Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 88
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    "Toleranca fetare" - çfare është dhe çfarë nuk është

    “Tolerance fetare” do te thote:

    Te shtrish lirine fetare tek te gjithe njerezit e te gjitha traditave fetare apo dhe tek ateistet, edhe nqs ju nuk i pranoni keto praktika apo besime. Te kesh tolerance fetare nuk nenkupton qe ju i pranoni si te verteta ato besime; Kjo thjesht tregon respektin tuaj per te drejten qe ato kane per te ekzistuar, dhe respekt per anetaret e nje komuniteti fetar per te ushtruar dhe mbajtur besime te ndryshme nga tuajat, pa qene te diskriminuar per kete.

    “Toleranca fetare” nuk nenkupton:

    1-) Qe ju pranoni se cdo besim eshte njelloj i vertete
    2-) Qe ju nuk duhet te kritikoni veprime qe demtojne te tjeret, te cilat mund te jene motivuar nga feja
    3-) Qe ju nuk duhet te dialogoni me njeri-tjerin per bindjet tuaja fetare, duke ruajtur respekt te ndersjelle

    “Toleranca fetare” nenkupton qe ju mund te:

    1-) Te besoni, shpallni apo praktikoni pa kurrfare censure ate qe besoni
    2-) Qe ju mund te ndryshoni bindjen tuaj fetare ne cdo kohe
    3-) Te dialogoni me te tjere per t’ju treguar ate qe besoni duke ua shpjeguar, pa qene te paragjykuar

    Ftoj secilin nga ju te shkruaje ate qe mendon ne lidhje me "Tolerancen Fetare" si vlere e shoqerive moderne
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-10-2009 më 13:30
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin

    “Toleranca fetare” nenkupton qe ju mund te:

    1-) Te besoni, shpallni apo praktikoni pa kurrfare censure ate qe besoni 2-) Qe ju mund te ndryshoni bindjen tuaj fetare ne cdo kohe
    3-) Te dialogoni me te tjere per t’ju treguar ate qe besoni duke ua shpjeguar, pa qene te paragjykuar
    Mendoj per piken e pare, qe cenzure duhet te kete, perderisa jo cdo mendim eshte i pershtatshem (si p.sh diskutimet mbi vetevrasjen, qe kane shkaktuar shume vdekje femijesh nga ana e deshmitareve te Jahovait) apo cenzure per perdorimin e disa objekteve si p.sh mbajtjen e thikave pa asnje problem (Fe-ja Sikh), apo mosperfilljen e grave e mosrespektimin e ligjeve, sepse mund te bien ne kundershtim me urdherat fetare...

    Tolerance fetare nuk dmth te durosh jeten krah tjetrit, por te jetosh ne harmoni me tjetrin, duke vazhduar jeten tende fetare, por duke mos ngacmuar ne asnje menyre bindjet dhe veprimet e te tjereve.

    P.S. Jane hapur edhe tema te tjera me te njejten permbajtje...
    La vita è bella...

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Weh, cfare ndryshimi radikal te nenforumi tolerance fetare! Me sofra, me mesazhe paqeje midis feve te ndryshme. Ju pergezoj per kete iniciative mirekuptimi midis njeri-tjetrit dhe shpresoj te ju zgjase

    Sa per temen, per mua tolerance fetare ka kuptimin "Live and let live"

    Ju flm!

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    urime per temen.

    jam so happyyyyyyy qe u pajtuat me ne fund.

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Toleranca fetare per mua eshte

    => refuzimi i cdo mesimi te fese te ciles i perkas, i cili eshte ne kunderthenie me mesime qenesore te feve tjera ne shoqeri.

    Shkurt: Zhdukja e cdo intolerance, refuzimi qe vije nga feja ime.

    Kerkese e larte, por e qelluar. Sepse nuk eshte njeriu i thjesht problemi kryesor per intolerancen fetare, por problemi jane vet fete. Ndersa menyra e siperpermendur eshte forma me e mire e zbutjes se feve, pastrimit te cnjerezores ne to, varesimit i tyre nga njera-tjetra dhe ne fund mbjellja e tolerances ne mes tyre.


    *

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Per ju te krishteret:-
    A eshte e pranueshme shprehja tolerance fetare kur behet fjale qe muslimanet jane te konvertuar me dhune dhe jane produkt i transformuar i pushtuesit?A eshte e pranueshme kjo tolerance, kur pjesa me e madhe e popullsise kombetare duke qene viktime e kesaj politike eshte e veshur me nje tradite dhe kulture orejentale, e cila ka zene nen vete ,kulturen e vertete te identitetit te krishtere perendimore?Pra per shkak te magiorances muslimane ne sot paraqitemi me nje kulture te rreme.Seshte ky identiteti yne.Bota perendimore po na trajton , penalizon po na godet duke ju referuar kesaj maske te kultures sone te vertete.Per nje vend te vogel si Shqiperia kjo po rrezikon absorbimin e kultures se vertete te krishtere bizntine e romake, e cila ruhet sot nga nje minorance e shqiperise ilire dhe epoiriote. Faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-10-2009 më 05:06

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Anesti, Mendoj se ne postimin e pare te kesaj teme, pyetja jote e ka marre tashme pergjigjen. Nqs kane dicka per te shtuar besimtaret e krishtere, jane te lutur ta bejne.

    Une po shtoj vetem kaq:

    Ne pergjithesi dihet se konvertimet ne mase jane pasoje e detyrimeve shteterore dhe jo zgjedhje individuale. E njejta gje do kishte vlejtur dhe nqs shqiptaret do ishin konvertuar ne krishterim me dhune. Por, kjo s'do te thote se meqenese dikur u ushtrua dhune (fizike apo psikologjike) ndaj stergjyshit te komshiut tim per t'u bere musliman, une duhet ta urrej komshiun tim sot qe vazhdon te jete musliman. Nuk e di se sa me kupton?

    Kjo s'do te thote qe ne qe jemi te krishtere (nga familja) i kemi pasur stegjysherit me besnike ndaj krishterimit, por thjesht ata kane jetuar ne zona qe sulltani nuk i ngacmonte per shkak te marreveshjeve politike me udheheqesit e krishtere.

    Asnjeri s'eshte me fajtor se tjetri

    Pervec kesaj, do doja te shtoj se dhe nga ballafaqimi i kulturave nuk vjen asgje e keqe. Secila kulture ekspozohet dhe pastaj cdo kush ka te drejte te zgjedhe nga ato qe i ofrohen. Une nuk mund ta dij se sa e mire eshte nje kulture nqs nuk e kam njohur ate qe me ofrojne kulturat e tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-10-2009 më 06:42
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    “Tolerance fetare” do te thote:

    Te shtrish lirine fetare tek te gjithe njerezit e te gjitha traditave fetare apo dhe tek ateistet, edhe nqs ju nuk i pranoni keto praktika apo besime. Te kesh tolerance fetare nuk nenkupton qe ju i pranoni si te verteta ato besime; Kjo thjesht tregon respektin tuaj per te drejten qe ato kane per te ekzistuar, dhe respekt per anetaret e nje komuniteti fetar per te ushtruar dhe mbajtur besime te ndryshme nga tuajat, pa qene te diskriminuar per kete.

    “Toleranca fetare” nuk nenkupton:

    1-) Qe ju pranoni se cdo besim eshte njelloj i vertete
    2-) Qe ju nuk duhet te kritikoni veprime qe demtojne te tjeret, te cilat mund te jene motivuar nga feja
    3-) Qe ju nuk duhet te dialogoni me njeri-tjerin per bindjet tuaja fetare, duke ruajtur respekt te ndersjelle

    “Toleranca fetare” nenkupton qe ju mund te:

    1-) Te besoni, shpallni apo praktikoni pa kurrfare censure ate qe besoni
    2-) Qe ju mund te ndryshoni bindjen tuaj fetare ne cdo kohe
    3-) Te dialogoni me te tjere per t’ju treguar ate qe besoni duke ua shpjeguar, pa qene te paragjykuar

    Ftoj secilin nga ju te shkruaje ate qe mendon ne lidhje me "Tolerancen Fetare" si vlere e shoqerive moderne
    Nuk e kisha pare kete teme , shume e sakte.Pra terhiqem nga ajo cka shkruajta pak me pare te rregullorja e forumit.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pyetja e sakte do ishte,
    "toleranca fetare" eshte apo nuk eshte?
    ekzistenca e tolerances nenkupton qe duhet te kete nje vlere te ndryshme nga 0, qofte kjo negative apo pozitive.
    Duke bere zevendesimet e duhura shprehimore:

    toleranca fetare = tolerance + fe = tolerance + intolerance = tolerance + (-tolerance) = tolerance - tolerance = 0

    sjell qe "toleranca fetare"= 0

    shkruajta sakte te gjitha hapat per ata qe mund te kene veshtiresi ne matematiken e klases se pare.

    Te analizojme bashke implikimet e perfundimit te mesiperm, cilat jane karakteristikat e "tolerances fetare" pare nen syrin objektiv matematikor?

    1) eshte neutrale ndaj operatoreve + dhe -, per nje shprehje te çfaredoshme x vlen barazimi:
    x=x-"tolerance fetare"
    x=x+"tolerance fetare"

    mund te themi qe "toleranca fetare" mund te eliminohet pa humbur kuptimin e fjalise.

    2) çdo shprehje apo grup shprehjesh e shumezuar me "tolerance fetare" reduktohet ne "tolerance fetare" e per rrjedhoje humbet çdo lloj kuptimi.
    vlen barazimi i meposhtem:
    (x1+x2...xn)*"tolerance fetare" = 0

    nga ky perfundim kuptojme se çdo teme/bisede apo mendim qe vertitet rreth "tolerances fetare" ka vlere 0.

    3) nuk lejohet si emerues ne thyesa, pra nuk mund te pjesetohet me "tolerance fetare" , eshte matematikisht e pamundur.
    Gje qe ne praktike perkthehet se "toleranca fetare" nuk mund te perdoret si pike referimi per te matur vlera te tjera. Kjo mbase nuk eshte dhe aq intuitive por mjafton te reflektojme se çfare perfaqeson emeruesi ne nje thyese.



    Pra, çfare eshte toleranca fetare? Eshte asgje.
    E vetmja menyre qe "toleranca fetare" te kete kuptim dhe nje vlere reale mjafton qe te heqim ate pjesen "fetare" dhe rezultati kthehet ne "tolerance" reale.


    Fushata e Matrix per te ulur pak gjakrat mes dy feve kryesore monoteiste eshte per tu lavderuar, te gjithe e dime se te dyja palet nuk e durojne dot njera tjetren,
    dhe kjo atmosfere tolerance artificiale dhe gati gati te detyruar bie ere hipokrizi.

    Na falni por nuk mbulohet m...jalti me sh....eqer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 30-10-2009 më 19:37

  10. #10
    i ktyne herit Maska e Dardhan
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Vendndodhja
    n'Toke t'Zotit (Dardhanii)
    Postime
    98
    Te ne shqiptaret duhet muslimanet, kristianet dhe ateistet te jetojne ne harmonie siç kan jetuar te paret tane. Te mos qesim kanune te reja ne katund te vjeter se nuk kemi dobi nga to por vetem dem. Neve nuk duhet te na interesoj aspak urrejtja dhe lufta e popujt te tjere mes vete per shkak te feve te tyre te ndryshme. Ne duhet ti shikojme punet tona dhe te mos lejojme qe te tjeret te na manipulojne neve e te na fusin ne zenkat e tyre idiote.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •