Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    "Shkupi blen kufirin me Kosoven"

    Gazeta “Lajm” zbulon planin e Buckovskit: Shkupi blen kufirin me Kosoven

    Ora: 08:20
    Nga Gazeta Shqiptare

    SHKUP (20 Prill) - Shkupi kerkon “te bleje” kufirin me Kosoven. Per kreret e shtetit maqedonas duket se gjithcka do te zgjidhet duke bindur banoret shqiptare te zones kufitare me Kosoven te largohen nga kjo zone, natyrisht, ne kembim te nje shperblimi ne para. Plani i autoriteteve te larte eshte zbuluar dje nga gazeta “Lajm”, sipas te ciles, kjo eshte nje nisme qe vete kryeministri Vllado Buckovski do ta paraqese ne takimin me homologun e tij kosovar, Agim Ceku, me 29 prill ne Shkup. Nga ana e tij, kryeministri i Kosoves ka deklaruar se ceshtja nuk eshte e ngutshme dhe se kufiri mund te zgjidhet edhe pas percaktimit te statusit.
    Plani
    Plani maqedonas parashikon qe se pari te nenshkruhet nje marreveshje e perkohshme, e cila nuk do te kete karakter juridik, me qellim qe t’i hapet rruga caktimit te vijes kufitare. Kjo marreveshje nuk do te ratifikohet nga institucionet perkatese te Maqedonise dhe Kosoves derisa te zgjidhet statusi dhe se per kete do te pritet pavaresimi i Kosoves. “Autoritetet kosovare nuk mund te ratifikojne kete marreveshje, sepse do te ishte ne kundershtim me normat nderkombetare”, tha zyrtari i qeverise maqedonas, i cili nuk pranoi te identifikohej me kusht anonimiteti. Sipas planit, 2.500 hektare toke qe ka mbetur ne anen e Maqedonise, sipas nje marreveshjeje te vjeter, qeveria ka planifikuar t’ua kompensoje apo bleje ne menyre individuale pronareve kosovare.

    Oferta
    Deputeti i PDK-se, Xhezair Shaqiri, i cili eshte nga fshati kufitar Tanushe, thote se “njerez te Qeverise” i kane kerkuar atij personalisht te ndermjetesoje te banoret e fshatrave Debellde, Mjak dhe zonat e tjera kufitare qe ne menyre individuale t’ua shesin pronat e tyre qeverise se Maqedonise. Shaqiri thote se “me blerjen e tokave kosovare, qeveria e Shkupit deshiron qe kete ceshtje ta zgjidhe ne menyre individuale dhe jo ne marreveshje me Kosoven”. Ai pohon se ndermjetesimi tani eshte lene ne dore te zyrtareve te te partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi demokratik per Integrim. Por, qeveria e Maqedonise i ka pergenjeshtruar keto pohime. “Ne qofte se nje qytetar i Maqedonise blen nje pasuri ne Ferizaj, nuk do te thote se ajo pasuri do t’i takoje Maqedonise”, tha zedhenesi i qeverise, Sasho Collakovski.
    Reagimi
    Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni kerkoi nga kryeministri Vllado Buckovski qe “ceshtjen e percaktimit te kufirit te mos e perdore per perfitime politike ne prag te zgjedhjeve parlamentare”. Sipas opozites shqiptare, “ceshtja e Kosoves aktualisht eshte ngjarja me e rendesishme ne Ballkan dhe per kete arsye Maqedonia duhet te kete nje politike korrekte ne kete situate”. “Nuk eshte mire qe te nxiten provokime te tilla, mendoj se zgjedhja e statusit te Kosoves eshte shume afer, ndersa shteti i Kosoves dhe perfaqesuesit e institucioneve pas pavaresise, duke u mbeshtetur mbi standardet nderkombetare do ta zgjidhin kete ceshtje me drejtuesit dhe institucionet e Maqedonise”, deklaroi zevendeskryetari i PDSH-se, Menduh Thaci.
    (/Balkanweb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Cfar lajmi eshte ky mer?


    Pupupupuppupupup mjere Kosova e Shqiperia cpo bohet me to.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaēi: Marrėveshja pėr kufirin ėshtė nė interes shtetėror tė Kosovės
    Kryeministri Thaēi nė mbledhjen e sotme, ka pohuar se Qeveria e Republikės sė Kosovės ka nėnshkruar marrėveshjen pėr demarkacionin e kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė, marrėveshje tė cilėn e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovės.
    “Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar duke pasur parasysh gatishmėrinė dhe pėrkushtimin reciprok pėr tė kontribuar nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, perspektivėn euroatlantike tė tė dy vendeve, dhe nė kėtė mėnyrė kemi hapur njė periudhė tė re ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė” ėshtė shprehur z.Thaēi.

    Mė tutje kryeministri Thaēi ka sqaruar se Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė e njoftuar pėr shqetėsimet e njė pjesė e banorėve tė fshatit kufitar Debėllde. “Shqetėsimet e tyre janė tė evidentuara nga Qeveria e Republikės sė Kosovės. Dhe pėr kėtė ēėshtje dua t’i siguroj se askush prej tyre nuk e ka humbur pronėn e vet, sepse prona e tyre ėshtė aty ku ka qenė, dhe pronėsia nuk ka ndryshuar, prona ėshtė e tyre, e paprekshme, legjitime dhe do tė respektohet. Qasja nė kėto prona do tė lehtėsohet dhe rregullohet edhe mė lehtė, nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare dhe pėrvojave edhe tė vendeve tjera, edhe tė BE-sė”, ka thėnė z.Thaēi Kėshtu qė fshatarėt e Debėlldesė do tė mund t’i punojnė pronat e tyre pa asnjė problem, pa frikė dhe pa asnjė pengesė.

    Kryeministri Thaēi ka njoftuar kabinetin qeveritar pėr takimin qė ka pasur me pėrfaqėsuesit e fshatit Debėllde, ku ata ėshtė ngritur edhe ēėshtja e dėmeve qė iu janė shkaktuar atyre nga pamundėsia e qasjes nė prona deri mė tani.

    Nė kėtė kuadėr, me propozimin e kryeministrit Thaēi, qeveria ka marrė vendim pėr formimin e Komisionit pėr vlerėsimin e dėmeve tė krijuara nė pronat e pronarėve nė fshatin Debėllde, Komuna e Vitisė, gjatė viteve 2001 – 2009. Nė kėtė komision janė pėrfshirė Ministria e Bujqėsisė, MEF, MD, MPL, dhe pėrfaqėsues nga komuna e Vitisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Debėlldehut i garantohen pronat dhe kompensimi i dėmeve

    Qeveria siguron banorėt se pronėn e tyre nuk do t’ua cenojė askush, ndėrsa pėr dėmet e shkaktuara deri tash formohet njė komision vlerėsues 24 Tetor, 2009
    Qeveria e Kosovės tė premten vendosi tė themelojė njė komision ndėrministror pėr vlerėsimin e dėmeve tė krijuara nė pronat e banorėve tė Debėlldesė, qė nga viti 2001 deri tani. Ky vendim ėshtė marrė nė mbledhjen e Qeverisė, pasi kryeministri Thaēi njoftoi kabinetin lidhur me marrėveshjen pėr demarkacionin e kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė, marrėveshje tė cilėn e ka ratifikuar Kuvendi. Duke iu pėrgjigjur shqetėsimeve tė banorėve tė Debėlldehut, kryeministri Thaēi ka siguruar edhe njė herė ata se nuk e kanė humbur pronėn e vet, sepse prona e tyre ėshtė aty ku ka qenė dhe pronėsia nuk ka ndryshuar, ajo ėshtė e paprekshme dhe do tė respektohet. “Shqetėsimet e tyre janė tė evidentuara nga Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe pėr kėtė ēėshtje dua t’i siguroj se askush prej tyre nuk e ka humbur pronėn e vet, sepse prona e tyre ėshtė aty ku ka qenė dhe pronėsia nuk ka ndryshuar. Prona ėshtė e tyre, e paprekshme, legjitime dhe do tė respektohet. Qasja nė kėto prona do tė lehtėsohet dhe rregullohet edhe mė lehtė, nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare dhe pėrvojave edhe tė vendeve tė tjera dhe tė BE sė. Kėshtu qė fshatarėt e Debėlldesė do tė mundė t’i punojnė pronat e tyre pa asnjė problem, pa frikė dhe pa asnjė pengesė”, ka thėnė Thaēi. Ai e ka njoftuar kabinetin qeveritar pėr takimin qė ka pasur me pėrfaqėsuesit e fshatit Debėllde, ku ėshtė ngritur edhe ēėshtja e dėmeve qė u janė shkaktuar atyre nga pamundėsia e qasjes nė prona deri mė tani. Kryeministri Thaēi pėrsėriti se marrėveshja pėr kufirin me Maqedoninė, e arritur javėn e kaluar, ėshtė nė interes shtetėror pėr Kosovėn.”Kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar duke pasur parasysh gatishmėrinė dhe pėrkushtimin reciprok pėr tė kontribuar nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, perspektivėn euroatlantike tė tė dy vendeve dhe nė kėtė mėnyrė kemi hapur njė periudhė tė re ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė”, ka thėnė Thaēi.

    Procesi zgjedhor, nė
    binarė normalė
    Kreu i Qeverisė sė Kosovės, Thaēi, ka vlerėsuar shumė pozitivisht procesin e pėrgatitjeve pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, duke e cilėsuar po ashtu tė qetė dhe pa probleme fillimin e fushatės elektorale pėr zgjedhjet e para tė lira nė Kosovėn e pavarur. “Dėshiroj tė theksoj se zgjedhjet e para tė lira nė Kosovėn e pavarur dhe i gjithė procesi zgjedhor ėshtė duke vazhduar i qetė, demokratik, si njė proces i konkurrencės sė vlerave, tė njė konkurrence dinjitoze tė programeve e koncepteve”, ka thėnė kryeministri Thaēi, duke shtuar se pėrgatitjet teknike janė duke shkuar shumė mirė.
    Qeveria, sipas tij, ėshtė e pėrkushtuar qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe komisionet e tjera pėrkatėse tė kenė tė gjitha kushtet, duke pėrfshirė edhe mbėshtetjen adekuate financiare, mbėshtetjen teknike, dhe ēfarėdo mbėshtetje qė i nevojitet. Kryeministri Thaēi ka njoftuar kabinetin pėr vizitėn qė dje, sė bashku me presidentin Sejdiu dhe ambasadorin amerikan, Dell, i ka bėrė KQZ-sė. “Jemi tė bindur se kėto zgjedhje, tė parat nė Kosovėn e pavarur, do tė jenė shembull i pjekurisė politike i tė gjithė spektrit politik kosovar dhe i njė pjesėmarrjeje tė madhe nė zgjedhje. Gjithashtu, do tė dėshiroja t’i falėnderoja tė gjitha partitė pėr fushatėn e tyre korrekte, tė qetė dhe demokratike”, ka thėnė kryeministri Thaēi. Po ashtu kryeministri Thaēi ka njoftuar pėr vizitėn e Policisė sė Kosovės dhe mbėshtetjen pėr punėn e suksesshme nė luftimin e tė gjitha dukurive negative, ndaj tė gjithė atyre qė e shkelin ligjin.
    I. KRASNIQI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Tani edeh ne jug grejet po mundohen te na blejne ujin, detin shqiptar, e kane vrejtur armiqet tane se ne kemi nevoje shumė shumė per lekė....
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Kreksi

    Ja paske qelluar more vella
    Vertete Sali Berisha fazlioviqi ja fali greqise detin dhe nje dite do na hane tane shqiptareve se nuk u ngopen me gjakun e vellaznive te tyre!Por nuk i kemi vellazni,se keta kane perzi gjenin me serb e grek ,kuku per ne!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberi_fr : 01-11-2009 mė 16:30 Arsyeja: q

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shqipėria “e ngrirė” nė kufirin greko-turk
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 07:28
  4. Vizita e Nanos, gazetarėt dy orė pėr viza nė kufirin me Maqedoninė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2004, 08:02
  5. 30 % e popullsisė nėn kufirin e varfėrisė
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-02-2004, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •