te vrasjeve te profeteve .

    Zoti thote ne Kuran

    21. Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.

    112. Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata
    merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të
    drejte, i vrisnin profetët
    . Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).Ali Imran

    Ndersa Bibla thote

    Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre. Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t'u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t'i përndjekin", me qëllim që këtij brezi t'i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës: nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t'i kërkohet llogari. .(Luka 11/48-51)

    Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve, dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve". Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët. Ju e kaloni masën e etërve tuaj! O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas(Xhehenemit)(Mateu 23/29-33)

    Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t'i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: "Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit".(Luka 13/34-35)

    ....hahahaahahah.....per çfare arsyeje atehere, suret i shkruanin mbi lekura kafshesh e derrasa????
    Ti me pyete per periudhen e shumimit te Kuranit dhe jo per kohen e zbitjes.Ne kohen e zbritjes se Kuranit nuk kishte leter, me vone mbas zmadhimit te Perandorise monoteiste Islame Kurani u shumua nga Othmani dhe me letra.Letra ne fakt sipas historianeve eshte shpikur ne Kine por muslimanet e sollen ne Europe.

    Bibla e citon Muhamedin????Je i sigurt qe s'e pi rakine ti hoxhe??hahahahah
    Isaia tha

    10 Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.
    11 Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".
    12 Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".,(isai29*)

    Danieli tha

    Deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë.(Daniel 7-22)


    Jezusi tha

    Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë. Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"'. (Mateu 23/37-39)"

    Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Zoti dhe nuk do të më shihni më; për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuars.
    Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani. Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë. Të gjitha gjërat që ka Zotii janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë. Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Zoti".. (Gjoni 16/7-16)


    Profete qe luftojne e plaçkisin karavanet????Vetem Muhamedi eshte.....
    E ke lexuar ndonjehere historine e Moisiut ne bibel.Jo karvanet por dhe pemet, bagetite ….
    E ke lexu historine e Abrahamin ne bibel?
    E ke lexu Historine e bijve te Jakobit?
    E ke Lexu Historine e Joshuas?

    Si sdoli nje kristian qe te jete i njohur nga bibla.

    Njeriu me i mire????Ne kuptimin se nuk vrau, nuk plaçkiti, nuk persekutoi, nuk u martua me te mitur, nuk i vodhi gruan te birit, nuk nxiti lufterat me te egra pushtuese ne emer te nej zoti ex-pagan??????
    Mjer ne, per shqiptare si ti.....
    Nese ti quan nje personazh te tille, me te mirin nder njerez, atehere Jezu Krishti ishte Zoti vete......e bile Nene Tereza, eshte e shenjte perpara Muhamedit.....
    Hajde llogjike mesjetare hajde.Sipas teje Nene Tereza eshte me e mire se Moisiu meqe Mosiu vrau egjiptianin dhe fiset pagane.

    “ Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari Paqen. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin(xhizen) dhe do të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtin dhe të gjitha ato që ndodhen në qytet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve. Ligji pert 20

    Abrahami e plackiti dhe i vodhi pasurine paganeve.
    Lexo Zanafilla 14/16
    Bijte e jakobit vrane nje popull te tere per nje perdhunim
    Lexo zanafilla 34/30-31
    Edhe Jezusi urdheroi per blerje shpatash e vrasje njerzish
    Luka 19/27 luka 22/36-49

    Maria u fejua e mitur me Jozefin Kur ajo lindi Jezusin ishte 12-13 vjec.
    Profeti Muhamed nuk vodhi ndonje grua por u martua me te nderkohe qe bibal tregon per historine e Davidis dhe gruan e gjeneralit e tij.Profeti Muhamed a.s nuk e pati bir gjaku Zejdin.Apo dhe Davidi sipas mendjes tende perverse nuk eshte profet?
    Vete bibla thote qe kur vdes Vllai gruaja e vllait martohet me vllain tjeter.Eshte ligj biblik apo jo?Nderkohe profeti a.s nuk e kishte vlla ate dhe as bir por ai u divorcua



    Profeti Muhamed a.s nuk donte te martohej pork y ishte nje urdher prej Zotit per te treguar nje dispozite ligjore.Dhe dipozitat ligjore te veshtira per njerzit kane dashur shembull konkret qe te behen me te pranueshme.


    37. Ti (o Muhamed) i the atij,260 që Allahu dhe ti vetë i keni bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe frikësoju Allahut!” Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh261 dhe ti po u frikësohesh njerëzve, kur më e drejtë është t’i frikësohesh Allahut. E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që besimtarët të mos ngurrojnë, që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata ta kenë plotësuar dëshirën e tyre dhe të jenë ndarë. Urdhri i Allahut do të përmbushet detyrimisht.

    38. S’ka kurrfarë fajësimi për Profetin, kur bën atë që i ka urdhëruar Allahu. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata
    (profetë) që kanë qenë më parë, - urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë -,Ahzab



    Shikoje tani kete ligj biblik

    5
    Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njeri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; i kunati do të hyjë tek ajo dhe do ta marrë
    6
    dhe I parëlinduri që ajo do të lindë do të marrë emrin e vëllait të vdekur, me qëllim që
    emri i tij të mos fshihet në Izrael.
    7
    Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të
    kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon
    ta ngrerë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën
    e kunatit".
    8Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t'i flasin; dhe në
    qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr",
    9atëherë kunata e tij do t'I afrohet në prani të pleqve do t'i heqë sandalën nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë
    dhe do t'i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait
    të tij".Ligji 25

    Nderkohe o prift injorant Allahu nuk ishte Zot ex pagan.Ai sot e kesaj dite eshte dhe Zoti I kristianeve ne vendet arabe.Kristiane ne Palestine thojne Allah sot e kesaj dite kur flasin per Zotin.Jezusi tha Allah.Besoj se e ke pare fragmentin e filmit.


    Ti I thua Jezusit Zot kur Vete Jezusi adhuroi Allahun, Krijuesin e gjithesise.Bibla profetizon per emrin Allah ku thote

    Kush fiton do ta bëj shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe ai nuk do të dalë më përjashta; dhe do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim, dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim, të Jeruzalemit të ri, që zbret nga qielli nga Perëndia im, dhe emrin tim të ri.(Zbulesa 3/12)

    Emri Allah është emri i ri i Zotit dhe emri i Juruzalemit të ri është Meka në Arabi.

    Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira. Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hirë të premtimit. Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari. Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme ...(Galatsve 4/22-25)

    Ndersa per Nenen Terezen e fut kot ne debat pasi koheve te fundit dihen letrat e saj per problemet e besimit.Megjithate Nene Tereza nuk ndertoi qyterim dhe nuk ishte profete.Asaj nuk iu zbrit shpallje hyjnore prej Zotit.Ajo u mundua te kujdesej per femijet e varfer indiane duke prediku trinitetin politeist dhe duke I mesduar njerzve prallat e biblike te Palit.Nderkohe qe ne vend te adhuronte Zotin adhuonte shembelltyrat apo derasat me nje gozhde.Agjenturat e Vatikanit e katapultojne ne mjedisin shqiptar si nje shenjtore kur nderkohe vete Vatikani sia ka dhene kete grade.I bejne skuptura ne vende publike duke kundershtuar versetet dhe ligjet teuratike.


    Shiko si thote bibla

    16 me qëllim që të mos shthureni dhe të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje,(Jezusit apo Marise, Nene Terezes){Ligji pert 5}

    do t'u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura.(ligji pert 7/5)

    26 "Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t'i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".(Ligji i perterire 27)

    10 Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: "I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar".(Galatsve 3)

    Prandaj prift duhet te besh dallimin midis nje njeriu te thjeshte trinitar me nje profeti te Zotit.


    Pse per hebrenjte dita e Zotit eshte e shtuna, lurse per ju eshte e xhumaja???
    E njejta pyetje vlen dhe per kristianet.Pse nuk eshte e shtuna por e diela .Ne fakt muslimanet kane nje pergjigje.Diten e premte u krijua Ademi njeriu I pare dhe Zoti e theu ligjin e se shtunes me hebrejte.Cifutet e akuzuan Jezusin si nje nga thyesit e dites se shtune.Lexo tek Mateu 12

    Jezusi thote se diten e shtune do denohen hebrejte

    20
    Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,
    21 sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot,
    dhe as nuk do të ketë më kurrë! Mateu 24

    Sepse ata donin ta vrisnin per shkak te thyerjes se te shtunes

    16
    Për këtë Judenjtë
    e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave. Gjoni 5/16


    Gjithasht u lexo Luka 13/14


    Kurse vete bibla thote

    Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.(mateu 10/41)

    Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. I Korintesave 13/8-10)

    10 Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji.Hebrejve 7




    123. Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”.
    124. Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të.168 Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin. En Nahel


    Atehere patjeter qe ne Kuran flitet edhe per Palin...a ma sjell suren???
    Te flasesh per Palin eshte dhe tragjedi por dhe Komedi.
    Pali Njihet si formuesi I krishterimit te sotem.

    Kush ishte Pali net e vertete?

    Ai Shpiku fene me emrin grek Krishterim

    Atëherë Agripa i tha Palit: "Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë".(Veprat e Apostujve 26/28)

    Nderkohe ai kishte vrare dhe perndjekur besimtaret e Jezusit.

    Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)

    Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit,(Veprat e apostujve 9/1)
    Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg.(Veprat e apostujve 8/1-3)

    Pali kishte bere nje ungjill ndryshe nga ai i apostujve

    Cuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit,në një ungjill tjetër,…Galataseve 1/6-7]

    Ungjilli Palit ndryshe nga ai I Pjetrit

    Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)

    Si u be Pali besimtar?
    Me nje pamje drit!.Ai pretendoi se pa Jezusin!

    ‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ``Saul, Saul, përse më përndjek?``. Dhe ai tha: ``Kush je, Zot?``. Dhe Zoti tha: ``Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave``... Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)


    Jezusi profetizoi se askush mbas largimit te tij ne qiell nuk kishte per ta pare dhe nese dikush e shikonte ai eshte nje vegim mashtrues prandaj sduhej besuar.

    në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "është atje", mos i besoni. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.(Mateu 24/23-26)

    Kristianet jo vetem qe e besuanPalin por e bene dhe Papen e tyre qe u mesoi mesimet e tij .Sot Pali njihet si prijesi I krushterimit dhe se ai ka formuluar dhe shkruar pjesen me te madhe te dhiates se re.Sot Palin e gjejme dhe si statuje tek ndonje kishe per ti treguar besimtareve qe shembelltyra qe Zoti ua ndaloi pali ua lejoi.Me nje fjale e kane bere Palin Zot sepse te tille jane politeistet njerzit I bejne Zot.


    Aq I forte ishte Pali ne besim sa qe edhe exocisti i sotem ja kalon atij ne lidhje me luften ndaj demoneve

    Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh..(2 Korintësave 12/2-7)


    Jarigaq Kurani nuk merret me njerez te rendomte sepse me ato eshte marre vete bibla.



    Edhe mos e krahaso biblen me kuranin sepse bibla u shkruajt shume kohe mbas ngjitjes se jezusit ne qiell ndersa kurani u shkrua ne prezencen e profetit Muhamed a.s.Dhiata e vjeter e shkoi Pali armiku i besimtareve kurse Kuranin e shkruan apostujt e Muhamedit a,s sipas urdherit dhe perkujdesjes se tij.Kurani eshte libri i Zotit kurse dhiata e re eshte libri Palit.

    Ne dhiaten e re thuhet luka, pali mateu, etj kurse ne kuran kapitujt shkruhen Err Rrahman(Zoti meshirues)Ibrahim, Merjem(Maria), Ali Imran(Gjyshi Jezusit) Jusuf(Profeti Jozef)Junus(Jona) Maide per nder te tryezes qe iu zbrit Jezusit nga qielli,Bekare per historine e Musait,etj etj.

    Vete Jezusi thote ne bible se kur te vije Ngushulluesi nuk do te flase nga vetja, qe nenkupton qe do flase shpalljen prej Zotit.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #335
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Mirsejugjej. Kisha nje pyetje nese mund te me pergjigjeni.
    Doja te dija nese thuhet gje ne Kuran per nje shenjen ne balle apo ne doren e djathte qe njeriz do te jene te detyruar te vendosin ne kohet e fundit?
    ti po pyet per profecine e zbuleses se bibles?

    Ne fakt kjo gje permendet si shenje e Kijametit kur Dabetul Erd (kafsha) do ti vendose nje shenje te detyrueshme njerzve ne balle.Jobesimtarit do ti vendose kafir dhe besimtarit musliman.
    "Shoku Mjekesise"

  6. #336
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    Mos bej pyetje budallenjsh.Zoti nuk deshiron te behet ajo qe nuk eshte vetem se ju pelqen njerzve me u be.Deshirat e Zotit nuk kane lidhje me deshirat e njerzve.Zoti nuk duhet ti plotesoje qejfin njerzve por njerzit duhet te zbatojne urdherat e Zotit.

    Edhe ty ta drejtyonim kete pyetje sdo ta deshiroje jo me i madhi Zot.

    Ja nje pyetje per ty mersia.
    A do deshiroje ti nga njeri Zoti te bente majmun ose derr?

    Sigurisht qe jo besoj.Pse sdo e deshiroje mund te japesh nje pergjigje?
    Mas pari ti po paragjykon. Allahu sipas Kuranit mund te beje cfaredo qe deshiron. Pra nuk ka asnje kufizim ne aftesite e tij. Megjithate kjo eshte pyetje pa logjike ne Islam, kete e pranoj, Allahu mund t'i fale mekatet e njerezve edhe pa pasur nevoje qe te kryqezohet. Se fundi perse dikush duhet te vdese per tjeter ke?! Ai i pranon qeniet mekatare prane vetit, ju jep 72 gra qe te kene seks me to ne perjetesi, ju jep vere (qe nuk te dehe sipas jush) qe te pine. Bibla ne asnje vend nuk thote se njerezit i kane kerkuar Zotit te misherohet e pastaj Zoti i ka ndegjuar kerkesat e atyre njerezve. Por kjo ka qene veprim nga ana e Zotit, 'unilateral' pra.

    Njerzimi duhet t'i zbatoje urdherat e Zotit?! Allahu ne Kuran i urdheron myslimanet qe te mos marrin si miq te krishteret, mos te harrojme se sipas Kuranit dhe myslimaneve Allahu eshte edhe Zoti i te krishtereve dhe hebrenjeve, pra Zoti i Mojsiut e Jezusit (sipas fese islame) dhe te gjithe profeteve tjere. Pra me fjale te tjera Allahu (i cili eshte edhe Zoti i te krishtereve) u thote myslimaneve te mos marrin si miq te krishteret, perse ndodhe kjo, sepse te krishteret nuk e besojne Muhamedin?! Jo vetem qe e thote kete por edhe qe te luftohen paganet, kete po e ndjekin Bin Laden & Co (per te cilet ju thoni se spo e ndjekin Kuranin se ju 'jeni myslimane me te vertete se ata'?!). Vini na citoni ketu disa ajete paqesore (pra kur Muhamedi s'kishte ushtri) qe s'kane kurrfare fuqie ne Islam, e disa hadithe te shpikura tash se fundi kinse po e beni namin.

    Spo di cka te ju them tjetercka, perveqse sipas mendimit tim... IT MAKES PERFECT SENSE, kjo duhet te kete kuptim shume se nje person ne shek. 7 ka pretendu se eshte Profet dhe kete po na thone edhe miqte tane arabe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 01-01-2010 më 01:27

  7. #337
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    ti po pyet per profecine e zbuleses se bibles?

    Ne fakt kjo gje permendet si shenje e Kijametit kur Dabetul Erd (kafsha) do ti vendose nje shenje te detyrueshme njerzve ne balle.Jobesimtarit do ti vendose kafir dhe besimtarit musliman.
    Po pas kesaj do te vije Jezusi dhe do t'i vrase te gjithe pabesimtaret (qafirat)... dhe do t'i duket vetem shpata...

  8. #338
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Gjeja e vetem qe duhet me dite per muhametin (tane feja eshte ne baze te fjales se tij)

    - Martoi gruan a djalit
    - 12 gra ka pase
    - Martoj nje plake per ti marre parate
    - Martoi nje vajze 6 vjecare (as ne klase te pare, ky 52 vjec). Pedofil!
    - Hajdut e plackites i karavaneve
    - Ka tradhtuar edhe pse ka pase 12 gra


    Ka kopjua prej bibles (Isa = Jesus; Adam = Ademi etj)

    Shembull te mire paski more...po bete si shembulli juaj futeni ne burg te perjetshem.

    Muhameti me kujton David Koreshin e ata Mormonet ortodokse pedofila me 40 gra. Po te ishin Amerikanet aq te trash sa Arabet nje fe e re do te ishte krijuar. Dalin 'profeta' c'do dite: http://www.google.com/search?ie=UTF-...imed%20prophet
    Ndryshuar për herë të fundit nga sdi-gja : 01-01-2010 më 01:58

  9. #339
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    ti po pyet per profecine e zbuleses se bibles?

    Ne fakt kjo gje permendet si shenje e Kijametit kur Dabetul Erd (kafsha) do ti vendose nje shenje te detyrueshme njerzve ne balle.Jobesimtarit do ti vendose kafir dhe besimtarit musliman.

    >>> Po per ate po flas dhe dua te bej nje lidhje midis asaj qe shkruhet ne Bibel dhe asaj qe shkruhet ne Kuran. Ne c'kapitull permendet Dabetul Erd dhe per cfare flet kapitulli. Ne Kuran dita e Kijametit permendet vetem ne nje kapitull apo ne disa kapituj dhe flitet vazhdueshem per te?
    > Dhe ajo qe me intereson jane ngjarjet kryesore qe paraprine vendosjen me detyrim te kesaj shenje njerezve?
    > Faleminderit Mjekesia dhe Uvejsa.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #340
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Po per ate po flas dhe dua te bej nje lidhje midis asaj qe shkruhet ne Bibel dhe asaj qe shkruhet ne Kuran. Ne c'kapitull permendet Dabetul Erd dhe per cfare flet kapitulli. Ne Kuran dita e Kijametit permendet vetem ne nje kapitull apo ne disa kapituj dhe flitet vazhdueshem per te?
    > Dhe ajo qe me intereson jane ngjarjet kryesore qe paraprine vendosjen me detyrim te kesaj shenje njerezve?
    > Faleminderit Mjekesia dhe Uvejsa.
    Megjithese ujvesa ka fol per shenjat e sexhdes ndersa mjekesia per shenjen e qe do vendosi kafsha qe te dyja jane te sakta porse kijameti ne kuran permendet ne shume sure.porse shenjat e kijametit jane me te shumta.Une te sugjeroj librin e shenjave te kijametit sepse aty shpjegohen shenjat qe nga dalja e antikrishtit, zbritja e Isait birit te Merjemes, lindjen e Diellit nga perendimi, daljen e Jexhuxh Maxhuxheve, daljen e kafshes dhe te gjithe profecite qe ka shpjeguar profeti Muhamed a.s per te cilat Jezusi thote dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë gjoni 16.Shenja e kafshes nuk shpjegohet specifikisht ne kuran por vetem permendet 27:82. porse shpjegohet neper hadithe se cfare do kryeje edhe hollivudi eshte frymezuar prej ketyre haditheve duke bere filma.

    Kurse foreverit do ti thoja se Zoti e ndaloi sakrifikimin e njeriut per faljen e mekatet qe me dashin qe ia dergoi Abrahamit prandaj teoria e zeze qe Jezusi vdiq per mekatet e hebrejve apo per idhujtarine e krishtereve eshte teori idiote qe nuk gjen baze ne bibel pervec se eshte shpikje e mevonshme e hebrejve per ta cliruar veten nga opionioni i njerzve gjate gjithe historise.
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 34 prej 37 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •