E kishte ndare mendjen; sot do ta ndalonte gjalle a vdekur.C’do gje kishte ndryshuar ndermjet tyre nga momenti qe asaj I kishin thene se ai I kishte prinderit te ndare.
Atij nuk i besohej qe pas atyre momenteve romantike ajo nuk i hidhte me as syte.Ishte fillimi I gjysmes se dyte te viteve 1980. Ardiani si zakonisht u cua nga gjumi rreth ores 6 dhe u nis drejt kodrave te liqenit.Shkonte perdite dhe vraponte distancen prej 5 kilometrash rreth liqenit.Ate dite ju shkrep te mos shkonte ne shkolle dhe ne vend qe te kthehej direkt ne shtepi vendosi te kaloje andej nga shkolla me shprese se mos e shihte fiksimin e vet.Zbriti me shpejtesi te tatepjeten ne krah te gardes dhe u kthye majtas ne drejtim te shkolles.Ishte akoma heret dhe tek tuk dukej ndonje nxenes.Po shkoj ta pi nje gote tha me vete.I pelqente te pinte heret ne mengjes.Kjo binte ne kundershtim me natyren e tij sportive,por nuk e bezdiste ate aspak.Tek klubi gjeti disa fytyra te perditshme.Po ju mer, “nga shpia ju kan perzone e”?
Gjeti nje qoshe aty nga ku mund te shikonte nxenesit qe sa vinin dhe shtoheshin ne drejtim te shkolles.Disa prej nxenesve hynin ne klub per te blere ndonje panine me qofte apo ndonje paste.Edhe drejtori I shkolles J.A. e kishte zakon te ndalonte aty per te ngrene mengjesin.I pelqenin veze te skuqura me kos.Per drejtorin kishte shume respekt.Ky respekt vinte nga fakti se ai ishte I vetmi qe I pati dale ne krah nje vit me pare kur rrezikonte te perjashtohej nga shkolla per shfaqje te huaja.
Ne fakt shpetoi mire se organizimi I nje llotarie futbolli ne ate kohe denohej me ligj.Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme nga buronte respekti I tij per J.A.
Disa muaj me pare nje kusheri I pare I drejtorit kishte tentuar te aratisej duke u hedhur ne nje anije japoneze ne portin e Durresit.Fatkeqesisht ra ne uje dhe e kapen.Ardiani gezohej shume kur ndonje arratisej dhe enderonte qe nje dite ti imitonte vete ata, heronjte e tij.
Ajo nuk po dukej akoma,por ai nuk merzitej.Mund te rrinte ne pritje me ore te tera pa u merzitur fare.Ne klub, ne nje qoshe pallati, apo poshte ndonje ballkoni priste me shprese se do ta shikonte ate.Nganjehere ajo ja hidhte syte ashtu shkarrazi dhe kaq mjaftonte per te justifikuar pritjet e gjata.Aq shume ishte fiksuar pas saj saqe nuk e vinte re se kishte te tjera vajza qe ishin gati dhe e pelqenin,por ai i shperfillte ato ne te njejten menyre qe ajo shperfillte ate vete.Ate mengjes nuk e pa.Mesimi fillonte nga ora 8 por ajo nuk po dukej.Ishte te gota e trete e konjakut dhe avujt e alkoholit filluan te bejne punen e tyre.Pse nuk erdhi ne shkolle sot?Mos kaloi dhe nuk e pashe?Ne shkolle nuk kishte se si te shkonte tani.Vendosi te shkonte te takonte mikun e tij infermier tek ambulanca e lagjes.Nje rruge e dy pune tha, po mar raportin dhe po keshillohem me L. Ne fakt L ishte nje personazh shume interesant.Punonte infermier, vishej gjithmone me shume elegance, dhe kishte shume sukses me femrat,beqare apo te martuara qofshin.Ai kishte pas qene edhe ne burg per ceshtje ordinere, si bixhoz,kontrabande floriri dhe vjedhje,por vetem ordiner ai nuk ishte.Ne fakt dukej si ndonje artist filmash amerikan dhe Ardiani e degjonte dhe mundohej ta imitonte ne disa aspekte, si ne veshje,floket dhe menyrat se sit e sillej me femrat.I vetmi problem ku nuk perputheshin ishte rasti me fiksimin e tij, me Anen.Arriti tek ambulance dhe hapi deren pa trokitur fare.E kishte kete zakon te keq, e kishte bere infermierine si shtepine e dyte.Kushedi se sa here kishte pare aty fytyra te njohuara apo te panjohura tek beheshin gati te hanin gjilperen ne prapanice.L ja kishte vene ne dukje disa here kete pune,por kurre nuk I bertiste.Prit pak jashte sa te mbaroj pune I thoshte.
“S’paske shku ne shkolle mer gangster” ? Si i ke pas punet ? Raport ? Po s’ka problem er burre, si gjithmone, po ulu ulu.Ke mare vesh ndonje gje ?
“Jo me, te zakonshmet, pse ca paska bo vaki”?
“ Jan arratis nja dy cuna te Ali Demit” ( te dy nenqeshin te kenaqur)
“Po pse nuk thu mer daje, do pime sot”
“ Sheet, mos bertit mer plak se kane gris edhe fotografine e Atij te 21 dhjetori, keta jane bo si te c’men”
“ po ti po me jep lajme te mire, do pime te Shen Prokopi sot”
“ Ik tani, takohemi pasdite atje, se i kemi ca lek( nenqeshje)”
“ e paske gjet na i viktime sot e”?
“Ike e pra se flasim me vone po ik”
Ate mengjes sikur e largoi pak nga mendja Anen per shkak te lajmeve qe mori.Nxitoi per ne shtepi ku u la dhe u nderua.veshi rrobat me te mira si per feste.Ne fakt sa here qe degjonte lajme te tilla vinte ne qef dhe morali i rritej.Nuk hengri sepse e kishte lene me mikun e tij tek Shen Prokopi.Atje shkonin kur i kishin punet ne terezi, me nje fjale kur kishin leke neper xhepa. L s’ishte kurre pa leke, por edhe vete bubrronte nga pak.rreth ores tre u takuan atje dhe porositen vere te kuqe me tave dheu.
Folen vetem per sportin dhe gjera te pergjithshme.E dinin se aty kishte gjithmone sigurimsa dhe bile thonin se kishte edhe pergjuese ne disa tavolina,pa llogaritur kamarieret.Kurre mos i beso kamariereve keshillonte vazhdimisht L.Jane spiuna, ja do puna, te shesin per nje pjate supe.
Pasi dolen nga lokali moren rrugen drejt Universitetit per te Kollonat per te pire ndonje birre dhe per te folur me lirshem.Pas shume bisedash ne lidhje me arratisjet,me grisjen e fotografise se Atij, muhabeti rrodhi tek femrat.I tregoi L per Anen.Nuk ishte hera e pare qe ai degjonte tregimet e detajuara te Ardianit.
“Mos u lodh kot me te er burre, shif se ka te tjera plot”
“ Po mer po ka, por une me ate e kam fiksim”
“Po ca fiksimi mer daje, sa me shume i shkon nga mbrapa aq me pak shance ke me te” “Lene mos ja var fare” “pse keto prej hekri jane e”?”Do zbutet kur ti vije koha, po qe se me gjith men paska pas dicka per ty” “Tani shko me te tjera, ca te dali ne shteg mos i bo naze” “ ca te bi proi, more vesht”?
“ Po te mora vesh po, hajt mo nderrojme teme”
Ne fakt L kishte te drejte, sa me shume i shkoje nga mbrapa, aq me pak ta varte.Ate dite vendosi ta ndalonte per here te fundit gjalle a vdek.I shkoi nga pallati ku banonte ajo dhe zuri nje pozicion ku shikonte nga ballkoni se mos dilte ajo.Priti e priti deri vone sa u erresua dhe vendosi te futej ne nje klub aty poshte pallatit.I pelqente te pinte ne ate klub.I dukej se ishte shume prane asaj.Ambienti aty si zakonisht,Disa pijanece te zakonshem, disa cuna te lagjes aty qe mereshin me baste gjithe diten, nje muzikant, nje banakiere bukuroshe dhe nje tjeter e vjeter.Pas shume gotash muzikanti vjen ne tavoline dhe kerkon te shoqeroje me nga nje gote.
Pasi trokasin gotat fillojne biseden.
“E di qe ti vjen per njonen ketu”
“Qenke profet, ose spiun”
“Jo, s’jam as profet e as spiun,por une te njoh”
Me njeh e ? Po ne s’kemi bo na i her muhabet bashke, ku me njifke ti?
“Te njoh, te njoh.Njifesh ti te PNL.Ke pas gjujt edhe njonen qe e kam une sot”
“Po pse s’thu ti, po mire shyqyr qe e paske kap,po kush eshte kjo”? (nderkohe jane te gota e dyte a e trete)
“Eshte kjo qe e ka shpine ketu siper”( Ardianit sikur i ra tavani ne koke por nuk e dha veten)
Pasi i mblodhi pak veten vazhdoi sikur nuk i bente pershtypje.
“Po mire mer daje paska qene kismeti yt, po si e kape se shume i fshehte paske pas qene?Une i njoh asaj me fare e me fis e kush i vje e kush i shkon?Kur e paske kap ti ate, sot e?
“Po isha me i ditlindje, me paten thir me i ra organos, dhe aty u njohem.Une kot e nisa se as e kisha ne plan fare ate por ajo me tha direkt po”
Ne ate moment muzikanti fillon dhe qesh me te madhe.”E hongre mer plak.Po me gjithmen qe paske ra mrena me ate goc.Do ta kisha pi i shishe konjak sot po te doja prej teje”
Ardiani u qetesua menjehere.Ky qenka tip i lezetshem mendoi,por une me gjithe men qe e hongra per djathe.
Ej dashni dashni..
Pasi largohet muzikanti ne klub hyn P.K. nje shok qe nga femijeria.
Po ti ketu, paske pire shume e?
Po kam pi icik, ca t’boj? E di ti muhabetin.
Ne kete kohe Z, nje konviktore nga Vlora hyn edhe ajo ne klub dhe i hidhet ne qafe.Po ku je, ke humbur fare, s’ke ardhur andej nga konvikti fare?
“ Po s’kam pas mall fare keto kohet e fundit, pervec ca syze per meshkuj,po ty nuk te interesojne”
“Syze per meshkuj, me sa, sillii mo se i shesim edhe ato”
P.K. shikon i kenaqur dhe largohet per ti lene vetem.Dalin te gjithe nga klubi.P.K. thote naten e mire dhe largohet.Ngelen Z nga Vlora dhe Ardiani.Marin rrugen per nga stadiumi Dinamo.
“Nuk dua te shkoj ne konvikt sonte”
Po ku do rrish ?
Hic ja me ty, ke cigare ?
Ti e di qe cigaren se pi, prej sportit gjoja,po hajde se e morim I pakete.Ta mor edhe i shishe konjak.
Mire do te besh.
Pasi marin cigaret dhe konjakun ulen prane stadiumit ne erresire.
Pak fresk sot e Ardian?
A ikim te X jevgu?
Kush eshte ky X nuk e njoh?
Eshte I komshiu im jevg,po njeri I mire.Shpine e tij e kemi si baze.I bejme ndonje nder dhe ai na e shperblen me kete menyre,na le te perdorim shpine.
Po atje eshte ai tani?
Po atje mi goc pra, ku do jet,me gjithe gru dhe kalamoj.
Po si, me kalamaj
Po ca halli ke ti, ne do shkojme aty, do na gatuj na i meze V gruja e X, pastaj ata do ikin te flejne,ne do vazhdojme tu pi aty,ca halli ke ti,deri ne mjes do e gdhime.
Mire mo,ti e di.
Te nesermen ne mengjes Ardiani u gdhi me dhimbje koke.Gjithe ai alkohol.Piu edhe cigare shume ate nate.
Hajde shpirt me shoqero deri tek konvikti,mos me ler vetem.
Po ik mi vete, ti vet erdhe vete ik tani se po me dhem kaptina keq.
E mo hajde mos u be keshtu, hajde.
Ik ik se do vi pasdite,do te sjell edhe syzet se mos i shet e nxjerr edhe ti na i lek.
E keshtu thone ju te gjithe,dhe nuk vini.
Po ik e pra se une nuk jam te gjithe.
Mire shpirt si te duash, ne qofte se do e di se ku te me gjesh.Shiko mos na gjesh ndonje bilete per Albanon dhe Rominen.
Mos ki merak se me bilete a pa bilete do hym ne stadium.
Pas shume muajsh Ardiani me mikun e tij L infermierin po nxitonin drejt stadiumit Qemal Stafa ku do te kendonin cifti i mirenjohur Albano dhe Romina.Nga turma anash trotuareve shkeputet nje vajze dhe turret drejt Ardianit dhe L.Ishte Z nga Vlora.Per here te fundit e kishte pare tek shtepia e X jevgut.Kishin kaluar disa muaj dhe Z ju duk me e mire.
A keni bileta, keni bileta?Po ti mo genjeshtar nuk erdhe.
Mos u merzit se do hysh ne stadium ashtu sic te pata premtuar.
Nga mesi i koncertit L i drejtohet Ardianit. “ Po ti mer rryp ja ku e paske alamet goce,ca na c’mene fare me ate Anen tate”
Nenqeshin te dy.edhe per Z,por me teper per Albanon dhe Rominen.Shqiperia me ne fund po fillonte te hapej.