I nedruar Volsiv, ne Kuran ka kapituj qe flasin per diten e fundit (kiametin), mirpo ka edhe shum ajete neper kapituj (sure) te ndryshme qe flet Zoti per diten e fundit. Un po e sjelli ketu ato kapituj (sure) qe flasin per diten e fundit, qe te ndihmoj sadopak dhe te jet sa me e qart pergjigjia, po i sjelli ketu sepse nuk jane edhe aq te gjate keto sure. Un vetem desha edhe dicka te theksoj, aty kur Zoti thot ne Kuran " Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!" Kjo eshte nje mrekulli e Kuranit qe eshte theksuar qysh para 14 shekujve shenjat e gishtrinjeve. Pra duket theksuar se ne jemi ne gjendje qe edhe majet e gishtrinjeve ti rikrijojm. Ku kane ditur populli ne ate kohe cka jane shenjat e gishtrinjeve (: !! Pra muslimani e pranon Kuranin edhe ne ate cka nuk eshte e qart apo e kuptushme, sepse Zoti na ka garantuar qe Kurani do te jete mrekulli deri ne diten e gjykimit.
Surja 75 Kijame
1. Btohem në ditën e kijametit;
2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
6. Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"
7. E, kur të merren sytë (të parët)?
8. E të zëhet hëna (errësohet),
9. Dhe të bashkohet dielli e hëna.
10. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!"
11. Jo, nuk ka strehim!
12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
16. Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
19. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
25. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
27. Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
29. E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
34. Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
35. Edhe nje herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
36. A mos mëndon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
37. A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
82. Infitar
1. E kur të çahet qielli.
2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
3. Dhe kur të përzihen detet.
4. Dhe kur të trazohen varret.
5. Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
6. O ti njeri po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!
11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
12. Ata e dinë se çka punoni.
13. E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
17. E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?
18. Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?
19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
PAQ
Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 04-11-2009 më 18:41
Se pari kerkoj falje qe po pergjigjem ne vend te uvejsa, shpresoj qe do me fal (:, nese ka diqcka te shtoj ne lidhje me ate qe kam thene, lirisht le te urdhroj.
toni 77, i nderuar kerkoj falje nese ndjehesh sadopak i ofenduar ose jo i rrespektuar, mirpo un vetem po sqaroi ate simbas islamit se perse do te vie Jesusi (Paqja e Zotit qoft mbi te) ne toke.
Sa pari Zoti ne kete ajet i drejtohet Jesusit a.s me keto fjale:
5:116.Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka në mua, e unë nuk di ç'ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"
Pra nje nder arsyt te medha eshte edhe kjo, qe Jueusi (paqja e Zotit qoft mbi te) do ta deshom kete para gjithe njerzimit, se nuk eshte Zot dhe as bir i Zotit.
Jane edhe disa arsy te tjera, mirpo ka diskutime per ato arsy dhe un nuk jam kompetet qe ti shpjegoj ato ne hollsi.
Ketu Zoti ne Kuran tregon qe ardhja e Jesusit a.s eshte parashenje e kiametit:
43:61.E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë.
Po i sjell edhe disa ajete qe kane te bejn me Jesusin qe te kuptohet me mir se kush eshte Jesusi a.s simbas Islamit.
[I]57:27. Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë). [/I]
4:157.Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
3:39.E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit!"
3:55.(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: 'O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykoj mes jush për atë që kudështoheshit.
PAQ
Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 04-11-2009 më 19:46
Si do te reagonit nese nje misionare i fese ortodokse te sistemit grek, do te ju trokiste ne dere te shtepise ,per tju bere perzent misionin e tij per t'ju rikthyer ne krishterim?
Anesti un personalisht kam perjetuar trokitje ne dere nga misionaret krishter te ndryshem ,i kam pritur ashtu si jam i edukuar shqip URDHRONI MIRESEVINI,i kam ofruar kafe dhe i kam degjuar,nuk me kan bezdisur fort nga se njohurit mia per krishtenizmin dhe biblen ishin shum me te gjera se te atyre te mjerve!
Sa i perket misionarit krishter ortodoks grek ketu pak puna qendron ndryshe ,nese eshte misionar i kishes ortodokse shqiptar do ta prisja si vllaun kurse misionarin e kishes greke do ta prisja si te huaj.
Flm Beni, ajo pra eshte e verteta e ardhjes se Isait a.s. (Jezusit)
Pra me nje fjale, ai do vije para Dites se Llogarise per t'i demantuar te pavertetat qe iu mveshen atij.
Pershendetje!
Kurse per pyetje nga Toni se a ka dalur kafsha akoma,,,,Jo nuk ka dalur, eshte nga shenjat e medha.
Ne islam jane shenjat e vogla te Kijametit (qe vec i perjetojme ne sot, ato qe ka paralajmeruar profeti a.s.) dhe shenjat e medha qe menjehere pas tyre do ndodhe Kijameti.
>>> Mirmengjes, kam ardhe pak heret e di. Por mos levizni ja po akomodohem ketu.
>>> Nese kemi dy deshmi.
> E para e bere nga apostujt qe jetuan me Krishtin, qe thote qe Krishti ishte Zot dhe njeri. U a paratha te githa cfare do ndodhte me te dhe me njerzimin ne te ardhmen, premtoi dergimin e Shpirtit te Shenjte dhe Ai erdhi. Keta apostuj shumica u bene martire te deshmise se tyre. Pra pa kurrfare interesi. Krishti u tha gjithashtu se do jem me ju gjer ne fundin e kohes dhe realisht eshte prezent, sidomos tek disa Shenjtore me shume.
> E dyta e bere nga profeti Muhamed, qe e ndan Krishtin nga entiteti i Zotit, megjithse jo shume e qarte ne shprehje. Ky profet kur donte te shpallte besimin e tij dhe Kuranin ne fillimin e tij deklaroi se nuk ishte kunder Krishterimit, dhe per kete arsye u lejua te shpallte besimin e ri.
>>> Ceshtja shtrohet:
> Nese ekziston e para si e vertete a e kercenon besueshmerine besimit tjeter mqns ne gjithmone jemi te kercenuar nga i ligu me shtremberime? Krishti tha: "Shume mesues te rreme do vine pas meje por mos u besoni, une ju paralajmerova".
> Nese ekziston e dyta atehere nuk shpjegohen shume gjera qe bejne historine e njerezimit nga ardhja e Krishtit deri tani. Gjithe ata Shenjtore dhe mrekullira te ndodhura deri ne kohet e fundit, te atribuara te gjitha Zotit tone Krisht si shpjegohen? Mos valle i ligu i ben keto qe thjeshte ne te ngaterrohemi mbi natyren e Zotit dhe vetem kaq. Nuk arrij ta besoj. Nese besimi i Shenjtoreve tane ishte jo i sakte atehere nuk ka arsye pse Zoti ne kontakt te ngushte me ta nuk u ka thene te kunderten por gjithmone ne Rilevime bere atyre shpjegohet Triniteti dhe natyra e saj.
Ndryshuar për herë të fundit nga VOLSIV : 05-11-2009 më 04:42
La verita' ti rendera' libero!
Pyetjeve te mia asnje nuk u ka dale per zot?
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Krijoni Kontakt