Anesti_55, nga nje ane thua qe je "i pafe" nga ana tjeter thua se "Krishterimi duhet te jete feja e popullit tim". Dhe me e bukura eshte se insiston qe gjithe populli shqiptar duhet te unifikohet ne fene e krishtere.
Kur feja e krishtere qenka kaq e mire sa ua rekomandon edhe myslimaneve shqiptare, nuk do beje mire qe te filloje e ekploroje besimin e krishtere vete ne fillim?!
Po do te jetosh mes te krishteresh, shko e behu murg ne ndonje manastir orthodhoks apo katolik, meqenese te vlon shpirti per kete fe. Por mos bej gafa si keto me lart, se i humbet piket. Kushtetuta nuk eshte nje ligj dosido, eshte ligji themeltar i asaj shoqerie, eshte kontrata e perbashket e gjithe shtetasve shqiptare qe jetojne ne ate vend. Nese kushtetuta do te mbante anen e shumices myslimane duke e kthyer Shqiperine ne "Republike Islamike", te garantoj une qe te gjithe te krishteret shqiptare ose do te largoheshin nga ai vend per te mos u kthyer me kurre ne te, ose do te shpallnin "Republiken e Krishtere" shqiptare. Nese Kushtetuta do te mbante anen e te krishtereve, qofshin keta katolike apo orthodhokse, atehere shumica myslimane do te niste lufte civile ne vend duke refuzuar qe te behej pale e nje shteti te tille, do te shpallnin republike me vete, sic bene ne 1912 ne Durresin tend te dashur, Esat Pashe Toptani e Faik Konica.Ajo cka ke shprehur me lart per tolerancen eshte nje qendrim politik, ashtu shprehet kushtetuta, por jo misionari, jo patrioti, jo progreisti.kushtetuta e politikaneve shiqpetare dhunoi identitetin fetare te krishtere, ortodoks ne jug dhe katolik ne veri.Duke mos e cilesuar krishterimin si te vetmen fe kombetare ajo humbet autoritetin e saj.
Kushtetuta respekton njesoj te drejtat e gjithe shtetasve te vete: respekton te drejten e atij myslimanit ashtu sic respekton edhe ate te drejten e atij te krishterit, ashtu sic respektone dhe te drejten tende per te mos besuar fare. Kjo e ka emrin liri e garantuar me ligj kurse ato "bindjet" e tua me lart nuk jane gje tjeter vecse enderra donkishoteske qe shiten per patriotizem por qe ne thelb te vete shkaterrojne harmonine e bashkejetesen e shoqerise shqiptare.
Kush nuk respekton Kushtetuten shqiptare nuk perfundon vetem ne burg, por humbet edhe te drejten e shtetesise shqiptare. Te jesh shtetas shqiptar do te thote pikerisht te respektosh Kushtetuten e atij vendi. Pak rendesi ka se cfare besimi ke, cfare ngjyre e ke lekuren apo cfare grupi etnik i perket.
Albo
Krijoni Kontakt