Nuk do vazhdoj të mbrohem se nuk ja vlen të përsërisim të njëjtat gjëra vazhdimisht. Shkrimi im, aty është, më lart dhe kushdo mund të gjykojë se çfarë kam thënë me të vërtetë.
Përsa i përket asaj që ka thënë Mjekësia. Në radhë të parë dua të them se sa e njëanshme dukesh në gjykimin tënd. Megjithëse duket qartë në shkrimin tim se çfarë kam dashur të them, nuk ke treguar aspak mirëkuptim por ke marrë një fjalë jashtë kontekstit dhe ke shtrëmbëruar kuptimin e asaj që kam dashur të përcjell. Ndërkohë, duket qartë nga shkrimi i Mjekësisë se deklarata e saj ka shije ekstremizmi, ti ke gjetur mënyrën për ta justifikuar të pajustifikueshmen. Kjo tregon njëanshmëri. Po të ishe e sinqertë të paktën do thoje pak a shumë këto fjalë: "Në dukje, deklarata e Mjekësisë është acaruese, por shpresoj të mos e ketë thën në atë kuptim që duket këtu. Këtë gjë mund ta zgjidhë vetëm ajo duke e sqaruar se cfare ka dashur të thotë me atë deklaratë." Dhe po të njëjtën llogjikë të përdorje edhe me mua.
Tani le të shohim se çfarë ka thënë Mjekësia:
Pas pyetjes që ka bërë Toni77: "Pse vjen Jezusi sipas Islamit?" ajo është përgjigjur:Kjo deklaratë tregon qartë se ajo e beson dhe pranon shpalljen e Biblës sipas saj, se Jesusi midis të tjerash ka ardhur për të vrarë çifutët. Kjo duket nga dy gjëra, e para, ajo e vazhdon fjalinë me ato gjërat e tjera që ju muslimanët i besoni, pra për te treguar se nuk është Zot etj, dhe e dyta ajo i shkruan këto me gërma të mëdha, për të theksuar vërtetësinë e këtyre gjërave.Postuar më parë nga Mjekësia
uvejsa, me vjen me të vërtetë keq që ti ke gjetur mënyrën për të justifikuar të pajustifikueshmen, ndërsa mua që duket qartë se çfarë kam thënë, ke marrë një fjalë për të vërtetuar të pavërtetueshmen.
Tani, si reagova unë ndaj asaj që tha Mjekësia? Vetëm pyeta, asgjë më shumë. Por ajo nuk ka marrë akoma guximin të futet dhe t'i përgjigjet pyetjes sime. (dua të shpresoj se nuk ka patur kohë të futet në forum) Ishte Toni77 më vonë që komentoi mbi pyetjen që kisha bërë unë dhe atëhere unë thashë se çfarë do ndodhte NËSE (NË RASË SE) këtë gjë do e besonin të gjithë muslimanët. Dhe më pas thashë se DËSHIRA IME DO ISHTE QË KËTO SHPEHJE TË MOS PËRFAQËSOJNË TË GJITHË MUSLIMANËT.
Nejse, atë që akoma uroj dhe shpresoj, megjithëse tepër vonë, është që Mjekësia të vijë dhe të deklarojë këtu në forum se ajo vetë nuk e beson se një nga misionet e Jezusit kanë qenë për të vrarë çifutët.
Krijoni Kontakt