Toni, ai do nderhyje gjithkund ku e kane perzier ate, ne kete rast hyn edhe derri, sepse ai nuk e ka lejuar mishin e tij, por kjo eshte lejuar me vone ne emer te tij.
Ebu Hurejra (r.a.) ka rrefyer se i Derguari i Allahut (paqja dhe
meshira e Allahut qofshin mbi te), ka thene: "Pasha Ate ne duart e te Cilit eshte shpirti im, padyshim se djali i Merjemes se shpejti do te zbres në mesin tuaj si gjykates i drejte dhe do ta thyej kryqin, do ta mbys derrin dhe ta shfuqizoje xhizjen (taksen) dhe pasuria do te jete aq e bollshme sa qe askush s'do ta pranoje ate, ndersa nje sexhde (perulje ndaj Zotit) e vetme do te kete vlere me shume se bota dhe çdo gje ne te. (Sahih al-Bukhari)"
Ndersa per punen e ushqimit dhe pijeve sherbehuni vet si ne shtepite e juaja, sepse ne muslimanet shpesh agjerojme dhe mund te ndodhe te mos na bie ndermend qe t'ju lusim.
Por ne sofren tone ju lutem permbajuni rregullit tone kur'anor: "...hani e pini por mos e teproni". Nese i permbaheni do t'jeni me te shendetshem, sepse ushqimi i tepert sjelle semundje.
Sueda, puna e grupacioneve eshte e paralajmeruar nga pejgamberi a.s. dhe kjo eshte ceshtje interpretimesh te Kur'anit. Eshte e vertete qe eshte vetem nje Kur'an, por komentimin e tij e bejne ne forma te ndryshme.
Pershendetje!
Ku mbetem ne muhabet? Po vazhdojmë ku epatem. Ah po, mu kujtue; marco1 pati bë një pytje dhe pastaj uvejsa e kishte fjalen:
Dhe unë e pata pyetur se; "Kur të zbritë Mesia i bir i i Mejremes" sipas Islamit, A do ti vret, a do ti zhdukë derrat?
uvejsa, e pata kerkue një qaj, të lutem mbushma more një qaj se nau ka tha goja duke folur!![]()
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Dhe une e kam kthyer pergjigjjen o Toni.
Po a? DMTH e paska pa ndaluar Jezusi ngrënjen e msihit te derrit! Unë per kunder asaj kam degjuar nga Jezusi duke akuzuar njerzit (me tradita) te cilet mendonin se ajo qe njeriu ushqehet e bënë të pa paster. Ai tha se "njeriun e bënë të pa paster çka del nga njeriu se, jo ajo se çka njeriu merr per ushqim"! Bile bile Jezusi ata i quajti "shtiracakë"! Fjala eshte se njeriu nuk varet nga barku dhe zorret qe ushqehen në apsketin e pastertisë shpirtërore, por ndergjegja dhe shpirti duhet të jenë të pastra duke u korigjuar dhe pastruar gjithnjë me vullnetin e Zotit; kunder vrasjeve, rrenes, urrejtjes, kurverisë, qellimeve të këqija, shpifjet etj. Nejse, ajo qe unë nuk pajtoj, nuk pajtoj me ato rrebelimet dhe apelet e dikujt ne njeren anë dhe me ato fjalet me rrotulla dhe akuza duke akuzuar musafiret - mua tash se kinse pse unë 'nuk po i mbahna rregullave'", kerkoj falje por unë njoh traditat dhe rregullat shqiptare e jo ato islame dhe kuranore, prandaj, pse erdha në rrethin e juaj të debatoj me juve si vëllezer, mos kerkoni të marr ato traditat islame. Nëse dikush ndihet i fyer kur ne debatojmë dhe flasim në mes veti, ai nuk është duke vepruar drejt. Shkrimet duhet të lexohen mirë, pastaj nëse toni77 apo dikush tjeter ka thënë diçka qe nuk i pelqen dikujtë, duhet të kerkohet edhe arsyeja se çka ishte tema dhe arsyeja se u tha ashtu. E jo të hedhet këtu me akuza dhe etiketime sepse s'ja vlenë.
DMTH Jezusi kur të zbres në tokë dhe sipas Islamit, Krishti do të luftoj me Kryqin!
Poashtu Jezusi kur të zbres në tokë sipas Islamit, paska me vra Derra!
U kry, s'ka nevojë per pergjigje tjeter lidhur me ardhjen e Mesisë, falemnderit
E kjo ishte e pa nevojshme. Them e pa nevojshme se unë me musliman jetoj, i njoh ne agjerim, ne traditë, ne kuran si dhe në muhabet dhe mikpritje, e dij edhe se çka hani ju.. dhe mos më trego tjeter. Shko dhe thuaj ndonji anglezi se jo mua, jo jo, gabova, jo, po, besa edhe ata anglezet dhe te tjeret na njohin tash ma!!
Kaloja mirë dhe të lutna mos ik ti dhe askush nga tradidat dhe sofrat shqiptare sepse sofren, traditen, mikpritjen, bujarinë e ka shqiptari dhe unë kam ardhur në sofer te shqiptarit se sa per ato traditat islame, jo. Jo, sepse ai nuk ka traditë turki as talibani prej shkretetires së kerpurdhave nuk kan traditë qe perputhet me shqiptarin as tradiditen e lashtë të tij. Sikurse nuk ka as amerikani perputhje te tradites time dhe, ju nëse më vizitoni në shtepinë-sofren time unë, edhe pse me amerikanin apo gjermanin e kam te njejtin besim, unë nuk e praktikoj traditen e tyre as nuk te flas per at traditë, por permbahna tradites shqiptare.
Kalojani mirë dhe ma bani halla se ika
Zoti u bekoftë
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 11-11-2009 më 20:25
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Ça keni o Toni dhe Mesia?!! Pse po beni pyetje kur nuk jeni ne gjendje t'i perballoni pergjigjjet?! Si duket u paska mbet hatri per ate Hadithin qe e thash per kryqin dhe derrat. Une vetem u pergjegja per pyetjen qe mu be.
Derrat o Toni nuk kane lidhje me pasertine shpirterore, por kane lidhje me shendetin e njeriut. Ata jane te demshem per njerez dhe jane te papastert, andaj Zoti na ka urdheruar qe te mos ushqehemi me ta, ne te mire te shendetit tone. Dhe te garantoj se edhe po te ishte i lejuar nuk do e kisha konsumuar kurre, sepse me duket si nje mi i madh, dhe shume gerdites.
Ndersa te puna e rregullit tane ne ushqim " hani e pini, por mos e teproni", nuk e di se cfare te keqe sheh ti ketu?!! Eshte nje citat gjysme rreshti, por qe ka domethenie shume shume te madhe. Sot dihet se shumica e semundjeve vijne si rezultat i ushqimit te tepert dhe te pakontrolluar (nga mbipesha), ndersa ky ajet para 14 shekujve na tregon se kjo gje eshte e demshme. Andaj ku e sheh ti qe kjo eshte ne kundershtim me traditen shqiptare?!! Pse cka thote tradita " hani e pini kurre pa ndale"?!!
Mesia gaaati mos me be ti dicka te ketij lloji. Vertete ti je nje islamofob dhe me duket se edhe ne gjume nuk te le rehat ty Islami. Ju ne pamundesi per te na bere pyetje rreth Islamit, vazhdimisht flisni per arabet, per shkretirat, per turqit, per keto vizatime qe kushedi kush i ka bere, e s'kane fare lidhje me Islamin e Pastert.
Ne nuk bejme foto as te Muhamedit s.a.v.s. e as te Isait a.s., por ju jeni ata qe beni. Ju beni "zota" prej druri e ku ta di une prej ckafit dhe i vendosni ne kishe, apo ne shtepi e ju luteni (Jezusit, Marise,Terezes). Ne nuk i bejme keto, ne jemi te pastert nga lloji i adhurimit politeist.
Kur ishte Ibrahimi a.s. (Abrahami) i vogel, i bente pyetje babait te tij per "zotat" e tyre dhe nje prej pyetjeve te tije ishte: "Si ka mundesi qe ju vet i ndertoni me duart e juaja e pastaj u luteni atyre?!! Ketu po del qe ju jeni me me vlere se ata, sepse ju po i punoni ata." Babai i tij ne pamundesi per t'i dhene pergjigjje femiut te vogel, e rrahu, sepse kjo ishte e vetmja mundesi qe kishte ai per t'ju larguar pyetjeve te profetit te ardhshem.
Andaj, kete pyetje eshte dashur te ta beje une ty, e jo ti mua, sepse eshte e njohur boterisht se muslimanet nuk lejojne portetet e profeteve. Pikerisht per arsye se njerezit do fillonin t'u luteshin dhe do t'i ngjasonim paganeve politeist.
Bibla e thote kete
Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë. Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: "Vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur". Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe dheu u korr. Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë. Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte drapërin e mprehtë, duke thënë: "Vëre në punë drapërin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre është pjekur". 19 Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë. Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade.. (Zbulesa 14/14-20)
Bir i njeriut ne kete rast quhet Jezui
Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që e kalëronte quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe ai gjykon dhe lufton me drejtësi.Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: "Fjala e Perëndisë".Dhe ushtritë që janë në qiell e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër.Dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë për të goditur me të kombet; dhe ai do të qeverisë me skeptër prej hekuri dhe ai vet do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndisë së plotfuqishëm.(Zbulesa 19/11-15)
Tani le te shikojme se si Jezusi vete e profetizon me shembelltyre kete gje
Pastaj ai(Jezusi) filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit. Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh. Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar. Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë. I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt". Por ata vreshtarë i thanë njëri-tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia". Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit. Tani kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do tu bëjë këtyre vreshtarëve? Ata i thanë do ti vrasë keqas ata faqezinj dhe do tua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilaët do të japin prodhime në kohën e vet.Jezusi u tha atyre: “A nuk e keni lexuar kurrë në shkrimet: “Guri që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes.Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”? Prandaj po ju them se juve do tu hiqet mbretëria e Përëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.Dhe kërkonin ta kapnin po kishin frikë nga turma, sepse ato e konsideronin profet”(Mateu 21/33-46) ose (Marku 12/1-13) ose (Luka 20/9-19)
Ja nje shembelltyre tjeter per vrasjen e hebrejve
``Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë``.37 Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.38 Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut, dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt. Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës.(Mateu 13/36-40)
"Shoku Mjekesise"
Mjekësia, ti i ke sytë e errësuara nga urrejtja që ke për çifutët, prandaj dhe çdo varg të biblës e lidh me ta. Por kjo gjë nuk bën asgjë tjetër veçse të shtojë radhën e atyre që besojnë se Islamizmi është një fe e dhunës dhe e urrejtjes. Më vjen keq që e them këtë, por jeni ju që bëheni shkas që feja juaj të urrehet.
Për sa i përekte vargjeve që ke sjellë. Një sqarim të vogël. Kam bërë një gabim, mendoja se pyetja e Tonit77 ka qenë për ardhjen e parë të Jezusit, pra kur erdhi si njeri.
Për sa i përket ardhjes së dytë, Ai tashmë do vijë si Zot, dhe si Zot do gjykojë tërë botën. Kështu pra, të gjitha ato vargje që ke sjellë ti, nuk flasin për çifutët, ose vetëm për çifutët, por për të gjithë njerëzimin.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt