Asht për me qesh e asht për me kja o vlla Toni. Sepse në rasë se muslimanët besojnë se misioni i "profetit" Jezus ishte për me vra qifutët, atëhere i bie që edhe ata ta ken për mir e për nder me vra qifutët.
Por edhe diqka tjetër. Ata besojnë se Jezusi ishte profet dhe se misioni i tij ishte për me vra qifutët. Po ç'ka profteti paska ken ai, kur nuk mujti me vra as edhe nji sa ishte ktu n'tokë?
Për bes, do kisha dash qi k'to shprehje të mos përfaqësojnë Islamin, por t'jenë vetëm shprehjet e ndonjë islamisti/e extrem. Sepse imagjinojeni sikur t'gjith muslimanët të besojnë se misioni i tyne asht me vra qifutët.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Me vie keq
Me vie keq qe mendoni ashtu por gabim e keni. Mos shiqoni se cfare thote filani apo fullani, shikoni se cfare thote Kur'ani kur flisni per muslimanet.
Ne asnje menyre Isa a.s. (Jezusi) nuk ka ardhur per te vrare dikend, e as per te share, por fatkeqesisht Bibla i jep Jezusit nje imazh te keq.
"Por ai kur pa se shume farisenj dhe saducenj po vinin per t;u pagezuar tek ai, u tha atyre : "Pjelle neperkash, kush ju ka mesuar t'i arratiseni zemerimit qe po vjen" Mateu 3:7
A eshte e drejte qe kur njerezit vine me u pendu, prifti me i prit me keso fjalesh?!!! E lere me "zoti".
"Atehere ai u tha atyre: O budallenj dhe zemerngathet per te besuar gjithcka qe kane thene
profetet!" Luka 24:25
"Por ai u kthye e i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan!!!Ti je nje skandal per mua, sepse s'ke nder mend punet e Perendise, por punet e njerezve" Mateu 16:23"
Shokut te vet satan!!!!!
Shiqoni se si e paraqet libri juaj Jezusin si t'ishte nje "rrugaq", dhe ne te njejten kohe shiqone se si e paraqet Kur'ani Isain a.s. (Jezusin), si njeri me vyrtyte te larta.
Por normalisht se Isai a.s. nuk i ka thane keto gjera, por ata te cilet deshen ta c'orientojne mesazhin r tij me rrena. Fundja kete e thote edhe vet Jezusi:
"Si mund te thoni: "Ne jemi te urte dhe ligji i Zotit eshte mbi ne?" Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bere nje FALSITET" Jeremia:8
Sa ju vie te qani dhe te qeshni me muslimanet, qani dhe qeshni me veten tuaj.
E keni prej cilesive te juaja ju te krishteret qe kurre nuk mirreni me Kur'anin, por vetem me ate qa degjoni rrugeve se cfare flitet per te. Bejeni edhe ju sikurse ne muslimanet qe flasim vetem me citate te jauja dhe me fakte, pa pasur nevoje te mirremi me fjale te nje personi te caktuar.
Pershendetje!
marcus vëlla, unë nuk po qeshna nga e mira, por njeriu qeshet nganjiher edhe nga e keqja. Vertetë është per te ardhur keq nese njerzit presin nje vrastar sepse te gjithe e dimë se nga kush vjen vrasja. Por ta them te verteten nuk më habitë ajo qe muslimani thotë se "Krishti ka me ardhë qe të vret njerez, do të genjejë, do të balsfemon, do të thotë se 'unë jam', do ti godas dhe ti sulmoj besimin në KRYQIN - VDEKJEN DHE NGJALLJEN E JEZUSIT"! Nuk me habitë pasi jam i sigurtë se kjo edhe do te ndodhë, do të vjen Mesia - Krishti i rrejshem dhe do të mashtroj shumë kë! Kështu Jezusi ka thënë dhe unë e besoj plotësisht. Njerzit qe Jezusi iu ka zbuluar duhet ta dijnë këtë.
Mos harro narkus se jam i sigurtë se Mesia i rrejshem do të vij. Do te udhëheq edhe vrasje dhe lufta, kjo rrugë veq është në pergaditje, dihe se kush do ti sherbej dhe ti ndihmoj, kjo veq....!. Unë vetem them se i mjeri ai qe i shkon mrapa atij Mesie te rrejshem dhe, i lum ai qe e pret Mesinë e Vertetë - Zotin e Gjithësisë.
Jezusi ka thënë:
“Ruajuni mos t’ju gënjejë kush, sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam Mesia!’ e do të gënjejnë shumëkënd. (Mt 24; 4-5)
“Ruajuni ‑ iu përgjigj ‑ të mos ju gënjejnë! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre! (Lk 21;8)
Edhe pse jam në sofren e juaj, kerkoj falje por kjo u dasht ta them pasi qe ra fjala per ardhjen e Zotit, vertetë ne besojmë se do të vij Mesia, por jemi të sigurtë se ardhja e Jezusit - Mesisë, atëher është edhe gjyqi i fundit.
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Uvejsa,
Ti flet me citate, por krejt jashte kontekstit.
Eja ta marrim shprehjen e pare qe ke cituar. Mateu 3, 1-12 flet per pagezimet qe kryente Gjon Pagezuesi, dhe ato fjale qe ke cituar ti jane te tij. Farisenjte dhe saducenjte i kishin hak ato fjale, pasi nuk po ktheheshin me gjithe zemer. Per kete arsye, ne fjaline pas asaj qe ke cituar ti, ai i grish per vepra te denja qe te tregojne kthimin e zemres. E kthim pa vepra dhe pa nderrim jete per 180 grade nuk ka.
Sa per shprehjen e dyte, po ta sjell te plote pjesen nga ku e ke nxjerre:
Luka 24, 25-27
25 Ai u tha:
“O të pamend e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët! 26 Po a nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet?”
27 E, që nga Moisiu e të gjithë profetët, u shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin e shenjtë për të.
Pra, shihet se ketu kemi te bejme me nje qortim per moskuptimin e shkrimeve.
Po, Pjetrin e quajti pernjimend djall, pasi ai po mundohej ta hiqte nga vullneti i Atit. E ky edhe e mohoi 3 here para se ta kryqezonin Jezusin, por, pas ringjalljes Jezusi kerkoi te takohej fillimisht me Pjetrin, pasi atij ia kishte lene drejtimin e grigjes se vet.
Keto qe ke sjelle ti ketu nuk flasin ASSESI per rrugaceri, dhe me vjen keq qe e ul veten ne biseda te tilla.
Sa per vargun e Jeremise, shume e drejte eshte ajo fjale, pasi farisenjte e te tjeret e kishin shnderruar me te vertete ligjin vetem ne plotesim te interesave te tyre. Si gjithmone, keshilla eshte qe te lexosh kontekstin dhe jo fjalite e shkeputura sipas interesit tend.
Besome qe personalisht as nuk qaj e as nuk qesh me myslimanet. Per mua jane vellezer e motra qe thjesht besojne dicka tjeter. E cka besoni ju, nuk i heq as presjen besimit tim. Keni zgjedhur te besoni qe Krishti eshte profet, besojeni, por mos ecni te na tregoni se sa keq qe ne e besojme Krishtin Zot. Thone qe njeriu e mendon dicka kur e ben vete ate gje. E une uroj shume qe as ju te mos e beni nje gje te tille. Ndersa konteksti per te cilin u shprehen Marcus1 dhe Toni77 eshte me gjithe mend per te qeshur e per te qare, pasi shprehen nga dikush qe e rreh gjoksin qe e njeh mire Islamin.
E ne fund te fundit, jemi ketu ne sofer per te folur harmonishem, si neper sofrat tona me butesi dhe mikpritje ndaj mikut, e jo me na ardhe keq per njeri-tjetrin. Ne diten e fundit, Zoti ka me i gjyku zemrat tona. Le t'i mbajme ato te pastra dhe te mos i mbushim me ndjenja qe s'i kane hije dikujt qe beson me te vertete ne Zotin.
A ka mbete me ndonje cope bakllava, se po m'hahet dicka embel
Paqja me ne!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Nuk e kisha vënë re këtë shkrim uvejsa dhe u desh citimi i Diellit që të shoh se çfarë ke shkruar.
E para punës më bëhet qefi që ti pranon se Kurani nuk mëson gjëra të tilla dhe se indirekt thua se këto gjëra thuhen vetëm nga ekstremistët.
E dyta, unë personalisht nuk merrem fare me çfarë thotë njëri dhe tjetri për islamin prandaj edhe në shkrimin tim të mësipërm urova që kjo të ishte një shprehje e një individi dhe e jo të gjithë muslimanëve dhe fatmirësisht duket se këto janë thënje vetëm të disa individëve.
Së treti, është më mirë të pyes muslimanët se çfarë besojnë ata, sesa të citoj vargje të Kur'anit jashtë kontekstit. Unë nuk e njoh mirë Kur'anin dhe nuk kam ndërmënd ta lexoj dhe ta studioj atë, kështu që nuk mund të pranoj disa vargje jashtë kontekstit që mund të gjej në internet dhe t'i hedh këtu për t'ju ulur besimin juve. Kurrë mos ndodhtë një gjë e tillë! Prandaj jam edhe në sofrën tuaj, të mësoj disa gjëra rreth besimit tuaj.
Tani u sqarova, ti dhe pjesa dërrmuese e muslimanëve nuk pranojnë atë që ka thënë anëtarja Mjekësia.
Faleminderit për sqarimin.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Dielli, po e citoj Marcus :
"Por edhe diqka tjetër. Ata besojnë se Jezusi ishte profet dhe se misioni i tij ishte për me vra qifutët. Po ç'ka profteti paska ken ai, kur nuk mujti me vra as edhe nji sa ishte ktu n'tokë?
Kush nga muslimanet e ka thene kete, une nuk e verejta ta kete thene ndonje muslimane kete. Kjo thjesht eshte nje SHPIFJE per Islamin.
Askund ne Kur'an, e as ne Hadithet e Pejgamberit a.s. nuk thuhet qe Isai a.s. ka pasur misionin per te vrare cifut. Po ta kisht kete mision, ai gjithesesi se do e realizonte pa pasur frike nga askush, pasiqe urdheri i Zotit eshte mbi cdo gje. Por ne e besojme ate si nje profet qe ka ardhur ne njeren prej kater formave te krijimit te Zotit, sic jane:
As nga burri, e as nga gruaja- Ademi a.s. (Adami)
Vetem nga burri - Hava r.a. (Eva)
Vetem nga gruaja- Isai a.s. (Jezusi)
Nga te dy, burri dhe gruaja - gjithe te tjeret qe lindim.
Ndersa per citatet qe i ceka nga Bibla, nuk e bera per te ofenduar Biblen, por e bera si kunderpergjigjje te atyre qe mundoheshin ta perqeshnin Islamin, pa pasur njohuri as per librin e tyre. Sa te lige qe jane nga padituria.
Pershendetje!
Më vjen me të vërtetë keq se ti e paske zakon jo vetëm të citosh vargje nga Bibla jashtë kontekstit, por edhe të citosh bashkëbiseduesit e tu jashtë kontekstit. Ja se çfarë ka thënë marcus brënda kontekstit:
Dhe me këtë llogjikë kam vazhduar bisedën. Gjithashtu kam thënë:Postuar më parë nga marcus
uvejsa, e kam thënë edhe një herë tjetër. Këtu i ke të gjitha shkrimet e mia. Nëse gjen sikurse edhe nji shkrim ofendues ndaj Islmamit dhe muslimanëve atëhere do të të jap të drejtë. Por ballin e kam të pastër e i shoh të gjithë në sy (virtualisht) sepse qëllimi im nuk është të ngrej besimin tim duke ulur besimin tuaj.Postuar më parë nga marcus
Kujdes me citimin jashtë kontekstit. Nuk dua të besoj se e bën qëllimisht.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus, t'i ne kete rast (ndoshta pa vetedije) ke thene ne menyre decidive: "Ata besojne..."
E per te qene kjo flaji e jotja brenda kontekstit te tere atij postimi qe ke bere, eshte dashur te jete "Si duket ata besojne..." E jo ne menyre aq te prere " Ata besojne.." Ku e pe ti qe ata po e besojne kete gje. Dhe te lutem po pate mundesi sille citimin e atij muslimanit-es qe tha se Isai ka pasur misionin per te vrare cifute. Une e pashe vetem nje postim qe thoshte " do te vije ashtu sic thote Bibla per te vrare cifute".
Ndersa tek citatet biblike nuk kam dal jashte kontekstit, sepse desha vetem te tregoj se keto fjale kane kaluar neper gojen e Jezusit, e s'eshte me rendesi konteksti se kur eshte thene, sa eshte me erndesi qe ai i ka perdor keto fjale cofte eshte per armiqte qe ju ka thene ju se duhet t'i bekoni.
Pershendetj!
Krijoni Kontakt