Close
Faqja 20 prej 37 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 364
  1. #191
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    695
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    shuqyr Zotit kane filluar edhe kinez ne kete forum se na cajten koken keta talebanet dhe arabet
    Nuk ke te drejt kurr te ofendosh njeri ne saj te emrit te tij ose te kombesis nese je me vertet ashtu si ke nick name tend muslimani duhet ta dish qe ofendimet jan te ndaluara dhe kush ofendon nje tjeter merr te keqiat e atij dhe i jep te mirat e veta te ofenduarit
    Ti pra lartesoje Zotin tend duke falenderuar dhe kerko nga Ai falje.

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Kjo sofër ka disa ditë që e ka humbur kuptimin e sofrës. I lutem moderatorit ta spastrojë këtë dhe mos ta lejojë që të bëhet një vatër nga ku mund të dalin fjalë helmuese ndaj njërës apo tjetrës fe. I lutem moderatorit të vazhdojë punën e mirë që ai filloi dhe të mos na lejojë të gjithëve ne që shpresuam se në "Tolerancën Fetare" do të gjejmë me të vërtetë tolerancë fetare.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #193
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ato pyetjet time u pergjigjen apo ngelen ashtu si pa pergjigjur se nuk kishit pergjigje ?



    Ardi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 14-11-2009 më 09:57
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #194
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    me kerkese te anetareve te forumit, kjo sofer mbyllet perkohesisht per moderim.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #195
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    sofra rihapet.

    Ju lutem respektoni rregulloren e forumit dhe mos shkruani ofendime ndaj besimit te tjetrit, apo ndaj njeri-tjetrit. Nqs dikush sheh se nje shkrim ka ofendime, eshte i lutur ta raportoje dhe te mos i pergjigjet. Per cdo raportim qe do behet, do merren masat perkatese

    Shpresoj ne mirekuptimin e te gjitheve
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Dritë Lexo Postimin
    Pershendetje gjithve

    Te kisha qene e zoja e kesaj shpije, Marcusi1, Toni77 bashke me duhanxhijte tjere kishin merdhi tani perjasht me cigaren ne dore! Nashta ftohti ju ish ba shkas mos me e dhez cigaren e dyte, keshtu ju kisha ba edhe nje nder per shendetin e tyne.
    Hahahahaha, a kshtu do me na prit ti a? He, sa t'mira i kena pas da zakone na Shqiptart! Oda e burrave ka ken vetëm për burra e grat lejoheshin me u fut mbrenda vetëm me u shërbye burrave e jo ma me u ba zot n'shpin e burrit.

    Shaka baj, nuk ma merr mendja se e merr seriozisht. Unë për vedi nuk e pi duhanin, por kur jam me burra m'pelqen me e ndez nji e me ba muhabet me ta.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #197
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Meqe dy pyetjet e mia te meparshme nuk ju jeni pergjigjur po I perseris e njehere para se te bej te treten:
    1
    Si trajtohet femra ne kuran? Ne kuptimin e: pse femra duhet ti perulet burit e buri jo femres, pse femija femer mer me pak trashegim nga pasuria e babait se sa femija mashkull, pse buri lejohet te mare deri ne 4 femra e femra nuk lejohet te mare deri ne 4 bura, pse femra ulet ne cep te xhamise e jo ne shesh me burat, etj etj etj
    2
    Meqe muhamedi e paska thene se cigarja eshte haram se demton shendetin a caktohet haram "second hand smoking" pra kur nje mysliman ecen rruges paralel me nje duhanxhi edhe thith tymin e leshuar prej cigares se tij, shkencerisht pirja dytesore shkakton me shume deme ne njeriun se sa kur e pi direkt?

    Pyqtja e trete meqe jeni kaq shume te dhene pas shkences. Perse ne shume vende kurani e tregon token te sheshte edhe ju ngulni kembe qe ka thene se eshte e rumbullaket? Ne shume vargje kuranore I derjtohet tokes si:
    Allahu e shtroi token si,
    E beri si krevat,
    E beri si tapet
    E beri si veze?

    Ardi


    P.S. Dua pak a shume mendimet tuaja te shoqeruara me vargje kuranore edhe jo fjalime e referate te mbajtur nga magjype arabie.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  8. #198
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Po filloj femres se pare Haves (Eves) qe ne Kur’an nuk paraqitet ajo si personi qe e shtyri Ademin (Adamin) ta beje mekatin, por thuhet se qe te dy e bene mekatin.

    “Ata te dy hengren nga ajo (peme) dhe qe te dy u zhveshen, e ia nisen ta mbulojne veten e tyre me gjethe qe mbledhnin neper xhenet, dhe keshtu Ademi theu urdherin e Zotit te vet dhe gaboi”. (Sure TAHA: 121)

    Barazia ne besim:

    “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjatrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij…” (Et-Tevbe: 71

    Nuk ulne femrat ashtu sic thua ne cep te xhamise, por bile ulen me larte se burrat, ngase kati i dyte eshte per femra, ndersa i poshtmi per meshkuj.
    Cili eshte me larte?

    Trashegemia

    “Meshkujve ju takon pjese nga pasuria qe e lene prinderit e te afermit (pas vdekjes),edhe femraveju takon pjese nga ajo qe lene prinderit e te afermit, le te jete pak ose shume ajo qe lene, ju takon pjese e ckatuar (nga Zoti)”
    (En-Nisa: 7)

    Kur eshte puna e trashegemise eshte e vertete se mashkullit i takojne dy pjese te pasurise tek babai, kurse femres nje, PSE?
    Sepse femra edhe kur te martohet do te kete trashegimi nga burri, pastaj nga femijet dhe c’eshte me me rendesi, ne Islam femra nuk ka nevoje kurre te shpenzoje dicka (vetem nese deshiron vet), sepse per kete pergjegjes eshte babai ne shtepi(apo vellau nese s’ka baba) dhe burri pas marteses, po ashtu pastaj vazhdon me femijet. Pra edhe pse ka pasurine e saj, ajo ate pasuri mund te mos e shpenzoje dhe nuk ka te drejte burri t’i nderhyje asaj ne pasurine e saj. Ajo ka te drejte te mos punoje dhe burri nuk guxon t’i le gje mangu asaj, sepse i ka obligim tere shpenzimet e saj.

    “Burrat jane pergjegjes per grate..” ( En-Nisa 34)

    "Grave jepnu dhuratën e kurëzimit së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vetju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë .” (En-Nisa :4)

    Kjo dhurate per te cilen po flitet ne kete citat, ka te beje me dhuraten e marteses, me te cilen obligohet cdo burre dhe gruaja ka te drejte te kerkoje sa te doje.

    Poligamia


    “.. atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” (Nisa :3)

    Nje duhet pasur parasysh ketu, poligamia nuk eshte obligim, por eshte lejim.
    Ketu nuk eshte qellimi vetem per defrim te burrave, por ka motive tjera se perse u lejua kjo gje.
    Statistikat e tere botes tregojne se femra ka me shume se sa meshkuj dhe kjo vetem sa shkon e ritet. Andaj per te mos i lene vend prostitucionit dhe shitjes se femrave vetem per t’i shfryre epshet meshkujt, shume me e drejte eshte qe ajo te jete nje zonje me bashkeshort, me femije, thjesht te krijoje familje dhe ta gezoje rrespektin si bashkeshorte dhe si nene.
    Fakt tjeter eshte se mashkulli eshte i tille me teper i dhene pas epshit dhe po te jete gruaja e tij e semure, apo me ndonje problem tjeter, atehere prap me mire eshte qe te martohet perseri, sesa te beje prostitucion. Ose gruaja mund te jete sterile, kurse mashkulli deshiron qe pasuria e fituar gjate jetes se tij duhet te kete trashegimtare. Pastaj ka nga grate e veja me femije qe ndiejne nevojen per martese, atehere normalisht qe nje beqar nuk e marton gruan me femije, por kete mund ta beje nje i martuar, sic ndodhe shpesh ne vendet arabe. Pra mos me leju te vejen te bie pre e prostitucionit, ngase ajo ndryshe nevojen per martese nuk mund ta permbush.
    Ka edhe shume arsyeje te tjera, por po e shoh qe shkrimi qenka zgjatur pakez, sepse ke bere disa pyetje, e jo nje.
    Pra ky eshte institucioni i poligamise qe nuk i le as hapsiren me te vogel prostitucionit, andaj kjo nuk u pelqen klandestineve dhe te ngjashmeve te tyre, sepse pastaj ata do mbesin pa biznis.

  9. #199
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Uvejsa nder njerezit me te pasur eshte edhe Justin Timberlake. Shume e dojne vajzat. Cka d.m.th. emri Uvejsa, a ka ndonje kuptim ne shqip.

  10. #200
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    Poligamia


    “.. atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” (Nisa :3)

    Nje duhet pasur parasysh ketu, poligamia nuk eshte obligim, por eshte lejim..
    Nuk dua të hy edhe shumë në punë të huja sepse eshte çeshtje e juaj apo liri e njeriut te besoj si ai mendon se është më mirë, mirpor, pa tjeter nuk mun mos të them se ajo qe thua ti ne këtë artikull është mashtrim i vetvetes.

    Si ka mundesi të thotë njeriu se; "poligamia nuk eshte obligim, por eshte lejim"! Kush e lejon? Cila grua e lejon? Me zemer e lejon? Jo. rrenë dhe dhunë, aspak liri.

    Cila grue është e gezuar kur i shkon burri ne dhomen tjeter me tjetren femer? Lere pash Zotin mos te degjoj dikush se eshte turp.

    Ajo qe është e shkruar ishte traditë e kohes dhe duhet dalluar traditat e njerzve me vullnetin e Zotit dhe vullnetin e njeriut.

    Unë pranoj nese dikush thotë se ajo ishte ne kohen e shekullit shtat ne Arabi, por nuk pranoj nese dikush qet hi syve duke provuar të mbush menden dikujt si "lejim me liri! Qfar lejimi pash Zoten nëse një femre i shkon burri sonte ne dhomë me tjetren grue e ajo duke e ditur? Ndersa naten e dytë me tjeteren e ajo duke pritur ne radhë. Dhunë e tmerrshme, as kafsha nuk e lejon atë veprim me deshirë por duhet ta lidhim kafshen nese veprohetu ashtu ndaj saj.

    Nuk është liri por është dhunë në emer të ligjit, ligj jasht-hyjnor dhe jasht-njerzor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 18-11-2009 më 14:53
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 20 prej 37 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •